DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FJALIM I DEPUTETIT XHEVAT BISLIMI NĖ KUVENDIN E KOSOVĖS
Postuar mė datėn: 2007-09-18 05:59:23 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Tė gjithė jemi dėshmitarė se si filluan dhe vazhduan bisedimet dhe se si u krijua Grupi negociator. Dihet se si u votua pėr kėtė Grup. Nė arkivin e Kuvendit ėshtė edhe shiriti filmik. Personalisht kam qenė kundėr bisedimeve me Serbinė pėr disa arsye. E para, sepse Kosova hynte nė bisedime si njė krahinė e pėrfaqėsuar nga njė grup politik (shumėpartiak), kurse Serbia hynte nė bisedime si shtet. E dyta, Serbia hynte nė bisedime me njė dokument tė miratuar nga Kuvendi i Serbisė mė 29 prill 2004, ndėrsa Kosova hynte nė bisedime pa njė dokument tė miratuar nė Kuvendin e Kosovės. Rezultoi qė dokumenti i Serbisė, i miratuar nė Kuvendin e Serbisė, u bė (nė thelb) plan i Atisarit! Kush tė doj mund t'i krahasoj kėto dy dokumente (atė tė Serbisė dhe tė Atisarit). Dokumenti i Serbisė ėshtė edhe sot i publikuar nė gjuhėn serbe dhe nė gjuhėn shqipe. U pa edhe sot, nė kėtė mbledhje, se ky Grup negociator, qė ka parapėlqyer tė vetėquhet "grup i unitetit", nė tė vėrtetė ėshtė grup i jounitetit. Por, siē po shihet, kėta na e kanė ndryshuar edhe kuptimin e fjalės "unitet". Edhe sot ky Grup doli para Kuvendit me pesė fjalime tė ndryshme dhe gati pa asnjė ide. Ishin fjalime shterpe dhe pa ide tė reja. Nga ana jonė me pusin qė thahet dihet ēfarė bėhet: E mbyllim, sepse mund tė mbytet dikush nė tė.

Nė Konferencėn e Rambujes u arrit njė marrėveshje, tė cilėn e nėnshkroi delegacioni ynė, por nuk e nėnshkroi Beogradi. Megjithatė, ne (Kosova) e zbatoi atė dokument, madje mė tepėr se sa kėrkohej! Pra, u treguam mė tė zellshėm se ē'duhej, megjithėse ishte njė marrėveshje (dokument) i panėnshkruar nga tė dyja palėt. Sot jemi vėnė para njė situate kur plani i Atisarit u pranua nga ky Kuvend (dihet se si u bė edhe pranimi edhe miratimi) i manipuluar, por ky plan nuk u miratua nė Kėshillin e sigurimit, sepse nuk po e pranojnė Rusia dhe Serbia! Megjithatė, sot dėgjuam nga shumė deputetė zotimin se "ne do ta zbatojmė gjithsesi planin e Atisarit, sidomos atė pjesė qė bėnė koncesione tragjike pėr Kosovėn"!



Grupi negociator dhe klasa politike, kryesisht ata qė kishin pėrgjegjsinė, ata qė morėn besimin e qytetarėve pėr t'i kryesuar dhe udhėhequr institucionet e Kosovės, nė vend se tė angazhoheshin pėr unifikimin e territorit tė Kosovės dhe kontrollimin e plotė tė tij (gjė qė nuk e kishin) u angazhuan pėr ricopėtimin e mėtejmė tė Kosovės dhe legalizimin e kėtij ricopėtimi! Nė vend se tė angazhoheshin pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore shqiptare dhe ilire, tė shkatėrruar sistematikisht nga Serbia gjatė historisė (jo vetėm kėtu brenda, por edhe deri nė Nish) kėta, edhe kėtė pak trashėgimi qė i kishte shpėtuar shkatėrrimit, e bėnė trashėgimi kulturore serbe! Grupi negociator, nė vend se tė angazhohej pėr forcimin e unitetit tė brendshėm, pėr rritjen e gatishmėrisė sė qytetarėve, pėr organizimin dhe mobilizimin politik, por edhe tė formave tė tjera qė i duhen njė vendi, ata u angazhuan pėr ca simbole, pėr ca paēavure pėr ta mashtruar edhe kėsaj herė popullin shqiptar se "ne po e bėjmė shtetin me simbole"! Madje ky Grup pati "guximin" ta manipulojė qytetarin e Kosovės edhe me pėrgatitjen e njėfarė kushtetute! Ku keni parė nė botė qė tė nxirret kushtetua pėr njė vend qė nuk e ka tė definuar statusin e tij?! Kushtetuta, kudo nė botė, bėhet konform statusit qė ka njė vend. Kjo dihet nga tė gjithė...

Tash u pa se plani i Atisarit nuk kaloi. Ky Grup negociator, qė zotohej se nuk do ta negociojė pavarėsinė e Kosovės, pranoi planin e Atisarit, qė nuk ėshtė pavarėsi e Kosovės, por ėshtė njė pavarėsi e mbikėqyrur, e kontrolluar, e komanduar, etj.. Thuaj si tė duash, s'ka rėndėsi. I njėjti Grup negociator tash do t'i rifillojė bisedimet, qė do tė kenė pėr bazė planin e Atisarit! A mund tė mbahet Kosova pas planit tė Atisarit? Mund ta merrni me mend ku do tė pėrfundojė Kosova... Ky, Grup, akoma pa kaluar plani i Atisarit nė Kėshillin e sigurimit, i ka "detyruar" kėta deputetė t'i duartrokasin kėtij plani! Ky Grup, akoma pa u miratuar plani i Atisarit kėrkon zbatimin e tij, veēmas atė pjesėn qė e dimė tė gjithė (pėr pakicėn serbe)! Ky Grup, akoma pa kaluar plani i Atisarit fton njė mision tė Bashkimit evropian. Nuk e ka pyetur kush pėr kėtė punė, por po bėnė sikur po e fton kėtė mision! Unė do tė isha kundėr kėtij misioni dhe kundėr cilitdo mision tjetėr pa u zgjidhur statusi i Kosovės (pavarėsimi i plotė i Kosovės nga Serbia). Ky Grup (negociator), nė vend se tė angazhohej pėr kthimin e shqiptarėve, njė milionė shqiptarė janė shpėrngulur vetėm nga viti 1981 dhe jetojnė nė njė gjendje tė rėndė si refugjatė nė tėrė botėn, pastaj pėr ēėshtjen e muhaxhirėve tė dėbuar para 130 vjetėsh nga vatrat e tyre, u angazhua t'i kthejė ata qė dihet se ēfarė i bėnė Kosovės dhe popullit shqiptar!

Rusia dhe Serbia kėrcėnojnė vazhdimisht me luftė Kosovėn. Kėrcėnimet e tyre i pėrsėrisin pėrditė. Ato i ka bėrė Koshtunica edhe nė Kosovė! Grupi negociator, nė vend se t'u thotė: "Nėse doni fqinjėsi tė mirė, nėse doni paqe, ja ku e keni Kosovėn pėr paqe. Nėse doni tė luftoni pėr njė krahinė qė kurrė nuk ka qenė e juaja (Kosova historikisht ka qenė shqiptare, madje deri nė Nish), luftė do tė keni", kėta i thonė: "Nuk ėshtė mirė qė po na kėrcėnoni, sepse jetojmė nė kohė demokracie dhe paqeje, pastaj i thonė se ėshtė bajat, marre...". Por, Serbia marre s'ka hiē. Ajo nuk do t'ia di pėr marre.

Njė ēėshtje tjetėr qė unė dua ta ngrit kėtu ėshtė ajo e Tiranės zyrtare. Nga kjo foltore e ftoj Tiranėn zyrtare qė t'i marrė pėrgjegjėsitė e saj historike dhe kombėtare, sepse ėshtė e vetmja qendėr, i vetmi shtet qė ka mandat tė plotė pėr Kosovėn. Tirana zyrtare nuk mund t'i ik pėrgjegjėsisė qė ka pėr kėtė vend. Nėse i del zot Serbia, qė e kishte pushtuar dhe masakruar gjatė dyqind, treqind e pesėqind vjetėsh, si mund tė mos i dal zot Tirana zyrtare vendit (krahinės) tė saj? Kjo ishte porosi edhe e miqve tanė, tė cilėt e bėnė edhe publike kėtė porosi...

Unė mendoj, nuk kam asgjė personale me kėtė Grup tė ulur para nesh, por mandati i tyre, tė tillė ēfarė e kishin, ka pėrfunduar me planin e Atisarit. Por, kėta, meqė janė tė "kapur" dhe nuk mund tė japin dorėheqje, propozoj qė ky Kuvend, nėse duam t'i japim mesazhe botės dhe Serbisė se Kosova e ka me gjithė mend tė ketė pavarėsi tė plotė nga Serbia, t'i shkarkojė dhe tė emrojė njė Qeveri tė shpėtimit kombėtar.

Sot, deri sa tė bėhen ato punė, nėse i bėnė ky Kuvend, propozoj tė miratohet edhe njė rezolutė qė rikonfirmon vullnetin e paluhatshėm tė kėtij populli pėr pavarėsi tė padiskutueshme, pėr pavarėsi tė plotė nga Serbia.

17 shtator 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Richard Holbrooke ne Kuvendin e Kosoves (2008-09-10 06:07:00 nga admin4)
[ Opinione ] FJALIM I LEXUAR NĖ MBLEDHJEN PARAKUVENDORE TĖ KUVENDIT MBARĖKOMBĖTAR (2008-06-20 15:10:40 nga admin4)
[ Opinione ] SI DO TĖ DUKET FJALIMI I AHTISARIT PARA PARLAMENTIT? (2008-02-16 04:02:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FJALIMI I VETON SURROIT NGA BISEDEIMET PER STATUS NE BADEN (2007-11-29 16:54:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalim i kryetarit tė komunės nė mbledhjen urgjent tė Kėshillit tė Komunės sė Tetovės (2007-11-11 16:14:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Nait HASANIT nė Kuvendin e Kosovės (2007-08-01 07:44:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Albin Kurtit i mbajtur nė seancėn gjyqėsore tė mbajtur me 6 korrik 2007 Prishtine. (2007-07-06 10:46:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi ne protestėn "Me Ramushin" (2007-05-02 16:10:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i pėrjavshėm i Kryeministrit Ēeku (2007-02-26 09:05:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster