DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» BETEJA E FUSHĖ-KOSOVĖS (1389)
Postuar mė datėn: 2007-06-29 18:34:50 nga admin1 :: Kategoria: Histori

Nga: Jahja Dranēolli


Ēėshtja e pjesėmarrjes sė shqiptarėve nė Betejėn e Fushė-Kosovės ka ngritur polemika, tė cilat janė aktuale deri nė ditėt e sotme. Historianėt serbė, tė udhėhequr nga politika e ditės, p.sh., e pėrmendin pak ose anashkalojnė praninė e forcave arbėrore nė ushtrinė e koalicionit.

Suksesi i madh i turqve nė Betejėn e Maricės mė 1371, zhbėri perandorinė mesjetare bullgare dhe nemanjide. Tashti si forcė nė Ballkan, qė mund tė merret nė konsideratė se do t'i pengonte sulmet turke ishin vetėm principatat arbėrore dhe principatat serbe (e Vuk Brankoviqit dhe Lazar Grebelanit). Nė kėto kushte Kosova u bė sė shpejti njėra ndėr fushėbetejat vendimtare midis koalicionit tė krishterė tė udhėhequr nga Lazar Grebelani, e cila priste nė Fushė-Kosovė (nė vendin e bashkimit tė dy lumenjve, Llap e Sitnicė), pėr t'i bėrė ballė usntrisė osmane nė krye me Sulltan Muratin I. Kėtu mė 15 qershor (sipas kalendarit tė ri mė 28 qershor), u zhvillua njė betejė e madhe. Pėr kėtė ngjarje janė ruajtur fare pak njoftime relevante tė kohės. Kėtej, me kalimin e kohės, duke u plotėsuar kohė pas kohe ato nga anale, kronika e gjenealogji tė mėvonshme, fatkeqėsia e Kosovės vishet me tė dhėna sa interesante, aq edhe subjektive tė mitologjizuara. Pikėrisht, ėshtė kjo arsyeja qė historiografia ende nuk ka mundur ta dallojė Kosovėn historike nga Kosova e mitologjizuar dhe legjendare.

Nga burimet historike tė njohura deri mė sot, numri i tė cilave kapin shifrėn afro 50-tė, mund tė provohet se beteja ishte shumė e ashpėr dhe pati humbje tė mėdha nga tė dyja anėt. U vra si Lazari, ashtu edhe Murati I. Aty mbeti i vrarė edhe kryezotėriu Theodori II Muzaka. Fitorja ishte e turqve. Ēdo gjė tjetėr ishte e pa sigurt. Kėtej, janė tė pasigurta njoftimet pėr pjesėmarrėsit, numri dhe pozicionet e ushtrive ndėrluftuese, mėnyra e vrasjes sė Lazarit dhe Muratit I.130 Lajmet pėr Betejėn e Kosovės patėn jehonė tė madhe dhe u pėrhapen shumė shpejtė edhe jashtė Ballkanit. Mirėpo, lajme tė kėtilla shumė pak deri sot. Ndėrsa, nga ana tjetėr, dėshmitarėt qė pėrjetuan kėtė mynxyrė jepnin version tė vetė ngjarjes. Pa dyshim se burimi mė i vjetėr i ruajtur deri tani daton 12 ditė pas ngjarjes. Ėshtė fjala pėr lajme tė shėnuara nė ditarin e murgut rus Injaci, tė cilin atėbotė, duke shkuar nė peligrinazh, ngjarja e zuri nė territorin osman. Njė lajm tjetėr vjen nga Venediku dhe mban datėn 23 korrik 1389. Nga konteksti i njė letre, tė cilėn njė misionar venedikas ishte dashur t“i dėrgonte trashėgimtarit tė Muratit I, mund tė vėrehet se gjashtė javė pas betejės, ngjarjet qė pasuan nuk ishin tė favorshme pėr osmanėt. Disa ditė mė pas, Tvrtkoja I, mbret i Bosnjės, Serbisė dhe Bregdetit, sipas dy letrave tė adresuara nė Trogir (l.VIII.1389 )dhe Firence (tetor 1389), Betejėn e Kosovės e paraqet si ngadhėnjim tė vet.

Disa lajme pak mė te vonshme njoftojnė se nė Betejėn e Kosovės patėn humbje tė dy palėt ndėrluftuese. Njė epilog tė kėtillė e ndeshim nė njė kujtim pėr princ Lazarin, tė shkruar para vitit 1402. Konstatim identik ndeshim edhe nė "Analet e Raguzės" tė shkruara nga njė anonim nga gjysma e dytė e shek. XV. Nėse mbahen nė mend tė gjitha kėto njoftime qė u zune nė gojė mė lartė, tė cilat dolėn pak kohė pas betejė, mund tė konkludohet se fitorja ishte ne anen e tė krishterėve ose fitorja nuk i takonte asnjėrės palė. Mirėpo, gjendja reale ishte krejtėsisht tjetėr. P. sh. trashėgimtarėt e princ Lazarit kishin hyrė nėn vasalitetin turk. Ndėrkaq, disa principata dhe despotė tė Ballkanit, nė vargun e tyre edhe arbrit, qėndruan edhe mė tej deri nė gjysmėn e dytė tė shek. XV.

Lidhur me pozicionin dhe pėrbėrjen e forcave nuk kemi dėshmi tė drejtpėrdrejta nga ndonjė pjesėmarrės. Dy letra, me sa duket, tė shkruara nga Bajaziti I, nga ndonjė studiues trajtohen si falsifikim i dokumenteve. Sipas kronistėve turq, ushtria e koalicionit u rreshtua nė fushėn e luftimit, duke pasur nė qendėr Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas, kryezotin boshnjak Vlatko Vukoviq dhe kryezotin arbėror Dhimitėr Jonima. Vėē kėsaj disa kronistė turq i shohin arbėrorėt tė rreshtuar si pjesėtarė nė dy krahėt e ushtrive. Forcat e arbėrore tė Kosovės, sipas gjitha gjasave janė pozicionuar nė krahun e djathtė tė forcave tė krishtera. Arbrit kishin mbushur gjithashtu edhe radhėt e shigjetarėve tė forcave tė koalicionit, tė cilėt ishin tė parėt qė filluan betejėn nėn komandėn e Gjergjit II Balsha. Nė anėn tjetėr, pėrball ishte rreshtuar ushtria turke, tė cilėn e komandonte Murati I nė qendėr; trupat a e tij evropiane ndodheshin nė anėn e djathtė, tė udhėhequr nga biri i tij mė i vogėl Bajaziti; ndėrkaq biri i tij i madh Jakupi, nė anėn e majtė.

Rrjedha e luftės mund tė rindėrtohet vetėm sipas njoftimeve qė dalin nga shekujt e mėvonshėm. Versionin mė tė plotė pėr kėtė ēėshtje e ofron kronisti turk Neshri, sipas tė cilit tė krishterėt korrėn sukses nė luftė nė anėn e majtė tė ushtrisė osmane, mė pas u zhvillua njė pėrleshje shumė e ashpėr nė qendėr, dhe sė fundi Bajaziti, i cili qėndronte nė anė anėn e djathtė," kur pa qė punėt shkonin keq dhe se pėr pak ushtria islame mund tė shkatėrrohej, u lėshua mbi armikun si vetėtimė" duke shkaktuar shpartallimin e komandės sė forcave tė krishtera dhe tėrheqjen e tyre.

Njoftimet turke, tė cilat me tė drejtė konsiderohen si mė tė pasura se njoftimet serbe e bizantine, veēojnė dy qėndrime kryesore rreth pjesėmarrėsve nė betejė: nė njė grup pėrmendėn pjesėmarrėsit nė mėnyrė tė papėrcaktuar, duke thėnė se krahas ushtrisė sė Lazarit morėn pjesė edhe shqiptarėt, boshnjakėt, vllehtė, ēekėt, hungarezėt, polakėt dhe frėngjitė; ndėrkaq grupi tjetėr midis pjesėmarresve nė beteje pėrcakton drejtpėdrejt, si mė kryesor, serbėt, shqiptarėt dhe boshnjakėt, duke i dalluar kėta nga forcat e tjera ndihmėse.

