DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LUFTA E PARESHTUR E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE PĖR TA RIPUSHTUAR N. B. “RILINDJA”
Postuar mė datėn: 2008-02-12 17:19:08 nga admin1 :: Kategoria: Opinione




Shkruan: Tafil DURAKU

Kaluan dhjetė vjetė tė plota pas pėrfundimit tė luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė, e cila, sė toku me aleatin e saj NATO, ngadhėnjeu ndaj forcave pushtuese serbo-jugosllave dhe, ende, njė kategorie tė “shqiptarėve” mė tė mėdhenj as qė u shkon nė mendje tė kuptojnė dhe tė mendojnė ndryshe, pos, sikurse i ka mėsuar Titoja i tyre i dashur, tė flasin shqip e tė punojnė dhe tė veprojnė antishqiptarisht, siē dinė tė punojnė e tė veprojnė gjithnjė prapa krahėve shqiptarėt “partiotė” tė radhėve tė para “shqiptare” tė komunizmit tė zi jugosllav e antishqiptar, qė shqip flasin vetėm pėr t’i mashtruar shqiptarėt kudo dhe nė ēdo kohė. Mendėsia e tillė “kombėtare” e “atdhetare”, sot, mė shumė se kurrė, po u kushton shumė shtrenjtė shqiptarėve tė tė gjitha anėve tė kufijve artificialė qė i ndajnė shqiptarėt dhe SHQIPĖRINĖ, aq padrejtėsisht.

Dhe, tash e dhjetė vjetė tė plota, pas luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė, pareshtur, nuk po pushon lufta “atdhetare” e “kombėtare” e “shiptaro”-titistėve, e paramenduar dhe e organizuar, nė tė gjitha nivelet e vendit, qoftė me ndihmėn e policisė sė tyre, qoftė me ndihmėn e gjyqėsisė sė tyre, qoftė me ndihmėn e shtypit tė tyre, qoftė me ndihmėn e farkistėve tė tyre, qoftė me ndihmėn e ministrave tė tyre nė ministrinė e “kulturės” etj., qoftė me ndihmėn e aleatėve tė tyre nga Tirana, qoftė me forma tjera perfide tė veprimit prapa shpine, pėr ta ripushtuar jo vetėm Ndėrmarrjen Botuese (Edicionin) “Rilindja”, gjithnjė, duke shkelur ligjet, e cila, sipas tė gjitha gjasave tė “drejtėsisė” sė tyre, do ta heqė tė zitė e ullirit pėr tė dalė nė dritė njė ditė dhe pėr tė vepruar si “Rilindje” tamam shqiptare. Kthetrat e “shqiptaro”-titistėve janė etur tmerrėsisht, pėr ta pirė ende me pambuk titist gjakun e shqiptarėve qė kanė pirė nė vazhdimėsi, sidomos, tė atyre qė nuk gjunjėzohen para “politikave” tė tyre “kombėtare” dhe “shqiptare”... Para “patriotėve” mė tė mėdhenj “shqiptarė” me bateri Beogradi, Moske..., siē ėshtė rasti i autorit tė kėtij shkrimi, dhe, jo vetėm tė kėtij autori e tė kėtij shkrimi.

Pėr t’i parė opinioni shqiptar “politikat” e koordinuara antishqiptare tė “shqiptaro”-titistėve, mjafton tė shohė sesi njėfarė Sylejman Aliu pajtohej gjithnjė me antishqiptarin Astrit Haraēia, madje, po e pėrsėrisim, gjithnjė, deri sa i jepte atij dhe “stafit” tė tij rrogė tė majme drejtori (bile, dy rroga drejtorėsh), madje, kundėrligjshmėrisht, pa qenė kurrnjėherė aifarė Sylejman Aliu punonjės i N. B. – Edicionit “Rilindja”, i cili, sot, jo diku tjetėr, por, nė gazetėn ku e pėrkrahte Haraēinė para dy vitesh, pra, nė gazetėn “Lajm”, mė dt. 7 shkurt 2008, fq. 22, po atė Astrit Haraēinė, me tė cilin e prente nė fyt dhe nga passhpina N. B. – Edicionin “Rilindja”, e kritikon ashpėr, madje, veprimin e Haraēisė e quan tėrthorazi antishqiptar, dhe thotė: “Atė qė Serbia pėr 60 vjret rresht nuk arriti ta bėjė, e bėri ish-ministri Haraēia”, duke “harruar” gjithnjė se aifarė Sylejman Aliu dhe shokėt e tij tė idealit “shqiptaro”-titistė dautdemakinaė, nazmirrahmanianė, abdullazenelianė, sabrihamitianė, etj. qenė veglat mė tė turpshme tė Astrit Haraēisė&Co, me tė cilat “politika” antishqiptare iu vu dryri N. B. – Edicionit “Rilindja”, kunėrligjshmėrisht, me tė vetmin qėllim qė ta ripushtojnė atė pas luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė, ku do tė mund t’i vazhdonin “politikat” e tyre “shqiptare”, si nė kohėn e Titos, duke i lėnė larvat e veta brenda N. B. – Edicionit “Rilindja” dhe kudo tjetėr ku munden dhe u shkon ndoresh, me pėrkrahjen e gjyqėsisė dhe policisė sė tyre “shqiptare”.

Do shtuar kėtu, se, me pėrjashtim tė Zyrės sė Petersenit pėr Kulturė dhe Ombudspersonit tė Kosovės, asnjė nga “zyrtarėt” e krimit tė organizuar “shtetėror” e “institucional” tė Kosovės nuk kanė dėnjuar t’i pėrgjigjen asnjė shkrese zyrtare tė N. B. – Edicionit “Rilindja”. Prandaj, kėsisoj, sot, Kosova na del, edhe dhjetė vjetė tė plota pas pėrfundimit tė luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė, e pushtuar nga “shqiptaro”-titistėt dhe aleatėt e tyre vendoro-ndėrkombėtarė.

E sheh, pra, popull shqiptar dhe politikė “shqiptare”, se me ēfarė “patriotėsh” ‘shqiptarė’ kemi tė bėjmė dhe me ē‘politikė tė tyre “kombėtare” e anti-“Rilindje” kemi tė bėjmė, kėtu, edhe dhjetė vjetė tė plota, pas luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė, madje, nga kush se: nga sharėsit e asaj lufte tė simbolikės mė tė madhe shqiptare dhe historike deri nė ditėt tona... Pra, ...

“Shqiptaro”-titistėt, tė prirė prej forcave mė “avangarde” tė tyre, sidomos, prej viteve tė “90-ta e kėtej, nuk pushuan sė punuari e sė vepruari kundėr shqiptarėve dhe kundėr organizimit tė shqiptarėve pėr ta bėrė luftėn e lavdishme tė UĒK-sė. Ata, qė me zbardhjen publike tė UĒK-sė, nuk pushuan sė shari e sė pėshtyri, nė mėnyrė tė organizuar (herė haptasi, e, herė-herė fshehurazi) luftėn e lavdishme tė popullit shqiptar me UĒK-nė nė krye, qė, thėnė thjesht, e kanė mashtruar dhe pėrvetėsuar gradualisht njė “krah” tė asaj lufte e ushtrie, i cili, sot, nuk po zgjedh mėnyra as mjete pėr tė vepruar kundėr shqiptarėve. Na kujtohen, tashmė, tė gjithėve, pėshtyrjet dhe sharjet e atyre e kėtyre “shqiptarėve” tė mėdhenj, tė bėra kundėr UĒK-sė dhe kundėr Lirisė e bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetin meritor, pėr ēka u bė dhe u organizua lufta. Dhe, po ato pėshtyrje e sharje po vazhdojnė edhe sot, nė forma e mėnyra shumė mė perfide e mė tė organizuara, por, herė tė heshtura, e, herė tė hapta, qė, domosdo, duhet tė ndėrpriten njė ditė tė afėrt.

Skenari pėr ta ripushtuar Ndėrmarrjen Botuese (Edicionin) “Rilindja”, nė kėtė vazhdė, ėshtė pėrgatitur dhe pėrpiluar menjėherė pas luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė. Pra, skenari i parė i “shqiptaro”-titistėve kaloi qė mė 1999, kur, pas shumė reagimeve tė mia, u zgjodh drejtor njėfarė Daut Demaku, qė kishte arritur ta mashtronte “krahun” e UĒK-sė, pas presionit tė paparė qė kishin bėrė konjunkturat e organizuara tė “shqiptaro”-titistėve ndaj tij, dmth. ish-udhėheqėsit dhe plaēkitėsit “zyrtarė” tė Edicionit “Rilindja” ndaj z. Tahir Desku, tash - i ndjerė, i cili m’i ka rrėfyer me emėr e mbiemėr ata qė kishin ushtruar presion tė paparė pėr ta bėrė veglėn e tyre “shqiptaro”-titiste drejtor tė Edicionit, sepse, po tė bėhej drejtor ndokush nga krahu i vėrtetė i UĒK-sė, ata “patriotė” tė mėdhenj “shqiptaro”-titistė do tė duhej tė pėrfundonin nė burgje, pėr plaēkitje klasike tė pasurisė shoqėrore dhe tė djersės sė punonjėsve tė Edicionit “Rilindja”, siē veproi hiē pa turp dhe fare pa u skuqur i zgjedhuri i atyre konjunkturave shumė “shqiptare”. Ai, i emėruar drejtor i Edicionit “Rilindja”, gjatė bisedave, pėr ta treguar veten tė gjithėpushtetshėm “shqiptaro”-titist, njė herė e prente njė gjenral tė UĒK-sė dhe tjetrin e ngriste nė qiell, dhe, pa kaluar as njė orė e plotė, ose, edhe tė nesėrmen, e prente atė qė kishte ngritur nė qiell mė parė dhe atė qė e kishte prerė mė parė e ngriste nė qiell. Dhe, shpesh thoshte: “Tė ma kishin bėrė mua sikurse atij, pa ua luajtur n... tė gjithėve, tė UĒK-sė, nuk e kisha lėnė!”...

Po prej atyre e kėtyre konjunktuarve “shqiptaro”-titistėsh po plaēkitet pasuria e patundshme e punonjėsve shumėvjeēarė tė Edicionit “Rilindja” edhe dhjetė vjetė tė plota pas pėrfundimit tė luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė, gjithnjė, falė punės dhe veprimtarisė “patriotike” tė “shqiptaro”-titistėve “atdhetarė”.

Pėr luftėn speciale dhe tė koordinuar tė “shqiptaro”-titistėve pėr ta ripushtuar Edicionin “Rilindja” ėshtė njoftuar me shkrim edhe SHPK-ja dhe Njėsiti i SHPK-sė pėr Kriminalitet tė Lartė Ekonomik, por, plaēkitėsit ende shėtisin tė lirė dhe bėjnė “politika kombėtare” kundėr shqiptarėve. Prokurorisė sė Kosovės dhe SHPK-sė i janė ofruar edhe prova tė pakontestueshme materiale, shoqėruar me deklaratėn time mė Nr. prot. 2/04, dt, 28. 1. 2004, si dhe pesė institucione tė Kosovės, mė shkresėn zyrtare 5/04, dt. 19. 5. 2004 dhe prej Nr. prot. 6/04 deri mė 14/04, me shkresa zyrtare, me tė cilat ėshtė demaskuar plotėsisht lufta e djallėzuar e “shqiptaro”-titistėve LDK-istė pėr ta ripushtuar N. B. – Edicionin “Rilindja”, prej ku do tė mjelnin para tė majme “udhėheqės e ministri”. Ministrisė sė “Kulturės”, po ashtu, i ėshtė bėrė vėrejtje zyrtare pėr shkelje tė Statusit tė N. B. – Edicionit “Rilindja” dhe ligjeve tė Vendit nė fuqi, si dhe pėr pėrzierje flagrante nė punėt dhe detyrat e punės sė Stafit tė N. B. – Edicionit “Rilindja”...

Ėshtė shumė i gjatė vargu i dėshmive kundėr Ministrisė sė Kulturės, i cili, po tė pėrshkruhet vetėm me numrat e protokolit, do merrte mė tepėr se tre faqe tė kompjutorit, me ēka janė tė informuara tė gjitha institucionet e Kosovės. Ndėrkaq, kjo gjendje dėshmon qartė pėr luftėn e pareshtur dhe tė ftohtė, tė heshtur dhe aktive, pėr ta ripushtuar Edicionin “Rilindja” “shqipatro”-titistėt qė e kanė pasė nėn kontroll gjatė periudhės 50-vjeēare “shqiptare”. Dhe, kėtė objektiv, “shqiptaro”-titistėt, duan ta arrijnė duke shkelur Statusin e N. B. – Edicionit “Rilindja” dhe ligjet e Vendit nė fuqi, duke shfrytėzuar lidhjet e veta konjunkturale qė kanė nė “Polici”, nė “Gjyqėsi”, nė “ministri” dhe nė “institucione” tjera tė Kosovės “shtet” dhe tė “kosovarėve-komb”... Sepse, dihet botėrisht dhe ligjėrisht se Ndėrmarrja Botuese – Edicioni “Rilindja” nuk ėshtė ndėrmarrje dhe as pronė e Ministrisė sė Kulturės, si dhe e askuj tjetėr, por, Organiozatė Publike e Vendit, me status tė pėrcaktuar qartė, si vazhduese dhe trashėgimtare e N. B. – Edicionit “Rilindja”, tė cilėn po pėrpiqen, pėrmes shantazheve tė organizuara dhe formave tjera tė presionit dhe krimit tė organizuar “zyrtar” e “ligjor”, ta ripushtojnė dhe ta pėrvetėsojnė “shqiptaro”-titistėt e kuq tė komunizmit jugosllav e antishqiptar, si dhe konjunkturat e tyre “ministrore”, “policore”, “ligjore”, etj., qė kanė dalė “njerėzisht” e “kombėtarisht” nė krahė tė tyre.

Nga tė gjitha provat qė kemi, shihet qartė se drejtori i dhunshėm, Daut Demaku, pasardhėsi “ligjor” i tij, njėfarė Sylejman Aliu, si dhe punėdhėnėsit e tij (tyre), Nazmi Rrahmani, Abdullah Zeneli, Sabri Hamiti&Co, do tė duhej tė pėrfundonin nė burg, pėr aferat e tyre korruptivo-kriminale antirilindje, si dhe si profiterė lufte, tok me tė gjithė “ministrat” e LDK-sė, “kėshilltarėt” dhe “drejtorėt” e saj, si dhe aleatė tė tyre nė SHPK, nė Gjyqėsorin dhe nė “institucionet” e Kosovės “shtet”. Nga provat qė kemi dhe i kemi ofruar SHPK-sė dhe Gjyqėsisė sė Vendit, shihet qartė lufta e porositur, qė pėrsėritet prej njė skenari nė tjetrin, e kriminelėve tė organizuar “shqiptaro”-titistė, pėr ta ripushtuar N. B. – Edicionin “Rilindja” dhe pėr ta pastruar atė nga shqiptarėt, si nė kohėn e Titos sė tyre tė dashur, kur ky autor, kurrė, nuk ka marrė pjesė nė asnjė aheng tė ndėrmarrjes ku punonte, duke qenė i pėrndjekur vazhdimisht nga konjunkturat “patriotike” tė “shqiptaro”-titistėve tė pėrbetuar “shqiptarė” nė atė Redaksi, madje, edhe i sulmuar fizikisht nga udbashėt “shqiptaro”-titistė.

Artikujt e mėhershėm nė disa gazeta tė “paanshme”, si dhe mė i riu, sidomos, nė gazetėn “Lajm”, ndaj tė cilės kemi bėrė shumė reagime zyrtare, tė cilat nuk i ka botuar fare, dėshmojnė qartė pėr vijėn “shqiptare” antirilindje dhe pėr njė luftė tė tillė antishqiptare, tė pashpallur, dhe pėr njė luftė tjetėr, tė egėr, antirilindje. Por, pėr ēudi, lufta po vazhdon edhe mė nga konjunkturat e “shqiptaro”-titistėve tė kuq komunistė jugosllavė, nė koordinim me Ministrinė e “paanshme” tė “Kulturės” dhe pėrmes njerėzve mė tė papėrgjegjshėm e mė tė pandėrgjegjshėm tė asaj Ministrie shumė “shqiptare” dhe simotrave tė saj nė SHPK dhe nė Gjyqėsinė e Kosovės.

Prandaj, e shohim shumė tė udhės, qė institucionet e reja tė Vendit, kėsaj lufte tė pashpallur antirilindje dhe antiligjore deri nė ēmendi, dhe si antishqiptare nė tėrėsi, udhėhequr prej “shqiptaro”-titistėve, t’i thonė STOP, sepse, nė tė kundėrtėn, tėrthorazi, dalin nė aleatė tė tyre antishqiptarė.

Lufta e pashpallur dhe e pareshtur e “shqiptaro”-titistėve, tėrėsisht e organizuar brenda njė sistemi tė tillė konjunktural, dėshmon ēmendinė e “sistemit shqiptar” tė “vlerave”. Prandaj, ku ta dijė secili shqiptar, sot, sa faqe shpifje “shqiptaro”-titistėsh tė UDB-sė ka dosja e tij prej shqiptari?!(Sic!)... “Shqiptaro”-titistėt qė pat instaluar Titoja nė pushtetin e tij “shqiptar”, sot, duan me ēdo kusht t’i ruajnė dhe kultivojnė “vlerat” e tyre “kombėtare”, sepse, pėr ato “vlera kombėtare” i ka qitė Tita nė kulm dhe i ka mbajtur nė kulmin e shtėpisė sė tij “shqiptare”, tė cilin kulm, po shihet qartė, edhe dhjetė vjetė pas luftės sė lavdishme popullore tė UĒK-sė, nuk e lėshojnė lehtė “shqiptaro”-titistėt, si dhe aleatėt e tyre “shqiptarė” kudo “institucioneve” tė tyre “zyrtare” e “kombėtare”.

Prandaj, kriminelėt e organizuar tė konjunkturave “shqiptaro”-titiste, nė vend qė tė jenė prapa grilave, fatkeqėsisht, ndodhė e kundėrta, shkelin ligjet “zyrtarisht” dhe diskriminojnė tė tjerėt qė nuk mendojnė sikurse ata. Andaj, pėrmes shtypit tė tyre “demokratik”, paraprakisht, duke pėrgatitur terrenin siē i ka mėsuar Titoja i tyre i dashur, i qesin pėrpara pushkatimi shqiptarėt qė nuk mendojnė e bashkėveprojnė sikurse ata dhe bashkė me ta!...

Lufta e pareshtur e “shqiptaro”-titistėve pėr ta ripushtuar N. B. – Edicionin “Rilindja” po vazhdon me intensitet tė shtuar, madje, edhe kėto ditė, gjithnjė nga LDK-ja dhe aleatėt e saj “shqiptarė” tė Ministrisė sė Kulturės, me pėrkrahje tė parezervė edhe nga SHPK-ja e saj, nga Gjyqėsia dhe gjykatat e saj, tė politizuara plotėsisht dhe tė korruptuara tėrėsisht.

Prandaj, na intereson tė dimė saktėsisht se a do t’i japė fund kėsaj lufte tė pareshtur dhe tė organizuar tė “shqiptaro”-titistėve, kėsaj lufte tė heshtur, tė shpallur “zyrtarisht” edhe nga Ministria e “Kulturės”&Co, Qeveria e re e Kosovės, SHPK-ja e kėsaj qeverisjeje, Gjyqėsia e kėsaj qeverisjeje, apo, do tė vazhdojė edhe kjo qeverisje tė jetė krah i fortė dhe i sigurt i krimit tė organizuar “shqiptaro”-titist... Edhe ēka duhet tė ndodhė tjetėr pėr tė parė e kuptuar saktėsisht shqiptarėt se ku ka rėnė “shteti” i tyre “kombėtar”, nėn direktiva tė vazhdueshme tė “shqiptaro”titistėve, tė cilėt kanė qėllim final ta ripushtojnė jo vetėm N. B. - Edicionin “Rilindja”, duke i qitė para pushkatimi shqiptarėt qė nuk mendojnė sikurse ata, gjithnjė, duke i akuzuar paraprakisht nė mjetet e tyre tė “informimit” publik, siē vepron “kombėtarja” ‘Lajm’ dhe simotrat e saj jo tė pakta nė Kosovė, qė, thėnė mėse buti, janė shndėrruar nė dorė “zyrtare” tė krimit tė organizuar “shtetėror”, kudo nė Vend.


Burojė, mė 11. 2. 2008

(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] REPUBLIKA DHE LUFTA NĖ KONTEKST TĖ EVROPĖS (2008-05-17 08:46:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lufta ēlirimtare nė Kosovė ka qenė luftė e drejtė pėr liri e pavarėsi, thotė presidenti Sejdiu (2008-05-07 07:19:44 nga admin4)
[ Opinione ] LUFTA KUNDĖR ARDHMĖRISĖ SĖ KOSOVĖS PLATFORMĖ UNIKE E POLITIKĖS ORTODOKSE SERBE (2008-04-16 09:18:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Korce, zbulohet nje tjeter baze demontimi e municionit luftarak (2008-03-20 04:28:07 nga admin4)
[ Kultura ] Teatri ODA: "Lufta Iliro - Romake" (2008-03-04 15:04:42 nga admin4)
[ Opinione ] LUFTA QĖ PĖRGATITI PAVARĖSINĖ (2008-03-01 03:47:37 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Avionė luftarak rus fluturojnė mbi avionmbajtėsen amerikane nė Detin Paqėsor (2008-02-14 03:45:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Anijet luftarake ruse nė detin Mesdhe (2008-01-20 03:31:32 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosovarėt kėrkojnė gjetjen e tė humburve nga lufta (2008-01-09 12:16:12 nga admin4)
[ Kultura ] MEJTEPI DHE LUFTA PĖR ABETAREN SHQIPE (2008-01-02 04:59:02 nga admin4)
[ Opinione ] LUFTA PSIKOLOGJIKE (2) (2007-12-26 09:02:25 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster