| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Fjalimi i Richard Holbrooke ne Kuvendin e Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2008-09-10 06:07:00 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ėshtė nder i madh pėr mua. Kur zbrita nga aeroplani thashė se po vija nė njė vend ku kam qenė mė herėt. Nė njėfarė forme ishte hera e parė. Kam qenė kėtu para dhjetė vjetėve kur ishte epoka e Serbisė, dikush mund tė thotė Prishtina e Sllobės. Ju po jetonin nėn presion dhe rebelimi ishte nė ajėr. Fola me Ibrahim Rugovėn dhe liderėt e tjerė. Qyteti ishte i zymtė, nė depresion dhe i shtypės dhe kishte njė frikė pėr dėshpėrimi kėtu. Shkova nė Beograd tė diskutoj krizėn qė po rritej, ta paralajmėrojė Milosheviqin pėr pasojat. Nė njė nga udhėtimet e mia takova njė lider tė ri gueril me emrin Hashim Thaci Ēfarė kėnaqėsi ėshtė ta shoh atė sot kėtu si kryeministėr tuajin.
Rreth 140000 shqiptarė kishin ikur nė pyje nė verė dhe vjeshtė 19998 dhe unė si i dėrguar i Klintonit duhej tė negocioja pėr kthimin e tyre dhe pėr ardhjen e Kosovės tė KVM-sė qė ishte i paarmatosur. Ne e dinim se marrėveshja e negociuar e 1998 nuk do zgjaste po do na jepte kohė tė fitojmė njė qėndrim tė unifikuar tė aleatėve. Ato ditė bota ishte fokusuar nė kėtė rajon sikur sot qė ėshtė e fokusuar nė Gjeorgjia por pas masakrės sė forcave serbe tė sigurisė ndaj shqiptarėve ne Raēak u bė e qartė se ne kemi hyrė nė njė krizė finale. Nė Rambouillet, pas saj, unė shkova me njė ultimatum pėr Millosheviqin. Hera e fundit nė jetim time qė e pash atė ishte nė mars tė vitit 1999 kur nė emėr tė Klintonit ia dhashė atij ultimatumin dhe i thash: nėse nuk e pranon qėndrimin tonė nė dhėnien Kosovės mundėsinė tė qeverisė veten, pasojat tona do tė jenė tė ashpra. Qėndruam gjatė nė njė pallat nė Beograd tė mrekullueshėm qė ai e kishte bėrė si shtab dhe tha se nuk mund tė bėj gjė. Unė i thashė: mirė, unė po iki tash dhe kjo ishte hera e fundit qė e pash. Kujtoj se fjalėt e tija tė fundit ndaj meje ishin a do tė shoh mė e unė i thash kjo varet nga ti nė disa orėt e ardhshme.
Siē e dini, sapo qė aeroplani im mbėrriti nė Budapest NATO, filloi bombardimet pėr 78 ditė. Nė fund tė saj ne erdhėm me rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė. Kėshtu u ktheva prapė nė Prishtinė ndėrmjet 1999 dhe vitit tė kaluar dikur qė bėra shumė. Kėtė herė vizitova njė Prishtinė tjetėr, atė tė OKB-sė. Mendoj se OKB ka bėrė njė punė tė mirė kėtu, bėri atė qė ka qenė dashur ta bėjė. Ju shkėputi nė mėnyrė permanente nga kontrolli i Beorgadit dhe ata e udhėhoqėn Kosovėn nė baza tė pėrkohshme, pėrderisa ju ndihmoi ti themeloni institucionet tuaja. Por shtatė vjet janė shumė pėr njė mision tė tillė. Sipas meje, kjo liri qė tashti e keni, ka qenė dashur tju jepej 3-4 vjet mė parė. Besoj se do tė kishte tranzicion mė tė lehtė nėse ajo do ngjante mė herėt, por SHBA-ja dhe BE-ja ecėn shumė ngadalė. Mė 2005 ai proces filloi pėrnjėmend. Erdhi plani i Ahtisaarit qė rusėt morėn pjesė ne hartimin e tij por vendimi pėr pavarėsi
Ju kishit plotėsisht tė drejtė ta bėni atė. Kur rusėt e krahasojnė veprimin tuaj me atė nė Oseti e Abkazi, ata po bėjnė krahasim fals. Vendimi juaj i menēur dhe i guximshėm pėr ta shpallur pavarėsinė ka qenė pak a shumė i ngjashėm me shpirtin e deklaratės sonė tė pavarėsisė mė 4 korrik 1776. Ju uroj pėr kėtė. Kjo mė mundėson mua qė pėr herė tė parė tė flas para juve ne trollin e njė vendi tė lirė dhe tė pavarur. Ėshtė njė trill i jashtėzakonshėm pėr mua tė jem kėtu nė kėto rrethana, pasi qė ju kam parė tė luftoni pėr dhjetė vjet pėr diēka qė ka qenė e drejtė juaja pėr mė tepėr se 6 shekuj. Ju po bėni historinė nė kėtė sallė. Herėn e fundit kur isha kėtu me Kushnerin. Kjo ėshtė demokraci nė veprim. I uroj tė gjithė, Keni bėrė punė tė mrekullueshme.
Bota brengosej pėr njė konflikt etnik ndėrmjet komuniteteve. NATO u mobilizua pėr telashe dhe nuk ndodhi gjė. Merita ju takon tė gjithėve pėr kėtė pėrgjegjėsi dhe durim. Kjo u tregoi pakicave veēanėrisht serbėve se ata mund tė jetojnė nė paqe me fqinjėt e tyre. Jam nė dijeni pėr situatėn nė veri tė Ibrit qė ende nuk ėshtė zgjidhur sipas qejfit tuaj dhe unė pajtohem me ju.
Gjėja e parė duhet tė jetė lajmi i mirė. Bota nuk po flet pėr ju se nuk ndodhi kriza. Nėse nuk jeni nė ballina kjo ėshtė lajm i mirė. Ju uroj pėr menēurinė, mė tė cilėn arritėt ta ruani situatėn.
46 vende, shumė mė shumė se gjysma e GDP-sė botėrore. Rusia po bėn fushatė kundėr jush. Do keni me tepėr. Jam i bindur se do fitoni mė tepėr gjatė Asamblesė parlamentare. Shpresoj se vendet nė OIC dhe Liga Araba do tju njohin. Shpresoj qė mbi tė gjitha Maqedonia dhe Mali i Zi tju njohin sė shpejti. Nuk kam fije dyshimi se numrat do shtohen, pavarėsisht vendimit tė ICC-sė. PO ēfarė vendimi mund tė marrė ai pos tė riafirmojė vendimin tuaj ose tė refuzojė tė marrė vendim. Ata nuk mund tė thonė se ēfarė keni bėrė ju duhet tė kthehet mbrapa. Jam i bindur se IIC-ja ėshtė njė ēėshtje e menaxhueshme pėr ju.
Le ta dinė tė gjithė e kėtu dhe nė botė se nuk ka kurrfarė lidhje mes asaj qė keni bėrė ju tė hiqni qafe njė regjim shtypės diktator dhe ēfarė ata kanė bėrė nė rrėzimin e njė regjimi demokratik tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike. Millosheviqi i Serbisė ka shtypur pėr njė kohė tė gjatė shqiptarėt, ka bėrė luftė dhe pastrim etnik pėrgjatė gjithė ish Jugosllavisė. Gjeorgjianėt pėrfunduan si viktimat mė tė mėdha tė pastrimit etnik nė Abhazi mė 1990 dhe prapė nė Osetinė Jugore, muajin e kaluar. Presidenti Shakashvilli ėshtė president i zgjedhur nė mėnyrė demokratike. Pasi MIlosheviqi iku nga Kosova mė 1999, roli kryesor i OKB-sė dhe NATO-s ishte tė mbrojė serbėt dhe trashėgiminė e tyre fetare, fuqitė perėndimore investuan vite tė tėra pėr Kosovėn qė kulmuan me planin e Ahtisaarit, tė refuzuar nga rusėt.
Ju kėrkoj tė fokusoheni nė situatėn tuaj ekonomike. Jeni nė njė situatė jo tė mirė ekonomike dhe kjo ėshtė armiku juaj. Askush nuk mund tju prek mė politikisht.Pėr herė tė parė ju jeni tė pavarur nė histori dhe kjo ėshtė e pakthyeshme. Kjo nuk mund tė zhbėhet ēfarė keni bėrė, por ekonomia ėshtė e fragole. Tokat janė tė bllokuara, njė pjesė e tokės suaj ndodhet jashtė kontrollit tuaj, pasuritė natyrore nuk po shfrytėzohen. Ju duhet njė rrejt i ri transporti, ju keni nevojė pėr krijim tė vendeve tė punės
ju duhet tė bėheni pjesė e njėfarė tregu tė pėrbashkėt tė Ballkanit Perėndimor. Pėr ta arritur kėtė ju duhet tė leni mėnjanė inatet politike dhe tė punoni sė bashku nė njė mastert plan ekonomik qė do ti pėrfshinte tė gjithė. Ėshtė me rėndėsi qė tė punoni pėr kėtė, sistematikisht.
BE-ja. E ardhmja juaj ėshtė nė BE. Nėse nuk i bashkoheni BE-sė pėr dhjetė vjet ju gjithmonė do tė jeni tė izoluar. Pėr shkak tė natyrės sė historisė suaj, pėr shkak se keni qenė dashur tė luftoni pėr gjithēka, gjithmonė, njerėzit nė vendin tuaj kanė tendencė tė mendojnė shortterm pėr problemet e sotshme ose tė nesėrme. BE-ja ėshtė njė projekt afatgjatė kėrkon shumė punė. Duhen mijėra dokumente. Ėshtė shumė mė vėshtirė sesa ti bashkoheni NATO-s. NATO-ja do kohė por unė shpresoj se ju do bėheni pjesė e NATO-s, herėt ose vonė por BE-ja ėshtė shumė mė e rėndėsishme pėr ju. SHBA nuk ėshtė anėtar i BE-sė, ka vetė njėfarė ndikim anėsor aty.
Ju rekomandoj qė ta ven si qėllim pėr vendin tuaj anėtarėsimin nė BE pėr mė pak se dhjetė vjet. Kjo mund tju duket gjatė, por mendoni ku ishit dhjetė vjet mė parė: tė shtypur nga autoritetet e Beogradit, njerėzve po u mohoheshin tė drejtat
Do doja tė kthehem kėtu pas dhjetė vjetėve dhe tu flas anėtarėve tė njė vendi anėtar tė BE-sė. Nėse ndodh pėr mė pak se dhjetė vjet ėshtė OK, por nėse ėshtė dhjetė vjet duhet tė filloni tash. BE duhet tė jetė shumė e kujdesshme se ēfarė po bėn me fqinjėt tuaj. BE po fillon MSAnė me Serbinė dhe Bosnjėn e Hercegovinėn. Unė jam qė tė gjitha vendet e rajonit ti bashkohen BE-sė, por jam kritik qė procesi tė mos e lejė Serbinė brenda, pėrpos nėse Serbia pranon kufijtė tuaj ndėrkombėtarė, para se bėhet pjesė e BE-sė dhe pajtohet se kur tė bėhet pjesė e BE-sė nuk do tė shfrytėzojė tė drejtėn e vetos ndaj jush. Nėse Serbia i bashkohet nuk duhet tė bashkohet me fuqinė qė ta bllokojė . Ideale do tė ishte qė ju tė hyni tė gjithė sė bashku nė BE. E di se kjo ėshtė njė agjendė ambicioze, por ju keni aaritur gjėra tė mėdha pėr vendin tuaj nė pak muaj, e keni bėrė kėtė me guxim e menēuri. Nėse e keni pėrcaktimin e njėjtė dhe unitetin e njėjtė pėr qėllimin me rėndėsi historike anėtarėsimi nė BE, jam i sigurt se do keni sukses edhe nė kėtė, po ashtu. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|