| » Opcionet për artikullin |
|
TAIP MUSTAFAI :
KOMBI SHQIPTAR SA MĖ JEP KRENARI, PO AQ MĖ KĖRKON EDHE SAKRIFICĖ
( FJALA MBROJTĖSE NĖ GJYKATĖN E FAKTIT TĖ TIRANĖS )
Jetėm time e kam vlerėsuar shumė pak dhe shpesh edhe e kam pėrbuzur,
Vetėm mendimi se ajo mund t'i duhet vendit tim, mė shtynė qė ta
mbaj barrėn e guximit.Prandaj, pėr tė gjithė ata qė nuk me njohin,
detyrohem qė t'iu jap njė njohtim tė shkurtėr mbi jetėn dhe aktivitetin
tim atdhetaro-luftarak, mbi 20-tė vjeēare, si mė poshtė vijon:
Quhem Taip Mustafai, i biri i Bakiut dhe Rabijes, vėllau i Mensurit, i Arzijes
dhe i Mulqiejes, si dhe bashkėshorti i Havės dhe prindi i Fatbiut dhe Fatlumit.
Kam lindur me 23 Janar 1964, nė fshatin Balidol tė Gostivarit. Shkollėn fillore
(tetėvjeēaren) e kam kryer nė vendlindje dhe tė mesmen nė Gostivar.
Sipas akuzave tė UDB-sė, pėr "nacionalizėm", "irredentizėm" dhe separatizėm",
m'u mohua e drejta e shkollimit tė mėtejshėm, ku pėr pasojė u detyrova qė nga
rinia e njomė tė punoja pune te ndryshme fizike, si dhe tė emigroj edhe nė
shtete tė ndryshme tė Europės dhe tė SHBA-ve.
Frymėzimi im adhetaro-patriotik fillon qė nė bangat shkollore, kurse qė nga
vitit 1985 bėhem pjestar i organizatave tė fshehta (ilegale) atdhetare.
Shėrbimin ushtarak nė ish RSFJ nuk e kreva, sepse nuk mund tė
pranoja tė vishja uniformėn e njė ushtrie pushtuese, por me dėshirė dhe
shpresė tė madhe prisja qė, tė bėhesha ushtar i njė ushtrie me uniformė
dhe emblemė shqiptare.
Lufta mė ka munduar, jo pėr atė se do tė duhej qė tė vdisja, por pėr atė se
nuk e realizuam atė pėr ēka edhe u betuam dhe luftuam.
Lufta ndihmohet ose me djersė ose me gjak, dhe unė vendosa qė kėtė ta
bėja me gjak dhe qė nė Maj tė vitit 1998 pata fatin dhe nderin e madh qė
pėr Komandant tė kisha dėshmorin e kombit, ISMET JASHARIN-KUMANOVĖN,
i cili pasi bėmė betimin me ushtarėt e UĒK-sė, para Flamurit Kombėtar, me :
" UNĖ USHTARI I USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS BETOHEM, SE DERI
NĖ VDEKJE DO TĖ LUFTOJ PĖR ĒLIRIMIN DHE BASHKIMIN KOMBĖTAR..."
para masmediave shqiptare lėshoi edhe kushtrimin:
" Unė Komandant Kumanova, qė po vije nga fshatrat e Karadakut tė
Kumanovės, apeloj te bashkėvendasit e mi qė t'i bashkohen Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės..."
Rruga pėr bashkimin kombėtar ėshtė shumė e shkurtėr edhe pse duket se
ėshtė shumė e gjatė, por duhet tė jemi tė bashkuar dhe ambicjet pėr kėtė
janė tė mėdha.
Krenohem qė kam qenė pjesmarrės i Luftės sė lavdishme tė Kosovės, kurse
pjesmarrja ime nė luftėn e fundit nė FYROM, ishte me shumė obligim se sa
krenari. Gjithashtu jam shumė krenar pėr shokėt e pushkės qė i pata nė kėto
dy luftėra, ndėr tė cilėt edhe pjesmarrėsin e tė tri luftėrave, ish Komandantin
e Brigadės 116 pėr Zonėn e Gostivarit, dėshmorin TAHIR SINANI - TROPOJA,
i cili gjatė njė fjalimi tė mbajtur para ushtarėve tė Brigadės, deklaroi:
"...PAS PARADĖS QĖ DO TĖ MBAJMĖ NĖ GOSTIVARIN E ĒLIRUAR, KJO
BRIGADĖ DO TĖ MARSHOJĖ PĖR ĒLIRIMIN E TOKAVE TJERA TĖ PA
ĒLIRUARA TĖ SHQIPĖRISĖ "
Pėrveē amanetit tė dėshmorėve, si shqiptar qė jam, e kam pėr obligim qė ta
respektoj edhe Preambulėn e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ku ndėr
tė tjerat thuhet: "... ME ASPIRATĖN SHEKULLORE PĖR IDENTITETIN DHE
BASHKIMIN KOMBĖTAR...", si dhe Nenin 8-tė, alinesė 1, tė po kėsaj Kushtetute,
ku thuhet: " REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ MBRON TĖ DREJTAT KOMBĖTARE
TĖ SHQIPTARĖVE JASHTĖ KUFIJVE TĖ SAJ ".
Bazuar nė kėto fakte tė sipėrcekura del qartė qė, pėr asnjė nuancė unė nuk i kam shkelur ligjet dhe Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė sė cunguar.
Mė lejoni, qė nga kjo sallė e kėtij procesi tė montuar politik, pėr interesa tė
tė huajve dhe nė dėm tė shqiptarėve, qė tė gjithė bashkėluftėtarėt e mi
tė gjallė dhe familjet e dėshmorėve tė kombit, si dhe nė veēanti shokun
tim tė pushkės, atdhetarin e devotshėm, FATMIR LIMAJN - ĒELIKUN, tė
cilit gjithashtu i ėshtė montuar njė proces absurd politik, nė Tribunalin e
Hagės, t'i pėrshėndes me kėto vargje :
ANI MOJ SHQIPNI MOS THUAJ MBAROVA ;
SE DJEMTĖ TU HALA JANĖ GJALLĖ ;
E BAJNĖ LUFTĖN BALLĖ - PĖRBALLĖ ;
ME ARMIQĖ DHE TRADHĖTAR .
Zonja dhe Zotėrinj
Betimi im qė nė rini, nė kuadėr tė organizatave atdhetare, si dhe ribetimi im nėn
uniformėn me emblemėn e bukur tė UĒK-sė, sė bashku me shumė shokė tė pushkės,
shumica e tė cilėve me shumė se ēdo kush prej nesh e kanė respektuar betimin dhe
e kanė kryer obligimin ndaj Kombit dhe Atdheut, dhe mu pėr kėtė Kombi dhe Atdheu
i dekoroi me dekoratat mė madhore - dėshmorė tė kombit, mė obligon qė edhe sikur
tė dergjem nė shtratin e pleqėrisė, nga ky shtrat tė ringritem me pushkė nė dorė
dhe kushtrimit tė Atdheut t'i pėrgjigjem denjėsisht qė nė ditėt e para tė
KUSHTRIMIT PĖR LIRI.
LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT
PAĒA FATIN E TYRE TĖ NDRITUR
RROFTĖ RIBASHKIMI KOMBĖTAR
RROFTĖ SHQIPĖRIA E BASHKUAR
Me respekte dhe konsiderata tė larta,
TAIP MUSTAFAI - VARDARI.
Tiranė, Reparti 313 i Burgut te Tiranės, me 15. 11. 2003
|
|