| » Opcionet për artikullin |
|
Eksperti britanik, Michael Wood, ėshtė pėrzgjedhur nga institucionet e Kosovės, pėr t'i prirė ekipit ligjor kosovar para GJND-sė, ku pritet tė shqyrtohet ēėshtja e vlefshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės.
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, me kėtė rast, ka thėnė se pas konsultimeve me presidentin, kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, si dhe me partnerėt ndėrkombėtarė, kanė vendosur qė ekspertit Michael Wood, nga Mbretėria e Bashkuar, t'ia besojnė pėrfaqėsimin e Kosovės para GJND-sė.
"Kemi kėnaqėsinė e madhe tė shpallim se Qeveria e Kosovės, pas konsultimeve me presidentin e Kosovės, z. Fatmir Sejdiu, dhe kryetarin e Parlamentit, z. Jakup Krasniqi, si dhe pas konsultimeve me partnerėt ndėrkombėtarė dhe ekspertėt ligjorė, ka zgjedhur Sir Michael Wood nga Mbretėria e Bashkuar, qė t'i prijė ekipit ligjor tė Kosovės para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė", tha Thaēi.
Kryeministri Thaēi ka pohuar se Michael Wood ėshtė njė nga juristėt mė tė shquar dhe mė tė pėrgatitur ndėrkombėtarė tė sė sotmes dhe, sipas tij, zoti Wood ėshtė i njohur mirė me ēėshtjen e Kosovės.
"Jemi me fat qė ai ėshtė i gatshėm tė paraqesė rastin tonė para GJND-sė. Zoti Michael Wood ka shėrbyer si kėshilltar ligjor nė Zyrėn e Jashtme dhe tė Komonveltit tė Mbretėrisė sė Bashkuar prej vitit 1999 deri mė 2006. Angazhimi i tij njė kohė tė gjatė nė ēėshtjet e sė drejtės ndėrkombėtare tė ndėrlidhura me progresin e Kosovės drejt pavarėsisė, e bėn atė tė kualifikuar nė mėnyrė unike pėr tė pėrfaqėsuar interesat tona kombėtare para gjykatės, dhe kemi besim tė madh nė gjykimin dhe pėrvojėn e tij, ka thėnė Thaēi.
Krerėt me tė lartė tė Kosovės kanė bėrė tė ditur se janė takuar me zotin Wood pėr ta diskutuar rastin e Kosovės dhe paraqitjen para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Ata kanė thėnė se Kosova ka njė rast tė fortė dhe se synojmė tė demonstrojnė para gjykatės se nuk ka asgjė nė shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės qė shkel tė drejtėn ndėrkombėtare.
Ndryshe, presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nė konferencėn pėr media, ka saktėsuar se Kosova me argumentet e veta do tė mbrojė ligjshmėrinė e pavarėsisė nė GJND.
Kosova ka shpallur pavarėsinė e vet dhe do tė paraqesė argumentet e veta si shtet i pavarur. Natyrisht qė ėshtė nė gjykatėn qė tė ketė parasysh argumentet qė i shton pėrfaqėsuesi i Kosovės, nė kėtė rast zoti Wood", tha presidenti Sejdiu.
Pėrderisa pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės kanė shprehur vendosmėrinė e tyre pėr mbrojtjen e pavarėsisė sė Kosovės nė GJND, pėrfaqėsuesi i partisė opozitare, AAK, Ramush Haradinaj, shprehet i pakėnaqur me punėn e udhėheqėsve tė vendit pėr kėtė ēėshtje.
Ka qenė njė goditje e rėndė ajo qė ka ndodhur nė Nju Jork pėr Kosovėn. Ėshtė njė lidership qė ėshtė nė gjumė pėr vete dhe po shfrytėzon njė mekanizėm pėr tė vėnė nė gjumė gjithė popullin dhe i cili nė mėnyrė tė vazhdueshme po mundohet ti minimizojė tė kėqijat qė po i ndodhin vendit", tha Haradinaj.
Sido qė tė jetė, autoritetet mė tė larta tė Kosovės kanė thėnė se gjatė javėve dhe muajve nė vijim, zoti Wood do tė punojė ngushtė me Qeverinė e Kosovės pėr tė pėrgatitur paraqitjen e Kosovės para GJND-sė. Ata kanė thėnė se, nė koordinim me institucionet, ai do tė mbledhė njė ekip ndėrkombėtar ligjor tė kalibrit mė tė lartė.
Arton Konushevci
REL
|
|