DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Serbėt nė veri krijojnė parlamentin e tyre
Postuar mė datėn: 2008-06-28 15:33:46 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve kryesisht nė veriun e Kosovės, mbajtėn sot nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės mbledhjen e parė tė Parlamentit tė bashkėsisė sė komunave tė tyre, duke sfiduar synimet e institucioneve tė Prishtinės pėr tė shtritė autoritetin e tyre nė tėrė Kosovėn.

Nė deklaratėn e miratuar nė mbledhjen e kėtij parlamenti thuhet se Kosova ėshtė pjesė e patjetėrsueshme dhe e pandashme e Republikės sė Serbisė. Sipas deklaratės, kėshilltarėt e 26 komunave duke parė siē thuhet nevojėn e domosdoshme pėr mbrojtjen e jetėve, tė drejtave dhe lirive, identitetit dhe integritetit, kulturės dhe pronės dhe duke hedhur poshtė aktet ndarėse me vullnet tė lirė janė pajtuar qė nė bazė tė Kushtetutės sė Serbisė tė krijojnė Parlamentin e komunave tė Kosovės.

Ky Parlament nuk do tė ketė mandat ligjvėnės dhe ekzekutiv, pasi qė ai do tė funksionojė mbi bazėn e ligjeve tė Serbisė, por siē thuhet, synon tė miratojė qėndrimet politike tė komunitetit serb tė Kosovės. Themelimin e kėtij parlamenti e kanė bėrė anėtarėt e Partisė Radikale Serbe, asaj Demokratike Serbe dhe Partisė Socialiste. Ndėrkaq pėrfaqėsuesit politikė tė afėrt me partinė e presidentit tė Serbisė Boris Tadic, nuk morrin pjesė nė kėtė parlament duke vlerėsuar se krijimi i tij ėshtė njė keqpėrdorim i pozitave qė kanė disa pėrfaqėsues politikė serbė.

Ky parlament do tė ketė 45 deputete, nga tė cilėt dy u takojnė siē thuhet pjesėtarėve tė komuniteteve boshnjake dhe rome.

Nė krijimin e kėtij parlamenti morri pjesė edhe ministri nė largim i Beogradit pėr Kosovėn Slobodan Samarxhic, sipas tė cilit krijimi i kėtij mekanizmi do tė ndihmojė nė mbijetesėn e serbėve dhe siē thotė ai ruajtjen e sovranitetit serb mbi Kosovėn Ai tha se ky parlament ėshtė pjesė e pushtetit tė Serbisė qė do tė mundėsojė qė serbėt dhe qytetarėt tjerė joshqiptarė tė jetojnė nė vendin e tyre si qytetarė tė Serbisė. "Ky ėshtė institucion nėpėrmjet tė cilit Serbia do tė ushtrojė autoritetin e vet nė krahinėn e Kosovės", tha Slobodan ministri Samarxhiē.

Por, njė pjesė e pėrfaqėsuesve politikė serbė e kundėrshtojnė formimin e kėtij mekanizmi. Rada Trajkoviē, nėnkryetare e Kėshillit Kombėtar serb tha se ky veprim siē u shpreh ajo, e banalizon edhe ditėn e sotme tė kremtimit tė pėrvjetorit tė Betejės sė Kosovės. "Po krijohet Parlamenti qė pėr mua ėshtė mė shumė ėshtė virtuale qė ka pėr qėllim mė shumė efektet psikologjike, sesa krijimin e kushteve pėr mbijetesėn funksionale tė serbėve nė Kosovė", tha zonja Trajkovic.

Institucionet e Kosovės e kanė cilėsuar krijimin e kėtij Parlamenti si njė veprim tė paligjshėm dhe tė papranueshėm. Zėvendės kryeministri i Kosovės, Ramė Manaj tha se ky veprim pėrveē qė ėshtė njė provokim pėr qytetarėt shqiptarė, ėshtė njė mashtrim pėr qytetarėt serb duke i mbajtur ata larg realitetit tė ri nė Kosovė. ""Pėr qeverinė e Kosovės, kėto institucione paralele, kėto kreatura fiktive janė tė papranueshme, tė pa qėndrueshme dhe nuk mund tė huhet nė kurrfarė dialogu me to. Ne jemi tė interesuar dhe po bėjmė tė gjitha pėrpjekjet, nė bashkėpunim me faktorin ndėrkombėtar, qė komunitetin serb ta integrojmė nė vazhdimėsi, duke demonstruar gatishmėrinė dhe garancat e inkorporuara edhe nė kushtetutė dhe nė ligjet e Kosovės pėr njė stad tė lartė tė drejtave tė avancuara tė komuniteteve pakicė nė Kosovėn, pėrfshirė nė radhė tė parė komunitetin serb", tha zėvendėskryeministri Manaj.

Ndėrkaq shefi i ri i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Lamberto Zannier ka thėnė se themelimi i Parlamentit serb, ėshtė njė veprim simbolik qė nuk do tė ndikojė nė procesin politikė nė Kosovė.

Serbėt kremtojnė pėrvjetorin e Betejės mesjetare tė Kosovės
Pėrfaqėsuesit serbė zgjodhėn ditėn e sotme pėr tė themeluar Parlamentin e tyre, kur shėnohet edhe 619 vjetori i Betejės sė Kosovės. Qindra pjesėtarė tė komunitetit serb morėn pjesė nė kremtimin e kėtij pėrvjetori. Lutjet nė Manastirin e Graēanicės nė Prishtinė shėnuan fillimin e kremtimeve tė sotme tė Vidovdanit siē e quajnė serbėt ditėn e Shėn Vitos. Ndonėse beteja e Kosovės shėnoi humbjen mė tė rėndė tė popujve tė Ballkanit, ajo nga serbėt shėnohet si ditė e fitores shpirtėrore. Pjesėmarrėsit e tubimeve tė sotme thanė se lutėn pėr shpirtin e mbretit Lazar, njė princ mesjetar serb I vrarė nė betejėn e Kosovės derisa komandonte ushtritė e Ballkanit. "Lutem pėr shpėtimin e tė gjithė serbėve dhe heronjve qė ranė nė betejėn e Kosovės", thotė njė i ri serb qė u ėshtė bashkuar qindra tė tjerėve nė manifestimet e sotme.

Nėntėmbėdhjetė vjet mė parė nė pėrvjetorin e betejės sė Kosovės ish presidenti serb Sllobodan Millosheviq, shpalli siē thuhej bashkimin e Serbisė me rrėnimin e autonomisė sė Kosovės dhe paralajmėroi luftėrat e pėrgjakshme qė ēuan nė shkatėrrimin e ish federatės jugosllave.

Nėntėmbėdhjetė vjet pas asaj dite Kosova ka hyrė nė muajin e pestė tė pavarėsisė sė saj tė njohur nga mė shumė se 40 vende tė botės, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara dhe vendet mė tė fuqishme tė Bashkimit Evropian. Serbėt lokal dhe Beogradi kundėrshtojnė pavarėsinė e vendit dhe tė mbėshtetur nga Moska zyrtare kundėrshtojnė edhe vendosjen e Misionit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė.

Por, pėrfaqėsuesit politikė serbė janė tė ndarė nė qasjen e tyre ndaj rrugėve pėr kundėrshtimin e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ndarje ēoi nė zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare nė Serbi qė u mbajtėn mė 11 maj. Rada Trajkovic, pėrfaqėsuese e Kėshillit Kombėtar serb thotė se krijimi I mekanizmave paralel si Parlamenti I komunave tė Kosovės nuk ndihmojnė nė krijimin e kushteve pėr mbijetesėn funksionale te serbe nė kėto hapėsira. "Unė jam e bindur se pėr mbijetesėn e serbėve nė kėto hapėsira dhe pėr tė vendosur paqen nė rajon, duhet njė marrėveshje e mirė me shqiptarėt", tha zonja Trajkovic.

Por marrėveshja ende nuk duket e afėrt. Beogradi ngul kėmbė nė rifillim bisedimesh pėr statusin e Kosovės, ndėrsa Prishtina thotė se nuk mund tė bisedohet pėr njė ēėshtje tashmė tė mbyllur, por tė dyja palėt mund tė bisedojnė si vende tė pavarura e sovrane pėr zgjidhjen e ēėshtjeve qė tė bėjnė me interesat e qytetarėve tė dy Republikave.//IB

Besim Abazi
Z. A
28-06-2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Biserko: Pavarėsia e Kosovės ndikoi pozitivisht edhe te serbėt (2008-09-23 02:29:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt provokojnė nė Shtėrpcė (2008-09-02 10:48:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt pengojnė ndėrtimin e ujėsjellėsit nė veri tė Mitrovicės (2008-07-27 01:40:20 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt nė Bosnjė, tubime nė mbėshtetje tė Radovan Karaxhiēit (2008-07-27 01:39:14 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, serbet te ndare per formulen e qeverise se re (2008-05-18 11:56:04 nga admin4)
[ Opinione ] SERBĖT VOTOJNĖ KRIMIN (2008-05-15 16:31:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Te skaduara ndihmat ruse per serbet e Kosoves (2008-04-23 08:03:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi sfidon UNMIK-un, duke vendosur qė serbėt e Kosovės tė votojnė edhe nėpėr shtėpitė e veta (2008-04-14 16:32:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rohan: Nėse serbėt vazhdojnė me refuzime, nuk do tė ketė mundėsi tė realizohet “Plani Ahtisaarit” (2008-04-08 13:38:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mberrijne ne Beograd ndihmat e para per serbet e Kosoves (2008-04-02 11:46:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Konsulli shqiptar ne Itali: Raporti i OKB, i ndikuar nga serbet (2008-04-02 04:02:20 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster