| » Opcionet për artikullin |
|
Do tė mblidheshin, nėn po atė diell, nė po atė tokė qė flet shqip qėkurse e krijoi Zoti, me kushtrimin e tė parėve, me respektin e tyre dhe po nga ato vise si 130 vjet mė parė nė Prizren. Durrėsi, qyteti i lashtė dhe i ri, mė datat 14 e 15 qershor, u bė qendra e shqiptarisė, sepse atje u zhvillua tubimi paraprak i Kuvendit Mbarėkombėtar, qė shumėkush e quajti Lidhja Shqiptare e Prizrenit Nr 3. Hotel Bujtina Romana qė ndodhet nė afėrsi tė detit me pronar atdhetarin Zef Ēupi, i mblodhi si nė gji tė Zotit, bijtė e Nėnės Shqipėri Etnike nga tė gjitha trojet e saj, sepse ata janė bijtė e Shqipes dhe jo tė qyqes! Janė nga Presheva, Medvegja, Mitrovica, Drenica, Prishtina, Gjakova, nga Ilirida, Shkupi, Tetova, nga Konica,nga Ēamėria, nga Mali i Zi! Nga Tirana, Fieri, Himara, Durrėsi, Vlora, Tepelena, Tropoja e tė gjitha trevat e trungut amė! Tė katėr vilajetet si katėr drejtimet e horizontit bashkoheshin jo vetėm me gjakun dhe zjarrin e zemrės, por edhe me sloganin: Njė komb, njė flamur, njė shtet! Askush nuk na i lidh dot ėndrrat, askush nuk na e vret dot amanetin e tė parėve tanė pėr tė qenė tė bashkuar, se amanetin si thotė populli ynė nuk e tret as dheu! A nuk lanė kėtė amanet tre heronjtė tanė kombėtarė qė si njė emblemė e pėrjetėsisė, e ciklit tė pranveror tė hėnės dhe riprodhimit tė jetės, formojnė njė trini, si njė pėrllogaritje hyjnore, me datėn 28 dhe muajin nėntor! A nuk lanė kėtė amanet Skėnderbeu dhe Ismail Qemali, nė dy Nėntorėt e parė!? A nuk la kėtė amanet Adem Jashari qė lindi po nė 28 Nėntor dhe shkoi nė pėrjetėsi duke kėnduar himnin kombėtar : Rreth Flamurit tė Pėrbashkuar/ Me njė dėshirė mė njė qėllim/ tė gjithė atje duke u betuar/ tė lidhim besėn pėr shpėtim! Shpėtimi ynė ėshtė bashkimi, ndaj nė kėtė tubim, ku u mblodhėn e kuvenduan shqip rreth 200 burra e gra, qė nė ēelje tė tij nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqatės Atdhetare pėr Identitet dhe Bashkim .Kombėtar, (SH.A.I.B.K)Genc Llakaj, u kėndua po ky himn kombėtar dhe u mbajt njė minutė heshtje pėr tė rėnėt e Atdheut qė ranė me tė nė gojė e u mbuluan me Flamurin Kombėtar!
Mė pas fjalėn e mori Prof. Dr. Hulusi Hako, Kryetar i Shoqatės Atdhetare Mbarėkombėtare pėr Identitet dhe Bashkim Kombėtar, i cili pėrveē pėrshėndetjes sė tij pėr kėtė tubim qė i rrit nderin Durrėsit, Shqipėrisė dhe shqiptarėve kudo qė ndodhen, lexoi dhe fjalėn pėrshėndetėse tė Pr.Dr. Sulejman Mademi nga Durrėsi, i cili nė pamundėsi pėr tė ardhur personalisht, shkruante se organizimi i kėtij tubimi ėshtė vetė shėndeti i qytetit tė Durrėsit. Mė pas fjalėn nė emėr tė kryesisė sė Kuvendit Mbarėkombėtar, me porosi tė kryetarit tė saj Gjeneral Kudusi Lama, e mori Sekretari i Pėrgjithshėm i saj z. Gafurr Adili, i cili dhe e drejtoi atė nė tė dy ditėt. Ai falėnderoi tė pranishmit dhe bėri tė ditur se mbledhja ishte e ndarė nė tre seanca plenare. Nė emėr tė Kryesisė sė Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėkombėtar, zoti Adili lexoi Raportin e Punės sė kėtij Kėshilli, qė nga themelimi i tij mė 25 Nėntor 2006 te Hotel Tirana nė kryeqytetin shqiptar ose nė Piemontin e ēėshtjes kombėtare shqiptare siē e quante Tiranėn, i pavdekshmi, maja e vetėdijes historike mbarėshqiptare Ukshin Hoti, deri nė Mbledhjen Parakuvendore tė Kuvendit Mbarėkombėtar. I madhi Ismail Kadare thotė se mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi prandaj dhe zoti Adili, pėrshėndeti nė mėnyrė tė veēantė pėr praninė e tyre zotėrinjtė: Prof. Dr. Hava Ismajli, dekan nė Fakultetin Juridik-Prishtinė, Prof. Dr. Musa Limani rektor nė Universitetin UNIVERSUM Prishtinė, Prof. Dr. Sabri Kadriu po nė Prishtinė, albanologe Sabrie Prekaj, Pr. Xhavit Dalloshi nga Kaēaniku me banim nė Gjermani, Pr. Dr. Adem Hajdaraj deputet nė Kuvendin e Kosovės, Ali Lajēi Deputet i Kuvendit tė Kosovės, Hasan Muja Deputet i Kuvendit tė Kosovės, Pr.Hysni Shaqiri (BDK-Maqedoni); Osman Musliu, Nasėr Shatri, Hamit Ademi, Pertit Kodra, Emil Kastrioti, etj si veprimtarė tė pėrkushtuar tė ēėshtjes sė ribashkimit kombėtar, si dhe pėrfaqėsuesit e familjeve tė dėshmorėve si Hysni Elshani, Ramadan Berisha i familjes sė Tahir e Rifat Berishės nga Drenica. Nė pėrshėndetjet me kėtė rast, nisjen e bėri zoti Ibush Hetemi, kryetari i degės SH.A.I.B.K nė Kosovė i cili ndėr tė tjera tha se mendova se do tė fillonte nga Tirana, por Shqipėria ėshtė njė. Njė Shqipėri andej, njė Shqipėri kėtej duke vijuar se shqiptarėt e Kosovės duan tė jenė tė bashkuar me Shqipėrinė. Po ju kujtoj njė ngjarje tė viteve tė shtatėdhjeta, ku njė gazetė franceze kishte botuar njė shkrim pėr shqiptarėt dhe kishte vendosur tė pikturuar Flamurin Shqiptar me shqiponjėn me dy koka, ku njėra kokė godiste tjetrėn kokė. Prandaj ne kemi marrė njė vendim : Mjaft mė, me dy koka qė hahen, mjaft mė me dy rrugė, mjaft mė me dy alternativa, njė alternativė ka dhe kjo ėshtė ribashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet ! Njė komb, njė flamur, njė shtet!
Kolonele Shyhrete Gosalci nga Prishtina ndėr tė tjera tha se qė tė arrihet bashkimi duhet tė emancipohemi nė njė Akademi Kombėtare Shqiptare, sepse kanė ndodhur ndryshime tė mėdha akademike dhe pėrpjekjet tona kanė qenė nė relacion tė fshehtė ndaj vijoi ajo mė mirė do tė ishte se pėr Ribashkimin e Shqipėrisė duhet tė vėmė nė dispozicion virtytet dhe tė gjithė potencialin tonė ekonomik, diplomatik, kulturor etj.
Nga Himara kishin ardhur si pėrfaqėsues vėllezėrit Lefter e Kristo Ēipa, studiuesi nga Dhėrmiu Foto Bixhili dhe fjalėn nga kjo krahinė e mori Kristo Ēipa kryetari i degės SH.A.I.B.K nė Himarė, i cili tha se Duke marrė rrugėn nga Himara pėr nė Durrės, sė bashku me vlonjatė tė tjerė, kujtuam faktin se nė vitin 1389, pėrfaqėsuesi i Himarės Gjergj Stresi me luftėtarėt e tij, ishte nė betejėn e Fushė-Kosovės, betejė qė serbėt kanė dashur ta bėjnė tė tyre, por ishim ne shqiptarėt qė mbrojtėm Ballkanin dhe trojet tona. Mė vonė, nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, krahina e Himarės u pėrfaqėsua nga Odise Nesturi mik i Abdyl Frashėrit dhe shokėve tė tij qė ishin nė parinė e kėsaj lėvizjeje. Pėr pesė shekuj robėri, Ballkani ishte nėn Turqinė, ndėrsa kjo pjesė ishte shqiptare. Himarjotėt si shqiptarė tė vėrtetė u dalluan si mbrojtėsit kryesorė tė trojeve tė tyre shqiptare, ishin ndėr tė vetmit qė ruajtėn tė drejtėn e shqiptarėve. Nė kėto momente dhe me pak dhimbje them se kemi edhe ujėra tė turbullta qė do ti pastrojmė nga gjaku ynė, ka njerėz qė e mohojnė gjakun e tyre shqiptar, por do tė ngelen si pjesė e errėt e historisė. Himara sė bashku me Vlorėn ėshtė nė linjėn e bashkimit tė trojeve shqiptare. Tė gjitha tezave qė duan ta quajnė kėtė bashkim Shqipėri tė madhe dhe me emra tė tjerė ne u pėrgjigjemi me kėngėn tonė tė Himarės : Ne skemi ėndėrr tė madhe/ Aq, sa ka folenė Shqiponja / Shqipėria natyrale/ Katėr vilajetet tona!
E gjithė salla shpėrtheu nė duartrokitje tė forta, tė cilat vazhduan edhe kur e mori fjalėn
pėrfaqėsuesi i Tepelenės, z. Qemal Danaj, i cili ndėr tė tjera tha se Tepelena ka qenė pėr sloganin Njė komb, njė flamur, njė shtet dhe se nga ky qytet kanė rrjedhur lumenjtė e lirisė ndėr kohėra. Ndėrsa kryetari i Shoqatės Atdhetare Kulturore Shpiragu, z. Ahmet Velēani nė fjalėn e tij tha se Unė vij nga zona ku Rrapo Hekali i hapi luftė Turqisė, kėsaj perandorie tė madhe. Shoqata jonė ka pėr objektiv bashkimin e kombit nė njė tė vetėm dhe ky tubim sot ėshtė njė takim i mirėpritur nga shqiptarėt gjithandej sepse gjithēka ėshtė e mundur po tė jemi bashkė nė qėllimin tonė.
Mulla Osman Musliu nga Drenica tha se shpesh herė slogani Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria na ėshtė dukur shumė i bukur, mirėpo ne jemi tė krishterė e myslimanė, festojmė Bajram e Pashkė veē e veē, por Shqipėrinė e kemi bashkė. Kjo ėshtė vendlindja jonė. Shqiptarėt kane tri fe, por kanė njė Atdhe.
Nė tė njėjtėn linjė me tė ishte nė pėrshėndetjen e tij edhe zoti Ali Lajēi, deputet nė Kuvendin e Kosovės kur tha se Ne duhet tė vazhdojmė atė qė anatomia e shpirtit tė Skėnderbeut thoshte, se po tė jemi tė bashkuar ėshtė bėrė Shqipėria.
