DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Interneti "sherr" i shkencės
Postuar mė datėn: 2008-02-22 08:23:56 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Zekerija IBRAHIMI

SHKUP

Pėr keqpėrdorimin e teknologjisė
Nuk pėrfillet mė kurrfarė e drejte e autorit, kopjohet komplet Qosja dhe askund nuk ceket emri i tij, bashkohen tekste, kompilohen, ngjiten faqe, copy-paste, skanime tė gjithė librit dhe krejt kjo shitet si SHKENCĖ.

Kaloja njė ditė nėpėr qytet dhe nė xhamin e njė punėtorie tė fotokopjimit lexoj "Bėjmė punime tė seminarit pėr fakultetin juridik dhe ekonomik". Kjo mė bėri tė kujtohem nė punimin tim tė seminarit nė shkollė tė mesme, pėr Jakov Xoxėn, qė e shkrova dhe ende e ruaj tė shkruar me dorė, dhe veēmas, nė pėrgatitjen e temės sė maturės, tė cilėn meqė e kisha nga biologjia dhe duhej vėnė disa foto, nė tekstin e zbrazėt qė njė profesor ma shtypi nė makinė, ato i vura duke i ngjitur mė ngjitės, e pastaj i fotokopjova qė tė dalin si pjesė e tekstit. Ishte kjo '95-ta. Atėbotė kompjuteri ishte luks vetėm i tė pasurve, ndėrsa ėndėrr e vegjėlisė. E tash, nė 2007-tėn, kur kompjuteri ėshtė bėrė element "i kuzhinės" familjare dhe kur interneti tė vjen nė derė me pak pare, thuaja ēdo gjėje po i bie vlera. Ndonėse nė botėn serioze tė shkencės, interneti i ka shpejtuar gjurmimet dhe kontaktet, te ne jo shumė rrallė po lė pasoja katastrofale pėr shkencėn. Mjafton tė dish tė hysh nė google, tė shkruash njė fjalė themelore nga punimi qė tė duhet dhe nė ēast tė dalin qindra tekste qė mund t'i pėrdorėsh. Pastaj me selektim tė thjeshtė bėn njė copy, e pastaj nė word-document njė paste dhe mbaroi puna - punimi i seminarit ėshtė gati. Shtype dhe dorėzoje nė fakultet se gjithēka ėshtė kėtu. Madje edhe kur njė tekst nuk e gjejmė nė internet, por e kemi tė shtypur nė ndonjė libėr, fare lehtė mund ta kesh nė kompjuter. Mjafton tė kesh skaner dhe tė dish tė bėsh dy-tre operacione dhe tėrė librin e ke nė word. Ndryshoje e modifikoje pak dhe gati. Kėshtu mund tė kesh edhe punim magjistrature e tė doktoratės nė dorė. Prandaj kam filluar fare tė mos habitem kur shoh sesi studentėt i bėjnė punimet e seminarit pėr njė ditė, ndėrsa shkencėtarėt sesi mbijnė mė shpejt se kėrpudhat.

TANI GJITHĒKA ĖSHTĖ LEHTĖ - GOOGLE ĖSHTĖ SHPĖTIM.



Nė gjithė kėtė tragjikomedi mjafton tė mos jesh krejt ahmak si ca studentė qė kishin pasur punim pėr Misirkovin dhe kishin bėrė copy nga njė faqe probullgare me ēka e kishin bėrė zeher njė asistente nė Shkup. Pra vetėm pak duhet tė dish tė mendosh, tė dish tė manipulosh me kompjuterin dhe punimet e seminarit i ke gati. Kėshtu nuk pėrfillet mė kurrfarė e drejte e autorit, kopjohet komplet Qosja dhe askund nuk ceket emri i tij, bashkohen tekste, kompilohen, ngjiten faqe, copy-paste, skanime tė gjithė librit dhe krejt kjo shitet si SHKENCĖ.

Ky fenomen kaq joserioz para sė gjithash duhet t'i bėjė mė seriozė mentorėt e kėtyre punimeve. Ata duhet tė jenė mė syēelė qė tė mund tė identifikojnė ēka ėshtė tekst "i huazuar" dhe ēka tekst origjinal, madje duhet tė mendohet mė thellė pėr kriteret shkencore tė punimeve, sepse fundi na del krejt qesharak - kompilime, fragmente tė njėjta, pa citate, pa bibliografi, si Ajnshtajni vetė. Edhe pse ky fenomen ėshtė i pėrhapur gjithandej nėpėr Maqedoni, mė sė shumti mė dhemb kur shoh libra tė shkencėtarėve shqiptarė qė nuk e kanė mėsuar kulturėn elementare shkencore se nė libra shkencorė pėr pėrdorim publik nuk shkruhet titulli shkencor nė ballinė tė librit. E kam njė libėr nė bibliotekė ku autori, njė shkencėtar i njė katundi tė Pollogut, para emrit tė vet i ka vėnė Prof. Dr. Scc., qė shikuar kėshtu Ēomski vetėm ujė mund t'i japė kėtij tonit. As Ēomski as Umberto Eko nuk kanė aq tituj nė librat e tyre, sa ky "shkencėtari" jonė kėndej. Autorėt e librave shkencorė te ne duhet ta marrin vesh njė gjė: titujt shkencorė janė vetėm pėr pėrdorim universitar dhe vetėm nė universitet. Ato nuk janė pėr t'u vėnė nė dyer tė banesave, nė hyrje tė shtėpisė, nė punime gazetareske ose nė mbishkrime varri. Sepse ashtu bėjnė vetėm donkishotėt e shkencės, ata qė prej shkencės nuk e kanė mėsuar as mėsimin e parė pėr SH-nė. Dhe, qė tė mos e zgjas mė tepėr e tė largohem nga shpallja fillestare, po e pėrmbylli kėtė tekst me drojėn se ndoshta ndonjė ditė kur tė kalojmė rrugės para ndonjė dyqani tė fotokopjimit a ndonjė zyre tjetėr kompjuterike do tė mund tė lexojmė: "Bėjmė punime tė magjistraturės dhe tė doktoratės pėr kėto shkenca:..... "Ruana Zot prej sahatit t' ligė, prej marifeteve tė kompjuterxhinjve dhe prej sherrit tė atyre me tituj shkencorė!

gazeta ndryshe
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Adresa tė internetit do tė ketė vetėm edhe tre vjet (2008-04-20 08:32:33 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Meta: Berisha premtoi internetin dhe ktheu qametin (2008-03-19 15:11:36 nga admin4)
[ Tech-Info ] Kosova, e para e rajonit nė pėrdorimin e Internetit (2008-02-15 13:47:12 nga admin2)
[ Kultura ] Njė legjendė interneti pėr prejardhjen e emrit Shqiptar (2008-01-21 16:46:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: AKSH ushtri interneti (2007-11-12 12:51:08 nga admin4)
[ Tech-Info ] U krijua faqja e Internetit pėr kushtet e jashtėzakonshme meteorologjike nė Evropė (2007-03-19 14:24:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Zhduket nga interneti videoja antishqiptare e ushtareve greke (2007-03-06 03:06:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Hakerė kanė tentuar qė ta sabotojnė Internetin botėror (2007-02-07 06:03:00 nga admin4)
[ Tech-Info ] Google dhe Yahoo - Konkurenca mes dy motorėve qė mbizotėrojnė internetin (2006-12-20 16:51:47 nga Faik Smajli)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-21 05:34:42 nga admin4)
[ Opinione ] QENDRIMET UNIKE (2008-11-21 05:02:48 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster