DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Koalicioni i episodistėve statikė
Postuar mė datėn: 2008-07-07 09:44:24 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



EDITORIAL
Shkruan: Nebi MĖRSELI

Ali Ahmeti po kthehet edhe njė herė nė pushtet pa platformė, pa koncept, pa premtime parazgjedhore. Ngjashėm si mė 2002. Kėsaj radhe do ta ketė shumė mė vėshtirė sesa me Branko Cėrvenkovskin. Atėbotė, koalicioni LSDM-BDI u quajt koalicioni “Guns N’Roses”, ndėrsa koalicioni i arritur tė shtunėn mes VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė mund tė quhet “koalicion afatshkurtėr”. Prognozat janė se Nikola Gruevski do ta detyrojė BDI pas gjashtė muajve tė dalė nga Qeveria. Gjykuar sipas asaj qė u bė e ditur pėr koalicionin qeverisės, argumentet kyē tė VMRO-DPMNE-sė pėr ta marrė BDI-nė nė qeveri ishin stabiliteti politik dhe “simpatitė” mė shumė tė shfaqura tė tė huajve pėr Ahmetin sesa pėr Menduh Thaēin. Por, heshtja e PDSH-sė dhe pranimi pėr tė qenė opozitė konstruktive le tė kuptohet se nė prapavijė gjėrat janė tė komplikuara.

Ahmeti dhe Gruevski thuajse nuk janė marrė vesh pėr kurrgjė qė ėshtė nė llogari tė shqiptarėve. Emri kontestues me Greqinė zgjidhet sipas parimit tė Gruevskit. Anėtarėsimi nė NATO dhe nė BE do tė rrjedhė sipas dinamikės sė paraparė nga kryeministri. Ndėrkohė, BDI-ja duhet tė ndjekė njė program qeverisės tė VMRO-DPMNE-sė, i titulluar “Rilindja nė 100 hapa 2008-2012”, ku pėrfshihet edhe ēėshtja e emrit me Greqinė. Gruevski do tė mundohet tė gjejė shtegdalje nga situata qė e ka krijuar vetė. Duke qenė jooportun ndaj Greqisė dhe shqiptarėve, e rrezikon edhe njėherė Maqedoninė. Me propagandė nacionaliste mundohet ta mbajė identitetin e devijuar kombėtar maqedonas. Dhe nė kėtė aventurizėm tė tij, Ahmeti nuk guxon ta ēelė gojėn pėr njohjen e Kosovės, pėr ligjin pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe, pėr pjesėtarėt e UĒK-sė sė tij.

Deklarimet publike tė Ahmetit ishin se nėse BDI-ja vjen nė pushtet, do ta detyrojė Shkupin zyrtar ta njohė Kosovėn. Por, kjo jo qė ėshtė biseduar gjatė negociatave pėr koalicion, por edhe nuk ėshtė pėrmendur me insistim tė Gruevskit. Sipas agjendės sė kryeministrit tė Maqedonisė, sė pari duhet tė bėhet demarkacioni i kufirit, e mė pas tė njihet Kosova. E ky proces mund tė zgjasė mė shumė se njė vit. Pra, Maqedonia nuk do ta njohė Kosovėn pa i ngulur hunjtė nė Debėllde.

Ali Ahmeti deri para disa ditėve e kishte VMRO-DPMNE-nė armik tė dyfishtė – ushtarak dhe politik. Mė 2001 ia krisi luftės, derisa kjo parti ishte nė pushtet. Nė politikė janė me singla tė ndryshme veprimi. VMRO-DPMNE ėshtė ultranacionaliste dhe me koncept bashkimi me Bullgarinė, ndėrsa BDI-ja me koncept unionist dhe mbajtje tė Maqedonisė nė konditat e Marrėveshjes sė Ohrit. Kėto dy koncepte vėshtirė mund tė tejkalohen, po qe se Ahmeti nuk do tė bėjė asgjė pėr ēėshtjet e pazgjidhura pėr shqiptarėt. Me kėtė kapacitet tė ministrive tė marra dhe njerėzit e caktuar nga Ahmeti, shqiptarėt do tė jenė edhe njėherė episodistė statikė nė qeverinė e nacionalistit Gruevski.

Argumenti i VMRO-DPMNE-sė se e ka zgjedhur BDI-nė pėr partner pėr tė siguruar shumicėn e Badenterit dhe dy tė tretėn e shumicės parlamentare, qė mundėson miratimin e ligjeve dhe tė programeve qeverisėse nė mėnyrė tė papenguar, ėshtė blof, ngase edhe me PDSH-nė gjatė dy vjetėve tė kaluar nuk e respektoi kėtė parim. Nga ana tjetėr, Gruevski e shantazhon BDI-nė pėr zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke ia kėrkuar votat pėr ta zgjedhur kandidatin e tyre. Deri atėherė, Ahmeti dhe BDI-ja duhet tė tregohen lojalė ndaj Gruevskit, pėrndryshe i qet nga loja, e PDSH-ja mezi pret!

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Koalicioni nė pikėpyetje apo rindarje e LDK-sė? (2008-07-02 16:22:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koalicioni i Tadiqit fiton zgjedhjet nė Serbi (2008-05-11 18:13:29 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Menduh Thaēi : Koalicioni qeveritar nė Maqedoni ka marr fund (2008-03-12 10:04:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia, koalicioni i percare, priten zgjedhje te parakohshme (2008-03-05 03:25:46 nga admin4)
[ Opinione ] KOALICIONI I PAMORALSHĖM (2008-01-10 13:52:17 nga admin1)
[ Opinione ] FANTOM KOALICIONI PDK-LDK (2008-01-08 15:49:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDK koalicionim mė i mundshėm me LDK (2007-11-19 07:36:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ndėrrime nė koalicionin qeveritar nė Tiranė (2007-03-13 08:58:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SA E RREZIKON NDARJA E LDK-SĖ KOALICIONIN QEVERISĖS? (2007-01-14 00:21:00 nga A.Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Fillojnė pėrgatitjet pėr GJND-nė (2008-10-15 14:49:26 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA PO “MBYLLĖ” NJĖ KAPITULL DHE PO FILLON NJĖ TJETĖR (2008-10-15 12:40:51 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster