DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje!
Postuar mė datėn: 2008-07-21 15:51:14 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Ėshtė pranuar ndarja funksionale

Nė njė intervistė pėr gazetėn javore “Focus”, Albin Kurti thotė se Karl Bild ka qenė gjithmonė pėr ndarje tė Kosovės. ai thotė se tani nė Kosovė po “zbatohet ndarja funksionale”, por qė kjo nuk do tė jetė pėrfundimtare. Sipas z. Kurti Kosova shumė lehtė mund tė jetė njė shtet i dėshtuar dhe se mė shumė sesa angazhim pėr njohje, duhet tė ketė angazhim pėr forcim tė sovranitetit dhe pavarėsisė. Kurti thotė se qasja e Thaēit ndaj Haradinajt ka tė bėjė me “luftėn” pėr pushtet, por se kritikat e z. Haradinajt janė tė arsyeshme. Pėr Liderin e Lėvizjes Vetėvendosje!, Albin Kurti, ftesa e Presidentit Bush bėrė liderėve tė Kosovės ėshtė me shumė simbolike dhe ka pėr synim tė forcojė pozitėn e kėtyre tė fundit nė Kosovė

Z. Kurti, sė fundi Ministri i Jashtėm i Suedisė, Karl Bild, i cili njihet si njė nga ish-diplomatėt me tė angazhuar nė Ballkan, ka sugjeruar qė UNMIK-u tė mbetet nė Veri, ndėrsa EULEX-i nė pjesėn tjetėr tė Kosovės. Duke e ditur angazhimin e Bild-it nė Ballkan, mendoni se ai po e thotė apo, po e nxjerr nė shesh skenarin e shumėpėrfolur deri me tani, ndarjen e Kosovės?

Kurti: Karl Bild ka qenė gjithmonė pėr ndarjen e Kosovės. Nė shumė deklarata tė tij nė tė kaluarėn ai e ka aluduar njė gjė tė tillė porse tash ai ka vlerėsuar se ėshtė momenti pėr ta thėnė hapur kėtė. Po ashtu, Karl Bild po tregon se rėndėsi themelore ka realiteti nė terren pavarėsisht se si ėshtė krijuar ai. Kosova ėshtė faktikisht e ndarė pėr shkak tė strukturave tė Serbisė qė kontrollojnė ēerekun e territorit dhe Bild propozon qė kėtė gjė misioni ndėrkombėtar ta respektojė dhe madje ta forcojė.

Ndarja funksionale nuk ėshtė pėrfundimtare

Po ashtu duket se “rikonfigurimi” i UNMIK-ut do tė jetė brenda kėtyre skenarėve, nisur nga angazhimet e fundit qė ky mision ka pasur nė terren. A do tė thotė se do tė ketė njė ndarje tė kontrollit tė administrimit nė Kosovės, mes misioneve tė pranishme tani nė Kosovė?

Kurti: Rikonfigurimi i UNMIK-ut do tė thotė dy gjėra. E para, rikonfigurim i shtyllės sė parė tė tij ku Departamenti i Drejtėsisė dhe Policia bėhen EULEX. Meqė Serbia nuk e pranon kėtė gjė atėherė ky rikonfigurim do tė ngjante vetėm aty ku janė shqiptarėt. Pra, keni tė drejtė qė administrimi ndėrkombėtar i cili deklarativisht thoshte se do t’i integrojė komunitetet po pėrfundon vetė i ndarė dhe po e pėrforcon ndarjen e Kosovės. Sė dyti, kryeadministratori mė i ri i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, ka pėr prioritet tė tij bisedimet e reja ndėrmjet Prishtinės e Beogradit me ē’rast nė vend se Serbia ta njoh pavarėsinė e Kosovės do tė kėrkohet qė Kosova ta njoh pushtetin e Serbisė brenda Kosovės nė pėrputhje me letrėn e Ban ki-Moon.

