DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» BASHKIMI KOMBĖTAR DHE ALTERNATIVAT
Postuar mė datėn: 2008-07-04 14:27:35 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Halil KRASNIQI
Email: halil.krasniqi@gmail.com

Procesi i formimit tė shteteve-kombe nė Ballkan duket se nuk ka pėrfunduar. Ky proces nė Europė ka ndodhur nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė. Duke pasur parasysh faktin se Ballkani gjithmonė i ka pasur sytė kah Europa, e ka pasur dhe e ka model atė, atėherė mund tė thuhet se procesi i formimit tė shteteve-kombe nė Ballkan ėshtė njė proces-prapavajtės i vonuar, qė po ndodh kėtu me njė vonesė gati 140 vjeqare. Andaj, nuk mund tė mohohet fakti se shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, veē tjerash e ndihmoi edhe faktori-qėllim i krijimit tė shteteve-kombe. Kjo edhe ndodhi me Slloveninė dhe Kroacinė, e nuk ndodhi me Maqedoninė e as me Serbinė. Orientimi serb nė bėrjen e shtetit-komb tė tyre u bazua nė platformė politike shoviniste, pėrcjellur me apetite territoriale duke bėrė spastrime etnike dhe krime kundėr popujve tė tjerė. Kurse, orientimi maqedon u bazua nė shtrirje territoriale tė okupuar nga ish-Jugosllavia, nė fakt tė territorit shqiptar.

Po cila ėshtė pozita e shqiptarėve nė kėtė proces tė vonuar historik pėr Ballkanin?

Dihet se edhe shqiptarėt nuk arritėn ta formojnė shtetin e tyre nė kufijtė e tyre etnik. Platforma politike e bashkimit kombėtar, ėshtė platformė e bashkimit tė gjysmės sė territoreve tė aneksuara me dhunė nga fqinjėt e tyre para rreth 100 vjetėsh (Kosova, trojet shqiptare nė Maqedoni, nė Serbinė jugore, nė Mal tė Zi dhe nė Greqinė veriore). Kėto territore kanė qenė shqiptare dhe tė banuara me ta edhe nė kohėn e aneksimit, por edhe tani. Si rrjedhim, sė bashku me Shqipėrinė e sotme pėrbėjnė njė territor krejtėsisht kompakt dhe tė banuar me shqiptarė. Pse u dashka qė vetėm ne tė pajtohemi me humbje territoresh e bashkė me to edhe tė popullit tonė aty?
Ne e dijmė edhe faktin tjetėr se, nė Evropė ka pakica kombėtare. Ato nuk janė as nė numėr e as nė territorr aq sa janė shqiptarėt jashtė Shqipėrisė sė sotme administrative. Ato kanė mbetur si rezultat i kėmbimeve tė ndėrsjella territoriale, dmth. njė shtet ka humbur njė territor, por edhe ka fituar njė territor tjetėr. Vetėm me shqiptarėt kjo nuk ka ndodhur. Shqiptarėt gjithmonė vetėm janė hendikepuar territorialisht nga fqinjėt e tyre. Aspak nuk mė pėlqen roli i viktimės, por vėrtetė ne jemi viktimizuar dhe gjėmtuar territorialisht. Le tė dalin faktet nė sipėrfaqe.

