DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ekipi i Unitetit shqetėsohet nga propozimi francez, kėrkon pėrshpejtimin e pavarėsimit
Postuar mė datėn: 2007-06-08 14:24:07 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Prishtinė, 8 qershor Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit, tė prirė nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe disa shefa tė zyreve diplomatike hodhėn poshtė mundėsinė e shtyrjes sė statusit duke theksuar se e gjitha ėshtė vetėm njė keqinterpretim. Presidenti francez Nikolla Sarkozi, i propozoi dje G 8 ės, gjatė samitit qė po mbahet nė Gjermani, qė zgjidhja pėr statusin e Kosovės mund tė shtyhet pėr gjashtė muaj, nėse Presidenti rus Vladimir Putin, jep garancione se e pranon pavarėsinė nė pėrfundim tė kėtij afati. Por, ky deklarim dhe pohimet nga media prestigjioze botėrore se ėshtė arritur njė pajtim i tillė nga vendet e G 8 ės, ka shkaktuar shqetėsim serioz, i cili ėshtė pasuar me mbledhjen e jashtėzakonshme tė Ekipit tė Unitetit nė prani tė pėrfaqėsuesve tė disa zyreve ndėrkombėtare dhe tė shefit tė UNMIK ut. Anėtarėt e Ekipit e kanė shprehur shqetėsimin e tyre duke kėrkuar reagimin edhe mė tė shpejtė tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr miratimin e njė rezolute pėr Kosovėn duke iu pėrmbajtur pakos sė Ahtisarit, nė tė kundėrtėn do tė veprojnė vetė pėr shpalljen e pavarėsisė. Shtyrjen e mundshme tė statusit e kanė paralajmėruar si kėrcėnim tė legjitimitetit tė udhėheqėsve aktualė dhe tė besimit ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare. Ata pohuan se nė ditėt nė vijim do tė shqyrtojnė mėnyrėn se si do tė veprohet mė tutje, duke e lėnė tė hapur mundėsinė qė nė koordinimin me SHBA tė dhe vendet e BE sė ta bėjnė shpalljen e pavarėsisė edhe pa rezolutė nga Kėshilli i Sigurimit. "Nė bazė tė informacioneve qė kemi nuk ėshtė arritur ndonjė marrėveshje brenda G 8, qė ka tė bėjė me kėtė materie dhe kjo rezulton nga informacionet e para qė kemi. Ne shprehim qėndrimin tonė tė qartė se jemi tė interesuar dhe angazhohemi qė tė shkojė sa mė shpejtė ēėshtja e nxjerrjes sė rezolutės pėr Kosovėn nė KS pėr mbėshtetje tė propozimit tė Ahtisarit", tha Presidenti Sejdiu. Ai vuri nė dukje se Kosova ėshtė gatshme ta fillojė jetėn si njė shtet i pavarur. "Pėr ne ėshtė me rėndėsi kjo pėrgjigje dhe ne jemi tė gatshėm qė tė startojmė si shtet edhe nė kuptimin e mbėshtetjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare", tha Sejdiu. Ndėrsa, kryeministri Ēeku tha se shtyrja e vendimit pėr statusin e Kosovės, do t'ia humbė legjitimitetin tė zgjedhurve dhe po ashtu besimin nė faktorin ndėrkombėtar. "Ēdo shtyrje ėshtė rritje e frustrimeve dhe humbje e legjitimitetit edhe tė lidershipit kosovar, por edhe humbje e besimit tė faktorit ndėrkombėtar. Ēdo shtyrje ėshtė edhe e dėmshme edhe pėr qytetarėt e Kosovės. Ne duhet tė lėvizim dhe i bėjmė thirrje edhe faktorit ndėrkombėtar pėr nxjerrjen e rezolutės sė re nėse, jo ne do tė shkojmė rrugės sonė", tha Ēeku. Por, ai tha se megjithėkėtė e kanė konfirmimin se procesi do tė vazhdojė, "me dinamikėn e paraparė dhe nuk do tė ketė rėnie tė intensitetit tė pėrpjekjeve diplomatike pėr nxjerrjen e shpejtė tė njė rezolute nė OKB". Ndėrkaq, Hashim Thaēi pėr herė tė parė ėshtė shprehur i pasigurt, nė raport me premtimet e dhėna kohė mė parė se pavarėsia do tė njihej shumė shpejt. Ai tha se gjėrat kanė shkuar nė atė drejtim qė nuk mund tė sillen mė me komoditet, pasi janė komplikuar dhe kjo ėshtė shqetėsuese. "Ne e dimė se SHBA tė dhe bashkėsia evropiane mbėshtesin propozimin e Ahtisarit pėr pavarėsi, prandaj ne ende nuk kemi qėndrim zyrtar nga G 8 pėr qėndrimin e tyre pėrfundimtar. Ne ftojmė Presidentin Bush, BE nė, por edhe OKB nė qė tė mos i bashkėngjiten ideve pėr shtyrje, por ta fuqizojnė qėndrimin e tyre nė propozimin e Ahtisarit pėr nxjerrjen e rezolutės", tha Thaēi. Ndėrkaq, Veton Surroi, tha se ėshtė qėndrim i pėrbashkėt se pavarėsisht kėrcėnimit me veto, "kėrkojmė nga shtetet sponsoruese qė kjo rezolutė tė vihet nė rend tė ditės nė Kėshillin e Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara". "Kosova nuk mund tė mbetet peng i kėrcėnimit me veto e as i ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet bilaterale ose marrėdhėniet mes shteteve tė fuqishme. Ky ėshtė njė rast sui generis qė kėrkon zgjidhjen e vet. Zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė njėherėsh pjesė e bashkimit tė popujve tė lirė tė Evropės. Ata qė janė sot kundėr pavarėsisė sė Kosovės janė edhe nė fakt kundėrshtarė tė bashkimit tė popujve tė lirė tė Evropės", tha Surroi. I pyetur nėse Kosova do ta shpall njėanshėm pavarėsinė, tha se nuk ka shpallje bilaterale. "Ēdo popull e shpall pavarėsinė vetvetiu. Kosova e ka tė drejtėn tė shpallė pavarėsinė, kėtė mund ta bėjė nė njė proces partneriteti dhe kjo ėshtė njė e drejtė e rezervuar e qytetarėve tė Kosovės, e kėtij populli, pėrfaqėsuese tė sė cilėve jemi ne", tha ai. Shefi i Zyrės franceze nė Prishtinė, Tieri Rejnhard, pas takimit mė Ekipin e Unitetit tha se Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka propozuar shtyrjen e statusit tė Kosovės pėr njė periudhė gjashtėmujore, si njė mėnyrė pėr tė evituar pėrdorimin e tė drejtės sė vetos nga Rusia. Ai tha se deklarata e presidentit Sarkozi pėr shtyrjen e vendimit pėr status ėshtė keqinterpretuar nga mediat ndėrkombėtare. Por, ai rikonfirmoi qėndrimin e Parisit se Franca mbėshtet pavarėsinė e Kosovės, por se njė gjė e tillė "tani pėr tani nuk mund tė ndodhė nė Kėshillin e Sigurimit". Rejnhard pohoi se ky propozim i presidentit Sarkozi, njėherit ėshtė edhe deklarimi i parė publik nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Rejnhard tha se ideja e Sarkozisė nuk ka gjetur mbėshtetjen e vendeve nė samitin e G 8 ės, prandaj ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim pėr shtyrjen e kėtij vendimi. Edhe shefi i Zyrės Britanike nė Prishtinė, Dejvid Blant, nėpėrmjet njė deklarate pėr media, hodhi poshtė njoftimet se ėshtė arritur ndonjė marrėveshje pėr shtyrjen e statusit tė Kosovės, nė samitin e G 8. "Ka shumė spekulime nė media rreth takimit tė G 8 shit pėr Kosovėn. Deri nė kėtė moment nuk ka asnjė marrėveshje lidhur me kėtė ēėshtje, duke pėrfshirė edhe spekulimet rreth shtyrjes tė raportuar nėpėr media", thotė Blant, derisa inkurajon tė gjithė tė ta presin pėrfundimin e Samitit. "Nė ndėrkohė aktiviteti i dendur diplomatik vazhdon nė kryeqytetet kyē dhe nė Nju Jork, duke pėrfshirė diskutimet rreth projekt rezolutės tė bazuar nė planin e presidentit Ahtisari", thotė Blant. Tė njėjtėn gjė e ka konfirmuar edhe shefi i UNMIK ut, Joakim Ryker, pas takimit me Ekipin e Unitetit. "Sa i pėrket Kosovės, unė kėtė mėngjes kam parė nėpėr media disa shkrime, por unė them se nuk ka pas asnjė marrėveshje pėr shtyrje dhe nė pėrgjithėsi nuk ka marrėveshje pėr Kosovėn", tha Ryker, duke shtuar se duhet pritur pėrfundimet qė do tė dalin sot pasdite nga samiti nė Gjermani. Ai nuk pranoi ta komentojė propozimin e presidentit francez z.Sarkozi, pėr shtyrje tė mundshme gashtėmujore tė statusit tė Kosovės. "Unė do t'ju inkurajoja juve qė ta shikoni shumė mė kujdes se ēfarė ai ka thėnė, sepse ai ka thėnė shumė pėr procesin. Unė mendoj se shumė nga deklaratat janė nxjerrė nga konteksti, prandaj ju kisha lutur tė shikoni pikėn kryesore, atė se nuk ka marrėveshje", tha ai duke paralajmėruar arritjen e njė zgjidhjeje. "Zgjidhja do tė gjendet dhe qytetarėt do tė jenė tė kėnaqur mė atė zgjidhje. Nuk ka marrėveshje dhe unė nuk dua tė spekulojė pėr gjėra tė tjera, nuk ka marrėveshje pėr shtyrje...", tha Ryker, duke e pėrsėritur disa herė kėtė deklarim. Zyra amerikane ishte e para qė sot reagoi publikisht duke pėrgėnjeshtuar lajmet nė media pėr gjoja arritjen e njė marrėveshje nė samitin e G 8 ės, pėr shtyrjen e vendimit pėr statusin e Kosovės.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit morri mbeshtetje nga Madridi per pavaresine (2007-12-06 11:24:49 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit ftojnė qytetarėt qė tė dalin masivisht nė votime (2007-11-16 16:45:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit po pėrgatitet pėr shpalljen e pavarėsisė pas 10 dhjetorit (2007-11-16 15:41:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i unitetit eshte i gatshem te diskutoje ēfaredo plani pėr Kosovėn (2007-10-30 14:28:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi Negociator nuk do tė pranojė asgjė mė pak se pavarėsinė e Kosovės (2007-10-29 14:15:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] EKIPI I UNITETIT NUK KA NJOHURI QĖ TRESHJA PO PĖRGATIT DOKUMENT PĖR KOSOVĖN (2007-10-19 14:44:05 nga admin1)
[ Opinione ] ISHINGERI DHE MINHAUZENET E EKIPIT TE UNITETIT! (2007-09-28 14:03:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit takohet me Treshen negociatore (2007-09-19 15:14:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit takon treshen, Wisner-Ischinger-Kharchenko (2007-09-19 09:24:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit i ofron fqinjėsi tė mirė Serbisė, statusi punė e kryer (2007-09-17 11:29:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit sot diskuton dokumentin qė duhet t'i dorėzohet treshes ndėrkombėtare nė Londėr (2007-09-11 06:07:38 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster