DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» QĖ NGA AJO NATĖ NUK U PAMĖ MĖ KURRĖ ME FADIL VATĖN
Postuar mė datėn: 2008-04-23 03:40:13 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Afrim Morina

Fadilin e njihja qė kur ishte maturant. Nė atė kohė, viti 1979, kisha filluar ta pėrgatis dramėn “Mulliri i Kost Bardhit” me maturantėt e gjimnazit “Jeta e Re” nė Therandė. Nxėnėsit qė i kisha pėrgjedhur nėpėrmjet audicionit, ishin edhe nxėnės tė mirė nė mėsime. Rolin e mullisit ia kisha dhėnė Fadilit, ndėrsa nė rolet tjera luanin edhe Ibrahim Shala, Halil Krasniqi e tė tjerė. Mundohesha qė aktorėt tė mishėroheshin me personazhet. Nėpėrmjet roleve mundohesha ti pėrgatiti pėr njė luftė nė tė ardhmen pėr ēlirim dha bashkim kombėtar. Provat mbaheshin nė lokalet e shkollės dhe shkonin sipas dinamikės qė kisha paraparė. Rolet jo vetėm se ishin mėsuar mirė, por kėta maturantė aq bukur bartnin mesazhin e personazheve, sa nuk ka ndodhur qė ndonjėherė tė shkoj me pėrtesė nė ushtrime. Gjatė pauzave apo kur mbaronim provat, ndaleshim edhe nė biseda tė lira, por kryesisht ato bėheshin rreth dramės, edhe pėr situatėn politike e sociale. Nga ato biseda dhe nga qėndrimi i tyre e kam vėrejtur se, pothuaj e gjithė trupa, ishin tė gjallė, tė informuar dhe tė pėrgatitur pėr jetė.


Fadil Vata

Njėherė rastisi qė Ibrahimi, si mė i moshuari prej tyre, shkarazi tė pėrmend edhe veprimin ilegal. Mendova se kjo ishte mė tepėr si frymėzim i tematikės sė dramės, harmonisė sė trupės dhe gjuhės sė pėrbashkėt qė kishim gjetur. U bėra sikur nuk ēonte peshė te unė kjo dhe se nuk mė interesonte. Ishin kohė tė vėshtira dhe pėr njė pakujdesi tė vogėl pėsonte njeriu nga UDB-a. Unė i kisha nja dy konfirmime zyrtare se isha i papėrshtatshėm moralo-politikisht, ngase veē kisha qenė i burgosur mė 1974, kur kisha konkurruar nė Radi tė Prishtinės dhe nė fabrikėn e gomės “Ballkani” nė Therandė, si gazetar. Prandaj mė duhej tė ruhesha shumė.
E bėmė dhe provėn e parė gjenerale. Isha shumė i kėnaqur me aktrimin, seriozitetin dhe kostumografinė, qė secili e kishte sjellė nga shtėpia, sipas asaj qė u kisha preferuar.
Njė mėngjes shkova nė shkollė pėr tė caktuar terminin pėr provėn e dytė gjenerale, por tash nė shtėpinė e kulturės, pasi kisha marr pėlqimin prej drejtorit tė saj. Te shkallėt e shkollės mė ndalėn dy maturante, tė cilat edhe ato ishin tė angazhuara nė dramė dhe mė treguan se dy ditė mė herėt kishin qenė tė arrestuar pothuaj tė gjithė anėtarėt e dramės. Tė tjerėt i kishin liruar pos Ibrahimit. Treguan edhe pėr sjelljen jonjerėzore e brutalitetin qė kishin treguar organet e hetuesisė, duke mi treguar edhe plagėt.
E gjeta njė nxėnės qė tė zėvendėsonte Ibrahimin dhe pėrkundėr pėrpjekjeve pėr ta shfaqur dramėn, nuk mė lejuan, edhe pse nuk ma thanė arsyen, kjo u nėnkuptua vetvetiu. Sa isha nė burg mėsova nga Halili, tė cilin ma prunė nė dhomė, se edhe Fadili ishte burgosur gjatė shėrbimit ushtarak me disa shokė tė tjerė. Kur doli nga burgu u takuam, se tash veē me Riza Vatėn kishim krijuar shoqėri. Nuk e kam ndėrmend tė flas pėr personalitetin e tij, kur tė gjithė bashkėveprimtarėt e tij e kanė ēmuar pėr zgjuarsi, guxim, punėtor dhe njohės i mirė i rrethanave politike e sociale tė kohės. Kishte rėnė nė kontakt me udhėheqės tė LPRK dhe shumė shpejt ishte ngrit nė nivelin e udhėheqėsit, sigurisht nga virtytet qė i kishte. Edhe unė kisha lidhjet e mia me diasporėn dhe kisha filluar tė krijoj rrethin e veprimtarėve.
Njė ditė mė vjen nė shtėpi Murat Bytyēi, me tė cilin asnjėherė nuk kisha ndejtur mė parė, por e njihja si ish tė burgosur dhe shok tė Fadlit. Pas njė bisede qė bėmė, mė ofroi njė grumbull traktesh pėr ti shpėrndarė. I mora dhe shpėrndarja u bė me sukses nė atė pjesė qė kisha premtuar se do ta kryeja. Mė erdhi edhe njė ditė tjetėr po me tė njėjtin mision. E shikova dhe i thash:
- Herėn e parė i mora, sepse e kam ditur se doni pėr tė mė sprovuar. Kėtė herė nuk do t’i marri dhe tregoju shokėve, se unė nuk e kam moshėn pėr shpėrndarje tė trakteve. Koha e kaluar nė burg, kjo pas burgut dhe shpėrndarja e trakteve mė duket se ka dhėnė mjaft pėr tė kuptuar pėr vazhdimėsinė time. Vet nuk kam mundur ti mbuloj gjithė kėto fshatra…
- Shokėt…kėshtu mė kanė porositur - foli Murati me shikim nė dysheme. - Kėshtu mendojnė edhe shokėt se ti Lėvizjes i duhesh pėr diēka tjetėr.
Traktet i ndala dhe i shpėrndava sipas planit.



Njė pasdite si mysafir mė erdhi Fadili, Murati dhe Halili. Kishim tė mbjellė bostan nė arėn Grap, i mora ata dhe shkuam atje. Gjatė rrugės biseduam pėr shumė gjėra. Kėtė bisedė e zhvilluam edhe sa qėndruam atje nė shtėpi gjatė gjithė natės. Nuk kishim kundėrshtime ndėr vete. Qė nga ky moment filloi bashkėpunimi i drejtpėrdrejtė me ta dhe dalėngadalė tė gjithė veprimtarėt qė i kisha unė u sistemuan nė njė strukturė tė pėrbashkėt tė veprimit.
Njė ditė kthehesha nė mbrėmje nė shtėpi, se zakonisht kur vinte gruaja nga puna, unė dilja nga shtėpia pėr tu takuar me shokė, qoftė pėr tė biseduar, kėmbim librash apo pėr ndonjė qėllim tjetėr. Gruaja mė njoftoi se Fadili ishte duke fjetur nė odė dhe dukej se nuk ishte mirė nga shėndeti.
Mirėpo, ndėrkohė ishte zgjuar dhe doli nė banjė. Pasi i pastroi sytė, hėngrėm bukė dhe biseduam pėr shumė gjėra. Ndėr tjerash mė tha se do tė dilte nė ilegalitet qė atė natė, ngase kishte informata se i kishin rėnė nė gjurmė. Mė tregoi vendin ku kishte pėr tu takuar me shokė.



- Pėr ēdo rast nėse nuk takohemi pėrsėri, nėpėrmjet Ilaz Kadollit (mė tha vetėm pseudonimin e tij), e unė do t’i them atij, qė tė vė nė kontakt me Afrim Zhitinė ose me Fahri Fazlinė, e bashkė me ta tė punoni. Patjetėr duhet tė kontaktojmė edhe njė herė, para se tė dali jashtė, po nėpėrmjet tė njėjtit person.
Kėta dy i njihja edhe mė herėt nėpėrmjet tij. Ai e kishte paraparė formėn e kontaktimit dhe unė nuk ndėrhyra. Atė natė mėsova edhe pėr sėmundjen e tij dhe se duhej tė dilte jashtė pėr shėrim, ngase kėtė e kėrkonin shokėt. E pėrcolla deri nė Therandė dhe mė nuk u pamė.

Mė 25 prill tė vitit 1990 morėm lajmin e kobshėm pėr vdekjen e tij. Na preku thellė tė gjithėve. Edhe pse isha i angazhuar nė Lėvizjen pėr pajtimin e gjaqeve, nė Front… dhe njė ditė mė herėt mė kishte lindur djali i vogėl - Pajtimi, u pėrqendrova qė nė ēdo formė tė jap kontributin tim qė kufoma e tij tė vinte dhe tė varrosej aty ku i kishte lėnė si porosi familjes e shokėve - te Rrapi nė varrezat e fshatit. I pata shkruar njė letėr rekomande profesor Lubo Bovconit, tė cilin e njihja personalisht qė nga viti 1976 dhe ishim takuar edhe dy herė gjatė aferės sė Janez Janshės, sa isha duke punuar si punėtor krahu nė Slloveni, qė udhėheqja sllovene tė ndihmonte nė kthimin e kufomės.

Pas njė peripecie tė gjatė pėr kthimin e kufomės, mė nė fund u realizua dėshira e tij dhe ditėn e varrimit, edhe pse ishte krijuar rreth i hekurt nga policia vendore dhe ajo federale, edhe me logjistikė mė tė justifikuar, i dhamė lamtumirėn e fundit, ashtu siē e meritojnė dėshmorėt e kombit.

Prishtinė, Tetor 2006

Pjesė nga libri “Nė histori hyjnė tė merituarit”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kosova paraqet propozimin katėrpikėsh lidhur me vendosjen e Euleksit (2008-11-18 05:32:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e EULEX-it dhe shqetėsimet e Prishtinės (2008-11-17 16:41:05 nga admin1)
[ Opinione ] QĖNDRIME DHE VEPRIME TĖ DREJTA TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI (2008-11-16 13:06:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqėria Shqiptare ILIRIA- Lyon – Francė (2008-11-16 12:42:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kuēi: Tė hiqet nga agjenda dhe nga fjalori politik plani 6-pikėsh (2008-11-15 08:54:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu dhe Thaci: Pas shperthimit qendrojne armiqte e Kosoves (2008-11-14 15:15:35 nga admin1)
[ Kultura ] LUFTĖN E FITUAM, TA FITOJMĖ EDHE PAQEN (2008-11-08 17:32:08 nga admin1)
[ Opinione ] GJURMĖ QĖ NUK MUND T'I PĖRPIJNĖ ERRĖSIRA, AS STINĖT E LIGA!...‏ (2008-11-07 15:46:28 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fillon ndėrtimin e Nėnstacionit 400/110 kV Peja, i cili do tė mundėsojė pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe industrial tė pjesės perėndimore dhe qendrore tė Kosovės (2008-11-07 07:45:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Republika e Maqedonise Veriore dhe e Shqiperise Lindore (2008-11-03 15:26:41 nga admin1)
[ Kultura ] KUJTIME QĖ KANĖ LĖNĖ GJURMĖ TĖ PĖRJETSHME NĖ JETĖN TIME! (2008-11-02 13:58:00 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster