DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» “KOSOVA: PAFUNDĖSISHT E VARUR”
Postuar mė datėn: 2006-12-14 12:17:16 nga Faik Smajli :: Kategoria: Lajmet kryesore
Washington Times


E rrethuar nga Shqipėria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, Kosova ėshtė dėshmi e gjallė e paaftėsisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė zgjidhur problemet. Deri mė tash, Kombet e Bashkuara ėshtė dashur ta zgjidhin statusin pėrfundimtar tė Kosovės, ta rindėrtojnė infrastrukturėn, ta eliminojnė korrupsionin dhe tė mundėsojnė qė Kosova tė qeveriset nga institucionet e veta, por kėto synime ende nuk janė pėrmbushur.

Edhe shtyrja e vendimit pėr statusin ėshtė njė si nervozizėm i Kombeve tė Bashkuara. Kosova nė fakt qeveriset nga kėshilltarėt qė vijnė nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe nga organizatat e ndryshme ndėrkombėtare. Madje, disa departamente tė qeverisė sė Kosovės kanė mė shumė kėshilltarė se punėtorė vendorė dhe nė kėtė mėnyrė vendorėt nuk mund tė bėjnė shumė, sepse tė shumtėn e kohės kalojnė me kėshilltarėt. Disa nga kėta kėshilltarė ndėrkombėtarė, Kosovėn e shohin si vendin e tyre jetėsor tė punės dhe jo si mundėsi pėr bartjen e njohurisė sė tyre. Nė kėtė kuadėr, amerikanėt
janė ata qė e kanė kuptuar mė sė miri misionin e tyre, por janė tė frustruar me byrokracinė e pafundme tė Kombeve tė Bashkuara.

Njerėzit e OKB-sė ngurrojnė shpesh qė tė marrin vendime nga frika se do tė mund tė kritikoheshin dhe nė kėtė mėnyrė vendimet thelbėsore vonohen me vite tė tėra.

Disa nė perėndim, veēanėrisht nė Shtetet e Bashkuara kanė frikė se njė Kosovė e pavarur do tė mund tė shndėrrohet nė njė shtet mysliman radikal. Por, kosovarėt nė pėrgjithėsi janė sekularė – mund tė shėtitėsh gjatė gjithė ditės rrugėve tė Prishtinės dhe rrallė ndonjėherė mund tė vėrresh ndonjė grua me shami nė kokė, e aq mė pak me veshje fetare. Nė veshje dhe sjellje, kosovarėt e shohin veten si shumica e evropianėve, gjė qė edhe janė. Megjithatė, rreziku i paqartėsisė rreth statusit qė vazhdon dhe zhvillimi i ngadalshėm ekonomik, do tė mund tė nxiste disa tė rinj tė pakėnaqur qė t’u bashkohen grupeve radikale myslimane.

Kosova ka ende mundėsi reale qė tė bėhet njė vend i suksesshėm me ekonomi tė zhvilluar, por gjithashtu mund tė zhytet nė kaos, nėse komuniteti ndėrkombėtar nuk fillon tė veprojė me mė shumė vendosmėri dhe menēuri.

Aktualisht, Kosova mund tė shihet si dėshtim jashtėzakonisht i shtrenjtė ose si sukses i pakompletuar. Nė Kosovė nuk ka mungesė ekspertize vendore dhe ndėrkombėtare, por ka mungesė lidershipi. Ēėshtja tani ka tė bėjė me faktin nėse shefi i administratės ndėrkombėtare, Joachim Ruecker, ka mėsuar nga gabimet e paraardhėsve tė tij dhe nėse ai do tė fillojė tė zbatojė njė lidership tė menēur dhe tė vendosur, qė deri mė tash ka munguar.





---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] “KOSOVA: PAFUNDĖSISHT E VARUR” (2006-12-18 09:13:44 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] VETĖM TĖ KRISURIT E SOJIT SEJDIU MENDOJNĖ SE PADREJTĖSIA MUND TĖ USHTROHET PAFUNDĖSISHT (2007-04-12 10:16:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] “KOSOVA: PAFUNDĖSISHT E VARUR” (2006-12-18 09:13:44 nga Flori Bruqi)
[ Kultura ] Romani “Gjarpinjtė…” e Demaēit mbushin 50 vjet (2008-11-21 01:33:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė Manastir u pėrurua Shtėpia e Kongresit tė Alfabetit (2008-11-21 00:38:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha:Buxheti i vitit 2009 prej 5 miliardė dollarė ėshtė historik (2008-11-21 00:35:31 nga admin2)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] Tash e ka fjalėn Baba! (2008-11-20 15:12:50 nga admin4)
[ Kultura ] "Nobeli", Akademia Suedeze: E vėrteta pėr Kadarenė (2008-11-20 09:38:24 nga admin4)
[ Opinione ] 6 PIKAT E BANIT, JANĖ EDHE NĖ 6 YJET E FLAMURIT TONĖ?! (2008-11-20 09:33:10 nga admin4)
[ Kultura ] Fetnete Ramosaj: Krimet serbe nė Kosovė (I) (2008-11-20 09:26:40 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster