DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SKENDO, IK!
Postuar mė datėn: 2008-08-15 16:25:02 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

(Njė e vėrtetė e hidhur qė patjetėr duhet tė thuhet publikisht)


“Nė kohėn tonė tė gjithė po merren me politikė, kjo punė ka bėrė qė tė rinjtė tė harrojnė zbavitjet e tyre, pleqtė - hallet e veta, gratė - qeverisjen e shtėpisė, adhuruesit-adhurimin, tregtarėt - fitimin dhe mjekėt - tė sėmurit e tyre”. Kėshtu kishte shkruar nė kohėn e vet Sami Frashėri ynė i urtė. Dhe, si duket, me kuptimin e saj tė plotė, kjo urtėsi po shprehet edhe sot nė Kosovėn tonė.


Shkruan: Adnan ABRASHI

Njė ditė, me tėrė besimin nė vete, njė njohės i mirė imi mė tha:
- Unė patjetėr do tė bėhem ministėr i ardhshėm i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės!
- Edhe pse e di mirė anglishten, nuk i ke as gjasat mė tė vogla!- i thashė unė prerė atij.
- Gabohesh rėndė! – mu gjegj me buzėqeshje pėrplot ironi bashkėbiseduesi. – Kur Skėnder Hyseni mund tė jetė sot ministėr i Punėve tė Jashtme, pse dikur tė mos bėhem edhe unė?!
Nė kėtė dialog ka edhe njė koincidencė tė ēuditshme tė rastit! Bashkėbiseduesi im ishte muzikant dhe njihej si virtuoz i vėrtetė nė interpretimin e instrumentit tė harmonikės.
E, po, mbase mu kėtu e kam edhe fjalėn. Tek ministri ynė aktual i punėve tė jashtme, z. Skėnder Hyseni.
Sigurisht se ėshtė momenti i fundit qė edhe qendrat vendimmarrėse tė Republikės sė Kosovės, partia e koalicionit qė e ka propozuar, dhe, sė fundi, vetė z. Hyseni, ta kuptojnė se Ministria e porsaformuar e Punėve tė Jashtme e Kosovės, nuk ėshtė aspak funksionale dhe frytdhėnėse nė punėn e saj, dhe se, fajin kyē pėr kėtė gjendje e ka pikėrisht paaftėsia e atij qė gjendet nė timonin udhėheqės tė saj. Nė vazhdim as qė ka nevojė t’i numėrojmė si fakte tė gjitha kėto dėshtime, qė duken aq sheshazi saqė mund t’i vėrejė ēdo laik mė ekstrem nė kėtė zanat.
Po ashtu , nė kėtė rast as qė duhet pėrmendur edhe faktin se sa rėndėsi ka ky dikaster ministror i qeverisjes me Kosovėn, e cila posa u shpall shtet.
Nga ana tjetėr, edhe joeksperienca fillestare dhe “dhimbjet e para tė paevitueshme tė lindjes” qė e karakterizojnė njė “NEW BORN” , nė asnjė mėnyrė nuk mund ta arsyetojnė vendimin absurd tė dikujt, qė pėr trurin koordinues, apo, mė mirė tė themi, pėr njėshin e atij resori, ta caktojė dikė, tė cilin, si tė dėshirueshėm, mė sė paku e vlerėson populli i tij, e lėre mė ashtu do ta vlerėsojnė “dinozaurėt” me eksperiencė tė traditės sė madhe diplomatike evropiane dhe botėrore.
Mė thoni, ju lutem, pėrveē atyre qė pėr qėllime tejet tė pakuptimta dhe misterioze e kanė propozuar dhe pėrzgjedhur atė nė kėtė post, kush ėshtė ai intelektual sado i thjeshtė i Kosovės, qė nė figurėn dhe personalitetit e z. Skėnder Hysenit , sheh vlera tė larta profesionale dhe intelektuale, apo reflektim tė njė karizmi qė ėshtė element shumė i rėndėsishėm pėr kėtė post, e mos tė flasim pėr eksperiencėn e domosdoshme diplomatike tė cilin, nė fakt, pak kush e ka nė Kosovė. Arsyetimi i profesionalizmit tė tij vetėm pėrmes njohjes sė shkėlqyeshme tė gjuhės angleze, dhe minimizimi i konditave tjera kyēe tė virtytshmėrisė adekuate pėr kėtė funksion, aspak nuk e nėnvlerėsojnė injorancėn, jo vetėm tė atyre qė e kanė propozuar, por edhe tė atyre qė e kanė aprovuar kėtė propozim tė pavend. Njė dozė po aq tė madhe tė pėrgjegjėsisė nė kėtė rast, unė ia kisha veshur edhe partisė fituese nė kėto zgjedhjet e fundit, e cila, edhe pse ka qenė e kushtėzuar nga marrėveshja e koalicionit, ajo fuqishėm ėshtė zotuar se qeveria e ardhshme do tė ndėrtohet nga ekspertėt adekuatė tė profesioneve pėrkatėse.
Bazuar nė realitetin ekzistues, mendoj se ndoshta pikėrisht kėtu duhet tė fshihet lajthimi im: tek kuptimi i mirėfilltė i domethėnies sė termit “EKSPERT”.
Mund edhe ta kem gabim, por unė pėr njė njeri EKSPERT gjithnjė kam menduar se ėshtė: personi qė ka titull akademik nė lėmin e caktuar profesional; qė ka njė eksperiencė tė duhur nė kėtė drejtim; qė gjatė karrierės sė vet tė pasur profesionale ka dhėnė rezultate tė dukshme nė atė fushė, dhe, patjetėr, qė ėshtė person me autoritet dhe i vlerėsuar lart, nė rend tė parė, nga vetė kolegėt e profesionit konkret.
A thua i pėrmbush kėto kėrkesa ministri aktual?
Qė ta gjeni pėrgjigjen nė kėtė pyetje dhe shumė pyetje tjera tė kėsaj natyre, fare nuk ka nevojė tė bridhni aq shumė me krahasime, sepse atė do ta keni nga vetė rezultatet e punės sė tij tė gjertanishme si ministėr i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės. .
Thėnė shkurt e shqip, Skender Hysejnit as pėrafėrsisht nuk i ka hije qė ta udhėheqė kėtė ministri tejet tė rėndėsishme qeveritare, e posaēėrisht tash nė fillim, kur ajo duhet tė funksionojė si mė agile, mė inteligjente, mė profesionale dhe mė agresive nė veprim.
Derisa po i shkruaj kėta reshta, duhet tė pranoj se nė brendinė time vazhdimisht ndjeja njė konflikt kundėrshtish, nė mes tė UNIT tė vendosur qė pėrherė mė shtyn qė pa ngurrim ta shpreh hapur tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn, dhe EGOS si frikė se kjo formė konkrete dhe nė dukje e ashpėr e shprehjes, eventualisht t’ mos keqkuptohet nga dikush, e nė veēanti nga vetė z. Hyseni.
Dominoi ajo e para. Fuqia e UNIT tim tė sinqertė, e zhveshur tėrėsisht nga tendencioziteti i paragjykimit partiak, urrejtjes personale dhe prezencės sė instiktive tė ulėta tė egos sė shfrenuar. Por, pranoj se nė kėtė gjykim tė gjertanishėm pėr kėtė personalitet, nuk kam pasur mundėsi t’i evitoj nga vetja anėt subjektive tė reflektimit negativ edhe tė dukjes fizike tė tij, megalomanisė paranoide, manireve artificiale tė stilit tė veshjes dhe sjelljeve mikroborgjegse me tė cilat tenton tė na imponohet si personalitet me kinse njė edukatė perėndimore.
Qysh sa ishte nė “Grupin e Unitetit”, z. Hyseni qe i padėshirueshėm nga populli i vet dhe pak kush mund tė parashikonte atėbotė, se pas shuarjes sė kėtij institucioni famėkeq politik kosovar, ky njeri mund tė arrijė gjer tek ky post i lartė shtetėror qė e ka sot. Dihet ēka ndodhi me tė kur u emėrua si ministėr i kulturės. Vetėm ta kujtojmė se si atėherė reaguan ARTISTĖT - njerėzit mė kreativė tė njė populli...
Me tė vėrtetė ėshtė rėndė qė ta them hapur kėtė realitet tė hidhur, por i sugjeroj z. Hyseni qė sa mė shpejt t’i braktisė aspiratat e veta karrieriste politike; tė lirohet nė tėrėsi nga figura e idealizuar qė ka krijuar pėr veten, dhe, nė tė ardhmen, tė provojė ta shikojė realitetin objektiv nga njė perspektivė tjetėr e kėndvėshtrimit.
Populli pėr tė ka thurur shumė barsoleta e batuta, dhe nė to, porosia dominonte ėshtė e thjesht: SKENDO, IK!

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KOSOVA NĖ RREZIK! (2008-11-25 16:03:22 nga admin1)
[ Opinione ] I dashuruar pas fatit tragjik! (2007-09-17 17:03:23 nga admin4)
[ Opinione ] Tė lirohet Albini dhe tė burgosurit tjerė politik! (2007-04-19 14:34:52 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster