| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Tė bėhet i njohur projekt ligji me anėn e shtypit, pėr nėnshtetėsinė shqiptare |
| Postuar mė datėn: 2007-12-20 08:57:46 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga Fatbardha DEMI
Thuhet se i fundit qė merr vesh "prapėsitė" e gruas, ėshtė i shoqi. Kėshtu ndodhi edhe me ligjin pėr fenė, i cili, siē njofton "Gazeta shqiptare" e datės 16.12.2007 qenka firmosur nga drejtuesit fetarė dhe "dora e fundit" do tė jepet ditėn e martė nga Komisioni. Ndėrkohė, populli shqiptar nuk ka dijeni se ēfarė pėrmbajnė nenet e tij dhe nuk e ka shprehur mendimin, nė se e aprovon apo jo njė ligj tė tillė.
Nė kėtė projektligj thuhet se kusht i vetėm pėr drejtuesit e fesė ėshtė tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare. Nga gazeta gjithashtu marrim vesh, se kėtė projektligj e kanė nėnshkruar drejtuesit e besimeve fetare nė Shqipėri.
Historia na ka dhėnė shembuj tė shumtė, kur krerėt e besimeve fetare kanė vepruar nė dėm tė interesave tė popullsisė shqiptare. "Nė shekullin XVII pati shumė komplote
nė qendėr tė kėtyre komploteve janė thuajse gjithmonė, krerėt e Kishės Ortodokse" (f.108 "Stradiotet" P.Petta) Po sipas kujtimeve tė priftit nga Pėrmeti, mėrguar nė Amerikė, Kosta Tomori , me 16 shtator 1913-ės , ushtrinė greke qė kishte zaptuar Pėrmetin e komandonte Papa Gjeorgjiu . (f.66 "Kapedan At Stath Melani") Shembuj tė tillė janė tė shumtė nė kronikat e historisė sonė, prandaj firmosja nga ana e krerėve tė besimeve tė ndryshme, nuk e pėrligj projektin e paraqitur pėr aprovim. |
|
Sot, siē shprehen politikanėt dhe shteti, jetojmė nė njė shoqėri demokratike. Shoqėria demokratike nėnkupton, sipas ideatorėve tė saj, krijimin e shtresave sa mė tė gjera tė qytetarėve kritikė, tė informuar dhe pjesėmarrės qė bisedojnė me politikanėt dhe drejtuesit mbi bazėn e barazisė dhe respektit reciprok. Parim i ligjėruar me firmosjen e Traktatit tė Amsterdamit mė 1997.
Pra ky projekt ligj, qė ka tė bėjė me drejtimin shpirtėror tė popullit shqiptar, duhej tė ishte pasqyruar i plotė nė faqet e shtypit brenda dhe jashtė vendit . Si mund tė aprovohet njė ligj kaq i rėndėsishėm, pa u njohur populli me pėrmbajtjen e tij dhe pa dhėnė aprovimin me anėn e njė referendumi?
Besimi fetar nuk njeh kufij shtetėrorė, kur bėhet fjalė sidomos pėr popullsi tė njėjtė kombėtare, qė historia padrejtėsisht e ka copėtuar. Nuk mund tė mendohet dhe as tė pranohet, qė kombi shqiptar tė ndahet nga drejtues tė ndryshėm fetar tė tė njėjtit besim. Pra pėr aprovimin e ligjit mbi fenė (qė ėshtė e ndarė nga shteti), duhet tė merret mendimi i tė gjithė shqiptareve siē u veprua nė vitin 1929, kur Parlamenti aprovoi Dekretligjin mbi Formimin e Komuniteteve Fetare .
Nė hartimin e tij u angazhuan shqiptarėt e tė gjitha trevave si dhe ata tė diasporės. Ky Ligj, i aprovuar me 9.07.1929, e qė funksionoi deri nė ēlirimin e vendit, ne nenin nr.7 parashikonte se "Kryetarėt e feve, ashtu edhe vartėsit direkt tė tyre, duhet tė jenė shtetas prej fisi e gjuhės shqiptare".
Nėnshtetėsi shqiptare, mund tė marrė ēdo banor i globit si nga Afrika, Kina, Mongolia, Brazili, Honoluluja etj.
Drejtimi shpirtėror i njė populli, lidhet ngushtė me detyrėn e mbrojtjes sė interesave tė tij tė ekzistencės, gjuhės, kulturės, identitetit dhe ardhmėrisė sė tij. Kėtė detyrė e kanė kryer shumė pėrfaqėsues fetare shqiptare, si tė fesė katolike ashtu edhe asaj myslimane dhe ortodokse. Mjafton tė kujtojmė fjalėt e At Stath Melanit: "I krishtere i mirė mund tė jetė vetėm ai qė do vėllezėrit, nėnėn dhe vendin e tij. Djema! Ju mė shikoni prift, por unė nuk u linda kėsisoj, por shqiptar dhe shqiptar dua tė vdes."
At Mihal Dhosi prift nga Kosova, Papa Kristo Negovani, Koto Hoxhi, Fan Noli, Dhimiter Misha, Papa Llambro Ballamaci etj. Janė ndėr shembuj tė spikatur tė figurės sė drejtuesit shpirtėror tė shqiptareve.
Po pėr kėto arsye edhe Parlamenti i Greqisė nė ligjin pėr fenė qė ka aprovuar nė pikėn 2 tė nenit nr.12 tė Kushtetutės, parashikon, qė "Kryepeshkopi i Athinės dhe i Greqisė, duhet tė jetė me shtetėsi dhe kombėsi greke".
Parlamenti, para se tė aprovojė ligje kaq tė rėndėsishme pėr kombin tonė, sipas edhe parimeve tė demokracisė, duhet t'ua bėjė tė njohur popullit tė gjitha nenet e kėtij ligji dhe tė marrė aprovimin e tij nga njė referendum popullor.
"Njeri nga dy mjetet e domosdoshme pėr ruajtjen e kombit shqiptar ėshtė kultivimi i gjuhės shqipe, ndėrsa tjetri ėshtė krijimi i njė kishė tė pavarur ortodokse
" kėmbėngulte filozofi dhe patrioti i madh Sami Frashėri. Ka ardhur koha, qė tė mėsojmė nga e shkuara historike dhe mendėsia e sotme evropiane, pėr tė ndėrtuar ardhmėrinė e shqiptarėve. Populli kėrkon transparencė nė marrjen e vendimeve "nė emėr tė tij" dhe pėr fatin e tij.
Populli shqiptar kėrkon nga Parlamenti, qė ėshtė organi mė i lartė i zgjedhur prej tij dhe qė shpreh kėrkesat e tij, respektimin e dy kushteve thelbėsore:
1- Drejtuesit fetar tė ēdo besimi, tė kenė kombėsinė shqiptare.
2- Tė bėhet i njohur projekt ligji me anėn e shtypit dhe tė merren parasysh, mendimet e shqiptarėve nė trevat kombėtare, si dhe ata tė diasporės .
Gazeta NDRYSHE
19 Dhjetor 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|