E themi kėtė, sepse UNMIK-u heshtazi ka sugjeruar qė shqiptarėt tė komunikojnė me strukturat paralele serbe nė Kosovė tė dala nga zgjedhjet e Serbisė. A do tė thotė se po tentohet qė tė bėhet e pranueshme “ndarja funksionale e Kosovės” mes shqiptarėve dhe serbėve, e sugjeruar nga ish qeveria e Serbisė?

Kurti: Tamam ashtu. Ndarja funksionale e propozuar nga Serbia realisht ėshtė pranuar nga Ban ki-Moon dhe tash Lamberto Zannieri duhet qė t’i lehtėsojė bisedimet sė pari pėr ta pranuar edhe Kosova ndarjen funksionale e mandej edhe pėr ta zbatuar atė.

Disa analistė kanė thenė se Kosova nuk ka cka t’i frikėsohet ndarjes, nėse kjo paraqitet zyrtarisht nga Serbia, sepse me lehtė ėshtė tė zhvillohet dhe ec tutje Kosova pa “barrėn” serbe dhe destruktivitetin e tyre. Sa i rrezikshėm do tė ishte njė veprim i tillė dhe kush do ta paguante “sihariqin” e saj?

Kurti: Ndarja funksionale nuk ėshtė ndarje pėrfundimtare. Ndarja funksionale ėshtė ndarje e brendshme me ē’rast Serbia nuk e merr vetėm veriun por e zgjeron atė drejt veri-perėndimit tė Kosovės me komunat e Bajės, Osojanit, Binēės dhe Gorazhdecit kurse nė Anamoravė e sajon njė kanton tė madh qė lidhet me Graēanicėn duke e rrethuar dhe izoluar kėsisoj Luginėn e Preshevės nga Kosova. Pra, sė pari, nuk ėshtė nė pyetje vetėm veriu i Kosovės. Dhe, sė dyti, Serbia nuk e do tash ndarjen finale tė Kosovės meqė dėshiron qė pėrgjatė viteve tė ardhshme tė zgjerohet sa mė shumė pėrbrenda Kosovės para se tė bėhet ndarja pėrfundimtare e saj.

Ka munguar angazhimi pėr njohjen

Sa tė vėshtira do ta ketė Kosova qė ta funksionalizojė sovranitetin dhe pavarėsinė e vet, nėse do tė vazhdojė tė udhėhiqet nga pesė pushtete, tė cilat nuk i japin llogari njėra-tjetrės?

Kurti: Kosova nuk do tė mund tė funksionojė pėrderisa nuk ka sovranitet dhe as integritet territorial. Kondoliza Rajs para katėr-pesė muajve pat deklaruar se Bosnja ėshtė shtet i dėshtuar. Pra, 12 vjet pas Dejtonit thuhet se Bosnja dėshtoi! Shumė kollaj edhe pėr Kosovėn pas njė dekade do tė mund tė thuhet se ajo dėshtoi. E tėra varet nga ajo se sa seriozisht e kanė marrė Qeveria dhe institucionet e Kosovės pavarėsinė e shpallur.

A i konsideroni kėto paqartėsi, si shkaktarė tė ngecjes sė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga mė shumė vende, apo ka elemente tė tjerė qė i kanė penguar shtetet e tjera qė ta njohin Kosovėn si shtet tė pavarur?

Kurti: Prioritet i Kosovės nuk duhet mė tė jetė njohja e pavarėsisė nga ana e mė shumė vendeve por marrja e sovranitetit dhe vendosja e integritetit territorial. Pikėrisht atėherė do tė na njihnin shumė mė shumė shtete. Nuk ėshtė aq e rėndėsishme se a do tė na njohin edhe 3 apo 5 shtete gjatė muajit gusht sa ėshtė e rėndėsishme tė kontrollohet kufijtė e Kosovės dhe tė luftohen strukturat paralele tė Serbisė.

Disa zėra thonė se ka munguar angazhimi serioz i qeverisė nė lobim, ndėrsa qė ka njė iniciativė nga “shoqėria civile” pėr ta ndihmuar lobimin. Kjo mėnyrė e lobimit e paraqet Kosovėn si vend tė de-institucionalizuar apo janė veprime qė mund do ta “shpėtojnė” Kosovėn nga ngecja nė njohje?

Kurti: Sigurisht qė nuk kanė punuar sa duhet pėr mė shumė njohje se kėto 43 tė deritanishmet. Madje, nuk kanė punuar as pėr kėto. Mirėpo, dėshmimi nė qeverisjen e vendit nė kuptimin e institucioneve dhe territorit tė Kosovės ėshtė e vetmja gjė qė do t’i bindte vendet skeptike tė na njohin.

Rezoluta e OKB-s mund t’i kthejė shtete nė anėn e Serbisė

A mendoni se Kosova po humb betejėn pėrball Serbisė nė angazhimin e saj pėr tė lobuar pėr njohjen e Kosovės qė tė njihet si shtet i pavarur?

Kurti: Serbia ka njerėz mė tė zotė qė i ka dėrguar nėpėr botė pėr tė punuar kundėr pavarėsisė sė Kosovės (pėrveē ambasadave tė saj qė i ka gjithandej). Megjithatė, punėn mė tė madhe kundėr pavarėsisė sė Kosovės Serbia nuk e ka bėrė me lobimin e saj nėpėr botė por me strukturat e saj paralele nė Kosovė.

Serbia ka paralajmėruar pėr nė shtator miratimin e njė rezolute nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, pėrmes secilės do tė dėrgohej nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės. A mund tė ndikojė njė vendim i kėsaj Gjykate nė pavarėsinė e Kosovės dhe ēfarė mund tė jenė efektet e saj?

Kurti: Sigurisht se mund tė ndikojė meqė, pėrveē tjerash, shtetet qė janė nė mėdyshje pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės do t’i bėnte tė kalonin nė anėn e Serbisė sa i pėrket Kosovės. Mirėpo, edhe pa kėtė gjė, Serbia me aktivitetin e saj nė Kosovė dhe jashtė saj bashkė me mosaktivitetin e Qeverisė sė Kosovės brenda Kosovės dhe jashtė saj e kanė lėnė pavarėsinė e Kosovės kryesisht nė letėr.

Kritikat e Ramush Haradinaj tė arsyeshme

Ēfarė mendoni pėr vonesėn nė emėrimet e reja, qoftė tė ministrave, zv/ministrave dhe ambasadorėve apo shefave tė Agjencisė Inteligjente? Janė shkaktarė mosmarrėveshjet brenda koalicionit qeverisė dhe a shihni krizė brenda tij?

Kurti: Kėtu bėhet fjalė pėr interesat personale tė liderėve partiak nė betejat e brendshme pėr t’i vendosur njerėzit e tyre nėpėr pozita tė caktuara dhe kurrsesi pėr interesat e Kosovės e tė popullit tė saj.

Po “hasmėrinė politike” mes Thaēit dhe Haradinajt si e vlerėsoni, sepse qė nga kthimi i z. Haradinajt nga Gjykata e Hagės vėrehet njė “debat” i ashpėr mes kėtyre dy liderėve nė distancė?

Kurti: Luftė pėr pushtet. Ramush Haradinaj, pėr ta tejkaluar nivelin luftės sė thjeshtė pėr pushtet, do tė duhej qė kritikave tė tij (zakonisht tė arsyeshme) t’ua shtonte kundėrshtimin e Planit tė Ahtisaarit dhe prioritetin pėr sovranitet e integritet territorial nė vend tė atij pėr njohje tė reja.

Pėr ēfarė arsyesh nuk mund tė jetė pėr kryeministrin Thaēi, AAK-ja e Ramush Haradinaj “parti demokratike opozitare” dhe sa mund tė dėmtojė raportet politike nė Kosovė ky komunikim dhe gjestet e fundit tė qeverisė ku z. Haradinaj vazhdimisht injorohet dhe nuk ftohet nė raste tė rėndėsishme, siē ishte tani sė fundi Konferenca e Donatorėve nė Bruksel?

Kurti: Ky ėshtė kuptimi i koalicionit ndėrmjet dy partive mė tė mėdha: pėrjashtimi i tė tjerėve.

Konferenca e Donatorėve ėshtė varėsi nga lėmosha

Konferenca e Donatorėve i dha 1.2 miliard euro Kosovės. A ka Kosova kapacitet pėr t’i mirėmenaxhuar kėto para dhe a do tė pėrfitojė qytetari apo janė para qė kanė destinim dhe qėllim tjetėr?

Kurti: Qeveria e Kosovės nuk do tė vendos fort se ku do tė shkojnė kėto para. Qysh tash dihet se ato do tė jenė tė dedikuara pėr asistencė teknike (kėshilltarė tė ndryshėm ndėrkombėtar), decentralizim dhe minoritete si dhe polici e gjyqėsi. Kėto para nuk kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik. Edhe mė tutje po na mbajnė tė varur nga lėmosha. Natyrisht qė edhe Qeveria e Kosovės nuk ka treguar gatishmėri qė ta nxjerrė Kosovėn nga gjendja e atij qė kėrkon ndihmė nė atė qė bėn plane pėr progres dhe e zhvillon vendin. Ata mė shumė preferojnė ndihmat nga tė cilat si zakonisht mė shumė pėrfitojnė politikanėt dhe njerėzit e afėrt me ta kurse qytetarėt fare pak.

Deklarohet se kėto para mund t’i integrojnė qytetarėt e Kosovės, pa dallim pėrkatėsie etnike. A besoni se problemi i ndarjes mes serbėve dhe shqiptarėve ėshtė ekonomik dhe a do tė ndikojnė nė kėtė sferė kėto para?

Kurti: Nuk mund tė shtyhemi ne me Serbinė nė integrimin e serbėve tė Kosovės. Sė pari Serbisė duhet t’i mbyllet dera pėr ndėrhyrjet e saj destruktive nė Kosovė dhe vetėm mė pas zhvillimi ekonomik do tė ndihmonte nė integrimin e tė gjithėve duke e forcuar shoqėrinė. Kot iu ofron e jep serbėve para e privilegje Qeveria e Kosovės pėrderisa Serbia lejohet t’i financojė strukturat e saj nė Kosovė tė cilat edhe i kėrcėnojnė serbėt lokalė.

Ftesa e Presidentit Bush pėr liderėt e Kosovės simbolike

Ēfarė prisni nga takimi mes Presidentit Amerikan, Xhorxh Bush dhe udhėheqėsve tė Kosovės, z. Sejdiu dhe z. Thaēi. A po hynė Kosova nė njė fazė tė re dhe a do tė ndihmojė kjo vizitė nė forcimin e pozitės sė Kosovės nė rajon dhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, duke i dhenė shtysė edhe njohjeve tė reja?

Kurti: Nuk mendoj se kjo vizitė do ta frikėsojė apo zbrapsė Serbinė nė apetitet e saj. Kjo vizitė ka mė tepėr funksion simbolik nė mėnyrė qė tė pėrforcohet pozicioni i Qeverisė karshi qytetarėve tė Kosovės sesa pozicioni i Kosovės karshi Serbisė dhe vendeve tė tjera.

Intervistoi: Ardian Zejnaj

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė TELEFONIKE me ZĖDHĖNĖSIN e FBKSH-SĖ dhe TĖ AKSH-sė z. Gafurr Adilin DHĖNE KTV-sė (2008-01-24 04:38:24 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė e Adem Demaqit, dhėnė pėr Radion (2008-01-22 14:10:35 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster