| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BOSHTI I VJETĖR ATHINĖ-BEOGRAD, PĖRSERI AKTIV KUNDĖR SHQIPTARĖVE |
| Postuar mė datėn: 2008-09-16 04:51:19 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Mona Agrigoroaiei
Ministrat e Punėve tė Jashtme tė Serbisė dhe Greqisė, Jeremic dhe Bakojanis u takuan nė Athinė duke dhėnė sinjal se boshti greko-serb po funksionon nė tė njėjtat koordinata si nė shekullin XIX.
"Korridori 10 qė lidh Beogradin me Athinėn ėshtė prioritet i politikės serbo-greke", u deklarua me kėtė rast.
Kjo ėshtė dėshmi tė faktit se gjeografia politike pansllaviste nuk ka ndryshuar prioritetet e saj kolonialiste.
Jetojmė njė kohė kur pansllavizmi ka vuajtur njė dėshtim, pėr shkak tė faktit se Kosova e ngushtė Protektorat ėshtė bėrė shtet tė pavarur. Ky dėshtim nuk ėshtė i plotė, pėr disa arsye. Kosova nuk ėshtė shtet edhe e pavarur, edhe sovran, mė shumė ka kaluar prej protektoratit tė UNMIK-ut nė Protektorat tė EULEX-it se sa ka fituar vendimmarrje. Institucionet e Kosovės nuk kanė arritur tė ushtrojnė sovranitetin mbi tė gjithė trevat qė pretendon se i qeveris, pra ata nuk kanė ndaluar krijimin e njė entiteti serb nė Kosovė, nė veriun e juglindjen e saj. Por me tė gjitha tė kėqijat e "pavarėsisė sė mbikeqyrur", Kosova nuk ėshtė mė e konsideruar njė pjesė tė Serbisė prej shteteve pėrparimtare nė botė dhe ky pėrbėn gjithsesi njė dėshtim. Prandaj, ariut rus iu shtua qejfin pėr tė ngrenė "mish tė pjekur" tė huaj duke pėrdorur taktikėn propagandistiko-luftarake tė barazimit tė Kosovės me "shtetet" e lindura prej mitrės sė vet nacionalist-agresive Abkhazia, Osetia, Transnistria. Pavarėsia e Kosovės nuk mund tė jetė nė tė njėjtin nivel juridik me aksionet e "njohjes sė pavarėsisė" sė kėtyre enklavave nga Moska. Krijimi i kėtyre enklavave prej regjimeve kukull tė atjeshme ka qenė artificial, nė interesin e Rusisė dhe nuk pėrben njė akt ēlirimtar, antikolonial, siē po prrallis ajo me koncepte tė kthyer "bythmbrapsht", vetėm pėr tė kėnaqur interesat e tij. Pėr tė drejtėn e vetėvendosjes dhe dekolonizimit gėzohen popujt e kombėt nė botė qė kanė qenė tė sulmuar nėpėrmjet njė agresioni dhe vazhdojnė tė jenė tė pushtuara dhe tė kolonizuara, siē ėshtė rastin e Kosovės historike, e pushtuar mė vitin 1912 dhe mė pas e kolonizuar, prej tė cilės Lugina e Preshevės dhe Lugina e Vardarit aktualisht vazhdojnė tė jenė nėn sundim serb e sllavomaqedonas.
Nė kėtė kontekst, takimi Bakojanis-Jeremiē nuk ėshtė aspak i rastėsishėm. Edhe Serbia, edhe Greqia, tė nxitur prej Rusisė po vazhdojnė planet e tyre tė vjetra "Naēertanije" dhe "Megali Ideja", nė tė cilat po kurdisej qė Serbia tė merr tė gjithė trojet shqiptare tė veriut tė Shqipėrisė Etnike deri nė Detin Adriatik, kurse Greqia tė zaptojė tė gjithė trojet shqiptare tė jugut tė saj dhe tė takohen nė lumin Shkumbin. Teoretizimi i konceptit "Korridori 10", i bashkėrenditur me atė tė "Ballkanit Perėndimor" vė nė pah faktin se tė dyja vendet dėshirojnė tė bėhen hegjemone nė Ballkan dhe, nė raport me shqiptarėt, jo vetėm tė ndalojnė ēlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, por edhe tė vėjnė prapė nėn tutelė Kosovėn dhe Shqipėrinė Londineze, ashtu qė tė anulojnė ēdo politikė tė pavarur kombėtare tė kombit shqiptar, duke ia pėrgatitur kėshtu asimilimin dhe zhdukjen. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|