| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Thirrje! (Kushtrim!) |
| Postuar mė datėn: 2007-11-13 15:43:03 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
|
|
LĖVIZJA INTELEKTUALE PĖR REFERENDUM
referendumliri@yahoo.com, tel. 044 147 547)
L I R/07/07
Datė 12/11/2007
Dramatika e zhvillimit tė ēėshtjes kombėtare shqiptare po shtohet dhe do tė shtohet. Assesi shqiptarėt tė pajtohen dhe ti nėnshtrohen mentalitetit tė marrė tė satua-quos kalbėse! Nė kėtė dramatikė tė pėrtashme, nė kėtė refuzim tė marrėzisė sė politikės zyrtare shqiptare, nė kėtė ASSESI dhe kurrė nėnshtrimit tė KOMBIT SHQIPTAR rol tė madh do tė ketė edhe modalja e shqiptarėve tė Kosovės nė zgjedhjet mė tė turpshme qė njeh historia shqiptare, kėto tė 17 nėntorit 2007. Prandaj, kush ėshtė duke e kuptuar thellėsisht situatėn e tashme tė kombit shqiptar nė Ballkan dhe Botė, assesi nuk do tė del nė kėto zgjedhjet tejet prapakthyese (shumė regresive) dhe tė rrezikshme (pa asnjė dyshim) pėr fatet e kombit shqiptar, kudo qė jeton, pra edhe pėr fatin e ēdo shqiptari kudo qė gjendet, PRANDAJ, ēdo shqiptar i vėrtetė me mend nė kokė duhet tė ndikojė qė tė dėshtojnė kėto zgjedhje, pikėrisht, mė 17 nėntor nė Kosovė. (Domosdoshmėria historike shqiptar na thotė: Kėto zgjedhje janė tė mira vetėm pėr tė dėshtuar)
Duke u bazuar nė kėtė logjikė kombėtare shqiptare e historike LĖVIZJA INTELEKTUALE PĖR REFERENDUM edhe njėherė bėnė kėtė thirrje, kushtrim:
Kush ėshtė i menēur dhe trim mos ta turpėroj veten duke dalė nė kėto zgjedhje antishqiptare! REFERENDUM pėr shkėputje nga Serbia, e jo zgjidhje pėr rilidhje tragjikomike me Serbinė!
REFERENDUM PĖR LIRI e jo zgjedhje pėr Serbi. Pse ėshtė kėshtu LIR-i e ka argumentuar me kohė dhe kėtu nė kėtė THIRRJE nuk e shohim tė arsyeshme ti pėrsėrisim, pasi qė shkrimet tona gjendet nė faqet kombėtare shqiptare jocenzurore tė internetit dhe mund ti lexoj ēdo kush qė ėshtė i interesuar.
Rini e nderuar shqiptare: dalja nė kėtė lojė tė paskrupullt qė po e quajnė zgjedhje tė lira tė lė ty pėrsėri pa identitet, pa punė, pa shtet e vetėm me njė perspektive: ta lėshosh Atdheun, tė ikėsh nga Kosova Mėmė, mu nė kohėn kur do ti duhesh mė sė shumti! Prandaj MOS VOTO!
Tė papunė shqiptarė, pleqė me 40 euro pension, studentė tė pakėnaqur, dhe juve qė nuk iu bėnė vend pėr tė studiuar nė Kosovė, pyeteni veten: pse tė votojmė ne? Pse ti shpėrblejmė me votė, ata qė na kanė katandisur nė kėtė gjendje tė mjerė tė tashme dhe me perspektive tė mbyllur? Pėrgjigjen do ta gjeni vetė: nuk kemi asnjė arsye pėr tė votuar, prandaj nuk do ta bėjmė veprimin absurd qė e kėrkojnė nga ne shkelėsit e tė drejtave dhe lirive tona. Nuk do tė votojmė assesi!
Intelektual tė nderuar: Mos ikni nga liria, siē ka porositur qėmoti njė i menēur nga Evropa! Ta votoni Pakon e Ahtisarit dhe sistemin kosovar qė e feston me eufori varrosjen juridike dhe politike tė emrit dhe identitetit shqiptar, kjo assesi nuk ėshtė njė veprim intelektual (i menēur). Pse tė pranoni Ju njė plan qė ju mohon Ju dhe indentitetin tuaj? Pse tė shkojmė pas Planit tė Ahtisarrit e jo pas Planit Shqiptar tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit? Ndaj votimi nė kėtė zgjedhje, fatkeqėsisht do tė mbete dėshmi e njė vetėvrasjeje politike dhe kombėtare pėr ata qė ia dhėnė votėn 1244-tėrshit dhe pakos sė Ahtisarit.
Atdhetarė, popull i thjeshtė, intelektualė tė painformuar popullorė: me ata pak shqiptarė atdhetarė tė vetėdijshėm qė janė nė IPVQ, nuk mund tė arrihet realizimi i vullnetit popullor kombėtar. Shqiptarėt e patjetėrsuar janė krejt njė pakicė e vogėl e ngushtuar brenda IPVQ-ve unmikase. Mos pritni se ky parlament e as ai qė do tė del nga kėto zgjedhje-manipulim, ta shpallė REFERENDUMIN. Ata qė do tė zgjedhen nga kėto zgjedhje, edhe po tė duan nuk do tė lejohen ta mbrojnė tė drejtėn tonė kombėtare, sepse sistemi i dyzuar UNMIK-Serbi ėshtė krijuar qė tė miratojė pako ahtisarėsh.
Shqiptarė tė devotshėm, nėpunės, funksionarė administartivė nepėr IPVQ: Mos keni iluzionin se nga brenda kėtyre IPVQ-ve do ta realizoni vullnetin e shenjtė tė kombit tuaj, prandaj, MOS VOTONI!
LĖVIZJA INTELEKTUALE PĖR REFERENDUM, qe gati dy vite, ka provuar qė tė bėjė diēka nė kėtė drejtim, por nuk ka qenė e mundur. Ky Kuvend i Kosovės kėrkesės legjitime pėr REFERENDUM, iu ka pėrgjigjur pa kurrėfarė argumenti dhe serioziteti. Pse tė votojmė pėr kėsi parlamenti qė pa asnjė dyshim mohon vullnetin e kombit? Jo vetėm qė e ka mohuar por edhe e ka penguar dhe luftuar, me ēka ka pasur mundėsi.
Prandaj PIRROLLA JU QOFTĖ TĖ GJITHĖ ATYRE QĖ NUK DO TĖ DALIN NĖ KĖTO ZGJEDHJE TĖ 17 NĖNTORIT 2007
Pirrolla ju qoftė edhe atyre veteranėve vetėdijshėm tė luftės sė UĒK-sė qė botėrisht, me emėr ,mbiemėr, nr. tė letėrnjoftimit...e nėnshkrim origjinal, qysh para zgjedhjeve po i bojkotojnė kėto maskarada antdemokratike qė do tė mbesin turp nė historinė tonė kombėtare.
Komb shqiptar i Kosovės: Bėhu faktor duke mos votuar mė 17 nėntor 2007!
Koordinatori i LIR-t
Rexhep Ahmeti
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|