| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NJOHJA E ISH-REPUBLIKAVE JUGOSLLAVE DHE KOSOVA |
| Postuar mė datėn: 2007-12-19 09:14:46 nga admin4 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė libėr rreth procesit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė
Richard Caplan Europe and the Recognition of New States in Yugoslavia, Cambridge University Press, 2005
Shkruan: Shkėlzen GASHI
Roli i Gjermanisė nė procesin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė
Libri i autorit Richard Caplan Evropa dhe njohja e shteteve tė reja nė Jugosllavi ėshtė njė libėr i shkėlqyeshėm nė lidhje me rrjedhėn e njohjes sė shteteve tė reja tė dala nga procesi i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė dhe rolin e Komunitetit Evropian me theks tė veēantė rolin e Gjermanisė nė kėtė proces. Ēėshtė mė e rėndėsishmja, pėrveē pėrshkrimit tė hollėsishėm, libri ofron edhe njė analizė jashtėzakonisht interesante tė arsyeve qė e kanė shtyrė bashkėsinė ndėrkombėtare ose mė mirė thėnė shumicėn e shteteve tė Komunitetit Evropian pėr ti njohur si shtete tė pavarura dhe sovrane Kroacinė, Slloveninė dhe mė pas Maqedoninė dhe Bosnjė dhe Hercegovinėn. |
|
Caplan konsideron se ekzistojnė tri qėllime qė kanė ēuar nė njohjen e republikave jugosllave si shtete sovrane dhe tė pavarura.
- Sė pari, njohja si masė ndėshkuese pėr tė frenuar Beogradin nė ushtrimin e fushatės sė dhunės kundėr republikave qė po e lėshonin Jugosllavinė.
- Sė dyti, njohja me qėllim ndryshimin e natyrės sė konfliktit duke e shndėrruar atė nga njė konflikt i brendshėm nė njė luftė ndėrshtetėrore.
- Sė treti, njohja si mjet pėr tė nxitur republikat qė e aspironin atė, tė pranojnė politikat e KE-sė, posaēėrisht pėr sa i pėrket statusit tė minoriteteve nė kuadėr tė territorit tė tyre.
Siē u tha edhe mė sipėr, autori i kėtij libri shpjegon se pėrse Gjermania e ka promovuar fuqishėm njohjen e republikave jugosllave dhe mė pas ka pranuar njohjen e tyre para shteteve tjera anėtare tė KE-sė. Ekzistojnė shpjegime tė ndryshme pėr sa i pėrket qėndrimit tė Gjermanisė nė kėtė proces, e shpjegimi mė i pėrhapur ėshtė se qėllimi i Gjermanisė ka qenė zgjerimi i ndikimit ekonomik, politik dhe ushtarak nė rajonin e Ballkanit dhe se kjo ka qenė lehtė e realizueshme pėrmes fragmentarizmit tė Jugosllavisė. Mirėpo, autori i librit konsideron se pėr Gjermaninė nuk ka qenė e favorshme shpėrbėrja e Jugosllavisė po tė kihen parasysh borxhet e mėdha qė Jugosllavia kishte ndaj Gjermanisė dhe paqartėsia se si do tė zgjidhej ky problem po qe se shpėrbėhet Jugosllavia. Autori me tė drejtė pyet se po tė kishte Gjermania qėllime hegjemoniste, atėherė, si ėshtė e mundur qė ajo tė ketė pritur gjatė kohė pasi qė Sllovenia dhe Kroacia filluan tė ndjekin rrugėn e pavarėsisė dhe, pėrveē kėsaj, si tė shpjegohet fakti qė deri vonė Gjermania ka mbėshtetur aktivisht unitetin e mėtutjeshėm tė Jugosllavisė.
Nuk duhet harruar faktin se mbėshtetja e Kishės Katolike tė Gjermanisė pėr kėto dy republika ka pasur peshė nė procesin e njohjes sė tyre si shtete tė pavarura dhe sovrane. Veē kėsaj, Gjermania ka qenė strehė e komunitetit tė madh kroat Gastarbeiter, i cili ka fushatuar fuqishėm nė mbėshtetje tė interesave tė Kroacisė. Andaj, pas shpėrthimit tė konfliktit gjegjėsisht fillimit tė sulmeve tė Armatės Popullore tė Jugosllavisė nė Slloveni dhe Kroaci, shumica dėrmuese e partive politike nė Gjermani kanė qenė nė favor tė njohjes sė kėtyre dy republikave si shtete tė pavarura dhe sovrane.
Ēėshtė e vėrteta, fillimisht nuk ka pasur gatishmėri pėr ti njohur ish-republikat jugosllave si shtete tė pavarura dhe sovrane, mirėpo, siē e thotė Janez Jansha, Sllovenia dhe Kroacia janė bazuar nė vendosmėrinė, zgjuarsinė dhe guximin e tyre. Autori i kėtij libri konstaton se njohja nuk ka pasur rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e Sllovenisė dhe Kroacisė pėr tė mbėshtetur fushatėn pėr pavarėsi. Pra, dėshira pėr pavarėsi te Sllovenia dhe Kroacia ka qenė shumė e fuqishme dhe si e tillė vėshtirė e kundėrshtueshme pafundėsisht. Faktor qė ka ndikuar qė kjo dėshirė tė jetė kaq e fuqishme ka qenė vendosmėria e Millosheviqit pėr ta ri-centralizuar Jugosllavinė nėn kontrollin e Beogradit, duke mos i lėnė Sllovenisė dhe Kroacisė zgjidhje tjetėr, pėrveē se tė kėrkojnė pavarėsinė.
Si arsyetim pėr njohjen e pavarėsisė sė ish republikave jugosllave, Komuniteti Evropian (KE) ka pėrdorur parimin uti possidetis juris (respektimi i status quo-s territoriale) duke njohur kufijtė (boundaries) e ish republikave jugosllave si kufij (frontiers) tė shteteve tė reja, por jo edhe kufijtė e entiteteve nėn-republikane (krahinave). Sikundėr e thotė edhe autori, sikur Kosova ta kishte pasur statusin e republikės gjatė sundimit tė Titos, atėherė sot do tė kishte qenė shtet i pavarur dhe sovran. E njėjta gjė do tė vlente edhe me Karelinė, e cila ka qenė republikė konstituive e Bashkimit Sovjetik prej vitit 1940 deri nė vitin 1956, por mė pas statusi i saj ėshtė degraduar nė statusin e njė krahine autonome nė kuadėr tė federatės ruse. Po tė mos kishte ngjarė ky degradim, Karelia do tė kishte fituar pavarėsinė, sikurse qė e ka fituar Bjellorusia, Ukraina dhe republikat tjera nė vitin 1991 me rastin e shkėrmoqjes sė BRSS-sė.
Bashkėsia ndėrkombėtare i ka bėrė padrejtėsi Kosovės duke mos e trajtuar si territor tė kolonizuar
Pra, nuk ka asnjė dilemė se bashkėsia ndėrkombėtare ēėshtjen e Kosovės e ka parė nė kuadėr tė tė drejtave tė minoriteteve gjegjėsisht kthimit tė autonomisė qė Kosova ka gėzuar nė kuadėr tė Serbisė dhe Jugosllavisė nė periudhėn 1974-1989. Autori i kėtij libri ka vėnė re njė gjė mjaft interesante: versioni fillestar (23 tetor 1991) i Projekt Konventės sė 4 nėntorit 1991, hartuar nga Konferenca pėr Jugosllavinė, thotė qė republikat duhet tė zbatojnė nė tėrėsi dispozitat qė kanė ekzistuar para vitit 1990 pėr krahinat autonome, duke iu referuar kėshtu kthimit tė autonomisė sė Kosovės dhe Vojvodinės. Mirėpo, nė pėrpjekje pėr tė fituar pėrgjigjen pozitive nga Milosheviqi pėr kėtė Projekt-Konventė, Lordi Carrington do tė bėjė njė koncesion tė jashtėzakonshėm duke eliminuar kėtė kėrkesė nga versioni pėrfundimtar i Projekt Konventės sė 4 nėntorit 1991. Pėr mė shumė, nė njė intervistė tė dhėnė nė gusht tė vitit 1992, e cila intervistė ėshtė botuar nė librin Kosova dhe Ruleti Ndėrkombėtar, Lordi Carrington thotė se ka qenė i obliguar qė tė gjitha zgjidhjet ti kėrkoj brenda kufijve ekzistues dhe pasi qė Kosova ishte pjesė e Republikės sė Serbisė, problemin e Kosovės e kam shikuar brenda kėtyre kufijve.
Kėshtu, Kosovės i ėshtė mohuar e drejta pėr vetėvendosje me arsyetimin se duhet respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve (republikave) dhe se nė rast se secili grup etnik, religjioz, gjuhėsor do tė kėrkonte shtetėsi, atėherė, nuk do tė kishte kufi tė fragmentimit. Pra, bashkėsia ndėrkombėtare i ka bėrė padrejtėsi Kosovės duke mos e trajtuar si territor tė kolonizuar. Serbia dhe bashkėsia ndėrkombėtare kanė kundėrshtuar vetėvendosjen e jashtme pėr Kosovėn, por arsyetimi i kundėrshtimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare dallon prej atij tė Serbisė. Derisa Serbia kundėrshton vetėvendosjen e jashtme pėr Kosovėn me arsyetimin se Kosova ėshtė djep i civilizimit serb, bashkėsia ndėrkombėtare konsideron se vetėvendosja e jashtme pėr Kosovėn jo vetėm qė e destabilizon Bosnjė dhe Hercegovinėn, por edhe Maqedoninė dhe, pėr mė shumė, mund tė shėrbejė si shembull pėr lėvizjet e shumta separatiste nė Evropė.
Sidoqoftė, njė vend tė posaēėm nė kėtė libėr zė edhe interpretimi i dy shkollave tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr sa i pėrket njohjes sė shteteve tė pavarura dhe sovrane: shkollės deklarative dhe shkollės konstituive. Njohja nuk mund dhe nuk e krijon shtetin. Njohja e shteteve nuk ėshtė konstituive, por ėshtė thjesht deklarative. Sikundėr pat thėnė edhe Robert Badinter nė mendimin numėr njė, efektet e njohjes nga shtetet tjera janė krejtėsisht deklarative. Shteti duhet tė ekzistojė paraprakisht. Njohja e shtetit nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse deklarim i ekzistencės sė tij. Konventa pėr tė Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, e njohur si Konventa e Montevideos, precizon se pėrveē territorit dhe popullsisė, entiteti qė tenton tė bėhet shtet sovran dhe i pavarur duhet tė ketė nėn kontroll atė territor.
Pra, shteti duhet tė ekzistojė njėmend e vetėm pastaj tė shpallet ekzistenca e tij dhe tė kėrkohet njohje nga komuniteti ndėrkombėtar. Me njohje shteti vetėm bėhet subjekt nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Fillimisht duhet krijuar shteti gjegjėsisht duhet shtrirė kontrolli nė tėrė territorin e caktuar dhe vetėm pastaj duhet shpallur pavarėsia dhe kėrkuar njohja. Kontrolli i territorit ėshtė shumė mė i rėndėsishėm sesa njohja ndėrkombėtare. Serbia, pėr shembull, nuk e ka parė njohjen ndėrkombėtare tė Bosnjė dhe Hercegovinės si njė ngjarje qė do tė ndryshonte ndonjė gjė nė realizimin e planit tė saj. Pėr mė shumė, Millosheviq edhe ka bėrė shaka duke thėnė se edhe perandori romak Kaligula e ka shpallur kalin e tij pėr senator, por kali i tij asnjėherė nuk ėshtė bėrė senator, andaj e njėjta gjė do tė ngjajė edhe me Alia Izetbegovicin: ai do tė ketė njohje ndėrkombėtare, por jo shtet.
Pėr mė keq, kur Rodezia Jugore pat shpallur Deklaratėn e Pavarėsisė nė vitin 1965, Kėshilli i Sigurimit menjėherė pat miratuar njė rezolutė dhe pat dėnuar kėtė shpallje me termat mė tė ashpėr. Kėshtu qė, njė popull qė dėshiron tė bėhet shtet sovran dhe i pavarur pėrveē kontrollit tė territorit duhet edhe ta bind bashkėsinė ndėrkombėtare se ėshtė kategorikisht i vendosur pėr ta shndėrruar kufirin administrativ ose me vijė tė ndėrprerė nė kufi ndėrkombėtar ose me vijė tė plotė. Pra, duhet bindur Kombet e Bashkuara se ato mund tė harxhojnė edhe mė shumė se 500 milionė dollarė sa kanė harxhuar nė Kongo pėr ta ndalur ndarjen e Katangės nga Kongoja, por do tė rezultojnė tė pasuksesshme.
Nė fund, duhet thėnė se janė shkruar shumė libra pėr procesin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, por jo edhe pėr procesin e njohjes sė ish-republikave tė Jugosllavisė si shtete sovrane dhe tė pavarura. Caplan nė kėtė libėr jo vetėm qė ka ofruar detaje fort interesante dhe ka shpjeguar kėtė proces nė mėnyrė analitike, por edhe ka bėrė njė hulumtim tė jashtėzakonshėm pėr kėtė temė duke shfrytėzuar literaturė fenomenale. Pėr mė shumė, ai edhe ka pėrdorur dokumente tė njė rėndėsie tė veēantė pėrkitazi me tematikėn qė ka trajtuar nė kėtė libėr. Po ashtu, ka bėrė njė gjurmim tė hatashėm nė shtypin jugosllav dhe botėror tė asaj kohe nė lidhje me procesin e njohjes sė ish republikave jugosllave dhe, mbi tė gjitha, ka intervistuar pjesėn dėrmuese tė protagonistėve tė kėtij procesi. Pra, me pak fjalė, libri i autorit Richard Caplan Europe and the Recognition of New States in Yugoslavia ėshtė i mrekullueshėm.
_________________________
Nė vijim mund t“i shfletoni disa pjesė tė librit nė origjinal:
Njė recension pėr librin:
Richard Caplan, Europe and the Recognition of New States in Yugoslavia
-----------------
Europe and the Recognition of New States in Yugoslavia
Von Richard Caplan
Titelseite
Inhaltsverzeichnis
Index
origins and terms
Appendices
pashtriku.com
Prishtinė, 18.XII.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|