| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nuk ka vetėm njė tė vėrtetė absolute |
| Postuar mė datėn: 2008-02-17 15:49:30 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kam mirėkuptim tė plotė pėr vuajtjet e gjithė tė perseketuarve tė burgjeve dhe internimeve nė Shqipėri. I kam shkruar dhe z. Lubonja pėr 17 vitet e vuajtjeve tė tij. I kuptoj shumė drejt tragjeditė dhe hallet qė kanė pasur shqiptarėt nėn qeverisjen diktatoriale. Kam qenė mysafir te njė fshatar nga rrethi i Durrėsit qė mė pati rrėfyer se si ėshtė detyruar tia pres gjuhėn lopės sė tij nė kohėn e tufėzimit, qė tė mos ia dėgjojnė pėllitjen fqinjėt. Dua tė them se i kuptoj shumė mirė vuajtjet tuaja. Madje mund tė shtoj, se duke pasur njė karakter jokonformist, qė kėrkon me kėmbėngulje arsyen e gjithēkaje, po tė kisha jetuar nė kushtet e Shqipėrisė sė E.H. unė do tė isha me siguri njė i burgosur.
Tani, mė duhet tė them ca fjalė pėr veten time: as jam bir intelektuali, as sjam beqar, as kam pasur pasaportė titiste pėr tė shėtitur botėn. Kam qenė i mbyllur, i persekutuar, i burgosur e i torturuar nga regjimi titist qė nga viti 81. Gjatė kohės sa isha nė burg unė e di mirė se kush e ka ngritur zėrin pėr lirimin e gjithė kosovarėve tė burgosur: Rexhep Qosja nga Kosova dhe Enver Hoxha nga Shqipėria. Sa herė qė na torturonin inspektorėt serbė, sharja e tyre standarde ishte Jebem ti E.H. (Ta q. E.H.). Urrejtja e tyre pėr tė ishte pothuajse patologjike. Nga ky fakt kuptonim se ata duhej tė kishin arsye tė forta pėr ta urrejtur. Mė vonė, kur lexova librin e Viktor Ēamit Letra nga mėrgimi kuptova arsyen e vėrtetė tė kėsaj urrejtjeje. |
|
Vėrja veshin zotėrinj argumenteve tė znj. E. Xhemo! Enver Hoxha pėrjetohet nė dy mėnyra nė botė, nga ata qė e kanė pasur mbi kurriz, dhe nga ata qė kanė pėrjetuar vetėm rrezatimin e jashtėm tė politikės shqiptare. Dhe duke qenė njeriu egoist nga natyra, secili ka tė drejtė ta dojė njė njeri, edhe kur e di se ka shtypur tė tjerė. Ashtu siē duam psh. sot Amerikėn, edhe kur sna pėlqen ndonjė aktivitet i saj nėpėr botė. Mund tė bėrtisni nė kupė tė qiellit pėr vuajtjet tuaja nėn diktaturėn, por kurrė ndonjėherė smund tia mbushni mendjen njė kurdi apo njė palestinezi pėr tė mos e dashur a respektuar Enver Hoxhėn, sepse ata kanė gėzuar pėrkrahjen e tij. Duhet ta kuptoni mė nė fund se nuk ka vetėm njė tė vėrtetė absolute, dhe se thėnia e Marksit, se ideologjitė janė pasqyrime tė deformuara mbi realitetin, vlejnė edhe sot.
PS. Kam mirėkuptim tė plotė pėr ata qė kanė pėrjetuar vuajtje e persekutime nėn diktaturėn. Ata qė nuk i honeps dot janė ca qė deri para 1990 kanė qenė lakej, sejmenė e sigurimsa, dhe me tu kthyer pllaka, u bėnė papritur kampionė tė demokracisė.
Me nderime
Bislim Elshani |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|