| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Delijorgji, ortak me Zotin e Luftės |
| Postuar mė datėn: 2008-03-23 04:47:26 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Prokuroria sekuestron nė shtėpinė e Mihal Delijorgjit njė dokument, ku thuhet se ai zotėron 20% tė EVDIN
Shkruan: Flamur Vezaj
Zbulohet lidhja nė Shqipėri e njeriut tė hetuar nga disa organizma, Henri Tomei pėr armėt nė Kabul
TIRANĖ- I arrestuari pėr tragjedinė e Gėrdecit, Mihal Delijorgji, aksioner edhe nė firmėn qipriote Evdin ltd. Pas zbulimit tė medias se fantazma amerikane Southern Ammunition zotėronte vetėm 25 % tė aksioneve tė Albademil-it tė Delijorgjit, prokuroria ka zbuluar njė tjetėr aferė tė dyshimtė nė kontratėn e dytė tė MEICO-s, qė nuk lidhet me fabrikėn e Gėrdecit, por me armėt qė pėrfundonin nė Afganistan. Kompani tė lidhura me njėra-tjetrėn si rrjeta merimangash, ku nuk mungon asnjėherė Delijorgji kanė firmosur kontrata milionėshe me ndėrmarrjen shtetėrore MEICO, duke e bėrė gjithnjė e mė tė dyshimtė procesin e tregtisė sė armėve.Nė njė hetim paralel me tragjedinė e Gėrdecit, prokuroria ka ngritur dyshimet se i arrestuari Mihal Delijorgji ėshtė ortak edhe me pėrfaqėsuesin e firmės qipriote EVDIN ltd, Henri Tomei, i njohur si Zoti i Luftės dhe i hetuar nga disa organizma pėr trafik ndėrkombėtar armėsh.
|
|
Nga sekuestrimi i disa dokumenteve nė shtėpinė e Mihal Delijorgjit ėshtė gjetur njė shkresė, ku rezulton se i arrestuari pėr Gėrdecin, Mihal Delijorgji ėshtė aksioner me 20 % tek kompania EVDIN ltd-pohuan dje pėr Shekullin burime nga grupi hetimor. Organet hetimore janė duke verifikuar dokumentacionin e gjetur, por nisur nga praktika pėr kontratėn nė Gėrdec, duket se ėshtė pėrdorur e njėjta strategji qė implikon edhe njė tjetėr herė marrėdhėniet e ngushta mes Mihal Delijorgjit dhe Ylli Pinarit. Nga ana e tij, Ylli Pinari nuk ka firmosur njė kontratė direkte me kompaninė amerikane AEY, qė ka fituar tenderin pėr furnizimin me armė tė ushtrisė sė Afganistanit, por me Henri Tomein, i cili ėshtė prezantuar nė Tiranė si komisioner i AEY, nė njė kohė qė ishte ortak me Delijorgjin.
***
Shtetasi zviceran, Henri Tomei, i njohur edhe me emrin Heinrich Thomet ėshtė personazh mjaft i njohur nė tregun botėror tė armėve. I hetuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i hetuar nga Amnesty International dhe nga shumė agjenci tė huaja, ai ėshtė pranuar nga qeveria shqiptare si njė njeri i besuar pėr tė kryer tregtinė e municioneve shqiptare, nė furnizim tė ushtrisė amerikane nė Afganistan. Nga dokumentet qė Shekulli disponon, MEICO nuk ka firmosur njė kontratė direkte me AEY, por me tė ashtuquajturin Henri Tomei, edhe pse e kaluara e tij ėshtė shumė e dyshimtė. Shfaqja e Tomeit nė skenė ka shkaktuar dyfishimin e ēmimit tė municionit, pasi sipas kontratave me MEICO-n, Tomei e blinte njė arkė fishekėsh me 22 dollarė dhe ia shiste AEY-sė me 40 dollarė. Emri i tij ėshtė shfaqur pothuajse nė tė gjitha skandalet botėrore tė trafikut tė armėve, por kjo duket se nuk e ka shqetėsuar aspak qeverinė shqiptare, qė vazhdon tė ngulmojė se kontrata me amerikanėt ėshtė e rregullt.
AFERAT
Kontratat e MEICO-s me firmat fantazmė
Roli i sekserit EVDIN LTD me seli nė Qipro dhe me pronar Heinrich Thomet dukej fantazmė dhe tepėr i dyshimtė. Por hetimet po sqarojnė se pas lidhjes sė Tomeit me MEICO-n ndodhet sėrish Mihal Delijorgji. Evdin ka hyrė nė marrėveshje me qeverinė shqiptare duke bėrė njė rritje tepėr tė madhe tė ēmimit origjinal tė municioneve ushtarake qė ishin tė destinuara pėr ushtrinė amerikanė nė Irak dhe Afganistan. Ēmimi fillestar i produktit ishte 22 dollarė amerikanė, por me ndėrhyrjen e EVDIN LTD si ndėrmjetės, ēmimi u rrit duke arritur 40 dollarė amerikanė. Pra vetėm ndėrhyrja e tij dhe tarifa e sekserllėkut ka kushtuar 18 dollarė. Vetė Kosta Trebicka pranoi se Diverolit i ishte kėrkuar nga Delijorgji tė bėnin njė kontratė tė re, por me njė ēmim prej 18 dollarėsh mė shumė, ēka lė tė kuptohet se edhe firma qipriote ishte kopertura pėr tė justifikuar ēmimin e fryrė dhe pėrfitimet e paligjshme tė personave tė tretė, jo palė nė kontratė. Henri Tomei, i cili njihet edhe me emrin Heinrich Thomet, ėshtė shfaqur fillimisht nė skenėn shqiptare si pėrfaqėsues i firmės EVDIN LTD me qendėr nė zonėn off-shore tė Qipros . Ai njihet edhe si pėrfaqėsues, themelues dhe pronar i firmės zvicerane Brugger & Thomet si dhe firmės AG BG International por nė shumė raste tė tjera, ai njihet si aksioner kryesor i njė sėrė firmash tė implikuara nė trafikuin e armėve nė vendet nė konflikt dhe nėn embargon e OKB-sė.
shekulli
23.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|