Veprimtari i devotshėm i ēėshtjes shqiptare z. Emil Kastrioti tha se vjen prej vendit ku ruhen tė pacenueshme doket, zakonet shqiptare, pasardhėsit e Skėnderbeut ku tė mirės, i thonė tė mirė dhe tė keqes i thonė tė keqe. Aty doli legjendari Adem Jashari e sot Kosova jeton pa shkjaun. Po punojnė e veprojnė pėr Bashkim Kombėtar. Rroftė Shqipėria Etnike! Z. Ramiz Shabani, me origjinė nga Ēamėria martire pėrfaqėsues i Shoqatės Ardhmėria Shqiptare-dega Vlorė, pasi uroi qė punimet e kėtij Kuvendi tė kalonin me sukses, recitoi disa vargje tė Naim Frashėrit: Gjuha e perėndive le tė na bashkojė tė gjithėve pėr njė Komb, njė Shqipėri, njė Atdhe. Mona Agrigoriaei, publicistja dhe veprimtarja e shquar shqiptare nga Rumania, e cila pėr shkak tė shkrimeve tė saj realiste mbi ēėshtjen shqiptare e veēanėrisht pėr pavarėsinė e Kosovės ka rrezikuar edhe burgun nė Rumani tha se: Kam lindur nė Rumani, por mė kanė bėrė tė ditur origjinėn time shqiptare shtatė breza dhe kjo mė detyron tė jem shqiptare. Jam krenare qė jam shqiptare! Mona Agrigoriaei me njė mjeshtėri tė fjalės sė shkruar, emocionin dhe lotėt e saj, ndėrsa pėrmendte tė gjitha vlerat e Shqipėrisė, Pirros dhe Teutės, u a pėrēoi gjithė tė pranishmėve duke thėnė se e dua Shqipėrinė me gjithė zemėr e zjarr tė pashuar, kam pėr detyrė qė jetėn tia pėrkushtoj Atdheut tė dashur, Shqipėrisė. Njė trup pa kėmbė e duar, smund tė lėvizė i lirė. Potenciali i gjithė shqiptarėve ėshtė nė Shqipėrinė Etnike. Ne shqiptarėt nuk duhet tė rrimė tė pėrēarė se sduhet tė na humbė potenciali ynė. Tė gjithė zotėrinjtė duhet ti rikthejnė sytė Kombit dhe aspiratave tė tij, siē edhe e ka shkruar Kushtetuta e Shqipėrisė. Rroftė Kombi Shqiptar dhe Shqipėria Natyrale!
Ndėrsa Tom Coli, sekretar i Ballit Kombėtar pėr Diasporėn pėrshėndeti Kuvendin dhe tė pranishmit me sloganin: Pa Kosovė e Ēamėri, nuk do tė ketė as Shqipėri!
Dr. Sali Bytyēi nga Prizreni theksin e vuri tek bashkimi shpirtėror i shqiptarėve duke thėnė se Sa mė parė tu themi jo ndarjeve lokale. Jemi vėllezėr nė Shqipėrinė e Bashkuar Etnike. Prizreni legjendar para katėr ditėsh ju pėrshėndeti me motivin qė sa mė parė tė jemi njė Shtet i Bashkuar. Gėzuar nė bashkimin shqiptar qė nga sot
Mbas poezisė sė Naim Frashėrit qė thotė se qė kur lindi diell e hėnė/ Shqipėria kėtu ka qenė/ Nga e gjithė bota mbarė/ neve jemi mė tė parė tė recituar nga Simon Njekaj, fjalėn e mori Prof. Dr. Sabri Kadriu, i cili me gjykimin e shėndoshė dhe racional tė njė ekonomisti iu drejtua tė pranishmėve me pyetjet : Pse tė jemi viktima tė Lindjes, eksperiment i Evropės, simboli sakrifikues i botės? Operacionalizimi i detyrave tona ėshtė i vlefshėm ndaj dhe duhet tė konkretizojmė planet tona mbarėkombėtare. Si mund ta realizojmė kėtė? Nuk mund tė justifikohet e tė tolerohet kjo situatė. Ec pėrpara nėse dėshiron, por ku po shkon? A e dimė ku shkojmė? SH.B.A rrezaton me demokraci dhe me ekonomi sepse ka vėnė nė punė potencialin intelektual, por edhe ne do tė angazhojmė inteligjencėn e shqiptarėve se ajo ekziston. Duhet ta mbledhim inteligjencėn shqiptare nė njė kongres nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. A jemi ne kėtu dhe ju tė kryesisė ata qė do mobilizojnė gjithė kėtė forcė pėr njė vizion dhe ecje pėrpara? Jam i bindur se me tė gjitha resurset shqiptare qė i kemi, me njė program tė mirė, me kėtė rini dhe mobilizimin e inteligjencės dhe me program tė qartė operativ, do tė jemi nė rrugė tė drejtė nė se angazhohemi tė gjithė dhe ne shqiptarėt do tė kontribuojnė nė prodhimin e tė mirave materiale jo vetėm kombėtare por edhe ndėrkombėtare.
Dhe si pėr ta ndryshuar paksa kėtė atmosferė akademikėsh, Lefter Ēipa nga Himara tha se pėr kėtė kuvend kam si pėrshėndetje njė poezi me flakėrimėn e gjakut tim shqiptar. Unė do ta quaja kėtė shenjtėrim tė sotėm si Kuvend tė kuvendimit tė shqiptarizmit. Sot ėshtė dita e kombit dhe e kėngės sė tij. Ne tė gjallėt qė tė tėrė, /pranė flamurit tė shenjtėruar,/ ti rrimė kombit nė kėmbė,/ tė pavdekshmit pėr tė nderuar/ tė pavdekshmit e kėtij kombi / nga dheu ngrihen e flasin/ prandaj zogjtė e zinj tė korbit/njėri tjetrin le tė vrasin
Zonja Sabrie Prekaj, albanologe, tha se ju pėrshėndes me fjalėt e kėtij slogani : Njė komb, njė flamur, njė shtet! Adem Jashari para se tė vdiste tha vetėm kėtė fjalė : Mė mirė tė vdes unė se sa Kosova! Ndėrsa Prof. Dr. Musa Limani me origjinė nga Presheva, vendin pėr tė cilin i madhi Ēabej thotė se e flet pėrsosur Shqipen e pastėr, pėrshėndeti kryesinė duke thėnė se kam nderin tė jem nė mesin tuaj nė njė tubim tė madh historik ku flitet pėr bashkimin gjithėkombėtar. Unė nuk mund tė gjej fjalė mbas asaj qė foli motra jonė nga Rumania. Ėshtė e vėrtetė qė historia pėr kombin tonė ishte e hidhur, na ndau dhe i vetmi shtet nė botė, i cili nga katėr anėt e horizontit kufizohet me elementin e saj etnik. Edhe ne po na troket liria, edhe ne pasardhėsit e ilirėve kemi tė drejtėn e vetėvendosjes siē e kanė edhe tė tjerėt. Ata, tė cilėt na copėtuan, gradualisht duhet tė na bashkojnė. Unė me kėtė rast do tė citoja rilindėsin tonė Faik Konicėn, i cili ndėr tė tjera thotė: Nė qoftė se jemi tė ndarė, e mundura bėhet e pamundur, nėse jemi tė bashkuar, e pamundura bėhet e mundur. Edhe pėr njė term ju kisha lut, nuk duhet pėrdorur termi Shqipėri e madhe. Koncepti dhe teza Shqipėri e madhe, vėllezėr ėshtė sllave, prandaj ne nuk duhet ta pėrdorim. Ne kemi Shqipėrinė etnike qė tha zotėria nga Himara, qė tokat tona shqiptare janė aty ku bukės i thuhet bukė, e ujit i thuhet ujė. Nuk ka as term Shqipėri e madhe as Shqipėri tė vogėl ka vetėm Shqipėri etnike. Rroftė Shqipėria Etnike!
Nevzat Bozhani, pilot, kolonel nė rezervė, nga Dukati i Vlorės e mori fjalėn dhe nė emėr tė sloganit Njė komb, njė flamur, njė shtet pėrshėndeti duke thėnė se ky ėshtė njė slogan i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Shqipėria ka bėrė shumė pėr ne tė gjithė, po ēfarė do bėjmė ne pėr Shqipėrinė qė ajo tė mos jetė mė e copėtuar. Prandaj ky tubim ėshtė tubim fisnikėsh.
Shyhrete Gosalci nė pėrfundim tė seancės filloi tė kėndojė kėngėn Tė thėrret Prizreni mori Shkodėr dhe salla pushtohet nga duartrokitje tė shumta nga tė gjithė tė pranishmit qė e shoqėrojnė atė nė kėngė.