Pengesat brenda dhe mbikombėtare - Ėshtė e vėrtetė se, nė Ballkan, Evropė dhe Botė, pra nė planin ndėrkombėtar ėshtė njė klimė tjetėr politike, por edhe socialo-ekonomike (tė arriturat teknologjike, globalizimi dhe efektet e tyre!). Ėshtė e qartė se ky proces i vonuar shtet-komb formues nė Ballkan nuk ėshtė nė pėrputhje me orientimet dhe zhvillimet politike nė Europė sot. Por, duket tė jetė i vėrtetė edhe fakti tjetėr se, ėshtė i pamundur integrimi i Ballkanit nė BE, bashkė me problemet e tij tė pazgjidhura etnike brenda. Duhet thėnė hapur se, nė opinionin ndėrkombėtar, ideja e realizimit tė bashkimit tė shqiptarėve dhe trojeve ku tani jetojnė ata, nė njė shtet tė vetėm, ende shihet si rrezik i destabilizimit tė rajonit, dhe eventualisht i pėrsėritjes sė ngjarjeve nė Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė. Mirėpo, ėshtė nė dorėn tonė qė, duke u bazuar edhe nė argumente historike dhe duke u futur nė raporte politike me aleatėt tanė, ta shmangim kėtė frikė dhe ta ndreqim kėtė imazh tė shtrembėruar. Sepse, shqiptarėt s’kanė ndjekur kurrė, e as nuk do tė ndjekin platforma politike shoviniste e as ekspansioniste pėr bashkimin e tyre kombėtar. Ata as qė kanė ndonjė interes ta bėjnė kėtė. Ata s’kanė nevojė pėr shtrembėrim tė argumenteve, por vetėm pėr vurjen nė pah tė tyre, fuqizimin e tyre. Kėto mund tė kategorizohen nė kuadėr tė pengesave jashtėshqiptare!
Ekzistojnė edhe pengesat brendashqiptare. E mė kryesorja nė kuadėr tė kėsaj kategorie ėshtė: mungesa e njė boshti tė vetėm politik kombėtar shqiptar nė Ballkan. Dijmė se, shqiptarėt nė mėnyrė tė fragmentuar bėjnė politikė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi! Jemi dėshmitarė tė zhvillimeve tė fundit nė taborrin politik shqiptar nė Maqedoni, apo tė diskutimeve absurde rreth “identitetit” nė Kosovė.

Strategjia- Kjo platformė politike, nuk kėrkon kurrfarė zhvendosje tė popullsisė nė asnjė formė nga cilido popull. Kufijtė etnik mund tė shndėrroheshin nė ata shtetėror. Si e tillė ėshtė platforma mė paqėsore dhe mė civilizuese e mundshme pėr shqiptarėt dhe fqinjėt e tyre. Me demokratizimin e rajonit dhe njėkohėsisht me krijimin e sigurisė pėr tė gjithė popujt, njė zgjidhje e tillė do tė jetė pėrditė e mė e besueshme pėr tė gjithė. Besoj se, bota do ta pėrkrahė njė zgjidhje tė tillė paqėsore, e jo t’i hapė rrugė realizimit tė procesit tė natyrshėm tė ribashkimit tė njė kombi vetėm pėrmes luftėrave. Luftėrat duhet tė jenė vetėm histori pėr Ballkanin tashmė. Rasti i ribashkimit tė dy Gjermanive edhepse i ka tė veēantat e veta, mund tė na tregojė drejtimin e duhur!
Sė pari duhet thėnė se shqiptarėt kėshtu siē janė tė organizuar politikisht nė planin kombėtar dhe mbikombėtar nuk mund ta realizojnė tė vetmuar njė platformė tė tillė. Pėrndryshe, njė Kosovė e pavarur dhe pa problemin serb brenda, nė planin afatgjatė do t’i shėrbente mė sė miri kėtij qėllimi. Por, duke u bazuar nė gjendjen reale dhe proceset politike proserbe qė tanimė kanė zėnė fill, shėrbimin mė tė mirė realizimit tė saj mund t’ia bėjė vet Serbia, duke e pamundėsuar realizimin dhe funksionimin e kėsaj pavarėsie qė po i servohet Kosovės. Kjo do ta sillte edhe faktorin ndėrkombėtar para njė situate tė re, ku do tė mendonte pėr zgjidhje alternative. E alternativė tjetėr pėrveē ridefinimit tė kufijve ballkanik nė vija etnike nuk duket se ka. Mbi tė gjitha kjo do t’i kėnaqte edhe serbėt, maqedonasit edhe shqiptarėt.
Andaj, pėr shqiptarėt, dy janė rrugėt e mundshme qė duhet ndjekur, me prioritet prej tė parės kah e dyta:
1. Pavarėsia e plotė e Kosovės si zgjidhje kalimtare (nė pritje tė proceseve mė tė favorshme);
2. Qėndrimi dhe kėrkesa qė tani pėr bashkim tė tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm.
Sa i pėrket strategjisė pėr tu mėnjanuar pengesat brendashqiptare, atėherė duhet thėnė se, pėrveē unifikimit tė faktorit politik shqiptar nė Ballkan, rėndėsi e posaēme i duhet kushtuar edhe krijimit tė opinionit publik shqiptar rreth pėrqafimit tė kėtij ideali kombėtar. Njerėzve duhet analizuar dhe argumentuar me parametra real, krejt te prekshem dhe tė qartė pėr secilin se, bashkimi kombėtar ėshtė interes dhe mundėsi njėkohėsisht, e jo vetėm dėshirė! E po tė hulumtohet nė gjetjen e kėtyre parametrave, jam i bindur se ka sa tė duash, si: aspekti i sigurisė mė tė lartė kombėtare karshi rreziqeve tė jashtme, dalja nė det, kufiri tokėsor dhė ai ujor me BE-nė, rruga Tiranė-Prishtinė dhe njė treg i pėrbashkėt, nafta e Shqipėrisė, ullijtė e saj, bregdeti i mrekullueshėm, pasuritė nėntokėsore tė Kosovės, lidhja e Shqipėrisė administrative me Europėn Lindore dhe njė pjesė tė asaj qendrore pėrmes Kosovės me rrugė tokėsore , etj, etj.

Argumentet deklarative tė veshura vetėm me patetizem patriotik nuk janė tė mjaftueshme, sepse janė tė ēveshur nga fuqia e argumentit, e cila fuqi pėrveē konstatimit ofron edhe alternativėn reale,
E gjithė kjo pa pėrkrahje ndėrkombėtare nuk ma merr mendja se bėhet. E pėrkrahja ndėrkombėtare mund tė fitohet gjithsesi. Ėshtė njė metodė e pėrfitimit tė tė dobėtit karshi tė fortit duke ia adaptuar (vjedhur) mjetet dhe format politike tė tė fortit. Duke e pėrvetėsuar demokracinė dhe mjetet qė ajo ofron, e mbi tė gjitha fjalėn e lirė alias qėndrimin e lirė politik, ne duhet dhe mund ta bėjmė kėtė.



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ NIS NGA VERIU I KOSOVĖS (2008-06-29 16:43:10 nga admin1)
[ Opinione ] ME PAVARĖSI TĖ RREJSHME KUNDĖR BASHKIMIT KOMBĖTAR (2008-06-22 03:58:32 nga admin4)
[ Intervista ] Moore: Kosova - test pėr Bashkimin Evropian (2008-06-15 16:06:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Maqedoni, Qeveria e re, PDSH dhe PPD paralajmėrojnė bashkimin (2008-06-03 04:17:54 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA, DIKUR KOLONI E SERBISĖ (1912-1999), SOT NĖ RRUGĖN E RIBASHKIMIT ME SHQIPĖRINĖ ETNIKE (2008-05-06 12:03:23 nga admin4)
[ Opinione ] Ekspertet e KE: Shqiperia hyn ne Bashkimin Europian ne vitin 2011 (2008-04-24 15:25:36 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI NĖ EVROPĖ ĖSHTĖ DEMAGOGJI POLITIKE PA RIBASHKIMIN E MITROVICĖS DHE TĖ TROJEVE TĖ TJERA SHQIPTARE! (2008-03-30 13:04:36 nga admin4)
[ Opinione ] PSEUDOSHKENCĖTARI I SHITUR NERITAN CEKA DEL HAPUR KUNDĖR RIBASHKIMIT KOMBĖTAR! (2008-03-26 18:07:39 nga admin4)
[ Opinione ] KADARE PRO ET CONTRA RIBASHKIMIT (2008-03-17 14:29:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Kryetari Topi duhet tė ndėrrmarrė procedurat e bashkimit tė Shqiperisė me Kosovėn (2008-03-13 15:23:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bashkimi Europian, i hap dyert Kroacise per anetaresim (2008-03-13 12:53:04 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster