Dėshmitarja me shifrėn 23, e cila e paraqiti dėshminė me masa mbrojtėse pėrmes video-lidhjes nga Prishtina, fillimisht u pėrgjigj nė pyetjet e prokurorit Difacio lidhur me rastin e ndalimit tė burrit tė saj nga persona tė panjohur tė armatosur nė verė tė vitit 1998.Ndėrkaq, avokati mbrojtės i Lahi Brahimajt, Richard Harvi e pyeti dėshmitaren pėr lidhjet e bashkėshortit tė saj me policinė serbe dhe armėt qė mbante me leje tė saj, si dhe pėr shkuarjen e tij nė Jagodinė para dėshmisė sė tij nė Hagė. Dėshmitarja u mundua tė mohoj lidhjet e tilla.Ndėrkaq, si i akuzuar pėr pėrbuzje tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, para trupit gjykues ėshtė paraqitur Avni Krasniqi, nga Vranoci i Pejės. Krasniqi ėshtė arrestuar nė fundjavėn qė shkoi, pas aktakuzės sė kryeprokurores Karla Del Ponte pėr refuzim tė ftesės dhe mosparaqitje si dėshmitar i Prokurorisė mė 29 tetor tė kėtij viti nė procesin kundėr Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt.I pyetur nga gjykatėsi Hopfel se a e ka ka lexuar dhe kuptuar aktakuzėn, Krasniqi u konsultua me avokatin mbrojtės, Majkėll Plesman dhe kėrkoi qė ajo tė lexohet nė kėtė seancė fillestare. Njė pjesė e seancės fillestare ndaj Avni Krasniqit, ku bė fjalė lidhur me gjendjen e tij shėndetėsore u zhvillua e mbyllur. Ky proces u tha se ėshtė i ndarė nga ai Haradinaj, Balaj e Brahimaj. Avni Krasniqi do tė qėndrojė nė paraburgim nė Sheveningen dhe ka afat 30 ditė afat pėr tu deklaruar se a ndihet fajtor apo jo pėr pėrbuzje tė Gjykatės ndėrkombėtare tė Hagės.
12.11.2007 |