Adem Lipa nga Burimi nė seancėn e dytė tha se Jemi njė komb, njė flamur jemi, por, njė shtet nuk jemi. Ky kuvend tė merret me mbrojtjen e ēdo shqiptari pėrmes organeve ku ndodhen dhe ti ketė parasysh kėto gjėra. Tu themi mjaft mė gjakderdhjeve vėlla me vėlla pėr pozita dhe interesa me njėri-tjetrin. Tu bėhet me dije se ai qė bėn kėshtu, nuk do tė quhet as shqiptar. Mė pas Pr.Hysni Shaqiri, (BDK-Maqedoni), i cili la karrigen e tij si deputet nė Kuvendin e Maqedonisė dhe mori armėt pėr tiu bashkuar UĒK-sė tha se kjo rrugė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe kėrkon konsulta nė nivel tė qendrave gjithėkombėtare nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, etj, dhe kėtė ide, njė ditė prej ditėve do e bėjmė realitet. Maqedonia dhe shqiptarėt e saj kanė nevojė qė tė jenė nė bashkėpunim me strukturat mė tė denja e tė pėrgatitura nė rrafshin kombėtar. Kjo kėrkon sakrificė dhe ne duhet tė mobilizohemi tė gjithė. Unė propozoj hartimin e njė programi nė njė kuvend mbarėkombėtar dhe se kjo strukturė do tė ketė pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr njė ēėshtje qė po rrezikohet dita ditės. Tokat tona fatkeqėsisht vazhdojnė tė tkurren. Ne duhet tė vazhdojmė rrugėn e idealit qė kanė pasur e na kanė lėnė trashėgim dėshmorėt e Luftės sė Kosovės, Preshevės, Bujanocit , Medvegjės e tė UĒK . Duhet tė hartojmė njė program pėr tė gjithė Maqedoninė dhe Kumanovėn ku ka shumė shqetėsime, sidomos nė vendet ku kjo ēėshtje ėshtė e rrezikuar. Pėrkrahjen do e keni tonėn, shqiptarėt do tė jenė tė mobilizuar, nė Maqedoni, nė Preshevė e nė Bujanovc. Nuk duhet vetėm ti qajmė tokat tona, por janė bėrė gabime qė ne na kushtojnė. Ky kuvend duhet tė mbartė njė detyrė qė nesėr ti bėj punė se do tė na gjykojė e do tė na dėnojė historia. Gjeneratat qė do tė vijnė do tė na gjykojnė ne edhe punėn tonė. Programi duhet tė trajtojė me ekspertizė tė saktė. Lidhja e Prizrenit u organizua nga pak intelektualė dhe ka shėrbyer shumė pėr ēėshtjet e fateve tė Shqipėrisė. Punė tė mbarė Kuvendit. Unė jam shumė optimist qė do tė punojmė deri nė vdekje, se vetėm kėshtu mund tė ecim pėrpara.
Semal Veseli, nga Prizren tha se Detyrat qė ngarkohen duhet tė kryhen. Edhe nėse nuk marrim detyra pėr tė punuar pėr ēėshtjen e Shqipėrisė Natyrore. Obligim i joni me e mbrojt, me e rujt dhe me ia lėnė pasardhėsve tė saj.
Pėrfaqėsuesi i Shoqatės Ēamėria z. Servet Mehmeti tha se Populli shqiptar i Ēamėrisė ėshtė popull martir. Padrejtėsitė nė njėrėn hapėsirė e nė tjetrėn duhet tė korrigjohen. Shqiptarin e kanė sulmuar, grabitur, e kanė pėrzėnė. Baza e punės duhet tė jetė e studiuar, e sistemuar, kush kemi qenė, ēfarė na u bė, ēpėsuam dhe ēkėrkojmė? Tė drejtėn e trojeve tona, Shqipėrinė qė ka ekzistuar tia kėrkojmė faktorit ndėrkombėtar. Strukturat e kėtij funksioni duhet tė bėhen tė fuqishme me njė platformė mbarė-shqiptare.
Si qendėr tė mbajtjes sė Kuvendit Mbarėkombėtar, pati shumė diskutime disa thanė pėr Shkupin, disa Prizrenin, disa Pejėn dhe disa vende tė tjera tė Shqipėrisė. Hajdar Hoxha nga Kruja propozoi Lezhėn, Besnik Velaj, nga Vlora tha se ne kemi mundėsi qė edhe nė Himarė ta bėjmė se shoqata i ka tė gjitha tė drejtat ligjore.
Datat e mbajtjes sė Kuvendit Mbarėkombėtar do tė jenė 25, 26, 27 Nėntor 2008.
Vendin e mbajtjes sė Kuvendit Mbarėkombėtar ta caktojė Kėshilli Organizativ i Kuvendit Mbarėkombėtar.
Z. Halil Katana, kolonel rezervė tha se Sikur nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė ishte vetėm gjysma e kėtyre intelektualėve qė janė sot nė sallė, ēdo tė ishte bėrė atje? Sot duhet tė ishin politikanė, diplomatė, intelektualė, etj. shumė mė tepėr, edhe nga ata qė janė betuar para flamurit kombėtar mbi gjakun e dėshmorėve. Harrėm buka atyre qė e shkelin kėtė betim!
Prof. dr. Agim Koēollari, pėrfaqėsues i Shoqatės Kosturė-Konicė tha se Sot po flitet shumė pėr ēėshtjen shqiptare. Maqedonia kėrkon fshatrat tona. Ne kemi trojet tona dhe nuk po i kėrkojmė. Nė kėtė platformė mbarėkombėtare nuk synohet pėr gllabėrim territoresh, por tė rikthehemi nė trojet tona. Krahina e Toplicės pėrbėn territorin sa territori i Kosovės aktuale, pėrfaqėsuesit e tyre do tė jenė nė Kuvendin Mbarėkombėtar. Kėtu flitet shqip, mendoj tė ndėrpresim luftėn brenda llojit.
Prof. Dr. Hasan Muja, dekan i Fakultetit tė Gjakovės tha se ėshtė me rėndėsi tė dihen edhe faktet historike, pa deformime nga ekipet punonjėse qė do tė formojė Kėshilli Organizativ mbi baza profesionale, shkencore dhe qė do tė bashkėpunojė edhe nė relacione ndėrkombėtare pėr njė politikė globale qė zhvillohet nė rajon e nė botė e mė gjerė nė konsultat e ndryshme mbi baza shkencore.
Riza Jonuzi nga Kumanova e Iliridės, ish luftėtar i UĒK tha se Vij pėr tė mbėshtetur mbajtjen e kuvendit dhe ky takim do tė jetė nė kujtesėn time dhe kjo vjen me plagėn time tė dytė pėr idealin e bashkimit kombėtar.
Luljeta Hetemi, mjekja nga Drenica qė ėshtė shkolluar dhe punon po nė Tiranė thotė se pėrfaqėsoj njė pjesė tė emocioneve tė Drenicės, tė mos ekzistojnė kufijtė dhe tė jemi bashkė. Nė pushkėn e Adem Jasharit gjithmonė ka pasur njė refren pėr Shqipėrinė etnike. Diskutimet vazhduan gjatė nė tė tre seancat, pėr tė arritur njė akademi tė pėrbashkėt mbarėshqiptare, njė abetare tė pėrbashkėt, njė platformė me mision tė pėrbashkėt: Minimizimi i pėrēarjes shqiptare, tė formojmė organizma gjithėkombėtarė, ekonomistė, juristė, specialistė gjithėpėrfshirės etj, pėr tė bėrė njė komision tė pėrbashkėt tė ekspertėve me strategji tė zhvillimit, pėr tė fuqizuar kombin tonė. Tė gjithėve u takon kjo pėrgjegjėsi historike pėr ēėshtjen tonė kombėtare. Z. Limani tha se duhet tė fillojmė tė konkretizojmė proceset integruese. Objekti mė madhor: Autostrada Durrės-Prishtinė, paraqet aksin qė ndodhen tė gjithė shqiptarėt. Tė sakrifikojmė pėr tė kontribuar pėr kėtė ēėshtje se ėshtė shumė kryesore.
Ramadan Berisha qė vinte pėr herė tė parė nė Shqipėri tha se tani qė pash Shqipėrinė, dhe sa e bukur e sa ndryshe nga gėnjeshtrat e propagandės ėshtė, thashė se Shqipėria ėshtė bėrė Evropė. Jam i kėnaqur qė e pashė kėshtu ndaj ska problem nė se vdes se do vdes i kėnaqur qė ia arritėm kėsaj dite. Kur e kalova kufirin shqiptaro-shqiptar me njė dokument qė i ka skaduar afati, u binda se ka filluar procesi i bashkimit. Ja ky ėshtė bashkimi.
Ky ėshtė bashkimi vėrtet de facto por pėr ta bėrė de-jure u shtuan dhe radhėt e kryesisė me njerėz tė pėrzgjedhur, talente nė fushat e tyre dhe heronj tė shqiptarizmės. Nė krye qėndron gjen. Kudusi Lamaj dhe mbas tij vijnė njė sėrė akademikėsh, rilindėsit e rinj qė zbatojnė amanetin e rilindėsve tė parė: Pėr mėmėdhenė me pushkė dhe penė. UĒK-ja e pėrdori pushkėn dhe qėlloi nė shenjė, tani ėshtė radha e penės. |
|