| » Opcionet për artikullin |
|
XEVAT BISLIMI,
DEPUTET I KUVENDIT TE KOSOVES
PLANI i Atisarit pėr Kosovėn ėshtė vazhdimėsi e perfeksionuar e planeve dhe programeve shekullore serbe pėr kolonizimin, shkombėtarizimin, zhbėrjen dhe zhdukjen e qeniesė shqiptare nė krahinat e pushtuara tė Shqipėrisė. Me kėto plane dhe programe shoviniste e fashiste Serbia ia doli tė spastrojė mijėra kilometra katrore tė tokės shqiptare. Duke ngrėnė rritet oreksi, thotė njė fjalė e urtė. Serbisė, duke pushtuar, djegur, vrarė e masakruar shqiptarėt dhe tokat e tyre po i rritej oreksi dhe nė fillim tė shek. XX pretendonte tė pushtone edhe skelen e Durrėsit! Pėrpjekjet dhe kryengritjet e njėpasnjėshme shqiptare e frenuan nė masė tė madhe oreksin e saj. Lufta Antipushtuese Ēlirimtare e UĒK-sė ia zuri nė fyt kafshatėn, qė quhej Kosovė, pas vizatimit tė kufijve tė ri (pas LDB) nė trojet e pushtuara shqiptare. Kjo ishte Lufta mė e organizuar politike dhe ushtarake nė krahinat e pushtuara tė Shqipėrisė. Serbia e mundur ushtarakisht dhe e thyer moralish sikur e humbi oreksin. Fitorja e bujshme e LDK-sė nė zgjedhjet e para pas Luftės ia riktheu oreksin, shpresėn, dėshirėn dhe forcėn Serbisė pėr ta rimarrė Kosovėn. Nga kjo fitore u ngazėllyen edhe kushėrinjtė e largėt tė serbėve (nga ėshtė origjina e tyre), rusėt. Serbia mori zemėr edhe nga pasivizimi dhe pacifizimi pa kushte i krahut, qė e bėri dhe e fitoi Luftėn. Ky krah, i ndarė dhe i pėrēarė, nė vend se tė mbetej zėri dhe krahu unik i popullit dhe aspiratave tė tij, nisi tė bėhej pjesė e korit tė qyqeve dhe krah i qyqarėve, dallkaukėve dhe nostalgjikėve tė kohėve tė arta tė Jugosllavisė dhe Serbisė
Pėrfshirja e kėtij krahu nė grupin negociator dhe nė bisedime me Serbinė ėshtė dėshmia mė e mirė, se ky krah tashmė e kishte humbur jo vetėm fillin, por edhe krejt lėmshin. Nuk duhet tė harrojmė edhe kontributin vendimtar qė dha Tirana zyrtare, duke hequr dorė dhe duke qėndruarasnjėnėse nė ēėshtjen e Kosovės. Ishte fat, por I vonuar, qė erdhi Bushi dhe ia kujtoi se Kosova ėshtė e saj
Grupi negociator (pesėshja e famshme) pranoi pa asnjė kundėrshtim Planin e Serbisė pėr Kosovėn, tė miratuar nga Kuvendi i Serbisė mė 29 prill 2004. Ky plan pėrbėn trupin dhe gjymtyrėt e Planit tė Atisarit. Udhėheqja e grupit negociator (uzurpator) nga logjika e ofertės agresive bėri qė ky grup ti shpenzojė fishekėt qė nė takimet e para. Kėta dallkaukė, tė mėsuar nga miqtė e tyre tė huaj, besonin naivisht se do tia zenin frymėn Serbisė ose, se do ta kėnaqnin Serbinė me ofertėn e tyre agresive. Nė fakt, oferta e tyre ishte pranimi pa kushte i planit tė Serbisė pėr Kosovėn. Ky pranim kaq i kollajshėm, nė kohėn qė bota kishte hall a do tė mund ti ulte shqiptarėt nė njė tavolinė me serbėt, ia rriti dukshėm oreksin Serbisė dhe kushėrinjve tė saj, rusėve. Kjo zemėrgjerėsi dhe kjo dorėlirėsi e grupit negociator e ėmbėlsoi sė tepėrmi Serbinė. Grupi negociator u pėrpoq tė shfrytėzojė edhe strategjinė tashmė tė njohur tė shumė udhėheqsėve dhe qeverive jodemokratike: Shkatimin e krizės, pėrkeqėsimin ekstrem tė gjendjes politike, ekonomike dhe sociale, etj., pėr tė dalė pastaj si shpėtimtarė, duke e bėrė masėn (popullin) tė kėnaqet me ca tė arritura tė vockėla dhe me realizimin e ca kėrkesave tė parėndėsishme nė krahasim me ato qė kishte dhe qė i takojnė
Prandaj, Serbia dhe Rusia, tė bindura, se ky grup lėshon edhe mė shumė, po kėrkojnė vazhdimin e bisedimeve pėr gjetjen e njė kompromisi! E gjithė pjesa e planit qė ka tė bėjė me decentralizimin (autonominė territoriale dhe politike tė pakicės serbe) dhe trashėgiminė kulturore (eksterritorialitetin) ėshtė projektuar dhe miratuar nga vetė Serbia. Por, pas sukseseve tė arritura nė bisedime, asaj, Serbisė, i ėshtė shtuar oreksi dhe kėrkon qė edhe pjesa tjetėr e Kosovės tė mbetet brenda kufijve tė Serbisė dhe nėn sovranitetin e saj. Sepse, ajo, vazhdon ta quaj Kosovėn pjesė tė territorit tė saj dhe tokė tė Serbisė! Ndėrsa, asnjėri nga kryepolitikanėt dhe kryeinstitucionalistėt (grupi negociator) nuk ėshtė nė gjendje dhe nuk guxon tė deklaroj as nė takime me tė huajtė dhe as publikisht se Kosova ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė tokė shqiptare, e Shqipėrisė. Si ta thonė njė gjė tė tillė, kur kanė pranuar botėrisht dhe janė angzhuar qė Kosova tė bėhet shumetnike. Kėshtu ėshtė zyrtarizuar edhe nė Planin e Atisarit, duke harruar se Kosova ėshtė e patjetėrsueshme, ėshtė dhe do tė jetė shqiptare. Populli i Kosovės nuk do ta pranojė kurrė Planin e Atisarit, pavarėsisht se ky Plan u votua edhe nga ata (deputetėt), qė nuk kishin mandat ta votonin, sepse vota qė kanė ata nuk ėshtė e tyre, por e popullit tė Kosovės. Me miratimin e kėtij Plani, Kuvendi i Kosovės u delegjitemua pėrfundimisht. Mesazhi qė ky Kuvend i dha miqėve dhe armiqėve ishte i qartė: Ju bėni ēfarė tė doni me Kosovėn dhe interesat e popullit shqiptar. Ne jemi kėtu dhe do tė duartrokasim saherė tė dėshironi dhe pėr ēfarėdo plani qė na ofroni! Nuk mund tė kishte mesazh mė tė dėmshėm pėr Kosovėn nė kėtė kohė. Mirėpo, populli i Kosovės do ti mbetet besnik betimit tė UĒK-sė dhe tė mbarė kombit shqiptar: "Si pjesėtarė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe bashkimin e tyre, do tė jem pėrherė ushtar besnik, luftėtar i denjė i lirisė, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshėm, qė nė ēdo kohė, pa kursyer jetėn time tė luftoj pėr t'i mbrojtur interesat e shenjta tė Atdheut. Nėse shkeli kėtė betim, le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės, dhe nėse tradhtoj qoftė i humbur gjaku im. Betohem!" Me kėtė betim nė gojė e nė zemėr u pėrpoqėn, luftuan dhe ranė nė fushat e betejave qindra e mijėra dėshmorė tė kombit. Me kėtė betim po bien dhe do tė bien saherė tė kėrkojė Atdheu edhe bijė e bija tjerė tė kombit
Shtyrja e miratimit tė Planit tė Atisarit nė Kėshillin e Sigurimit e futi nė sikletė tė madh grupin negociator. Mashtrimi dhe gėnjeshtrat e tyre nisėn tė dalin pėr fushe. Se kush ishin ata dhe ēfarė pėrfaqėsonin e mėsuan edhe fėmijėt
Pėr ta zgjatur iluzionin e njerėzėve pėr krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran, grupi negociator, grupi i ēarjes dhe pėrēarjes sė madhe ndėrshqiptare, nisi prrallėn e tij pėr simbolet dhe kushtetutėn e Kosovės. Pas shumė muajsh dhe pasi mori dritėn jeshile nga miqtė e tij, ky grup bėri PUĒIN e radhės: Shpalli konkursin pėr flamurin e Kosovės. Pėr dallim nga herat tjera, kėsaj radhe, disa anėtarė tė Kryesisė sė Kuvendit dhe disa deputetė dolėn para mediave dhe bėnė deklarata tė nxehta kundėr grupit negociator, i cili, sipas tyre, paska tejkaluar kompetencat dhe mandatin e tij. Tė mjerėt deputetė dhe anėtarė tė Kryesisė, qė po kėrkojnė ti venė shulin derės, por tashmė ėshtė vonė
Miratimi i Planit tė Atisarit detyrimisht nėnkupton edhe simbolet multietnike ose kosovare (joshqiptare). Pėr ata, qė deri tash nuk e kanė ditur se ēėshtė flamuri pėr njė popull (komb) po sjell njė sintezė tė bėrė nga Faik Konica pėr FLAMURIN: Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė njė kombi nė njė gjuhė tė pashkruar qė mund ta kuptojė syri dhe zemra e ēdo njeriu me ndjenja. Cilat janė kujtimet qė shfaq, duke valuar, Flamuri ynė? Nuk janė kujtime goditjesh kundra fqinjėve, nuk janė kujtime lakmirash dhe rrėmbimesh: janė kujtime vetėmbrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėrira tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsinė e gjithė popujve tė qytetėruar. Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se Flamuri ynė, siē ėshtė njė nga mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė drejtėt». Nėse ėshtė kėshtu, dhe, kėshtu ėshtė edhe pėr popujt e tjerė tė qytetėruar, atėherė ēfarė kujtimesh do tė pėrmbledh flamuri i Atisarit pėr popullin e Kosovės? Kujtimet pėr bashkim-vėllazėrimin e kohės sė Titos, kujtimet pėr kumbaritė e kohės sė Kralit, kujtimet pėr bashkėjetesėn, mirėkuptimin, solidaritetin dhe dashurinė me serbėt dhe Serbinė, kujtimet pėr vitet e lumtura me vozhdėn, Milosheviēin
Pra, nuk do tė jenė kujtime goditjesh kundėra fqinjėve (zot mos e bėnė!), por nuk do tė jenė as kujtime vetėmbrojtjeje (larg qoftė), sepse fqinjėt tanė kurrė nuk na sulmuan dhe as nuk na goditėn. Ata, sipas kėtij flamuri, kėsaj lecke, ishin mbrojtėsit dhe shpėtimtarėt tanė
Nga kjo pikėpamje Atisari dhe grupi negociator (puēist) do tė mburren se flamuri i tyre do jetė njėri nga mė tė rinjtė dhe nga mė tė padrejtit e botės. Ndėrsa populli i Kosovės, meqė nuk ka sy qė ta lexojė dhe zemėr qė ta ndjejė leckėn e Atisarit, do tė mburret gjithmonė me FLAMURIN e kombit shqiptar, me flamurin e UĒK-sė
Prishtine, 17 qershor 2007.
|
|