DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» VETĖTIMAT E NJĖ PANAIRI LIBRI
Postuar mė datėn: 2007-06-02 12:12:21 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Intervistė me Abdullah Zenelin,shkrimtar, botues dhe koordinator i panairit tė librit tė Prishtinės

Post festum Panairi tė librit tė Prishtinės

Ose 9 pyetje lidhur me panairin e 9-tė tė librit “Prishtina 2007”

“EPOKA E RE””: Kohė mė parė pėrfundoi panairi i radhės i librit, i 9-ti, “Prishtina 2007”. Ē’mund tė na thuani si njė lloj rezymeje, njė si post festum?

ABDULLAH ZENELI: Po! Nga panairi nė panair ecėm gjithnjė duke e pasuruar si me numrin e botuesve pjesėmarrės, si me sigurimin e ambienteve pėr njė veprimtari normale, si gjithkund nė botė. Njė panair tė mirėfilltė libri e bėjnė botuesit (ekspozuesit), librat, krijuesit e librit, vizitorėt, pėrurimet. Panairi i 9-tė kishte numrin mė tė madh tė ekspozuesve, mbi 120, mė shumė se asnjė panair tjetėr, qoftė ai i Tiranės, i Shkupit, i Ulqinit a i Podgoricės, ose tė secilit nga tė tetė tė mėparshmit tė Prishtinės, kishte shitje enorme, mbi gjysmė milioni euro, qė do tė thotė mbi 200.000 libra, kishte mbi 50 pėrurime librash, si asnjė panair tjetėr shqiptar, kishte mbi 50.000 vizitorė, shkrimtarė sa asnjėherė tjetėr dhe nga tė gjitha trevat shqiptare (Gjirokastėr, Pogradec, Tiranė, Shkup, Shkodėr, Tuz, Preshevė, Bukuresht, Cyrih, Frankfurt e Paris...), ambiente nga mė tė ngrohtat qė mund t’i ketė njė panair, sepse kam mėsuar e frekuentuar disa tė tillė para se tė mėsoj zanatin e organizatorit: Frankfurt (nja 12-13 herė), Bruksel e Gjenevė (disa herė), Paris, Lubjanė, Zagreb e kėshtu me radhė... Nga kėto vende kam mėsuar edukatėn dhe kulturėn mė elementare dhe as sot e gjithė ditėn nuk di kush i organizon ato panaire, ē’emėr fshihet pas tyre, sa pėrfitojnė e kėshtu me radhė, por e di se janė panaire tė mirėfilltė libri si ky i Prishtinės. Por ky yni dallon se tipa tė ndryshėm duan tė intrigojnė gjėra qė s’u takojnė. Nuk merren me librin dhe afirmimin e tij, por shpikin epitete qė nuk denjojnė profesionin e tyre, intrigojnė komplote, duke shfaqur hapur varfėrinė shpirtėrore ...

“EPOKA E RE”: Konkretisht?

ABDULLAH ZENELI: Recidivistė jo tė paktė, qė nuk dua t’jua pėrmend emrat, aq tė padenjė janė, pėrkrahėn veprimtari qė ndodhėn jashtė ambienteve tė panairit nga botues tė pandėrgjegjshėm. Madje pa u bėrė hapja solemne e panairit. Dhe kjo vetėm e vetėm pėr tė minimizuar ecuritė normale tė njė panairi tashmė tradicional dhe tė respektuar, siē e thamė, nga mbi 120 botues, por veprimtaritė paralele na pėrkujtojnė pushtete paralele, tė papranueshme sot e gjithė ditėn nga secili qytetar me njė kulturė dhe dinjitet elementar. Kur kėtij zjarri i fryjnė edhe akademikė, edhe ‘personalitete tė shquara’, atėherė pėrplasjet janė tė paevitueshme. Megjithatė ato nuk u lejuan tė ndodhin nė ditėt e panairit. Sepse panairi pati edhe njė objektiv qė s’e ka asnjė panair tjetėr shqiptar: organizoi njė darkė solemne, falas, me mbi 160 mysafirė, me pika artistike nė 100-vjetorin e lindjes sė Mitrush Kutelit dhe 70-vjetorit tė lindjes sė Anton Pashkut, dy gjenive tė prozės moderne shqiptare, kur aktori i njohur i skenės dhe i filmit, Afrim Kasapolli si dhe aktorja po aq e njohur Safete Rogova deklamuan nėn tingujt e muzikės sė lehtė vargje nga “Poemi Kosovar” dhe Hasi i Thatė. Po nė atė mbrėmje iu dha Ēmimi i Paqes, ēmim ky i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe shtėpisė botuese “Buzuku”, nė vlerė 1.000 euro, shkrimtarit dhe disidentit Adem Demaēi. U nderuan botuesit mė prestigjiozė, qoftė pėr risitė qė sollėn nė kėtė panair, qoftė me pėrgatitjen estetike tė stendės, si kurrė mė parė, qoftė pėr librin shkencor dhe universitar e kėshtu me radhė. Po pėrmendim disa nga tė nderuarit me mirėnjohje: “Onufri”, “Uegen”, “Dukagjini”, “Skanderbeg books”, “Librarium Haemus”, Kolegjit universitar Victory, “Vėllezėrit Tafaj” etj., por edhe deklamimi i mbi 30 poetėve tė Kosovės, Shqipėrisė, Maqedonisė, etj. ndėr tė cilėt do pėrmendja nė mėnyrė tė veēantė Kasėm Trebeshinėn dhe Adem Istrefin...

“EPOKA E RE”: Flitet se s’para pėlqeni tė kritikohet panairi qė ju organizoni?


ABDULLAH ZENELI: Kur flasim pėr njė panair, duhet tė pėrqendrohemi lidhur me panairin. Insinuatat, inatet, pandehmat, intrigat, tė parit vetėm zi tė atyre pak ‘kritikuesve’ qė s’dinė nė fakt ē’ėshtė njė panair, nuk mė bezdisin aspak. Mė bezdis injoranca e tyre, qė ėshtė pėr tė ardhur keq, sepse padija dhemb. Gjithkund dhe gjithkujt i dhemb njė fenomen i tillė. Ta quash lustėr estetikėn e ambienteve tė panairit, njė estetikė qė ka kushtuar mbi 3.000 euro, a nuk ėshtė njė naivitet. Kopertinat e zmadhuara qė i dhanė dukjen mė tė veēantė qė s’e kishte asnjė panair tjetėr, as i Tiranės, as i Shkupit, e tė mos flasim pėr Tetovėn, Ulqinin, Gjilanin e ndonjė tjetėr, u zgjodhėn pa dallim nga botuesit e njohur e tė panjohur. Dhe kriteri i dytė jo i parėndėsishėm: prania e hapėsirės gjithėshqiptare: Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal i Zi, Luginė e Preshevės, Ēamėri, Diasporė...

“EPOKA E RE”: Ka zėra se panairit tė Prishtinės dhe Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės i duhet ndihma nga ekspertė tė organizimit tė panaireve nga Tirana. Ē’mendoni pėr kėtė?

ABDULLAH ZENELI: Ekspertėt e tillė kanė marrė shkollė nga botuesit e Kosovės. Nėse ju mendoni pėr ndonjė tė tillė qė deri nė vitin 1993 s’ka pasur lidhje me botėn e librit, atėherė ndryshon puna. Panairin e Prishtinės e organizon njė staf qė gjithė jetėn ėshtė marrė me librin dhe vetėm me librin. Madje ka ndihmuar lindjen dhe rilindjen e aq shumė botuesve, ju ka dhėnė hapėsirė nė panair pa dallim nė ėshtė i njohur, ekskluziv, apo fillestar. Botuesit e mirėfilltė nuk i frikėsohen konkurrencės, pėrkundrazi e stimulojnė konkurrencėn. Pa konkurrencė nuk ka zhvillim, pa pėrplasje dhe ballafaqim sikundėr tė krijon mundėsi njė panair si ky i Prishtinės, nuk mund tė flitet pėr industri tė librit. Vetėm tė mundurit do tė jargaviten dhe do tė pėrpiqen tė gjejnė qime nė ve. Do tė kėrkojnė diēka nga ky panair, i cili tashmė i ka mbetur historisė, do tė kėrkojnė diēka qė s’ėshtė as mish as peshk, diēka qė ishte po nuk ishte... diēka qė kishte por nuk kishte... Pra njerėz konfuzė me kėrkesa konfuze qė as ata nuk i kanė tė qarta.

“EPOKA E RE”: Megjithatė opinionin e tronditi njė gjest juaji i pahijshėm...

ABDULLAH ZENELI: Ishte vėrtet i pahijshėm, siē po e thoni ju, t’jua them tė drejtėn, me nxitim dhe pa i marrė parasysh rrethanat. Njė veprim i tillė kurrė nuk do tė ndodhte sikur tė mos isha i detyruar! Fundja ishte njė ēėshtje imja personale, e paralajmėruar, duke kėrkuar njė tė drejtė timen qė nuk mund tė mohohet nė botėn e qytetėruar: e drejta pėr tė reaguar ndaj gėnjeshtrave qė serviren pėr qėllime krejt meskine, nga njerėz qė sharjen e kanė profesion dhe pėrfitojnė si mos mė mirė. Njerėz qė zhvatin gjithkah para: nga tė qenit akademik, nga tė qenit (ish-)gazetar, nga tė qenit profesor akademie, nga tė qenit skenarist e dramaturg dhe me tė shara tė fusėsh tekste nė tre-katėr teatro, nga botimi tek botues jashtė Kosove me prirje monopoliste, thuajse Kosova ėshtė njė Eldorado dhe zhvat, shaj e bėj ē’tė duash se s’tė prish tymin njeri, e kėshtu me radhė. Pra, isha i detyruar!

“EPOKA E RE”: Mendoni se, konform kėsaj ēfarė thoni, diēka s’ėshtė nė rregull me veprimet individuale, institucionale, mediatike...?



ABDULLAH ZENELI: Paj, t’ju them tė drejtėn, shoqėri tė pėrkryer nuk ka askund! Megjithatė, falė statusit tė pazgjidhur, institucioneve relativisht tė reja dhe pa staf profesionistė, tendencave monopoliste, akulturimit akut, gazetarėve ‘profesionistė’ qė bėjnė gazetari me njė kurs nate dy-tre mujor dhe me njė diktafon tė sofistikuar, sigurisht se nuk mund tė flasim pėr njė shoqėri tė pėrkryer. Nga vizitat e mia panaireve tė botės kam mėsuar se gjatė zhvillimeve tė panaireve gazeta mė prestigjioze kanė faqe speciale pėr gjithė ē’ndodhė nė panair, nga librat mė pėrfaqėsues, qofshin tė letėrsisė origjinale, tė pėrkthyer, librit shkencorė e akademikė, manualėve e fjalorėve nga mė tė ndryshmit, librit mė tė ri, por edhe bukinistėve e antikuarėve gjithnjė e mė tė kėrkuar, librin pėr mė tė vegjlit, librin shkollor, librin praktik, librin... njė univers mė vete bota e librit, por jo vetėm shtojcat e gazetave qė nė botėn shqiptare s’i bėn asnjeri, por as televizionet nuk kanė emisione speciale, mysafirė tė ēdombrėmshėm... sepse panairi nuk ėshtė i organizatorėve, por ėshtė i librit, pėr librin dhe me librin, me krijuesit dhe konsumuesit e tij. Nėse nė kėtė mes qėndrojnė intrigantėt, megalomanėt, monopolistėt, atėherė pėrplasjet dhe vetėtimat janė tė paevitueshme. Po e pėrsėris: tė paevitueshme. Tė mos harrojmė kėtė fakt: ku ka pėrplasje ka zhvillim, ka identitet, ka diversitet. Monizmi dhe monopoli njė shoqėri, njė botues, njė parti, njė nomenklaturė tashmė ėshtė nė arkivat e sė djeshmes.

“EPOKA E RE”: Po “Buzuku” ē’solli nė kėtė panair?

ABDULLAH ZENELI: Si asnjėherė mė parė: 50 tituj tė rinj tė tė gjitha fushave. Falė tri kredive aktuale, nė fakt njė kredie nė Kasabankė, njė tjetre nė Raifeissen bankė, ku kam edhe njė overdraft nė shumė prej 10.000 eurosh qė mė skadon mė 15 korrik! Pa to do tė isha i falimentuar. Jetojmė me bllokadė tė plotė tė bibliotekave tė Kosovės, duke filluar nga ajo Kombėtare dhe Universitare e deri te ato mė tė skajshmet tė Kosovės. Shqipėria nuk di asgjė pėr librat qė botohen nė Kosovė, ndaj ata qė jargaviten pėr monopol nė Kosovė, tė tregohen vėllezėr tė sinqertė pėr tė qenė i pranishėm libri i Kosovės gjithandej shqiptarisė.

“EPOKA E RE”: Pėrmendėt shkarazi disa shuma jo tė pakta parash. Me ē’fond u organizua panairi?

ABDULLAH ZENELI: Vetėm darka qė pėrmendėm ka kushtuar 2.000 euro, po aq kopertinat e zmadhuara tė mbi 80 librave, pastaj banderolat reklamuese, 6 sosh nė qendėr tė qytetit dhe njė e madhe 15-metėrshe nė hyrje tė panairit, 20.000 qeseve me logo tė panairit, Ēmimi i Paqes, qiraja e panairit, qiraja njėvjeēare e pajisjeve tė panairit (400 stenda dhe po aq mure ndarėse, 400 tavolina, mbi 1000 m2 tepisonė, faqja e internetit (www.panairiilibrit.com) etj. etj. Tė gjitha kėto u bėnė me tė vetmin qėllim: tė shkėlqejė njė panair libri i nevojshėm pėr qytetin dhe qytetarin tonė tė etshėm pėr libėr dhe kulturė tė mirėfilltė. Pavarėsisht ndjenjės sė vetėkėnaqėsisė, kujtoj se ia kemi arritur kėtij objektivi. Pa ndihmėn e Ministrisė sė Kulturės (edhe pse ajo nuk ka kryer detyrimet nga viti i kaluar, nė shumė prej 3.000 eurosh pėr mysafirėt e vjetėm!), e Drejtoratit pėr Kulturė tė Komunės sė Prishtinės, e Kolegjit universitar Victory dhe participimit tė botuesve, panairi mė i lirė i rajonit, nuk do tė ndodhte mrekullia.

"EPOKA E RE”: Pėr fund?

ABDULLAH ZENELI: Panairi i 10-tė, njė jubile i madh i librit tė Kosovės, do tė pėrkojė edhe me 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit, ngjarjes mė tė madhe tė historisė e tė kulturės shqiptare, ku u hodhėn themelet pėr njė alfabet, pėr njė gjuhė, pėr njė komb! Kush shkel mbi kėto vlera, kush i pėrdhos kėto me ēfarėdo mėnyre, shkel nė gjėnė mė tė shenjtė dhe s’ėshtė veēse njė akt tradhtie! Do tė ketė mysafirė nderi, madje edhe kolosė botėrorė dhe tė vendit, por edhe veprimtari tė tjera dinjitoze. Njė borxh yni i vogėl pėr botėn e madhe tė librit!

02.06.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Itali, "Ramazani" arreston 20 shqiptarė pėr drogė (2008-12-03 09:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster