DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RAPORT ADEM JASHARIT
Postuar mė datėn: 2007-10-01 17:52:09 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Arben Zeqiri

Qė kur shkoi nė mesin e tė pavdekurve, ia dhashė vetes njė obligim se pėr ēdo vit do t’i raportoj nėpėrmjet engjėjve pėr Kosovėn qė Ai e deshi fort. Iu betova engjėjve dhe i thash qė t’i pėrcjellė pėrshėndetjet mė tė ngrohta nga unė dhe gjithė populli shqiptar, e t’i thotė qė akoma ka ushtarė nė armatėn e tij dhe se unė vazhdimisht do t’i raportoj pėr ta gėzuar me punėn e shokėve tė tij tė luftės.

I dashur bacė!
Desha tė raportoja kur u ēlirua Kosova dhe kur trupat e NATO-s hynė nė Kosovė pėr tė pėrzėnė shkaun, por s’munda. Vėrtetė, s'dija si ta thurja raportin. Tė tė thoja se ushtarėt t’u e ēliruan Kosovėn, do tė duhej tė pėrgjigjem pse atėherė erdhėn ushtarėt e NATOS-s? Tė thoja se NATO ēliroi Kosovėn, do tė duhej tė tregoja se ē’ bėnė ushtarėt e tu dhe pse ata se ēliruan? Tė thoja se kėshtu kėrkon demokracia dhe diplomacia ndėrkombėtare, kėtė s’dija ta shpjegoj, e Ti me siguri as qė do dėshiroje tė mė dėgjosh.

Prita!!!!!!! Prita tė shoh se kur miqtė tanė do ta lėnė Kosovėn nė duart e ushtarėve tuaj dhe atėherė ta nis njė telegram dhe tė tregoj lajmin e mirė. Kaloi njė vit, kaloi viti i dytė… kaluan 8 vite dhe miqtė tanė tė "pėrkohshėm" jo vetėm qė nuk shkuan, por sa vjen e mė tepėr i zgjasin kėmbėt e po shtrihen, duke na bėrė me dije se akoma nuk e kanė ndėrmend tė shkojnė.

T’ ia nis nga fillimi:
Shokėt tuaj, apo sė paku ata qė pas luftės thanė se kur ishit nė mesin tonė, kanė qenė shokėt tuaj, sot janė bėrė miqtė e armiqve tuaj. Ata qė dikur ishin nė krye tė luftės, qė e filluat ju me familjen tuaj, nėnshkruajtėn njė marrėveshje me ata, tė cilėt ua vranė familjen dhe ua dogjėn kullėn. Ata qė udhėhoqėn luftėn tuaj e shndėrruan nė njė paqe qė ju e kundėrshtuat. Bacė, ushtarėt e tu s’janė mė me emblemėn qė ti i le. Ushtarėt e tu qė me pushkė nė dorė e ruanin ēdo pėllėmbė nga ajo tokė qė ju e kishit ēliruar, sot sillen nėpėr Kosovė me duar nė xhepa, meqė ua kanė marrė pushkėt. Ata sot nuk janė ushtarė, ata sot nuk po luftojnė. Ushtria juaj nuk ėshtė mė ajo qė e le ti: sot me "mburrje" po ushtron dhe krijon kuadro tė reja qė janė tė gatshėm nė ēdo rast, ama jo pėr luftė. Sot ushtarėt e tu janė tė gatshėm tė veprojnė sa herė qė tė ketė vėrshime, sa herė qė tė digjet ndonjė shtėpi, sa herė qė tė rrėnohet toka, etj. etj.

Bacė!
Ata qė thirreshin nė emrin tuaj dhe morėn detyrėn tuaj komanduese nė luftėn kundėr atyre qė juve u vranė, sot pikėrisht me ata po bisedojnė e po hanė drekė e darka nėpėr Europė duke u gjunjėzuar, e duke i lutur pėr pak mėshirė. Ai, i cili dikur ishte kryetar i Kosovės dhe qė kurrė nuk erdhi t'ju bėjė as njė vizitė tė vetme te varri, vetėm e vetėm pse ju kishit kundėrshtuar politikėn e tij dhe i kishit thėnė NDAL! durimit dhe tradhtisė qė po bėnte, ai sot mė s’ėshtė nė mesin tonė. Por, la tė tjerė. Ai la partinė, ai la projektin, ai la planet dhe miqėsitė me Serbinė gjakatare dhe la njerėzit e vetė pėr vazhdonin rrugėn e tij.

