| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ANEKDOTA |
| Postuar mė datėn: 2007-10-14 17:07:22 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
KAPISTĖR PĖR GRUPIN E UNITETIT
Njė tėrkuzar po shiste tėrkuzė dhe lloje tė ndryshme tė kapistrave pėr kafshė nė tregun e qytetit. Afrohet deputeti i Kosovės, Xhevat Bislimi, me njė hu pėr tė blerė kapistėr.
- Dėshironi kapistėr pėr lopė apo pėr kalė? - pyeti me kėnaqėsi tregtari.
- Dua njė kapistėr tė madhe pėr Grupin e Unitetit, qė tė mos dalė pėrtej kullotės, - tha deputet Bislimi dhe e pagoi.
- Mashalla, po emėn tė ēuditshėm paska kali juaj!
uroi tėrkuzari.
REZOLUTA E OKB-sė
Kryeministri i Kosovės ėshtė duke fjetur, ėshtė lodhur nga udhėtimet e gjata nėpėr kancelaritė e botės. Bashkėshortja me padurim shikon nė ēantėn e bashkėshortit. Papritmas kryeministrit i del gjumi.
- Ē kėrkon nė ēantėn time, e dashur? - pyeti kryeministri i Kosovės kur pa gruan duke futur duart nė ēantėn e tij, sikur tė kėrkonte qafore.
- Mė falė, i dashur!
doja tė shoh Rezolutėn e OKB-sė pėr Pavarėsinė e Kosovės.
- Durim, e dashur!
Kemi prit tetė vjet, pse nuk presim edhe tetė javė?!
- tha kryeministri i Kosovės.
KONTROLLIM PĖR ARMĖ
Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit pas takimit ministror nė Londėr nė mbrėmje shkuan nė hotel.
- Duhet tju kontrollojmė mos keni armė me vete si Isa Boletini dikur, - thanė portierėt e hotelit.
- Nuk kemi armė!!!
Krejt na i ka marrė UNMIK-u, - tha njė nga anėtarėt e Ekipit tė Unitetit.
ĒOKOLATA TI PRISH DHĖMBĖT
- Arsimtarė, rrini urtė dhe mos kėrkoni rritjen e rrogave! Ne me paratė e juaja paguajmė negociatorėt pėr tė marrė paketėn Ahtisarit, - tha ministri i arsimit.
- Xhaxhi ministėr, a ka ēokolata nė paketėn e Ahtisarit? - pyeti njė nxėnės, kur dėgjoi fjalėn paketėn.
- More ēun, mbylle gojėn, ēokolata ti prish dhėmbėt! - ia ktheu me nervozė ministri i arsimit. |
|
MERITA E PAPAGALLIT
- Kush tė nderoi me qafore?
- pyeti zonja kur pa papagallin me njė kapėse rrobash nė qafė.
- Mė nderoi A-L-B-I-N-I pėr meritat nė oratori, - kėshtu tregoi papagalli duke shqiptuar veē e veē emrin e udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosje.
- Oh, zogu im i dashur! Albini nuk tė ka nderuar pėr oratori, por pėr llomotitje qė po flet shumė, - tregoi zonja.
NDĖRTIMI I RRUGĖS TIRANĖ - PRISHTINĖ
Tre vėllezėr, mjeshtėrit mė nė zė tė shqiptarisė kanė nisur tė ndėrtojnė rrugėn e re Tiranė - Prishtinė. Dikush u pengon nė ndėrtimtari, njė kohė tė gjatė nuk ndihet zhurma e makinave.
- Punė e mbarė, o ustallarė! - i pėrshėndeti njė plak tek kalonte andej pari ku ndėrtohet njė rrugė e re.
- Mbar paē, o plak! Po, a i thuhet mbar kėsaj pune, derisa makinat nuk ushtojnė?! - u ankuan mjeshtėrit.
- Nė dashit makinat me ushtue dhe rrugėn me ndėrtue, ju duhet tė lidhni besėn dhe askujt tė mos i tregoni. Paratė qė unė do ti derdhi nė fondin pėr ndėrtimin e rrugės, numrin e kodit duhet ta mbani tė fshehtė dhe rruga e re menjėherė do tė ndėrtohet.
Pas njė jave, njėrin prej vėllezėrve e mbytėn, kurse dy tė tjerėt e qartėn besėn. Tani pėr kodin e fshehtė tė bankės dinin edhe kalamajtė e qytetit.
PARASHIKIMI I MAGJISTARIT
Njė shqiptar shkoi tek magjistari pėr parashikimin e fatit. Magjistari ia mori gishtat e dorės dhe tė gjithave ua shqiptoi nga njė emėr astrologjie. Pėr gishtin e madh tha se quhet gishti i Jupiterit, pėr gishtin tregues tha se quhet gishti i Fatosit, pėr gishtin e mesėm tha se quhet gishti i Sales, pėr gishtin e unazės tha se ėshtė i sė dashurės dhe pėr gishtin e vogėl tha se ėshtė i popullit. Parashikimi i magjistarit e lėndoi shqiptarin, prandaj ky i shkurtoi dy gishtat - tė Fatosit dhe tė Sales. Pas njė jave magjistari e takoi fatkeqin nė qytet dhe u trondit nga parashikimi i fatit tė tij tė zymtė, prandaj e mallkoi vetveten:
- Mu thaftė goja, nė parashikofsha mė fatin e njerėzve!
SA KILOVATORĖ SHPENZONI
?
- Sa kilovatorė shpenzoni nė muaj, zoti drejtor? - e pyeti gazetari drejtorin e shkollės.
- Ne shpenzojmė dy qind e tetėdhjetė qirinj nė muaj. Nėse qirinjtė janė tė kualitetit tė mirė, atėherė shpenzojmė mė pakė
- u pėrgjigj drejtori.
- Zoti drejtor nuk mė jeni pėrgjigjur pyetjes sime?
- ndėrhyri gazetari me druajtje.
- Nėse nuk je i kėnaqur me pėrgjigjen time, atėherė hyni nė klasė dhe shikoni si digjen qirinjtė, - ia priti drejtori me inat.
TAKIMI I PARĖ NĖ KLASĖ
- Ēka je me pėrkatėsi kombtare? - e pyeti mėsuesi njė nga nxėnėsit nė klasė.
- Jam shqiptar, - mėsues.
- Ashtu!
Ēpėrkatėsi fetare je ti? - e pyeti tė dytin.
- Shqiptar, im mėsues.
- Babai yt nė cilėn parti ėshtė? - e pyeti njė tjetėr nxėnės.
- Nė partinė shqiptare, mėsues, - u pėrgjigj nxėnėsi me druajtje.
Nė lisin pranė dritares cicėronte njė zog, prandaj mėsuesi donte ti vė nė provė, dhe i pyeti:
- Kush po cicėron nė lis?
- Shqiptari mėsues.
- O, unė kam luajtur mendsh, o, ju nuk kuptoni?! - u ankua mėsuesi.
PĖR SHQIPNIN E MADHE
Dy tė burgosur, njėri pėr plaēkitje, tjetri pėr politikė bisedojnė.
- Pėr ēka je nė burg? - e pyeti i burgosuri pėr hajni kolegun e tij.
- Kam kėrkuar Shqipnin e Madhe, - u pėrgjigj i burgosuri politik.
- Pėr zotin, nuk je nė vete! Nuk ka mujt Abdyl Frashėri me ba Shqipnin e Madhe, jo mė ti
- Po, ti, pėr ēka je nė burg? - pyeti i burgosuri politik.
- Unė i kam thyer tri banka shtetnore. Mirėpo sė shpejti do tė lirohem,
rrėnjėt i kam thellė nė qeveri, - plotėsoi hajni!
- Paskam fat, meqė ti gėzon autoritet dhe mund tė mė nxjerrėsh prej burgut, - tha i burgosuri politik.
SHPĖRBLIM ME VIRUS
- Njė redaksi nė internet ka botuar tregimin tim pėr Titon, - tregoi autori.
- E lavdėron apo e shan atė maskara? - pyeti njė shok i tij.
- E shaj
Mirėpo ministrit tė kulturės i kishte djeg, prandaj mė sulmoi me virus, - tregoi fatkeqi.
- Im vėlla, dy gjėra tė kesh kujdes: ministrit mos ia shaj Titon, kurse bariut mos ia shaj qenin se tė zė belaja, - e udhėzoi shoku i tij.
MOSMARRĖVESHJE ME GAZETASHITĖSIN
Njė qytetar pėr ēdo ditė blinte shtypin dhe posa shikonte faqen e parė ia kthente gazetashitėsit. Prandaj njė ditė gazetashitėsi e pyeti fatkeqin, pėrse vepronte kėshtu.
- Askush nuk vepron si ti, posa paguan ma kthen gazetėn, - kėshtu i tha gazetashitėsi qytetarit.
- Zotėri, mua mė interesojnė tė vdekurit, tė vdekurit
- u pėrgjigj qytetari me nervozė.
- Ja, ku keni faqen e fundit me emrat e tė vdekurve, - e njoftoi gazetashitėsi.
- Ata qė na sundojnė, zotėri
jo kėta, - tha fatkeqi me inat.
ZONJUSHA ME SHAMI
- Zonjushė, pse nėna jote del pa shami, kurse ti del me shami? - e pyeti arsimtarja e shkollės.
- Nėnės sime nuk i paguajnė, prandaj del pa shami, - ia ktheu vajza me shami.
- Mbase mund tė paguajmė ty qė ta heqėsh shaminė, - tha arsimtarja.
- Ua, ju nuk keni para sa ka xhamia! - ia ktheu zonjusha me shami.
PROFESORI ME LOPATĖ
Dy qytetarė dolėn pėr tė shėtitur nė qytet. Nė oborrin e shkollės shohin disa punėtorė duke rregulluar kopshtin pranė shkollės fillore dhe bisedojnė.
- Ky punėtori me lopatė nė kopsht ėshtė profesor, kurse ai mėsuesi nė klasė ėshtė zejtar, - tregoi i pari.
- Po tė dinte drejtori, e largon prej punės, - tha i dyti.
- Mė largon mua nėse merr vesh qė tė tregova, - tha i pari.
MERRE EDHE NJĖ PĖR MOTRĖN
- Baba, po shkoj nė Universitetin e Tiranės pėr tė marrė doktoratėn, - tha Astriti me shkollė tė mesme qė dukej si njė ministėr me ēantė nė dorė.
- Pse bir nuk shkon nė Universitetin e Tetovės, ėshtė mė afėr
- ndėrhyri me keqardhje babai.
- Baba, autoriteti i Universitetit tė Tiranės ėshtė mė i madh; pastaj doktorata kushton mė lirė se nė Universitetin e Tetovės.
- Bir, merre edhe njė diplomė pėr motrėn tėnde! i tha nėna tė birit.
GOMARI NĖ ATELIE
Nė atelie tė pikturės qėndron njė gomar si krokimodel dhe studentėt vizatojnė.
- Ēka po vizaton, Burim? - e pyeti profesori studentin pranė tabllosė sė tij nė atelie.
- Gomarin
profesor! u pėrgjigj studenti.
- Mė duket se po shoh njeriun me dy kėmbė?! - ia ktheu profesori.
- Natyrisht! Tani do tė vizatoj kokėn e gomarit, - tregoi Burimi duke vizatuar kokėn e gomarit nė trup tė njeriut.
KORRUPSIONI DHE POLITIKA
- Si i pagėzove binjakėt, motėr? - e pyeti vėllai motrėn qė kishte shkuar pėr urim.
- Djalin e pagėzova Korrupsion, kurse vajzėn Politika, - tregoi motra me gėzim.
- U trashėgofshin!
veēse emrat janė tė ēuditshėm?! - ndėrhyri me habi vėllai.
- Janė emra modernė, vėlla
Sa herė qė Korrupsioni ti ketė punėt keq, motra Politikė e nxjerrė nga kriza - u pėrgjigj motra.
FOSHNJA NUK FLE
Njė ditė nėna me foshnje hyri nė ordinancėn e mjekut.
- Doktor, foshnja ime nuk fle as ditė, as natė
vetėm qanė, - u ankua nėna e shqetėsuar.
- Mos u shqetėsoni!
edhe foshnja jua ka pėr tė fjetur, - i tha mjeku dhe nisi ta kėshillojė.
- Afrojeni beshikun me foshnjėn pranė televizorit qė tė shikojė seancėn e parlamentit shqiptar dhe foshnja patjetėr do tė flejė.
- Rrnofsh doktor, menjėherė do ta zbatoj kėshillėn tuaj! - tha nėna duke u larguar me foshnje prej ordinancės.
RROBAT E ZISĖ
- Mama, a ka vdekur babai, qė je vesh me rroba tė zeza? - e pyeti i biri.
- Jo bir, babai ska vdekur, por ka vdekur kryetari, prandaj jam vesh me rroba tė zeza, - u pėrgjigj e ėma.
- Kur tė vdes babi, a do tė veshė rrobat e zeza? - vazhdoi tė pyes i biri.
- Mjaft, bir, mos fol gjepura! ia priti e ėma.
AMPUTIMI I KRAHUT
- Mjekėt e Unmik-ut ta kanė shkatėrruar krahun, prandaj duhet bėrė amputimin, - kėshtu i tha kirurgu gjerman njė shqiptari nė ambulancė.
- Mirėpo, si mund tė ushqehem pa njėrin krah, - ia priti shqiptari i dėshpėruar.
- Pėr tu ushqyer do mundesh, por s do tė mund tė mbrohesh, nė rast se tė sulmon Serbia, - i tha kirurgu me keqardhje.
Shkruan: Beqir Elshani
Tetor 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|