Nė njė kronikė qė doli nė Firence, ndoshta 17-vjet pas betejės, vėnėt nė dukje prania e trupave "greke dhe tė krishtera" nė anėn turke. Aty mes tjerash konstatohet se: "Murati ngadhėnjeu nė saje tė angazhimit tė 5.000 harkėtarėve tė krishterė, tė cilėt ai i kishte marrė me pagė nė mesin e grekėve dhe gjenovasve, si dhe tė shumė kalorėsve tė tjerė". Pjesėmarrja e tė krishterėve nė ushtritė turke shihet sipas njoftimeve tė shum-ta, jo vetėm nė betejėn e Kosovės, por edhe nė inkursionet tė tjera nė Ballkan gjatė shekujve XIV-XV.

Njė ēėshtje shumė interesante qė lidhet me kėtė ngjarje ėshtė pjesėmarrja e shqiptarėve nė Betejėn e Fushė-Kosovės. Ēėshtja nė fjalė ka ngritur polemika, tė cilat janė aktuale deri nė ditėt e sorme. Historianėt serbė, tė udhėhequr nga politika e ditės, p.sh., e pėrmendin pak ose anashkalojnė praninė e forcave arberore nė ushtrinė e koalicionit. Nėse i referohemi njoftimeve burimore tė kategorive tė ndryshme, pjesemarJa e shqiptarėve nė Betejėn e Kosovės ėshtė e pakontestueshme. Ėshtė e pakontestueshme edhe nga rezultatet e ndonjė studiuesi serioz serb. Qė kėtej, nė kėtė ngjarje morėn pjesė kryezoti i Arbėrisė dhe i Zetės Gjergji II Balsha, zotėrimet e tė cilit shtriheshin edhe nė Kosovė; Dhimitėr Jonima, kryezoti i treves midis Lezhės dhe Rrėshenit. Kronikat osmane e quajnė Dimitri biri Jundit ose Levendoglu dhe e konsiderojnė pėr njėrin ndėr pjesėmarrėsit kryesor tė koalicionit; sundimtari i dhespotatit tė Beratit, Theodorin Muzaka, i cili me vete kishte njė ushtri tė madhe arbėrore dhe zotėrinj tė tjerė tė Arbrit, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Gjon ose Gjergj Kastrioti (babai ose gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut), si dhe zotėrinjtė feudal arbėrorė tė Himarės dhe Epirit.

Ndonjė nga studiuesit, duke fiksuar pjesėmarrjen e kryezotėrirrjve arbėrorė, qė u pėrmendėn mė lartė, aludojnė nė arber qė jetonin nė kufirin hipotetik tė Arbrit mesjetar, pėrkatėsisht nė trevėn midis Tivarit-Prizrenit nė Veri, dhe Vlorės-Ohrit nė Jug. Kėtu, duhet veēuar, sidomos prirjet instrumentalizuese tė ndonjė historiografie ballkanike. Aludimet e tilla nuk kanė mbėshtetje shkencore, aq mė parė kur dihet dhe ėshtė pranuar pėrgjithėsisht vazhdimėsia ilire-arbėrorė edhe nė trevėn e Kosovės dhe pjesėt e skajshme tė saj, si dhe argumenti qė pas zhbėrjes sė Perandorisė Nemanjide (1371), pjesa mė e madhe e Kosovės i rikthehet kryezotėrinjve arbėrorė. Mirėpo, distanca e shkurtėr kohore midis Betejės sė Maricės (1371) dhe Betejės sė Kosovės (1389), kohė e zhbėrjes sė formacioneve politike nemanjide, dhe ngritjes sė forcės politike shqiptare nė Kosovė, bėri qė treva nė fjalė tė mbetet prapėseprapė edhe njė kohė jashtė kuadrit tė konceptit tė Arbėrisė. Nė fakt, disa pena tė kohės, si Filip de Meziėr, spikatė shtrirjen e konceptit tė Arbėrisė edhe nė trevėn e Kosovės. Pikėrisht, ishte F.Meziėr i pari, i cili nė veprėn e tij tė shkruar nė tetor 1389 pohonte se beteja u zhvillua nė pjesėt e Arbėrisė:"[...] po nė kėtė vit [Murati] pėsoi disfatė tė madhe nė pjesėt e Arbėrisė; ndėrkaq ai dhe i biri sė bashku me disa udhėheqės eminent turq, u flijuan nė fushėn e betejės". Njoftime interesante tė kėsaj natyre, sjellin edhe "Analet e Forlit", tė cilat vendin e fushėbetejės e vendosin nė trevėn e Durrėsit. Analet nė fjalė i hartoi nė vitin 1482 njė autor anonim. Kėto ofrojnė, pėrveē ngjarjeve qė dalin nga historia italiane, edhe ekspeditėn e sulltan Muratit I nė qershor tė vitit 1389. Sipas tyre turqit shkatėrruan rrethet e Durrėsit qė atėbotė ishte qendėr e kryezotit Karl Topia. Ėshtė e qartė se kėto anale, inkursionin e Muratit nė qershor tė vitit 1389 e vendosin nė njė pjesė tė Arbėrisė. Kjo e dhėnė burimore ėshtė e shkurtėr dhe e pėrkthyer lirishte do tė thotė kėshtu:" Nė vitin e njėjtė ėshtė fjala pėr vitin 1389-J.D., muaji qershor, te Durrėsi, Murati, mbret i turqve, i plaēkiti viset e Greqisė dhe tė Dalmacisė, i shkretoi tė gjitha, kėshtu qė zhvilloheshin luftėra tė tmerrshme kundėr tė krishterėve; por kundėr "turqve ishin pėrbetuar disa nga besimtarė tė Rashės, mbreti i Hungarisė, princi Lazar dhe zotėri Ivani me kryqtarėt, kėshtu qė u vra vetė Murati, por si njėra ushtri ashtu edhe tjetra mbetėn megjithatė nė betejat nė masakrėn mė tė madhe".

Koncepti Arbėri nė kontekst me Betejėn e Kosovės zuri vend edhe nė njė kronikė hebraike. Sipas saj nė betejė morėn pjesė:" dhe disa princėr nga Arbėria...]". Krahas apelativave: Arbėria, Rasia, Sclavonia, qė pėrdoreshin pėr trevėn ku u zhvillua Beteja e Kosovės, shpesh ndeshim edhe konceptet, Dardania dhe Mysia, koncepte qė gjatė antikitetit pėrfshinin tėrė trevėn e Kosovės dhe pjesėt e skajshme tė saj, ku gjatė mesjetės jetonin pasardhės tė popullsisė sė vjetėr tė ilirėve dardanė. Tė tilla njoftime i ndeshim te humanisti arbėror, Martin Segoni, i cili si novobėrdas dhe ipeshkėv i Ulqinit e shikonte nga afėr realitetin historik. Mė pastaj, te Marin Beēikemi, njė humanist tjetėr arbėror. Apelative identike ofron edhe humanisti i Raguzės Aloysius Cerva Tubero, i cili Lazarin e quan pėr mbret tė Dardanisė. Pėrkatėsi dardane sipas kėtij humanisti, ka edhe heroi i betejės Milosh Kopiliqi. Nė kėtė aspekt edhe Tubero, sikur edhe disa humanistė tė tjerė tė kohės kishte parasysh shqiptarėt e Kosovės, pasardhėsit e dardanėve tė antikitetit. Mė i drejtpėrdrejtė rreth identifikimit tė Dardanisė me Arbėrinė ėshtė njė kronikė greke, nė tė cilėn pohohet i pjesėmarrja e shqiptarėve tė Kosovės nė betejė:" [...] luftėtarėt nga dardanėt 1 e Arbėrisė". Vargu i njoftimeve tė i kėtilla ėshtė bukur i gjatė. Kėtej, kjo lėnė vend qė tė kuptohet drejtė karakteri arbėror i Kosovės edhe nė kohėn kur u zhvillua beteja, aq mė parė kur dihet se, koncepti gjeografik parimisht nuk e pėrjashton konceptin etnik. Meqė, ēėshtja e pjesėmarrjes sė arbėrve tė Kosovės nė betejė ėshtė ēėshtje qė diskutohet, roli tyre nė mynxyrėn e Kosovės vetiu riaktualizon edhe pėrkatėsinė etnike tė Milosh Kopiliqit. Pikerisht, fatosi kosovar ishte ai, i cili ngriti Betejėn e Kosovės nė ngjarje tė madhe, e cila gjeti vend tė merituar edhe nė letėrsinė evropiane tė shek. XV-XVII. Pjesėmarrjen e arbėrve tė Kosovės nė betejė e dėshmojnė edhe njė varg tė heronjve shqiptarė qė dalin nga kėngėt epike serbe, malaziase, boshnjake, kroate, bullgare, si, p.sh. Ivan Kosanēiqi, Musa Arbanasi, ban Strahiniqi (Gjergj Balsha-J.D), Lek Dukagjini (fundi i shek.XIV), djaloshi dukagjinas, Lutė Bogdani (njė paraardhės i Pjetėr Bogdanit-J.D), e ndonjė tjetėr. Ėshtė gjė e ditur se historia e mirėfilltė nuk mund tė ndėrtohet sipas njoftimeve tė traditės popullore. Mirėpo, me rastin e Betejės sė Kosovės pėr tė cilėn ngjarje mungojnė burimet, eposi popullor, si dhe tradita plotėsojnė ndonjėherė boshllėqet burimore. Nė kėtė aspekt njė kėngė popullore autoktone e Kosovės dėshmon pjesėmarrjen e shqiptarėve tė Kosovės nė kėte betejė. Kjo kėngė ėshtė njė poemė me njė lėndė origjinale, me tipare dalluese nga ato tė kėngėve epike serbe pėr kėtė ngjarje. Nė te nuk i kėndohet princ Lazarit por Milosh Kopiliqit, heroit kryesor tė betejės. Rezultatet shkencore rreth varianteve tė ndryshme tė kėngės nė fjalė, ofrojnė njoftime tė qarta se, personat nga tė cilėt ato i mblodhėn kėngėt, tė gjithė janė nga Kosova. Kėtej, mund tė pėrfundohet se, kėnga lindi nė Kosovė, meqė popullsia e saj mori pjesė nė Betejėn e Kosovės. Vargjet e fundit tė kėngės epike shqiptare, flasin edhe pėr mėrgatėn e njė pjese tė popullsisė shqiptare nga Kosova pas mynxyrės sė Kosovės. Drejtimet e mėrgimtarėve morėn kahe tė ndryshme. Burimet e kohės qė dalin nga zyra e Raguzės, provojnė se, tė tillė u vendosėn edhe nė Raguzė. Kėtej, qė nė vitin 1390 nė kėtė qytet jetonin pjesėtarė tė familjes Kopiliqi.

Nuk janė ruajtur informacione tė sigurta as pėr numrin e pėrgjithshėm tė forcave ushtarake. Nė kėtė aspekt, sipas Neshriut ushtria e Lazarit ishte jashtėzakonisht e madhe. Mė pastaj, shton se, nė kėtė ushtri " kishte tamam 500 princa tė famshėm dhe 500.000 ushtarė. Njė ushtri tė tillė prej kalorėsish e kėmbėsorėsh nuk kishte parė askush". Ndėrkaq, Oruēi (shek. XV), njė kronist i hershėm turk, shkruan se ushtria e Muratit kishte 60.000 ushtarė. Qė tė dy kronistėt nė fjalė ofrojnė shifra tė ekzagjeruar. Ėshtė e njohur se, derisa kronikat osmane, pėr ta arsyetuar fitoren e madhe japin shifra fantastike pėr numrin e ushtrive kundėrshtare, nė anė tjetėr, burimet tregimtare serbe, gjithashtu i paraqesin forcat osmane me numėr tė stėrmadhuar. Tė kėsaj natyre janė edhe rezultatet e historiografisė sė vjetėr. Historianėt ushtarak tė sotėm, ndėrkaq i kanė kundėrshtuar pėrpjesėtimet e tė dyja anėve, duke i zvogėluar shifrat. Sipas tyre del se: Murati I ka pasur rreth 27-30.000 ushtarė, kurse Aleanca e krishterė kishte 15-20.000 ushtarė. Kur mbahen nė mend kushtet demografike, struktura sociale e popullsisė, potenciali ekonomik dhe formacionet politike tė anėve ndėrluftuese, ky vlerėsim lidhur me numrin e pėrgjithshėm tė ushtrive ėshtė pranuar pėrgjithėsisht nga historiografia e sotme.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kosovarizimi dhe multi-etniciteti (2008-10-11 07:29:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] FTESĖ (2008-10-11 06:17:16 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster