DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» TAKIMET E VENDLINDJES “GJYRISHECI – 2008”
Postuar mė datėn: 2008-08-05 14:33:50 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Gjyrishec- Kamenicė, mė 03. 08. 2008

Tė dielėn e parė tė muajit Gusht, mė datėn 3, nė Malėsinė e Gollakut tė Kamenicės , u mbajt manifestimi tradicional: TAKIMET E VENDLINDJES “GJYRISHECI – 2008”.
Nė kėto “Takime...”, tė dytat me radhė nė kėtė fshat, morėn pjesė njė numėr i madh qytetarėsh:bashkėfshatarė, kurbetēi dhe tė gjitha vendet urbane ku jetojnė njerėzit e migruar nga kėto anė. Nė mesin e tyre, kishte edhe shumė figura tė shquara tė jetės sonė kulturore e politike gjithandej Kosovės, e nė veēanti ishte e madhėrishme prezenca e shumė familjarėve tė dėshmorėve tė kombit nga kėto anė, si dhe veteranė tė dalė nga shoqatat e luftės sė UĒK-sė. Manifestimi tradicional Takimet e Vendlindjes “Gjyrisheci – 2008” ( i dyti me radhė) organizohet dhe mbahet nė shenj pėrkujtimi e nderimi ndaj dėshmorėve tė rėnė pėr lirinė e Kosovės, nga ky fshat, siē janė: Rafet Isufi, Agush Isufi dhe Florim Ymeri, tek vendi i quajtur:”Thera e Agushit”, ku ėshtė ngritur kompleksi pėrkujtimor pėr dėshmorėt e rėnė, tė lartpėrmendur, por edhe tė tjerėt qė kanė rėnė viktima tė terrorit serbė gjatė njė shekulli qė e lamė pas.

Manifestimi i sivjetmė u hap me antonimin e Himnit tė Flamurit Kombėtar. Me njė fjalė rasti dhe mirėseardhje, tė pranishmit i pėrshėndeti Kryetari i K. O. tė kėtij manifestimi, z. Vehbi Jusufi, veteran i arsimit nga ky fshat. Pas tij, nė tribunė u ngjitė pėr njė fjalė rasti, ish Komandanti i Zonės Operative tė Karadakut, z. Ahmet Isufi – Komandant “Rexha”, aktualisht deputet i Kuvendit tė Kosovės dhe Nėnkryetar i AAK-sė, qė ėshtė i lindur nė kėtė fshat.Zoti Isufi, nė fjalėn e vet tė rastit, mė tepėr u fokusua tek kurbetēinjtė , pėr tė cilėt tha se pa ndihmėn e tyre permanente, vėshtirė se do tė fitohej lufta jonė ēlirimtare! Andaj, Isufi, u bėri thirrje tė gjithė bashkėvendėsve dhe bashkatdhetarėve, qė tė kthehen nė vendlindjet e tyre, tė investojnė kapitalin e tyre aty, tė ndihmojnė progresin e Atdheut , me punėsimin e tė rinjve, t’ i japin shpirt, jetė dhe gjallėri kėsaj Malėsie legjendare!
Theks tė veēantė z. Isufi, i vuri rėndėsisė sė shkollimit dhe tė arsimimit tė fėmijėve tė kurbetēinjve dhe rolit tė mbrojtjes sė tyre nga asimilimi i mundshėm! Kryetari i KK tė Kamenicės, z. Begzad Sinani, nė fjalėn e vet tė rastit, para tė pranishmėve , u zotua se gjatė mandatit tė tij, do t’ u jap prioritete ngritjes sė infrastrukturės rrugore nė mbarė fshatrat e Malėsisė sė Gollakut, nė mėnyrė qė kėtyre banorėve t’ u krijohen kushte tė volitshme pėr jetesė, rikthim dhe riatdhesim!
Po ashtu edhe Kryetari i Shoqatės “Gollaku”, z. Islam Veliu, para tė pranishmėve shpalosi shumė iniciativa dhe projekte tė reja qė ndėrlidhėn me zhvillimin dhe pėrparimin e fshatrave tė Malėsisė sė Gollakut, ku njė pjesė e kėtyre projekteve janė publikuar nė Revistėn vjetore “GOLLAKU” Nr. 3, korrik 2008.
Njėri nga ata pak banorė tė rrallė, qė kanė mbetur tė vazhdojnė jetesėn nė kėtė fshat dhe qė nė asnjė mėnyrė nuk ka pranuar qė ta braktisė fshatin e lindjes, z. Ahmet Bislim Islufi, kishte shumė ankesa pėr tė na rrėfyer, pėr kushtet shumė tė rėnda tė jetesės nė kėtė fshat tė largėt malor. Ai, ndėr tė tjera, na tha se dikur nė fshatin Gjyrishec jetonin gjithsejtė 115 familje, kurse sot aktualisht jetojnė vetėm 9 familje! Shkolla fillore e kėtij fshati ėshtė nė gjendje tė mjerueshme para rrėnimit tė tėrėsishėm, nga se askush mbi te nuk u gjet qė tė vė dorė meremetimi. Aktualisht, nė kėtė shkollė i ndjekin mėsimet vetėm 3 nxėnės, me tė cilėt nė kushte shumė tė rėnda punon mėsuesi Kadrush Osmani, i cili udhėton pėr ēdo ditė nga fshati Shahiq.
Z. Ahmet B. Isufi, kishte shumė halle dhe ankesa shumė tė ndjeshme dhe serioze. Ndėr to, ai vazhdimisht ankohej se bujqit e kėtyre anėve, janė shumė tė rrezikuar nga ujqit, derrat e egėr dhe grabitqarėt tjerė, nga tė cilėt vazhdimisht po u dėmtohen bagėtitė, shpezėt shtėpiake e sidomos arat e mbjella me bereqete tė ndryshme, ku pas gjithė asaj pune tė mundimshme fizike, bishat e egra po ua gėlltisin kafshatėn e gojės!

Probleme akute, pėr kėta pak banorė , shkakton mungesa permanente e rrymės elektrike, e cila mė shumė nuk ėshtė , se qė ėshtė! Por edhe kur ėshtė, ajo reduktohet nė shkallėn 5 me 1 nė favor tė territ! Ai, madje parashtroi pyetjen:”Si tė shkollohen kėta pak vogėlush e vogėlushe, kur nuk kanė rrugė, nuk kanė shkollė , udhėtojnė larg duke u ballafaqua gati pėr ēdo ditė gjatė rrugės me bisha tė egra?!Si tė jetojnė nėnat dhe gratė e kėsaj Malėsie, kur nuk ka rrugė, nuk ka ambulancė, nuk ka mjek, infermiere dhe si tė gjenden lehonat gjatė 6 muajve tė dimrit, kur nga kėtu shkėputen tė gjitha lidhjet me botėn?!

Njėri nga kurbetēinjtė e dergjur qė moti nėpėr vend punishtet e Evropės, z. Veli Isufi, theksoi ndėr tė tjera :”Ne qė digjemi me mall tė vendlindje kudo nėpėr botė, nuk na dhembet as edhe kafshorja e fundit e gojės, pėr ta ndarė pėr tė mirat e vendlindjes dhe atdheut tonė! Vetėm pėr ngritjen e Kompleksit tė lapidarėve tė dėshmorėve tė kombit nga ky fshat, diaspora ka mbledhur 26.000 Euro, e po qe nevoja, ne sėrish do tė jemi ata qė ishim mė parė! Vetėm le tė shihet diēka e mirė dhe e mbarė nė kėtė fshat dhe ne nuk do ta kursejmė as frymėn e fundit pėr te! Fundin e kėtyre “Takimeve” e shėnoi njė program modest kulturor i pėrgatitur nga tė rinjtė shkollarė tė kėtij fshati, rapsodėt dhe recituesit e mirėnjohur.
Pa dyshim, se emocionet e tė pranishmėve u ngritėn me rastin e interpretimit pėr herė tė parė nė kėtė Manifestim, tė kėngės kushtuar dėshmorit tė kėtij fshati:”RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT”,thurur, kompozuar dhe kėnduar nga doajeni i kėngės nga kjo Malėsi, z. Demir Krasniqi. Kjo kėngė u mirėprit me ovacione nga tė gjithė tė pranishmit, por shumė mė tė prekshme ishin rrėqethjet e fėmijėve dhe tė familjes sė vet dėshmorit, tė cilėt mundoheshin t’ i pėrballojnė krenarė emocioneve tė tyre ndaj babait, prindėrit, vėllait dhe bashkėshortit tė tyre!

Nė fund tė manifestimit, u bė e ditur se kėto “Takime” gjatė viteve tė ardhshme do tė mbahen tė dielėn e tretė tė muajit korrik! Pas programit zyrtar, ishte shumė emocionuese, momenti kur tė gjithė mysafirėt u shpėrndanė tė qetė nė grupe tė ndryshme, ku u drejtuan pėr t’ iu bėrė homazhe varrezave tė familjeve tė tyre dhe vizita atyre familjeve tė cilat kishin mbetur ende pėr tė jetuar atje!Shumica prej tyre, shiheshin nga larg duke i freskuar faqet nga vapa me ujin e krojeve tė baballarėve dhe stėrgjyshėrve tė tyre, ndėrsa fėmijėt dhe tė rinjtė freskonin gojėt dhe buzėt e njoma me pemėt e mbjella dhe tė shartuara nga paraardhėsit e tyre nė trojet stėrgjyshore!

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Presidenti kroat mberrin ne Tirane, nis takimet zyrtare (2008-04-21 05:40:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kryeparlamentari Jakup Krasniqi mbrėmė ka filluar takimet e tij zyrtare nė Tiranė (2008-02-25 07:38:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ponosh: Nuk duhet lejuar qė situata tė eskalojė nė Ballkan (2008-08-29 10:27:38 nga admin2)
[ Kultura ] Mace me katėr veshė (2008-08-28 15:52:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Kultura ] Si tė evitoni kancerin nė stomak (2008-08-28 15:36:13 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova dhe bota arabe (2008-08-28 15:23:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Situatė delikate nė Mitrovicė (2008-08-28 14:56:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster