DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RUSIA SOT!
Postuar mė datėn: 2008-02-22 12:06:08 nga admin2 :: Kategoria: Opinione



Pas kėrkeses sė disa lexuesve ripublikojmė analizėn e shkruar me 19 Maj tė vitit 2007

Shkruan: Arben Dervina

Qėndrimi i Rusisė, sa i pėrket zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės, ėshtė pėrsėritur tashmė disa herė. Rusia nuk do tė pėrkrahė pavarėsinė e Kosovės, nėse me kėtė nuk pajtohet Serbia dhe Kosova.

Duke pasur parasysh qėndrimet diametralisht tė kundėrta tė Prishtinės dhe Beogradit, ėshtė iluzion tė mendohet se do tė arrijnė tė pajtohen nė tavolinė shqiptarėt dhe serbėt.

Ata kurrė nuk arritėn ndonjė marrėveshje qė ėshtė realizuar deri mė sot. Mė nė fund, plasi edhe lufta dhe u desh edhe ndėrhyrja ndėrkombėtare pėr ta ēliruar Kosovėn nga forcat serbe nė vitin 1999. Pra, as para lufte e as pas lufte nuk u arrit asgjė nė tavolinėn e bisedimeve, vetėm fjalė tė kota qė nuk ēonin askund!

Pas vdekjes sė Zoran Gjingjiqit erdhi nė pushtet Vojislav Koshtunica, i cili me tė hipur nė karrige, filloi refrenin e mitit tė Kosovės dhe ngjalli prapė nacionalizmin serb qė ishte molisur disi me disfatėn ushtarake tė Serbisė nė Kosovė, nė vitin 1999.

Nė ditėt e sotme kur Kosova e ka pėrkrahjen e shumicės sė shteteve tė botės, del Rusia, e cila e kundėrshton ashpėr kėtė, duke dalė hapur kundėr SHBA-sė, Unionit Evropian dhe shumicės sė shteteve anėtare tė Kombeve tė Bashkuara.
Shtrohet pyetja kush ėshtė Rusia sot nė botė?

Shumė nga ne e njohim mė mirė ish-Bashkimin Sovjetik se sa shtetin e sotėm rus dhe potencialin e tij.

Bashkimi Sovjetik, sa i pėrket forcės (armatimit), mbisundonte shtetet perėndimore edhe pse SHBA kishte potencial mjaftė te madh, por nga ekspertėt ndėrkombėtarė, forca e Bashkimit Sovjetik ishte me epėrsi nė botė. Kjo u vėrtetua nė luftėn e Vietnamit, ku bolshevikėt tė pėrkrahur nga blloku komunist, tė prirė nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik, arritėn tė dalin fitimtarė kundėr forcave amerikane, tė cilat u detyruan tė tėrhiqen.

Shėrbimi sekret - KGB i bėnte ballė CIA-s dhe shėrbimeve sekrete perėndimore, duke vjedhur informata tė vlefshme pėrmes infiltrimit tė agjentėve tė saj, dhe falė KGB-sė Rusia mbizotėronte disa shtete. Nė kėtė mėnyrė mbahej gjallė fuqia e Bashkimit Sovjetik pėr 50 vjet me radhė.

Kurse sa i pėrket ekonomisė, shtetet perėndimore e zotėronin botėn pėr shkak se fitoi teoria e ekonomisė sė tregut.

Kur Mihail Gorbaēov erdhi nė fuqi nė vitin 1985, ekonomia e Bashkimit Sovjetik ishte nė gjendje tė vėshtirė, ndėrsa gara pėr tė prodhuar sa mė shumė armė, solli sė pari kolapsin ekonomik, pastaj edhe dezintegrimin e Bashkimit Sovjetik nė vitin 1990. Me ardhjen nė pushtet tė Borisė Jelcinit ai e gjeti ekonominė e shkatėrruar dhe korrupsioni kishte kapluar shtetin rus. Qė nga ajo kohė e deri mė sot, ėshtė bėrė shumė pak pėrparim nė mirėqenien e shtetasve rusė, shumica e tyre jetojnė nė varfėri tė skajshme, kurse nė anėn tjetėr, nė Moskė jeton njė grup miliarderėsh, tė cilėt janė pasuruar pa kufi. Ēka ėshtė mė kryesorja pėr Rusinė qė tė mbizotėrojė nė botė, armatėn ruse e ka kapluar varfėria, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Sipas disa analistėve ndėrkombėtarė, Armata Ruse nuk ėshtė ajo qė ka qenė gjatė luftės sė ftohtė.

Shtetin rus mė sė miri e ka pėrshkruar Mikhail Delyagin, kėshilltar i ish kryeministrit rus Jevgeni Primakov:
"Pėrfaqėsues tė grupeve nė pushtet kanė llogari bankare nė Perėndim. Sė dyti, duhet kuptuar se ushtria ruse nuk ekziston dhe se ekonomia e Rusisė ėshtė jashtėzakonisht e dobėt. Flota jonė e Detit tė Zi nuk ėshtė as nė nivelin e forcave tė Bullgarisė dhe Rumanisė".

Pra, pėr tė qenė faktor zotėrues nė botė, shteti rus duhet ta ketė sė pari ushtrinė e fortė, tė cilėn nuk e ka as tė nivelit tė shtetit turk.


Shtrohet pyetja tjetėr, ku e merr atė guxim Vladimir Putini tė dalė kundėr Perėndimit?


Vladimir Putini erdhi nė pushtet, falė ndihmės sė Boris Jelcinit pas dorėheqjes sė tij. Qė nga ardhja e tij nė pushtet ėshtė bėrė njė pėrparim i vogėl nė Rusi, por kritikėt e akuzojnė atė pėr cenimin e drejtave tė njeriut. Evropa ėshtė e varur nga gazi rus, ndėrsa Rusia e pėrdorė gazin si mjet ndikimi mbi Evropėn. Prejardhja e gazit nė tė vėrtetė nuk ėshtė ruse, por burimin e ka nė Azinė Qendrore.

Tė marrim si shembull Ukrainėn. Pothuajse 100 pėrqind e gazit tė eksportuar nė kėtė vend e ka burimin nė Turkmenistan. Rusia e blen gazin turkmen me ēmim tė ulėt dhe e shet duke nxjerrė njė fitim marramendės. Pra nė raport me shtetet e Azisė Qendrore, Rusia po krijon njė formė neokolonializmi qė nuk duhet lejuar nga shtetet demokratike. Kurse para disa muajve Vladimir Putini urdhėroi tėrheqjen nga traktatet e kontrollit tė armėve pėr Evropėn Qendrore pėr shkak tė paralajmėrimit amerikan tė ngritjes sė njė sistemi pėr mbrojtje raketore. Ky vendim konsiderohet si fillimi i ftohjes sė marrėdhėnieve me perėndimin, qė pėr mendimin tim, Rusisė do t'i kushtojė shumė shtrenjtė.

Nga ana tjetėr si temė e nxehtė politike nė botė po konsiderohet edhe zgjidhja e statusit final tė Kosovės, ku shumica dėrmuese e shteteve nė botė e pėrkrahin pavarėsinė e mbikėqyrur me pėrjashtim tė Rusisė, e cila kėrcėnon perėndimin me vendosjen e vetos. Paralajmėrimi i vendosjes sė vetos ruse nė Kėshillin e Sigurimit do tė ftohė pėrfundimisht marrėdhėniet Perėndim - Rusi. Ashtu siē kanė deklaruar zyrtarėt perėndimorė, fajtor kryesor nė ndezjen e fitilit nė Kosovė dhe mė vonė nė Ballkan do tė bėhej Rusia, ku ajo me atė rast do tė duhej tė paguante ēmim te lartė nė tė ardhmen.

Jugosllavia u shkatėrrua falė ekzistencės sė Kosovės, qė gjendej fatkeqėsisht brenda shtetit jugosllav, ku nacionalizmi serb e mori hovin aty dhe e shkatėrroi shtetin jugosllav me ideologji nacionaliste serbosllave.

A do tė jetė Kosova burim i patriotizmit rus dhe shkaktar i shkatėrrimit tė Rusisė neokolonialiste, e cila kėrcėnon botėn pa pasur forcė tė intervenojė nė rast konflikti brenda Federatės Ruse apo me Perėndimin.

Koha do tė tregojė tė vėrtetėn, momentalisht koha ecėn pėr shqiptarėt dhe Aleancėn Veriatlantike dhe jo pėr Rusinė, e cila shpejtė do tė futet nė njė situatė krize, qė vėshtirė do t'ia dalė nė krye.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] RUSIA NĖ LUFTĖ „DIPLOMATIKE“ KUNDĖR KOSOVĖS DHE EVROPĖS! (2008-09-17 09:40:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kėrcėnon mburojat raketore amerikane (2008-09-11 06:40:47 nga admin4)
[ Opinione ] Perėndimi, Rusia dhe Gjeorgjia (2008-09-11 00:02:31 nga admin2)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosaēov: Rusia mund tė njohė Kosovėn (2008-08-29 18:18:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia nuk do ta njohė Kosovėn (2008-08-27 02:49:09 nga admin2)
[ Opinione ] RUSIA, DINOSAURI I BOTĖS SĖ FTOHTĖ (2008-08-11 15:09:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės (2008-07-02 15:55:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lavrov: Rusia vazhdon te kundershtoje pavaresine e Kosoves (2008-05-14 12:21:39 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster