DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shefat e pasivitetit
Postuar mė datėn: 2008-07-21 16:03:14 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Qeveria e Kosovės mė shumė kėrkonte dhe pėrpiqej tė merrte kompetenca para pavarėsisė sesa tash qė pavarėsia u shpall e u njoh. Aktualisht kompetenca po kėrkon EULEX- i e jo Qeveria.


Albin KURTI

Hezitimi i dikurshėm i UNMIK-ut pėr t’ua bartur kompetencat institucioneve tė Kosovės, tash pas pavarėsisė ėshtė zėvendėsuar me hezitimin e ngjashėm tė UNMIK-ut karshi EULEX-it. Qeveria e Kosovės dhe UNMIK-u nominalisht janė antitetike por praktikisht ato janė komplementare. UNMIK-u me vetė qenien e tij e shkel Kushtetutėn e Kosovės, por duket se kjo gjė i konvenon Qeverisė e cila nuk e ka ndėrmend ta zbatojė atė kushtetutė (pėrpos, pėr tė keq, duke implementuar Planin e Ahtisaarit nė pjesėn joveriore tė Kosovės). Thjesht, nuk ka mė konflikt pėr pushtet ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK-ut. Kėto i nevojiten njėra-tjetrės si asnjėherė mė parė, ndėrkohė qė shtiren se janė dy entitete tė ndara politike, lidhjet ndėrmjet tė cilave i takojnė tė kaluarės. Pavarėsia e Kosovės ėshtė dashur tė shėnojė fundin e UNMIK- ut. Ose, sė paku, ėshtė dashur qė Qeverinė e Kosovės dhe UNMIK-un t’i vendos nė njė marrėdhėnie pėrjashtuese – pra, nė njė mungesė marrėdhėnieje e cila do tė ishte vetė trysnia e Qeverisė mbi UNMIK-un. Mirėpo, ngjau e kundėrta: distancimi formal institucional u pasua me integrim politik. U realizua ajo qė UNMIK-u gjithmonė e kishte ėndėrruar (sidomos atėbotė kur shtoheshin ankesat e qeverive pėr mungesė kompetencash). Ky pakt i Qeverisė me UNMIK-un njėmend nuk ėshtė i shkruar nė letėr, por mbase kjo gjė e bėn atė veēse mė tė fuqishėm. Nuk e shkruajnė atė qė dihet e disi sėrish s’duhet tė dihet, qė mbetet e pacenueshme sepse e padukshme, qė nuk shkruhet pikėrisht qė tė mos mund tė ndryshohet. Qeveria dhe UNMIK-u gjithmonė kanė qenė paravan i njėratjetrės para qytetarėve tė Kosovės. Mirėpo, tash ato gjithashtu e formėsuan njė paravan tė vetėm i cili fsheh asgjėnė e sovranitetit tė Kosovės nė veri tė Kosovės dhe nėpėr enklavat e kontrolluara nga strukturat e Serbisė. Nėse para pavarėsisė qeveritė ankoheshin qė s’po lejohen tė qeverisin, pas pavarėsisė qeveria realisht nuk don qė tė qeveris. Qeverisė i nevojitet UNMIK-u pėr ta bėrė me tė rrallė pėrgjegjėse pėr atė qė as ajo vetė nuk ėshtė seriozisht e interesuar tė bėhet. UNMIK-ut i nevojitet Qeveria e Kosovės sė pavarur pėr t’u kredhur edhe mė thellė nė prapaskenėn e politikės, duke shfaqur (vetėm) fytyrėn neutrale tė ndėrmjetėsimit. Qeveria kurrsesi nuk e shpall tė padėshiruar UNMIK-un, kurse UNMIK-u nuk e pengon Qeverinė nė vetėkėnaqėsinė e saj. Kjo vetėmjaftueshmėri e Qeverisė sė Kosovės reflektohet edhe nė raportin e saj me Serbinė. Ajo nuk e quan Serbinė shtet armik por vetėm vend fqinj, pikėrisht pėr ta toleruar atė brenda Kosovės. Nėse Qeveria do ta quante Serbinė ashtu siē ajo ėshtė, atėherė do tė duhej ta luftonte atė pėr ta nxjerrur jashtė nga Kosova. Kėshtu, e toleron atė, e merr me tė butė pėr ta bėrė edhe mė tė egėr nė apetitet e saj. Pėrgjithėsisht, ajo qė duket pasojė ėshtė parim te Qeveria e Kosovės e cila (veēanėrisht kur vjen puna te ēėshtjet e mėdha) mė shumė krijon probleme sesa qė i zgjidh ato. Mungesa e veprimit tė ekzekutivit nė pėrputhje me shpalljen e Kosovės shtet i pavarur e sovran tashmė s’mund tė quhet aksident e as pasojė, pėrveē parim i qeverisjes. Krerėt e institucioneve tė Kosovės e kanė dėshmuar se nuk e konceptojnė sovranitetin dhe pushtetin qė vjen me tė si liri e vendimmarrjes dhe veprimit, por vetėm si liri pėr t’u shprehur mė gjatė (nė televizione e media tė tjera). Kėta politikanė nuk duan tė bėjnė (diēka pėr Kosovėn) por duan tė jenė (sa mė prezentė para kosovarėve).
Liria e veprimit pėr ta ėshtė e papėrdorshme, kurse liria e shprehjes publike asnjėherė e mjaftueshme. Politikanėt e Kosovės duan tė flasin dhe vetėm tė flasin. Kėshtu ata e mendojnė pushtetin demokratik nė njė shtet sovran: si njė pushtet qė tė tjerėt tė tė dėgjojnė dhe jo tė veprosh pėr tė tjerėt. Ama edhe kur flasin para mediave, ata nuk pėrgatiten fare. Ata besojnė se tashmė e kanė krijuar njė pėrshtypje tė fuqishme te publiku, e cila ėshtė e pandryshueshme dhe rrjedhimisht nuk ka rėndėsi se ēfarė thonė. Me moskokėēarjen e tyre e zhvlerėsojnė veten e tyre aktuale nė emėr tė pėrshtypjes sė tyre pėr pėrshtypjen e publikut pėr veten e tyre ’tradicionale’.
Prandaj, nė fakt, ata nuk duan as tė flasin – ata duan tė duken. Pra, ata duan tė duken dhe vetėm tė duken. Ata s’duan tė veprojnė, s’duan tė flasin e prandaj as tė mendojnė. Ata duan tė duken nėpėr ekranet e televizioneve. Ata realisht duan tė mos jenė. Natyrisht, pėrveē atėherė kur nuk i shohim atje brenda ndėrtesave tė sistemit ku pėrfitimet personale janė taksė (qė e ndalin ata) gjatė shpenzimit tė buxhetit (tonė). Kjo taksė progresive sikurse hierarkia e pushtetit ėshtė vetė masa e babėzisė sė tyre.
Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaēi sigurisht qė nuk janė burrėshtetas dhe as kryetarė por shefa. Janė shefa sikurse shefat e fiseve (prej nga edhe vjen fjala shef). Ata madje as nuk e fshehin kėtė fakt. Ata kanė dėshirė qė tė tjerėt t’i thėrrasin shefa. Nė Kosovėn e ultrainstitucionalizuar, punėt e politikės (dhe ato tė tjera) ata i kryejnė jashtė atyre institucioneve. Kjo sjellje e tyre jo vetėm qė nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr shtetin por ajo ėshtė edhe pengesė pėr tė. Aparati shtetėror ėshtė e kundėrta e fisit. Shteti e ndan qytetėrimin prej barbarisė. Barbarėt kanė rrėnuar perandori e shtete. Ama ata ishin shumė aktivė e agresivė. Kėta shefat tonė janė pasivė e tė amullt. Pasiviteti i tyre nė aparatin shtetėror tradhton (qytetarėt). Vėshtirė kuptohet se janė barbarė. Mėnyra fisnore e tyre nė drejtimin e punėve tė shtetit i tradhton ata (para qytetarėve). Vėshtirė i shpėtohet kuptimit se janė barbarė. Jo botėkuptimi ideologjik, ndershmėria, profesionalizmi apo patriotizmi udhėheqin ngritjen nė hierarki. Lojaliteti dhe dėgjueshmėria ndaj shefit janė ashensori i sistemit. Institucionet e sistemit tė shefit nuk janė tė hapura pėr njerėzit por ato mbushen duke i instaluar njerėzit e shefit nė pozita tė caktuara. Vetė shefat e kuptojnė sistemin eksluzivisht nė mėnyrė statike dhe joanonime: si piramidė e pozitave dhe jo organizėm i funksioneve, si renditje personash konkretė tė instaluar prej tyre, e jo si detyra e obligime qė burojnė nga njė plan a projekt. Prandaj, edhe sistemi i tyre nuk vepron. Ai rrin. Dhe duket, natyrisht. Prandaj, qytetarėt nuk pėrfitojnė jashtė qeverisjes. Ajo s’ėshtė e tyre. Dhe as pėr hir tė tyre, sigurisht. Ėshtė qeverisje e shefave, nga shefat dhe pėr shefat.



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NĖ KOSOVĖ NUK KA NACIONALIZĖM SHQIPTAR, POR KURRUPSION DHE PONEDERIZĖM DEKADENT (2008-08-19 17:10:37 nga admin1)
[ Kultura ] Hosana shpėtimtar! Kryqėzojeni, kryqėzojeni! (2008-08-19 16:31:25 nga admin1)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria e opozita i shohin ndryshe 6 muajt e parė tė pavarėsisė (2008-08-19 15:26:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDSH: Letėr ndėrkombėtarėve pėr ligjin e gjuhės shqipe (2008-08-19 15:19:24 nga admin1)
[ Kultura ] Nga folklori ynė muzikor (2008-08-18 16:30:44 nga admin1)
[ Opinione ] A DO T’I NGJAJ KOSOVĖS “NDODHJA E POPULLIT”?! (2008-08-18 16:20:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Rikonfigurimi i UNMIK-ut fuqizon institucionet e Kosovės (2008-08-18 11:11:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sot fillon Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare (2008-08-18 04:19:30 nga admin2)
[ Opinione ] Ballkani i brishte (2008-08-18 02:53:51 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster