| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHBA-TĖ DHE RUSIA PĖRPLASEN SĖRISH RRETH STATUSIT TĖ KOSOVĖS |
| Postuar mė datėn: 2007-05-30 15:36:51 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrfundoi pa rezultat takimi i ministrave tė jashtėm tė G8
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janė pėrplasur sėrish rreth tė ardhmes sė Kosovės nė takimin e ministrave tė jashtėm tė 7 vendeve mė tė industrializuara tė botės plus Rusinė, qė u mbajt nė Gjermani.
Rusia ka pėrsėritur kundėrshtimin ndaj planit tė Ahtisaarit dhe pavarėsisė sė mbikqyrur pėr Kosovėn.
"Fati i Kosovės dhe fati i Serbisė nė tėrėsi nuk duhet tė vendosen nė Nju Jork, Potsdam apo nė vende tė ngjashme, por pėrmes bisedimeve tė drejtpėrdrejta.
Bisedimet nuk kanė dhėnė ende rezultat, por ky nuk ėshtė rasti i vetėm kur pėr konfliktet ėshtė biseduar me vite", tha Lavrov.
Ndėrkaq Sekretarja amerikane e Shtetit, Rajs pėrsėriti se ėshtė e papranueshme qė Kosova tė kthehet nėn qeverisjen e Beogradit.
"Ne dhe njė numėr homologėsh tė mi evropianė besojmė se raporti i Ahtisaarit ofron bazėn e drejtė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Dhe ky ėshtė rasti se Kosova nuk do tė rikthehet nė shtetin e Serbisė", tha Rajs, e cila shtoi se sheh njė tė ardhme evropiane si pėr Serbinė ashtu dhe pėr Kosovėn.
Por homologu i saj rus, Lavrov theksoi se kėrkonte drejtėsi pėr Kosovėn, e cila sipas tij mund tė ishte e tillė vetėm nė rast tė njė marrėveshje mes palėve.
Ndėrkaq burimet diplomatike gjermane, qė ishin dhe mikpritės tė takimit thanė se debatet pėr Kosovėn kanė qenė "tė hapura, intensive dhe serioze". Serioze ėshtė fjala qė pėrdoret nga diplomatėt nė vend tė asaj tė tensionuara.
Por ministri i jashtėm gjerman Shtainmajer theksoi se rėndėsinė e miratimit tė rezolutės pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit.
"Ne shpresojmė t'ia bėjmė tė qartė Rusisė se pa njė vendim nga Kėshilli i Sigurimit nuk do bėjmė pėrparim nė Ballkanin Perėndimor dhe nė Kosovė. Pa vendimin e Kėshillit tė Sigurimit nuk do ketė pergjegjėsi evropiane nė fushėn e sigurisė nė Kosovė", tha Shtainmajer.
Por megjithė kundėrshtimet shefi i diplomacisė ruse Lavrov nuk ėshtė shprehur pro pėrdorimit tė vetos nė Kėshillin e Sigurimit.
"Sa i pėrket pėrdorimit tė vetos nga Rusia, shpresoj se nuk do tė jetė e nevojshme. Shpresoj qė partnerėt tanė do t'i kuptojnė argumentat tona dhe mbėshtesin propozimin pėr vazhdimin e bisedimeve. Nga ana tjetėr nuk mund ta imagjinoj njė situatė ku Kėshilli i Sigurimit do miratojė njė rezolutė qė ėshtė e papranueshme nga njėra nga palėt. Nuk do tė ketė njė situatė tė tillė", theksoi Lavrov.
Kosova pritet tė jetė temė debati dhe nė takimin e krerėve tė shteteve dhe qeverive tė G8 qė do mbahet po nė Gjermani nė fillim tė qershorit, ku do jenė tė pranishėm dhe presidenti Bush e Putin.
Pėrgatiti: Ilirjana A. Bajo
Evropa e Lire
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|