Do pyesėsh ku janė shokėt e tu?
Mė fal Bacė! Me keqardhje mė duhet tė them se shokėt tuaj sot janė bėrė bashkėpunėtorė dhe aleatė tė trashėgimtarėve tė ish-kryetarit, janė bėrė miq tė afėrt dhe udhėheqės tė planeve dhe projekteve qė ua la amanet. Sot shokėt e tu nuk duan tė dėgjojnė mė pėr rrugėn dhe porosinė tėnde, ata e shkelėn atė dhe sot nuk po luftojnė deri nė ēlirimin e trojeve shqiptare dhe Ribashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por janė bėrė miq tė afėrt e tė pandarė me trashėgimtarėt e atij qė juve u quajti dorė e zgjatur e Serbisė dhe qė ju shau duke mos kursyer me asnjė fjalė, dhe bashkė me kėta, shokėt tuaj tė dikurshėm, sot po bėjnė dhe njė punė mė tė tmerrshme qė deri sot s'kisha guxim t'ua them, por nuk kam rrugė tjetėr. Bacė, shokėt tu bashkė me trashėgimtarėt e atij janė bėrė miq me armiqtė tu. Ata sot ngritin dolli dhe po bisedojnė me ata qė ju vranė, qė ua masakruan familjen e qė ju bėnė tmerr. Sot, shokėt e tu kur flasin me ata, distancohen nga ēdo kontakt tė mėparshėm me ju dhe as qė guxojnė tė pėrmendin emrin tuaj, e planet e tua janė bėrė rreptėsishtė tė ndaluara.

Disa shokė dhe bashkėluftėtarė…
Kam njė lajm sadopak tė mirė. Kanė ngelur dhe disa shokė nga ata qė mbajtėn porosinė tėnde. Pėrveē kėsaj, kanė lindur edhe tė ri. Janė rritur ata, qė si fėmijė lexonin legjendėn tėnde dhe sot janė bėrė pionierė tė ideologjisė sate. I dashuri Bacė! Ata qė mbajtėn amanetin tėnd dhe qė po vazhdojnė rrugėn tėnde, vėrtet kanė mbijetuar dhe rreth tyre po vazhdojnė tė bashkėngjiten edhe shumė shokė tė tjerė, mirėpo edhe kėtu ka njė lajm tė keq. Me siguri dėshiron tė dish se ku janė kėta shokė e ēfarė bėjnė, sa janė dhe kush janė? Tė gjitha kėto do t’i them pas 8 viteve heshtje. Mbase do tė mė qortosh pse kam heshtur. Po kėtu qėndron meseleja. Disa nga shokėt e tu qė sot ju kanė tradhtuar nuk mė kanė lėnė t’u shkruaj dhe tė tregoj se ke miq tė tjerė qė mbajnė amanetin tėnd. Bacė! Emrin tėnd sot e pėrmendin njė herė nė vit, dhe atė me rastin e pėrvjetorit. Emri juaj ėshtė bėrė vetėm njė legjendė qė s'guxon tė pėrsėritet dhe tė trashėgohet. Shokėt e tu sot nuk mund tė vijnė nė pėrkujtime dhe nuk mund tė bėjnė as njė vizitė tė vetme te varri juaj. Shokėt dhe ushtarėt tuaj besnikė janė shpėrndarė dhe janė pėrzėnė jashtė Kosovės, e ata qė kanė ngelur brenda po enden maleve duke mos guxuar tė vijnė as nė shtėpitė e tyre. E pse? Sepse ata nuk pranuan tė shkelin mbi gjakun tuaj. Ata nuk e ndėrprenė rrugėn tuaj dhe nuk shkelėn betimin e dhėnė, e pėrcollėn edhe te brezat e ri dhe vazhduan rrugėn e ēlirimit dhe bashkimit kombėtar dhe atė po vazhdojnė edhe sot. Mirėpo ata, jo vetėm qė shkelėn mbi gjakun tuaj, jo vetėm qė se vazhduan rrugėn tuaj, por e ndalėn nė gjysmė. Jo vetėm qė harruan betimin qė e dhanė para jush, jo vetėm qė ua shkatėrruan ushtrinė e ua ēarmatosėn, jo vetėm qė u bėnė miq me hasmin tuaj dhe ju kanė harruar, por ata sot e kanė ndaluar rreptėsishtė ēdo fjalė qė u pėrmend nga goja juaj, e kanė ndaluar rreptėsishtė ēdo hap drejt rrugės qė e hapėt ju, e kanė ndaluar mbajtjen e emblemės qė e krijuat ju dhe e kanė ndaluar veprimin e ushtrisė qė e komanduat ju. Sot ata qė u tradhtuan, po bėjnė dhe mė keq: i pėrzėnė dhe i burgosin shokėt qė u mbetėn besnikė, i kanė shpallur ata terroristė, ashtu siē vepronte armiku serb dhe tradhtarėt shqiptarė. Sot, secilin qė vazhdon rrugėn tuaj e shpallin dorė e zgjatur e Serbisė, e shpallin pikėrisht ish shokėt tuaj, ngjashėm siē ju shpallnin juve dikur. Fjalėt ĒLIRIM dhe BASHKIM sot janė zėvendėsuar me fjalėn PAVARĖSI E KUSHTĖZUAR dhe INTEGRIM. Sot janė ndaluar fjalėt e tua, ėshtė ndaluar rreptėsishtė edhe betimi qė e jepnin dikur para jush. Sot tė gjithė betohen pėr njė Kosovė aleate tė Serbisė dhe pjesė e integruar e NATO-sė, edhe pse ende se bėnė shtet. Sot kėshtjella juaj ėshtė bėrė njė muze ku tė gjithė ju vizitojnė nga kureshtja dhe ėshtė ndaluar qė tė ketė kėshtjella tė tjera si ajo e juaja. Rezistenca juaj edhe sot quhet ekstremizėm dhe terrorizėm, jo vetėm nga ushtria e shkaut, por nga ish ushtarėt tu qė thirren policė. Edhe sot ka demonstrata dhe protesta si nė kohėn tuaj, kur ua bėnin zemrėn mal e qė ju i mbronit dhe u rrinit shpinė, por sot nuk po i sulmon, burgos e vret policia e Serbisė si nė kohėn tuaj, kur ju mė pas hakmerreshit dhe na bėnit zemrėn mal, mirėpo sot ish ushtarėt tuaj rrahin, burgosin dhe vrasin ish-ushtarėt tu. E di qė kjo do t'ju nervozoj, por e kam pėr obligim tua them se disa nga ushtarėt tuaj qė ju tradhtuan, sot po kryejnė punėn e armiqve tuaj kundėr ushtarėve qė ju mbetėn besnikė. Sot nuk ka njė popull qė demonstron dhe njė popull qė torturon dhe sulmon popullin demonstrues, por ka njė popull qė gjysma e tyre demonstron e gjysma tjetėr e torturon gjysmėn tjetėr. Sot nuk ka nevojė pėr ushtri serbe nė Kosovė. Ka shqiptarė qė janė mėsuar dhe profesionalizuar aq mirė, saqė pa asnjė gabim zbatojnė urdhrat e armiqve tu. Pa asnjė gabim dhe me tė njėjtin nivel tė profesionalitetit kėta rrahin, burgosin, torturojnė dhe mbajnė nė burgje bijtė tuaj, nipėrit e mbesat tuaja qė nuk shkelėn betimin qė ua dhanė Juve. Sot ish ushtarėt e tu qė kanė hedhur uniformėn tuaj dhe emblemėn tuaj tė kuqe, kanė veshur uniformėn e kaltėr me emblemė dhe nė ēdo hap ndjekin shokėt tuaj dhe ish-ushtarėt tuaj qė vazhdojnė rrugėn deri nė realizimin e premtimit qė ua dhanė juve.

Sot pėr Kosovėn nuk vendoset nė Drenice e as nė Prishtinė si nė kohėn tuaj, por po vendoset nė Moskė e nė Vjenė. Sot nuk po kėrkohet ēlirim i Kosovės dhe Bashkim i trojeve Shqiptare siē kėrkuat ju, por kėrkohet traktat e miqėsi me Serbinė dhe tė dyja bėjnė integrime. Sot nė flamurin tuaj nuk do tė jetė shqiponja e as ngjyra e kuqe, por shokėt tuaj tė dikurshėm do tė na qėndisin njė flamur tė kaltėr pa shqiponjė.

Ke shpėtuar i dashur Bacė. Sot, po tė ishe gjallė edhe Juve me siguri do t'ju kishin shpallur terrorist e mė pas do t'ju kishin burgosur.

Tė fala tė gjithėve qė janė bashkė me ty!

Me respekt:
Nga tė gjithė ushtarėt e tu, qė s'guxoj t'ua pėrmend emrat!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Raporti i GNK: Perėndimi dėshtoi me Kosovėn (2008-09-26 04:15:37 nga admin4)
[ Opinione ] Ekskluzive-Kėrcėnohet pėrparimi drejt luftimit tė varfėrisė 2015, thotė raporti i OKB-sė pėr Objektivat e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit 2008 (2008-09-12 11:50:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Berisha pėrshėndet raportin e BB-sė “Tė bėsh biznes” (2008-09-11 00:05:29 nga admin2)
[ Opinione ] RAPORT MBI AKTIVITETIN E KĖSHILLIT ORGANIZATIV TĖ KUVENDIT MBARĖKOMBĖTAR (2008-07-01 16:06:32 nga admin1)
[ Opinione ] Raportet tronditėse tė luftės, pėr dhunėn dhe gjenocidin sllav kundėr shqiptarėve tė shkruara nga marksisti i njohur rus, Leon Trocki (2008-04-07 03:55:34 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Konsulli shqiptar ne Itali: Raporti i OKB, i ndikuar nga serbet (2008-04-02 04:02:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ēurkin: Kosova de facto e ndare. Misioni i OKB do raportohet se shpejti ne KS (2008-03-05 02:11:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] RAPORT I KĖSHILLIT GREVIST (2008-01-07 10:12:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] RAPORT PĖRFUNDIMTAR I KĖSHILLIT GREVIST (2008-01-07 04:51:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Komiteti Helsinkit raport per Brodecin: I suksesshem dhe i dhunshem (2007-12-27 08:22:36 nga admin4)
[ Opinione ] VJETĖRSIA E RAPORTIT MĖ TĖ RI (2007-12-19 14:11:53 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster