| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » INVALID DIPLOMACY(!) |
| Postuar mė datėn: 2008-07-04 14:48:37 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Pse stand by pėr ambasadorėt e Kosovės?
*** - Kur dihet se, tė ngarkuarit me punė janė bira e fundit e kavallit tė diplomacisė sė njė shteti. Kėta praktikohen vetėm nė rastet e jashtėzakonshme tė ndonjė fatkeqėsie elementare tė papritur nė marrėdhėniet diplomatike ndėrmjet dy shteteve.
Si hap i parė i dėshmisė sė subjektivitetit juridik ndėrkombėtar tė Republikės sė Kosovės, ėshtė i dėmshėm, i pajusitifikueshėm, dhe i papranueshėm ligjėrisht, aplikimi i standardit tė shkallės III i tė ngarkuarėve me punė (rangu mė i ulėt nė hierarkinė e misionit diplomatik) tė diplomacisė invalidore tė Kosovės, kur dihet se Kosova nuk po i zbret nė njė shkallė mė tė ulėt, as nuk po i ngrinė, as nuk po i ndėrpren marrėdhėniet diplomatike me 43 shtetet, tė cilat e kanė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran, por, pėrkundrazi, ato po i vendos pėr herė tė parė nė historinė e diplomacisė dhe tė shtetėsisė sė saj.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Doktrina dhe praktika e dėrgimit tė misioneve diplomatike nė vendet e huaja kanė njė histori tė gjatė, qė nga shekulli XV dhe nga Kongresi i Vjenės 1815 nė kuadrin e tė cilit veproi Komisioni i posaēėm, i cili pėr herė tė parė nė historinė e sė drejtės ndėrkombėtare, ia arriti qė tė bėjė edhe kodifikimin e materies diplomatike, me ērast po nė kėtė Kongres u miratua Rregullorja pėr rangun e pėrfaqėsuesve diplomatikė. Me kėtė Rregullore janė pėrcaktuar rregullat, kriteret dhe pėrparėsitė e rėndėsishme tė pėrfaqėsuesve diplomatikė, tė cilat mėpastaj janė zbatuar nė praktikė, pothuajse mė se njė shekull e gjysmė. Sipas kėsaj Rregulloreje, diplomatėt ndahen nė tri katgeri:
(1) ambasadorė, legatė dhe nuncė,
(2) ministra ose tė ngarkuar tė tjerė pranė sovranit,
(3) tė ngarkuar me punė, tė akredituar pranė ministrave tė punėve tė jashtme.
Sipas Protokollit tė Ahenit (1818), kėto kategori tė diplomatėve janė plotėsuar me kategorinė ministra rezidentė, kėshtu qė kategoria e tė ngarkuarėve me punė, ka ngelur bira e fundit e kavallit nė ushtrimin e praktikės diplomatike. Si rrjedhim, qė atėherė e deri mė sot, kjo kategori u fundit diplomatike nuk ėshtė verifikuar nė praktikė.
Sipas sė drejės diplomatike dhe, sipas Nenit 2 tė Konventės sė Vjenės mbi marrėdhėniet diplomatike(1961, hyrė nė fuqi mė 1964) Vendosja e marrėdhėnieve diplomatike ndėrmjet dy shteteve, si dhe vendosja e misioneve tė pėrhershme diplomatike bėhet nė bazė tė arritjes sė pėlqimit, pėrkatėsisht tė marrėveshjes sė dyanshme reciproke tė tyre.
Ska dilemė se, po nė kėtė frymė ėshtė miratuar edhe vendimi i qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr hapjen e ambasadave tė saj nė nėntė (9) shtete tė huaja (Amerikė dhe Evropė), ndaj ėshtė i ligjshėm dhe i justifikueshėm, edhe sipas sė drejtės sė brendshme, edhe sipas sė drejtės ndėrkombėtare diplomatike dhe konsullore.
Ky vendim i qeverisė sė Kosovės nuk ėshtė i kontestueshėm sa i pėrket bazueshmėrisė ligjore vendore dhe ndėrkombėtare, por ėshtė shqetėsuese, e diskutueshme, dhe e paqartė nė kėtė aspekt, deklarata zyrtare e kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili para masmediave ka pohuar se nė xhiron e parė Kosova do tė hapė nėntė ambasadat e saj nė Uashington, Londėr, Paris, Berlin, Romė, Bruksel, Vjenė, Bernė dhe Tiranė, tė cilat do tė pėrfaqėsohen nga tė ngarkuarit me punė, jo nga ambasadorėt.(www.dervina.com,1.07.2008).
Pse politika mohon bazėn ligjore?
Pėr emėrimin e ambasadorėve tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė tė Republikės sė Kosovės nė vendet, tė cilat e kanė njohur ndėrkombėtarisht Kosovėn, ekziston baza ligjore sipas sė drejtės ndėrkombėtare, sipas Kartės sė OKB-sė dhe konventave ndėrkombėtare. Mirėpo, nė bazė tė asaj, se ēfarė ka deklaruar kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, kjo bazė ligjore ėshtė e diskutueshme, e kontestuar, dhe e sfiduar nė mėnyrė joligjore dhe jodemokratike nga vetė politika zyrtare e qeverisė sė Kosovės.
Pse, dhe pėr ēfarė shkaqesh dhe motivesh politike, ėshtė suspenduar baza e tillė ligjore pėr emėrimin e ambasadorėve kosovarė nė ambasadat e theksuara, saktėsisht duhet ta kenė dijtur vetėm qeveria, parlamenti dhe kryetari i Republikės sė Kosovės. Mirėpo, sipas detyrės, dhe nė mėnyrė tė sinqertė dhe demokratike, institucionet e theksuara e kanė pėr detyrė, qė pėr kėtė ēėshtje, ta vėnė nė dijeni opinion publik tė brendshėm dhe tė jashtėm, se cili ėshtė shkaku i njėmendtė ligjor, qė hėpėrhė Kosova nuk mund tė ketė ambasadorėt e saj, tė akredituar nė nėntė vendet e theksuara nė Amerikė, nė Evropė dhe nė Shqipėri.
Ndėrkaq, sa iu pėrket motiveve dhe shkaqeve me karakter politik tė injorimit tė ambasadorėve nga ana e qarqeve zyrtare tė Prishtinės, ne tė tjerėt, vetėm mund tė supozojmė me konstatimet dhe me vlerėsimet tona, se vėrtet, ēfarė motive politike e kanė shtyrė qeverinė dhe parlamentin e Kosovės, qė tė luajė njė lojė tė tillė tė pajustifikueshme mbi bazėn ligjore dhe kushtetuese tė Kosovės lidhur me pėrjashtimin e ambasadorėve nga procedura ligjore e emėrimit tė tyre nė misionin diplomatik nė ambasadat e parashikuara tė Kosovės nė Uashington, nė Londėr, nė Paris, nė Berlin, nė Romė, nė Bruksel, nė Vjenė, Bernė dhe Tiranė.
Kur ėshtė fjala pėr drejtimin dhe pėr pėrfaqėsimin e kėtyre ambasadave me tė ngarkuarit me punė, jo me ambasadorė, sepse sipas deklaratės zyrtare tė kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, nuk po ekzistuaka bazė ligjore pėr emėrimin e ambasadorėve, ky vendim i qeverisė dhe i kryetarit tė Kosovės, ėshtė i gabuar dhe i pajustifikueshėm edhe mbi bazėn e sė drejtės sė brendshme, edhe mbi atė tė sė drejtės ndėrkombėtare, sepse nė radhė tė parė vė nė dyshim kapacitetin politiko-juridik dhe shtetėror tė cilėsisė sė Kosovės si subjekt juridik ndėrkombėtar.
Pėr tė kuptuar kėtė vendim tė gabuar dhe absurd politko-diplomatik dhe juridik tė qeverisė sė Kosovės, sė pari, ėshtė e domosdoshme, qė tė dijmė se, ėshtė kjo manovėr politiko-propagandistike dhe simulim diplomatik, qė ka pėr qėllim ta zbutė politikėn, propagandėn, diplomacinė, dhe vendimet e aprovuara antishqiptare tė qeverisė dhe tė parlamentit, tė kryetarit dhe tė kryeministrit tė Serbisė (Boris Tadiq dhe Vojislav Koshtunica, si dhe ministrit tė Jashtėm tė tyre, Vuk Jeremiq) kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, mė 17 shkurt 2008, apo ėshtė kushtėzim i imponuar politiko-strategjik dhe taktik, i arritur nė marrėveshje me aktorėt e caktuar tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Duke qenė se Kosova ka cilėsinė e subjektit juridik ndėrkombėtar ngase deri tash e kanė njohur 43 shtete tė bashkėsisė ndėrkombėtare, atėherė mbi kėtė bazė reciprociteti nuk ekziston kurrfarė pengese ligjore, qė Republika e Kosovės ti ketė emėruar ambasadorėt e vet nė nėntė shtetet e theksuara, nė kryeqendrat mė relevante tė diplomacisė ndėrkombėtare (Amerika dhe Evropa Perėndimore).
Pse kategoria e tretė invalidore
-Mos Kosova ėshtė krijesė e dyshimtė si subjekt juridik ndėrkombėtar (me status tė proktektoratit tė pėrkohshėm ndėrkombėtar), edhe pse ndėrkombėtarisht e kanė njohur mė se dyzet shtete tė huaja sė bashku me Amerikėn?
Nėse qeveria e Kosovės (ende) nuk ka kuadro tė rangut mė tė lartė diplomatik-ambasadorė, atėherė, edhe nė kėtė rast nuk ka nevojė qė, nė vend tė tyre, nė ambasadat e thekusara, tė dėrgojė tė dėrguar me punė = diplomatė rezervistė tė kategorisė sė tretė invalidore diplomatike, sepse nė kėtė mėnyrė vė nė pikėpyetje subjektivitetin juridik ndėrkombėtar tė Republikės sė Kosovės.
Pėr tė evituar njė dyshim tė tillė ndaj statusit dhe kredibilitetit tė Kosovės, qeveria e Kosovės, nė mungesė tė ambasadorėve shqiptarė, (sepse tė dėrguarit me punė nuk mund tė dėrgohen, pėr shkak se, nė kėtė rast, nuk ėshtė fjala pėr uljen e marrėdhėnieve diplomatike nė shkallė tė tė ngarkuarėve me punė (sepse dihet nė cilat raste konkrete bėhet zėvendėsimi i ambasadorėve me tė ngarkuarit me punė, nė rast tė ndonjė konflikti apo mosmarrėveshjeje nė relacionet ndėrshtetėrore, apo tė cenimit tė interesave, tė sigurisė dhe tė paqes ndėrkombėtare), por pėr vendosjen e kontakteve tė para diplomatike tė njė shteti tė ri me vendet e theksuara.
Nėse Kosova nuk ka ambasadorė shqiptarė, atėherė, le ti dekretojė dhe, le ti emėrojė nėntė( 9) ambasadorė nga Shqipėria, s prish punė fare, sepse Kosova ėshtė pjesė e Shqipėrisė, pavarėsisht se, qe 20 vjet politika, propaganda , diplomacia dhe drejtėsia e regjimeve demokratiko-socialiste nė Tiranė, nuk e pranojnė kėtė tė vėrtetė tė pakundėrshtueshme.
Vendosja e marrėdhėnieve diplomatike nė rangun e tė ngarkuarve me punė (charge daffaires), jo nė rangun mė tė lartė diplomatik tė ambasadorėve tė Kosovės nė 9 shtete tė huaja, sinjalizon jo vetėm dyshimin me bazė juridike, por edhe pikėpyetjen e madhe, se Kosova ende nuk qenka shtet i pavarur dhe sovran sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, por njė banana republic me status vassal dhe nėn protektoratin e huaj ndėrkombėtar.
Kėtė formė iracionale tė pėrfaqėsimit tė Kosovės nė shkallėn mė tė ulėt diplomatike nė sistemin ndėrshtetėror tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, sigurisht se nuk do ta kundėrshtojė as politika dhe diplomacia zyrtare e Serbisė, sepse interesat e Kosovės nė planin ndėrkombėtar, do ti pėrfaqėsojnė tė huajt, jo vetė shqiptarėt.
Nė vend tė ambasadorėve, caktimi i tė ngarkuarve me punė (nė rangun mė tė ulėt diplomatik) nė nėntė (9) ambasadat e paralajmėruara tė Kosovės nė Amerikė dhe nė Evropė, ėshtė jo vetėm njė MINUS nė kuptimin e doktrinės dhe tė praktikės ligjore tė sė drejtės diplomatike, por edhe NJĖ ZERO E MADHE politike dhe diplomatike, sepse krijon terren tė pėrshtatshėm pėr spekulime dhe manovrime propagandistike, politike dhe diplomatike tė armiqve dhe tė miqve tė saj, se Kosova ende nuk i pėrmbushė kushtet e parashikuara sipas sė drejtės ndėrkombėtare, duke qenė se, veē tė metave dhe mangėsive tė tjera juridike kushtetuese, kjo nuk paska as kuadro diplomatike tė rangut mė tė lartė pėr ta pėrfaqėsuar dhe prezentuar nė 43 vendet, tė cilat deri tani e kanė njohur Republikėn e Kosovės.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|