| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PRO-AMERIKANIZMI I PAREZERVĖ ĖSHTĖ NJĖ VIRTYT SHQIPTAR |
| Postuar mė datėn: 2007-05-27 16:44:44 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Faton H. Bislimi
Boston, SHBA
Kundėr Fort Dix-it
Javėt e kaluara kanė sjellė njė shok pėr tė gjithė shqiptarėt anekėnd botės. Identifikimi i katėr shqiptarėve si pjesėtarė tė njė grupi terrorist nė Nju Xhersi ( New Jersey) solli njė idinjatė tė thellė ndėr shqiptarė tė cilėt gjithėherė kanė qenė, dhe vazhdojnė tė jenė njė dėr popujt mė pro-amerikanė nė botė. Se shqiptarėt janė njė ndėr popujt mė pro-amerikan nė botė nuk ėshtė vetėm thėnje rasti, por ėshtė fakt. Pėr ata qė kanė sado pakė mėdyshje nė lidhje me kėtė fakt, majfton tė rikujtojmė ngjarjet e 11 Shtatorit. Shqiptarėt, si nė Kosovė e ashtu edhe nė Shqipėri, ishin ndėr tė parėt nė Evropė qė publikisht shprehėn pėrkrahjen e tyre tė parezervė pėr popullin amerikan. Ata morrėn rrugėt ato ditė zie dhe i mbuluan ato me pano pro-amerikane dhe me qirinjė si shenjė e ndarjes sė dhembjes sė asaj tragjedia. Po ashtu, tė rikujtojmė se nė tė njejtėn kohė, fqinjėt e shqiptarėve nė Ballkan, kryesisht serbėt, kremtuan nėpėr rrugėt e Beogradit. Serbėt tragjedinė e 11 Shtatorit e kremtuan si njė denim meritor ndaj Amerikės.
Pėr shkak tė kohės kaq me rendėsi, fiasko e Fort Dix-it nė Nju Xhersi, nė tė cilėn pjesėmarrės ishin edhe kėta katėr shqiptarėt, ndikoi keq nė imazhin e pėrgjithshėm shqiptar. Pėr gjithėsecilin, qė me dije apo pa tė, ka dashur tė dėmtojė cėshtjen kombėtare shqiptare e vecanėrisht hapat e fundit deri tek pavarėsia e Kosovės nuk do tė kishte kohė mė tė pėrshtatėshme se tani pėr tė involvuar shqiptarėt si pjesė tė grupeve islamiste me orientime fundamentaliste e terroriste.
Pėrvec kohės, me rendėsi tė vacantė pėr shqiptarėt ėshtė edhe vet objekti i kėtij plani pėr sulm. Fort Dix ėshtė njė bazė ushtarake amerikane ne Nju Xhersi. Nė tė vėrtetė, ėshtė baza nė tė cilėn u mirėpritėn dhe u strehuan pėrkohėsisht mijėra shqiptarė tė Kosovės qė sapo kishin arritur nė SHBA si refugjatė nga lufta e vitit 1999.
Pėr secilin shqiptar me gjak shqiptari, tė jesh kundėr interesave amerikane e vecanėrisht tė planifikosh tė sulmosh njė bazė sic ėshtė Fort Dix, njė simbol tė mikėpritjes sė pėrzemėrt tė Amerikės pėr shqiptarėt e Kosovės ėshtė me tė vėrtetė e pakuptimtė. Prandaj, katėr shqiptarėt e involvuar nė kėtė plan sulmi janė shpirtėra tė humbur. Tė qenit e tyre shqiptarė pėr nga etniciteti, nė kėtė rast, cvlerėsohet nga veprat e tyre kaq jo-shqiptare. Dhe, pėr shkak tė involvimit tė tyre nė planifikim tė njė sulmi tė tillė, jo shumėcka shqiptare mbetet nė ta.
Sidoqoftė, opinioni publik si nė SHBA ashtu edhe nė trojet shqiptare nė Ballkan mbeti i hamendur. Serbėt dhe oponentėt tjetėr tė shqiptarėve majft shpejtė dhe fatkeqėsisht mjaft gjerė publikuan lajmin e involvimit tė shqiptarėve nė planifikim sulmesh kundėr Amerikės. Nė shumė shkrime serbe apo nga autorė jo-serbė me motive serbe tė kohėve tė fundit, gjithėnjė e mė shumė vėrehet tendenca pėr tė paraqitur shqiptarėt nė pėrgjithėsi si njė popull armik tė SHBA-ve dhe serbėt si njė popull mik. Gjerėsa asgjė nuk qėndron mė largė tė vėrtetės se ky deklarim, nuk ėshtė edhe aq largė mendjes qė shkrime tė tilla tė kenė njė efekt, sado tė vogėl, nė njė amerikan mesatar qė nuk ėshtė i njohur mirė me historinė dhe traditat e shqiptarėve. Prandaj, fiasko e Fort Dix-it gjeneroi njė publicitet negativ pėr shqiptarėt, gjė e cila u dashtė tė kundėrshtohej fuqishėm dhe me mecuri.
Pėrgjigja Shqiptare
Disi ende zotėron besimi se tė thėnit unė e dėnoj kėtė akt tė kėtyre shqiptarėve tė involvuar nė planifikimin e sulmit kundėr Fort Dix-it, apo tė dėrguarit e njė letre ku dėnohet ashpėr njė veprim i tillė tek Zyra Amerikane nė Prishtinė, apo Ambasada Amerikane nė Tiranė, thjeshtė i rregullon tė gjitha gjėrat. Ky besim, fatkeqėsisht, ka lėnė palėn shqiptare me njė strategji joadekuate tė reagimit nė raste tė tilla, sic ishte ky me Fort Dix. Po, ėshtė e vėrtetė se dy qeveritė ajo e Tiranės dhe e Prishtinės zyrtarisht kanė dėnuar planifikimin e sulmit kundėr Fort Dix-it dhe kanė rikonfirmuar pėrkrahjen e tyre pėr SHBA-tė, qė ėshtė njė gjė e mirė burokratike, por qė nuk jep pėrgjigje meritore as pėr opinionin publik ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi, e as pėr atė amerikan nė vecanti.
Fatkeqėsisht, edhe shumica e organizatave shqiptaro-amerikane ranė prehė e kėsaj filozofie tė dėnimeve zyrtare. Ato lėshuan njė sėr deklaratash tė gjata pėr shtypin shqiptar, i cili as nuk lexohet e as nuk kuptohet nga publiku amerikan, dhe si rezultat nuk bėnė mė shumė pėrvec rritjes se publicitetit tė tyre ndėr shqiptarė.
Shtypi negativ qė serbėt arritėn ta plasonin anekėnd pas kėsaj ngjarje, meritonte njė pėrgjigje mė aktive dhe mė tė fuqishme. Pėrgjigja e tillė duhej tė binte nė sy tė publikut amerikan nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Pėrgjigja e tillė duhej tė kishte formėn e njė aktiviteti qytetar, gjė tė cilėn arriti ta bėjė vetėm njė organizatė e shqiptarėve ne SHBA. Pėrgjigja mė meritore gjithė negativitetit tė dalė nga fiasko e Fort Dix-it u dha mė 19 Maj nga Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane nė Westchester County (NY), pėrmes pjesėmarrjes sė njė numri tė madh shqiptarėsh, nėn njė organizim dinjiton, nė paradėn tradicionale tė nderit pėr tė shėnuar Ditėn e Forcave tė Armatosura amerikane.
Shqiptaro-Amerikanėt Tregojnė Respektin dhe Pėrkrahjen e Tyre pėr SHBA-tė dhe Foracat e Armatosura Amerikane Nėn lidershipin dhe udhėzimet e Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, qindra shqiptaro-amerikanė morrėn pjesė nė festėn e Ditės sė Forcave tė Armatosura nė Kensico Dam tė Westchester County nė shtetin e Nju Jorkut. Kėta shqiptaro-amerikanė nuk ishin pjesėmarrės tė kėsaj parade pėr tė nderuar dhe pėrkrahur Forcat e Armatosura amerikane vetėm pėr qejf, por mbi tė gjitha, ata ishin aty pėr tė treguar publikisht pėrkrahjen dhe respektin e tyre tė parezervė ndaj SHBA-ve dhe ushtrisė amerikanepėr tė treguar nė mėnyrėn mė qytetare pro-amerikanizmin e tyre, kėtė virtyt shqiptar.
Ish-kongresisti amerikan dhe kryetari i LQSHA-sė, Joeseph DioGuardi ishe personalisht i involvuar nė pėrgatitjen e kėsaj ngjarje memoriale. Si veteran i luftės sė Vietnamit, DioGuardi ėshtė anėtar aktiv i Legjionit Amerikan, organizatė kjo qė ishte organizatorja kryesore e kėsaj ngjarje me nam pėr Nju Jork. Pėr shkak tė angazhimit tė tij nė kėtė manifestim, shqiptaro-amerikanėt tė ardhur nga viset pėrreth (si Bronx, Queens, Brooklyn, etj) paten mundėsinė qė tė marshonin nė marshin zyrtar tė parades duke mbajtur lartė e me mburrje flamuj tė shumtė shqiptarė e amerikanė si dhe portrete tė Nėnės Terezė. DioGuardi kishte thėnė se ėshtė e rendėsishme qė shqiptaro-amerikanėt tė marrin pjesė nė kėtė manifestim pėr tė treguar pėrkrahjen e tonė pėr trupat amerikane kudo qė janė. Mirėpo, arsyeja mė kryesore pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė kėtė manifestim me tė vėrtetė jep pėrgjigjen mė meritore ndaj shtypin anti-shqiptar tė kohėve tė fundit. Pasi qė nga armiqtė e tyre, shqiptarėt po paraqiten si muslimanė fundamentalistė qė mund tė kthehen nė njė forcė potencialisht e dhunėshme nė Ballkan, ne duhet tė vazhdojmė tė bėjmė gjithėcka qė ėshtė e mundur pėr tI treguar botės se cilėt me tė vėrtetė janė shqiptarėt njė popull tolerantė, paqedashės, dhe shumėfetar, ka thėnė DioGuardi.
Thjesht, nuk ka strategji mė tė mirė pėr tė publikuar virtytet e vėrteta shqiptare pėr tolerance fetare, paqe, respekt, dhe mirėnjohje, se sa tė bėsh ata tė marshojnė me kaq dinjitet dhe admirim krah pėr krahė me miqtė e tyre amerikanė nė njė manifestim publik sic ishte ai i kremtimit tė Ditės sė Forcave tė Armatosura nė Nju Jork. Askush qė ka qenė pjesėmarrės nė kėtė manifestim, apo qė e ka pėrcjellur atė pėrmes presit dhe TV-ve tė Nju Jorkut, nuk ka mundur tė mos kuptojė njė realitet tė thjeshtė se cilėt me tė vėrtetė janė shqiptarėt. Ata janė njė popull qė lindi Nėnėn Terezė, njė popull qė ka dėrguar bijtė e bijat e veta pėr tė luftuar krah-pėr-krahė me ushėtarėt amerikanė nė Irak, njė popull qė ėshtė gjithėherė mirėnjohės ndaj Amerikės pėr pėrkrahjen e saj gjatė gjithė historisė (vecanėrisht pėr rolin e Presidentit Woodrow Wilson nė njohjen e shtetėsisė sė Shqipėrisė pas Luftės sė Parė Botėrore, pėr udhėheqjen amerikane tė NATO-s pėr tė cliruar Kosovėn mė 1999, dhe tani pėr rolin kryesor tė SHBA-ve pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės nga OKB).
Manifestimi pėr nder tė Ditės sė Forcave tė Armatosura nė Kensico Dam nuk ishte vetėm njė deklarim publik, por mbi tė gjitha ishte njė shprehje e sinqertė e ndjenjave tė vėrteta pėr pėrkrahje tė parezervė ndaj SHBA-ve. Dhe, shqiptarėt fatmirėsisht ishin pjesė e kėtij manifestimi.
Prandaj, asnjė lloj deklarate e shkruar nė filozofinė e denimit zyrtar pėr involvimin e shqiptarėve nė planifikimin e sulmit kundėr Fort Dix-it nuk do tė arrinte tė krijonte kaq pozitivitet nė opinionin publik amerikan se sa pjesėmarrja e shqiptarėve nėn udhėheqjen e LQSHA-sė nė manifestimin e Ditės sė Forcave tė Armatosura nė Nju Jork. Mjaft lehtė ėshtė tė kuptohet dallimi nė mes tė fuqisė sė fjalės dhe veprės, vecanėrisht kur nė pyetje ėshtė pėrfaqėsimi i vlerave tė njė populli. Nuk ka dyshim se fjalėt janė tė fuqishme, por ato mbesin largė pėr sa i pėrket fuqisė sė veprave qytetare qė sjellin ngrohtėsi zemrash nė mes dy popujve. Ajo qė bėri LQSHA nė Kensico Dam nė mėnyrė tė jashtėzakonėshme demostron formėn mė tė mirė tė ndėrtimit tė mėtutjeshėm tė miqėsisė historike nė mes shqiptarėve dhe amerikanėve, edhe pėrkundėr gjithė kėsaj buje negative publike tė krijuar si pasojė e planit tė sulmit kundėr Fort Dix-it.
Ura e Vetme e Vėrtetė nė Mes tė Shqiptarėve dhe Amerikės
Sa e sa herė ėshtė vėrtetuar se ėshtė vetėm njė zė i arsyeshėm, qė jo vetėm kjartazi artikulon cėshtjen shqiptare nė qarqet e vendosjes nė SHBA, por po ashtu edhe me kujdes dėgjohet nga kėto qarqe. Ky ėshtė zėri i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobi i vetėm shqiptar i regjistruar nė Washington, DC. Nėn udhėheqjen ish-kongresistit Joseph DioGuardi dhe publicistes Shirley Cloyes, LQSHA ka bėrė njė histori suksesesh pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi, dhe pėr Kosovėn nė vecanti.
|
|
Pėr tė shkruar pėr rolin e suksesshėm tė Ligės Qytetare nė pėrparimin e cėshtjes kombėtare shqiptare duhen mijėra faqe. Mirėpo, njė purfundim modest i kėsaj pune mėse njėzet vjecare, megjithatė mund tė shkruhet nė njė fjali: LQSHA ka ndėrtuar rrugėn e pėrparimit pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan, dhe rrugėn e pavarėsisė pėr Kosovėn, pėrmes miqėsisė dhe pėrkrahjes amerikane. Sikur tė mos ishte puna e zellėshme e Ligės Qytetare, oponentėt e shqiptarėve do tė kishin patur mė shumė sukses, dhe si rezultat Kosova me siguri nuk do tė ishte aty ku ėshtė sot, dhe shqiptarėt nė trojet tjera nė Ballkan nuk do tė gėzonin nivelin e pėrkrahjes amerikane qė gėzojnė sot.
Normalisht se edhe pėr Ligėn Qytetare do tė kishte qenė shumė mė lehtė pėr tė lėshuar njė kumtesė pėr shtyp pėr tė dėnuar zyrtarisht involvimin e shqiptarėve nė fiaskon e Fort Dix-it, se sa pėr tė planifikuar e organizuar me sukses pjesėmarrjen e shqiptarėve nė manifestimin e Ditės sė Forcave tė Armatosura. Por, sikur cdoherė mė parė (si mė 2005 kur sollėn Ipeshkv Sopin dhe At Gjergjin pėr tė dėshmuar para Kongresit pėr tolerancėn fetare ndėr shqiptarė, kur nė Washington klerikėt dhe qeveria serbe po propagandonin tejmase per fundamentalismin islam nė Kosovė), edhe kėsaj here, DioGuardėt dhe Liga Qytetare, zgjodhen rrugėn mė tė vėshtirė, por mė tė drejtė.
Nė manifestimin e Ditės sė Forcave tė Armatosura amerikane nė Nju Jork, Liga Qytetare i tregoi publikisht opinionit amerikan se kush me tė vėrtetė janė shqiptarėt, dhe kjo vepėr vetmas meriton mė shumė respekt se sa qė mund tė thonė fjalėt. Prandaj, ėshtė e pamundur pėr shqiptarėt tė harrojnė se kush ėshtė zėri dhe pėrfaqėsuesi i tyre mė i denjė nė SHBA. Gjerėsa ndokush edhe mund tė mos e kuptojė kėtė fakt tani, qoftė nga konfuzioni, apo agjendat tjera personale, historia kurrė nuk do ta lė anash rolin qė mėrgata shqiptare (e vecanėrisht ajo nė SHBA nėn ombrellėn e LQSHA-se) ka luajtur dhe po luan nė favor tė cėshtjes kombėtare shqiptare.
Faton Bislimi ėshtė nė pėrfundim tė studimeve tė magjistraturės nė administratė publike dhe marrėdhenie (zhvillim) ndėrkombėtar nė Shkollėn Postdiplomike tė Qeverisjes John F. Kennedy tė Universitetit tė Harvardit, ku ėshtė nderuar me titullin Kennedy Fellow. Ėshtė diplomuar me nderimet mė tė larta akademike nė shkenca kompjuterike dhe matematikė nga Universitei Teksasit mė 2005. Ėshtė lindur dhe rritur nė Gjilan, Kosovė.
Maj 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|