| » Opcionet për artikullin |
|
Jo vetėm qė nuk ėshtė ndėshkuar pėr incidentin diplomatik qė shkaktoi para njė viti nė Brukusel, por ėshtė avancuar nė detyrė edhe atė nga njeriu i parė i shtetit, Branko Cėrvenkovski. Ish-ushtruesi i detyrės sė ambasadorit tė Maqedonisė nė Belgjikė, Metodia Belevski, qė para njė viti, me sharje kishte provuar njė zėnkė tė madhe mes tij dhe Nazim Abazit, shefit tė administratės teknike tė misionit tė Maqedonisė nė NATO, ėshtė avancuar nė detyrė. Me bekimin e kryetarit tė shtetit, ish u.d. ambasadorit tė Maqedonisė nė Belgjikė, Belevski, tani do tė jetė ambasador nė Spanjė.
Vendimin pėr dekretimin e Metodija Belevskit, ambasador tė Maqedonisė nė Spanjė, kryetari u shtetit Branko Cėrvenkovski, e ka nėnshkruar para tri ditėve dhe, kjo ka shkaktuar revoltė nė mesin e shqiptarėve. A janė duke parė partitė politike shqiptare se ēfarė bėhet dhe se si, nė Maqedoni po avancohen nė detyrė njerėzit tė ēojnė nė R.S. nėnat e diplomatėve shqiptarė, pyet Nazim Abazi, i cili edhe para njė viti nuk nguroi tė pranojė se do ta kishte hedhur nga dritarja Belevskin, po sikur tė mos e kishin penguar disa punonjės tjerė tė ambasadės sė Maqedonisė nė Bruksel.
Kur dikush ta shan nėnėn edhe adrenalina fillon tė pulsojė pak mė tepėr se sa duhet, pat shpjeguar Abazi, pa hezituar tė pranojė se do ta kisha hedhur prej dritares, po tė mos mė kishin ndaluar njerėzit qė ishin prezent. Incidenti verbal mes Abazit dhe Belevskit, qė rrezikoi tė jetė fatal pėr kėtė tė fundit, ndodhi fiks para njė viti, kur shefi i administratės teknike tė misionit tė NATO-sė, Abazi, kishte shkuar tė marrė veturėn e ambasadės sipas urdhrit, tė firmosur nga shefi i tij, kolonel Tome Trajkovski. Pėrveē publikimit tė rastit nga gazeta Lajm, pėr incidentin nė fjalė, zyrtarisht ishte informuar edhe Ministria e Punėve tė Jashtme, nė Shkup. Atėherė nuk u mor asnjė masė ndėshkuese ndaj Belevskit, i cili deri para dy muajve, qėndroi pa asnjė problem nė funksionin e u.d. ambasadorit, kurse tani ėshtė dekretuar tė jetė ambasador i Maqedonisė nė Spanjė.
Lajm
03 Mars 2008 |
|