| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ME RASTIN E AKADEMISĖ KUSHTUAR Mr. UKSHIN HOTIT |
| Postuar mė datėn: 2008-05-19 03:58:36 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
LETĖR KRYEMINISTRIT
Zotėri i nderuar,
qė nė fillim dua tė them se vetė fakti se po Ju shkruaj publikisht ėshtė njė dėshmi se kam konsideratė e respekt pėr tėra ato vepra tė juaja pozitive qė lidhen me Lėvizjen Kombėtare dhe sidomos me ato qė lidhen me kohėn e UĒK. Kjo nuk do tė thotė se pajtohem edhe me ato veprime tė cilat nuk i konsideroj si tė tilla dhe mbi to unė e kam dhen dhe do tė vazhdoi tė e jap opinionin tim publikisht. Me duhet tė ndalem pak nė kėtė pikė sepse e di se ka njerėz qė shpesh mospajtimin dhe kundėrshtimin politikė shumė shpejtė e eskalojnė nė armiqėsi, gjė qė kurrė nuk e kam pranuar dhe nuk do tė e pranoj si veprim tė arsyeshėm. Me pėrjashtim kur ato vepra mė nuk janė pikėpamje tė kundėrta politike por i kalojnė ata kufi dhe vinė nė kundėrshtim tė rėnd me interesat madhore kombėtare nė mėnyre tė vetėdijshme e tė qėllimshme. Vetėm nė ato raste toleranca ėshtė zero! Ndėrsa mospajtimin e pikėpamjeve politike mes shqiptarėve pėr mua kurrė nuk ka qenė problem qe unė me ata tė mos jam mik shumė i afėrt dhe me ata tė bashkėjetoj e bashkėpunoj nė ato fusha ku ka pikėpamje tė pėrafėrta. Pėrveē qė nisem nga parimi se kundėrthėniet qojnė pėrpara, njėkohėsisht mendoj se njėmendėsia qon kah stagnimi dhe diktatura autokratike me tė cilėn shoqėria e njerėzimit ėshtė ballafaquar e po ballafaqohet nė forma shumė tė rėnda pėr jetėt e njerėzve dhe pėr fatet e popujve. Po e pėrfundoi kėtė pikė me atė se pėr mua politikė e mirė ėshtė ajo qė i pajton armiqėsitė dhe jo ajo qė i armiqėson vėllezėrit! Tani pėr vete nuk kam se ēfarė tė them pos qė tani kur i bėra mbi 30 vite luftė kundėr armiqve sllav nė tė gjitha fushat e luftės pėr liri, pėrvoja po mė thotė se edhe pse jetėn dhe karrierėn i kam pas vetės akoma mundem ti kontribuoj Kombit dhe Atdheut tim dhe atė duke i dhanė krahun gjeneratės sė re qė tė e qoi ēėshtjen madhore kombėtare pėrpara dhe sa mė lart! Me vendosmėri dhe pa as njė lėkundje kam pėrkrah dhe do tė e pėrkrahu ēdo iniciativė pėrparimtare tė kujtdo qoftė dhe do tė e kundėrshtoi ēdo veprim negativ tė kujtdo qoftė qė mund tė e dėmtoi nė ēfarėdo forme interesat e Kombit dhe Atdheut tim. Punėn time kurrė nuk e kam matė me fitimin personal por se sa po fiton atdheu dhe populli im nga ajo punė! Mora shkasė nė mbajtjen e Akademisė kushtuar Mr. Ukshin Hotit qė tė ju shkruaj dhe tė ju pėrgėzoi pėr kėtė vepėr dhe vepra tjera tė mira tė kėsaj natyre me karakter njerėzor por edhe tė prezantoj mendimin tim kritikė edhe pėr kėtė rast edhe pėr disa raste tjera ku i kam vėrejtur disa lajthitje nė rrugėtimin e juaj nga periudha pėrfundimtare luftės e kėtej, pa pretendime se do ti pėrfshijė tė gjitha rastet njė pėr njė. Veprat e mira si kjo me Akademinė pėr Mr. Ukshin Hotin, apo si ajo me pėrkujdesjen pėr kolosin e lėvizjes kombėtare Adem Demaqin, ose si rasti me ndėrtimin e Shtėpisė sė Pleqve nė Drenicė, ose pse jo edhe rasti njerėzor i dhurimit tė njė traktori pėr njė familje tė varfėr tė njė minoritari e tj. nuk kanė nevojė pėr komente tjera pos pėr dėshirė qė ato tė shumėzohen sė mė shumė! Veprat e mira flasin vet dhe pėr to nuk ka nevojė pėr fjalė tė mėdha! Prandaj, nė vazhdim do tė bėj fjalė mė tepėr pėr lajthitjet dhe kėtu nuk do ti numėroi tė tėra por vetėm disa nga ato sa tė ju kujtoi se ju edhe vet duhet ti ktheheni tė kaluarės e tė shihni se a keni lan pas veti ndonjė vepėr qė nuk ju nderon. Unė do tė ju pėrkujtoj disa nga ato dhe kėtė do tė e bėj edhe pse Ju keni kėshilltar qė marrin paga tė majme pėr tė e bėrė kėtė punė, qė sipas gjitha gjasave nuk i a kanė arritur tė e bėjnė me sukses! Kronologjinė e tyre do tė e nisi nga koha aktuale dhe pastaj do ti kthehem viteve tė kaluara! - Do nisem pikėrisht nga koreografia vizuale nga Akademia kushtuar Mr. Ukshin Hotit . Tė them menjėherė se keqpėrdorimi i kėsaj figure madhore kombėtare pėr propagandimin e njė embleme e njė flamuri tė imponuar me dhunė nga sundimi diktatorial i huaj nė vendin ton ėshtė tepėr cinike! Mr. Ukshin Hoti sė fundi ka qenė Kryetar i UNIKOMB-it dhe aspiratat e ti janė botėrisht tė njohura. Programi i UNIKOMB-it nuk i njeh kufijtė e huaj brenda kombit e atdheut ton dhe synon bashkimin e ter kombit brenda njė shteti. - Njė gabim i ngjashėm ėshtė bėrė kur nė Kullėn e Jasharve ju ka dorėzuar Rifat Jasharit njė flamur me hartėn e ish KSA tė Kosovės nė kufijtė qė i ka caktua Serbia dhe njė deklaratė me pėrmbajtje qė i miraton kufijtė e tillė. - Po kėshtu ka qen gabim ligjėrimi mbi flamurin e Ahtisarit para nxėnėsve fillorist adoleshent duke e prezantuar atė flamur tė huaj si flamur i Kosovės dhe - Po kėshtu ka qen gabim involvimi i njė ish ushtari tė UĒK, gjoja se ai qenka kreatori i flamurit tė Ahtisarit, pėr tė krijuar para publikut njė opinion tė rrejshėm se ky flamur ėshtė vullneti i ynė e jo njė imponim i dhunshėm i Perandorie Globaliste tė BE! Prandaj ėshtė gabim shumė i madh tė shfrytėzohet emri i Mr. Ukshin Hotit pėr promovimin e emblemės dhe flamurit qė dalin nga Elaborati i Ahtisarit i cili ėshtė nė kundėrshtim tė plot me Programin e UNIKOMB-it dhe me aspiratat jetėsore tė Mr. Ukshin Hotit! Po ashtu keqpėrdorimi i familjes sė Adem Jasharit pėr imponimin e flamurit tė Ahtisarit me tė vėrtet ėshtė njė gafė tepėr i madh! Nuk kam nevojė qė tė ju bindi juve se flamuri dhe simbolet e direktivat tjera qė vinė nga BE pėrmes tė Ahtisarit janė vazhdim i pėrpjekjeve shekullore tė tė gjithė armiqve pėr shpėrbėrjen e popullit shqiptar qė fillojnė nga koha e perandorive tė Bizantit, tė Romakėve, tė Osmanlive, tė Perandorive tė vjetra e tė reja Sllave deri te ish Perandoria e kuqe e BRSS tė cilėn tani me njė ideologji ultra tė djathtė po pėrpiqet tė e vazhdoi Perandoria e zezė e BE! I tėrė projekti i BE-Ahtisarit e ka pėr qėllim falsifikimin e identitetit nacional tė Kosovės si territor dhe tė Popullit Shqiptar si pjesė e njė kombi tė ndarė me dhunė nė 6 shtete pėr llogari tė interesave sllavo-greke nga bartėsit e Fuqive tė vjetra tė Evropės me ngarkesat konservative ekstremiste e me mentalitet fundamentalist tė krishter ndaj popullit ton, duke e konsideruar popullin ton si islamist edhe pse feja e shqiptarit ėshtė me tė vėrtetė shqiptaria, e jo besimet e imponuara me dhunė tė ish okupatorėve tė lindjes apo tė perėndimit! Nė lindje e perėndim kemi edhe shumė vende e popuj miq dhe atė miqėsi duhet tė e ruajmė por jo duke heq dorė nga identiteti i ynė pėr tė cilin u derdh gjaku i disa qindra gjeneratave! Atė nuk do tė e bėjmė asnjėherė dhe me kurrė far ēmimi. Pėr njė gjė tė tillė nuk ka askush kompetenca tė e bėjė! Prandaj apeloj te Ju qė nė Akademi tė tilla, apo nė vende si Varrezat e Luftėtarėve tė Lirisė nė Prekaz e gjetiu si dhe nė vende e mese tjera jozyrtare ku nuk ėshtė e domosdoshme, tė mos figurojnė mė kurrė simbolet, flamujt e emblemat e huaja qė ju kanė imponuar me dhune Juve si parti dhe si institucione! Nėse nė kėtė fazė kalimtare po dashka tė pėrdoren ato simbole nė institucione zyrtare, mbani ato pėr vete por ato mos i propagandoni dhe mos ua impononi tė tjerėve sepse kjo pa na kujton shumė ish regjimin! Tani do tė kthehem pak Grupit pėr Negocime me Serbinė! PDK dhe Ju keni qenė nė opozitė dhe nuk keni pas fare nevoje e as pėrgjegjėsie tė merrni pjesė nė kėtė Grup. Autoriteti i juaj dhe i PDK do tė rritej edhe me shumė sikur do tė e refuzonit pjesėmarrjen e juaj ashtu si fillimisht bėri Z. Bajram Rexhepi. Ai pozicion do tė ju mundėsonte tė bėheni njė opozitė konstruktive e cila shumė shpejt do tė vinte nė pozitė e cila do ti u bllokonte negociatat dhe do tė e detyronte Serbin e Malin e Zi, si shtet, qe e para tė e njeh pavarėsinė e Popullit Shqiptar tė Kosovės sė tėrėsishme, dhe pastaj ajo do tė merrte pėrsipėr pėrgjegjėsinė juridike, politike dhe ekonomike pėr dėmet e luftės. Kjo do tė e detyronte edhe Maqedoninė tė e ndjek kėtė rrugė dhe pastaj BE dhe SHBA do tė e njihnin pavarėsinė dhe do tė e respektonin vullnetin e Popullit ton qė tė integrohet me shtetin Amė, si njė rrjedhje krejtėsisht e natyrshme. Pastaj nga pozitat e njė subjekti tė njohur ndėrkombėtarisht do tė kishte mundėsi tė hyhet nė bisedime pėr integrime, tė asaj natyre qė ėshtė me interes pėr vendin ton si tersi (bije fjala me SHBA e Britaninė e Madhe) . Pjesėmarrja e LDK ne negocime me Serbinė nuk do tė sjelltė as gjė pos dėshtimit total tė LDK sepse kjo do ti binte si monolog e jo dialog sepse LDK ishte dhe mbeti vazhdim i ish LKK(J) dhe i konceptit autonomist nėn sundimin e huaj! LDK pa PDK kurrė nuk do tė arrinte deri kėtu sa edhe tė provohet falsifikimi i identiteti ton nacional. Pra, pjesėmarrja nė Grupin pėr negocime me Serbinė dhe vet negociatat me Serbin ishin e janė gabim trashanik! Pėrveē kėsaj Grupi pėr negocime me Serbinė praktikisht e ka plaēkitur buxhetin e Kosovės pėr disa qindra miliona euro dhe i ka lėshuar Serbisė pe nė tė gjitha drejtimet. Kjo nuk mund tė fshehėt as me demonstrimin e Serbisė e Rusisė gjoja se janė kundėr Planit tė Ahtisarit dhe kundėr prezencės sė BE nė Kosovė kur nė atė planė janė pėrfshirė tė gjitha kėrkesat serbe qė po i shohim duke u realizuar nė tersi prej murit rreth Patrikanės nė Pejė e Deēan e deri te ndėrtimi i kolonive serbe si ajo nė Badovc apo dhurimi i tokave tė qytetarėve dhe tė Kosovės Maqedonisė e tj. pėr ēka u arrit marrėveshja e UNMIK-ut e Qeverisė provizore me Serbinė nė vitin 2006 nė pajtim me planin e Ahtisarit qė e keni miratuar me po zbatoni edhe ju! Kjo pas vetes tėrheq pėrgjegjėsi politike, juridike e materiale! Diagrami i tė lėshuarit pe para presionit tė aleatėve sllavo-grek niset nė Rambuje dhe ai vazhdon deri nė ditėt e sotme, qysh se ku ėshtė pranuar autonomia e Kosovės nėn sundimin e Serbisė, qė Serbia, pėr fat, edhe kėtė e ka refuzuar atėherė. Konferenca e Rambujesė nuk do tė ishte organizuar fare dhe nuk ėshtė mbajtur pėr tė marr pėlqimin as tė Rugovės, Qoses e tė Surrojit, sepse ata nuk kanė paraqitur kurfar faktorėsh as politikė dhe as ushtarak. Por ajo ka pas pėr qėllim qė tė e sjell UĒK nė tavolinė dhe tė e defaktorizon dhe likuidon si faktor ushtarak e politikė. Po tė mbetej Adem Demaqi i vetmi faktor diplomatik i UĒK pėr komunikim me diplomatėt tė huaj sot do tė ishin tė realizuara tė gjitha aspiratat e kombit ton. Por, dhelprat diplomatike evropiane shkonin nėpėr katunde se e dinin se atje do tė xhindet dikush qė ka shumė dėshirė tė del nė televizion me ēdo kusht dhe tė flet pėr gjėra qė nuk ia din pasojat! Dhe kėshtu filloi vallja e dreqit! Diplomacia ndėrkombėtare i respekton e vlerėson vetėm ato palė qė mbajnė qėndrime tė papėrkulshme kur ėshtė fjala pėr interesa madhore nacionale! Ata e din se ai qė lėshon pe njėherė, ai lėshon pe gjithmonė, prandaj tė tillė i shfrytėzon deri nė fund deri sa tė ka nevoj pėr ta por nuk i respekton aspak! Por, pse shkuan nė Rambuje edhe Rugova, Qosja, Surroi e tj.? Shkuan sepse Fuqitė e vjetra tė Evropės e dinin se nėse mbetet nė skenėn politike vetėm UĒK-ja, ajo do tė mbetej i vetmi partner politik edhe me vonė dhe kjo mund tė e sjelle pėrsėri Adem Demaqin pėr ballė tyre. Prandaj, ata e futėn LDK nė lojė sepse pėrmes saj do tė e nxjerrin UĒK jashtė loje dhe do tė e pėrdornin vetėm pėr aq sa kanė nevojė, si edhe ndodhi! Kreu i UĒK dhe Drejtoria Politike qė e drejtonit ju ratė nė kėtė grackė! E nxorėt Adem Demaqin nga loja dhe futėt Rugovėn nė lojė! Me kėtė gabim lidhet edhe gabimi i ardhshėm nė zgjedhjet e para. Qeveria e krijuar nė Rambuje qė e drejtonit ju, tė parin vendim qė duhej tė e merrte ishte nxjerrja e Ligjit pėr Zgjedhje me tė cilin do tė ju ndalohej pjesėmarrja e partive tė regjistruara nė Beograd dhe pjesėmarrja nė kandidim e votime nė zgjedhje e tė gjithė pjesėmarrėsve tė ish regjimit jugosllav, shumica e tė cilėve ishin brenda LDK. Ky veprim do tė nxjerre pėrgjithmonė tėra strukturat e ish regjimit nga jeta politike brenda vendit dhe do tė fillonte thirrja e tyre nė pėrgjegjėsi penale pėr krimet e bėra sa kanė marr pjesė nė regjimin e diktaturės titosite! Por, jashtė ēdo logjike ndodhi qė strukturat e ish regjimit titosit tė instalohen nė pushtetin provizor tė ngritur nga UNMIK-u dhe si njė kancer agresivė tė vazhdoi politikėn e vjetėr autonomiste nėn ombrellėn e UNMIK-ut! Kjo shkoi deri nė ato pėrmasa sa nė zgjedhjet e para u nxor nga pushteti krahu i luftės! Rugova edhe pse humbi tri herė radhazi nė votime nė parlament dhe me ketė ishte i eliminuar edhe me ato rregullore tė UNMIK-ut, pėrsėri u ble karrika e presidentit pėr Rugovėn me 5 milion euro dhe me postin e kryeministrit ku u vendos Bajram Rexhepi. Shtajneri e pranoi kushtin por duke mos pranuar as Hashim Thaqin, as Jakup Krasniqin dhe as Fatmir Limėn por vetėm Bajram Rexhepin pėr kryeministėr pėr tė ju lan KFOR-it francez duart lira pėr tė e ndarė Mitrovicėn! A duhej tė ndodhte kjo? Pėrpara se fare tė vinte te skenat e tilla Qeveria e Pėrkohshme qė e udhėhoqėt ju gjatė dhe pas lufte kishte mundėsi tė merrte vendim qė tė ndalohet krijimi i partive politike nė tersi pėr 3 vite dhe vetėm pas referendumit pėr pavarėsi, si ishte paraparė nė Rambuje, me njė referendum tė ri tė kėrkohet nga populli se pėr cilin rregullim shtetėror do tė pėrcaktohet, pastaj nė bazė tė rezultati tė ti tė vazhdoi organizimi i jetės sė brendshme si dhe marrėdhėniet me vendet e jashtme. Juve ju mungonte pėrvoja dhe dija pėr tė gjetur njerėz qė dinė tė e organizojnė shtetin brenda krahut tė luftės. Njerėz qė me tėrė qenien e vet ju kanė pėrkushtuar ēėshtjes kombėtare dhe qė gjithmonė i kanė dhanė asaj dhe kurrė nuk kanė marr pėr vete nga ajo. Por nė vend tė kėsaj ju u pėrcaktuat pėr disa tituj tė pa shpirt e tė pa kurriz qė lan vendin pa dritėn e lirisė! Nuk ka kurfar logjike qė tė krijohen qindra parti politike derisa vendi ėshtė i ndarė dhe nėn sundimin huaj. Partitė luftojnė pėr pushtet nė njė vend tė lirė. Por, liria nuk vjen me pėrēarjet e shtrigave partiake qė nuk luftojnė armikun por rivalin brenda kombit tė vet! Tė gjithė e dinė se pėrēaj e sundo ėshtė shkollė e vjetėr e armiqve tan dhe pėrsėri e bėjnė tė njėjtin gabim! Nė emėr tė kujt bėhet kjo pėrēarje nė qindra parti politike? Bėhet nė emėr tė demokracisė, ndėrsa demokracia mund tė funksioni vetėm kur ma nuk ka parti politike. Qė e bėjnė vet pushtetin nė emėr tė popullit kundėr popullit duka ia imponuar atė si vullnet tė ti! Ishte njė kohė kur shoqatat e UĒK dhe Unioni i Studentėve tė Pavarur me Vehbi Rafunėn nė ballė e bėnin opozitėn e vetme ndaj sundimit tė UNMIK-ut i cili synonte tė e rivarroste Kosovėn sėrish nėn sundimin e Beogradit, derisa partitė politike koketonin me UNMIK-un, pa ja prish timin e duhanit diktatorėve tė huaj. Pastaj Kosovėn e shpėtoi nga rikolonizimi serb ndodhja e popullit nė mars 2004. Mė vonė mbrojtjen e Kosovės nga fundosja nėn sundimin kolonial diktatorial e morri pėrsipėr Albin Kurti dhe Lėvizja Vetėvendosje. U dashtė pėrsėri qė tė pėrgjaket rinia shqiptare pėr ti korrigjuar gabimet e politikanėve tė papėrgjegjshėm dhe tė pa ndėrgjegjshėm! Ata e bėn punėn qė duhet tė bėnit ju dhe ju megjithatė i pėrndiqni fshehur e hapur nė vend se tė ju falėnderoheni! Prandaj, kėrkoj nga ju qė tė ndalohet pėrdorimi i ēfarėdo dhune ndaj tyre sepse kam frikė se njė ditė prindėrit e kėtyre tė rive do tė i kthehen normave kanunore dhe do tė vije te ajo bela tė cilėn po e nxisin armiqtė tan! Do tė mbahet nė mend vota e juaj kundra Kornizės (Korniza e Evropės pėr minoritete), por ju morėt pjesė nė zbatimin e saj dhe kjo qoi deri te zgjedhja e statusit tė Kosovės nė bazė tė kėsaj kornize e cila edhe sot e trajton Popullin Shqiptar si minoritet qė tani quhet komunitete por jo popull, sepse po tė quhet popull, ati duhet ti njihet e drejta ne vetėvendosje! Unė nuk i preka tė tėra temat e kėsaj natyre, por u ndala nė disa nga ato sa pėr tė ilustruar se e kuluarja nuk premton shumė, prandaj mbetet qė tani dhe nė tė ardhmen tė mos i lejoni vetit tė mendoni se kėti populli bėn me i dhanė ushqim me lugė tė zbrazėt! Thuani hapur popullit, kjo ėshtė dėshira e jonė e kjo tjetra ėshtė mundėsia e jonė pėr tė e realizuar atė dėshirė! Thuani se kjo qė po ndodhė ėshtė njė imponim i dhunshėm dhe tregoni popullit pse po e pranoni atė imponim. Ai do tė ju kuptoi! Por, kurrė mos i thoni popullit tuaj se kjo qė po e imponojnė Fuqitė e vjetra tė Evropės ėshtė vullneti i popullit, sepse mashtrimin nga tradhtia e ndan vetėm njė qime floku! Besoj se po e kuptoni se po tė ua doja tė keqen unė do tė vazhdoja tė heshti, do ti gėzohesha kėtyre lajthitjeve dhe do ti gėzohesha ēdo gabimi tė ri tė juaj! Ju jeni nė fillim tė karrierės tuaj dhe mundėsia pėr tė bėrė njė karrierė tė ndritshme dhe mundėsia qė tė fundoseni nė kėtė rrugė janė tė barabarta!
ABDULLAH PRAPASHTICA |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|