DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» VRASJA E ESAT PASHĖ TOPTANIT
Postuar mė datėn: 2007-03-25 13:07:03 nga admin1 :: Kategoria: Histori
Vrasja e Esat Pashės para hotelit “Continental”

Prolog

Paris, 13 qershor i vitit 1920 …
Para hotelit “Kontinental” nė rrugėn “Kastilone”, njė djalosh nxjerr revolverin qė mbante nėn xhaketė dhe me dy tė shtėna rrėzon pėrtokė atė qė ndodhej pėrballė tij. Orvatet tė qėllojė pėrsėri, por revolveri nuk i shkrep. Atėherė e flak atė mbi viktimėn e qėndron pa lėvizur pranė tij. Kalimtarėt mbeten tė llahtarisur, duke u pėrpjekur t’ia mbathin a tė fshihen pas kolonave tė hyrjes sė hotelit. Por disa syresh, kur shohin djaloshin tė vetėēarmatosur, i sulen dhe e qėllojnė si tė munden duke britur: ”Kriminel, vrasės!...”. ”Nuk jam kriminel, - shpjegon djaloshi.- Jam student shqiptar. E vrava atė sepse lexova nė ballin e tij mizoritė qė ai ka kryer nė Shqipėri”. Vrasėsi ishte Avni Rustemi, kurse i vrari Esat pashė Toptani.

Esat Pasha

Esat pasha ndodhej prej dy vjetėsh nė Paris, vėrtet i mbrojtur nga qeveria franceze, por, nė dukje, pa rrezikshmėri ndaj vendit tonė qė tashmė kishte njė qeveri tė veten, tė dalė nga Kongresi i Lushnjės. Por ende ndihej rreziku i ricopėtimit tė Shqipėrisė. Dhe ky rrezik vinte jo vetėm nga Konferenca e Paqes qė po mbahej prej dy vjetėsh nė Versajė, por pėr fat tė keq, edhe nga “delegacione” tė tilla si delegacioni i qeverisė se Durrėsit, madje edhe i princit tė Mirditės qė pretendonin se pėrfaqėsonin Shqipėrinė. Atyre u shtohej edhe delegacioni qė kryesohej nga Esat pashė Toptani, i pėrbėrė vetėm nga njė ministėr, ai i Punėve tė Jashtme. Qė nė muajt e parė tė vitit 1920 ky delegacion nisi t’i kundėrvihej delegacionit tė kryesuar nga Mehmet Konica, i cili pėrfaqėsonte qeverinė e ligjshme tė Tiranės, me kryeministėr Sulejman Delvinėn.

Pas Esat pashės qėndronte Franca, e cila e ēmonte atė pėr ndihmesėn qė ai kishte dhėnė me 600 ushtarė qė ishin bashkėrenditur nė Frontin e Lindjes me qendėr nė Selanik, ku ushtria franceze, aleate e Antantės, sė bashku me Anglinė dhe Italinė luftonte kundėr forcave austro-hungareze dhe aleatėve tė saj qė pėrbėnin Bllokun Qendror. Dhe nė fakt, qė nga fillimi i punimeve tė Konferencės sė Versajės e deri nė mars tė vitit 1920, atje u hartuan disa projekte pėr Shqipėrinė. ”Nė to u parashikua copėtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike e Evropės si shtet i pavarur dhe sovran”, (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, faqe 505). Esat pashė Toptani nuk ishte kundėr pretendimeve qė po tė realizoheshin, do tė shėnonin gjymtimin e mėtejshėm tė trojeve shqiptare. Pėr tė, sė fundi, ishte e mjaftueshme edhe sikur tė kishte nėn sundimin e tij vetėm Shqipėrinė e Mesme. Ky konsiderohet si kulmi i tradhtisė sė pashait qė e kishte nisur kėtė rrugė menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė. Nė janar tė vitit 1913 ai kishte vrarė Hasan Riza pashėn, komandantin turk tė garnizonit tė Shkodrės qė tė bėhej kėshtu vetė komandant, por jo pėr tė mbrojtur kėtė qytet, por pėr pėr t’ia dorėzuar kral Nikollės. Mė pas, nė marrėveshje antikombėtare me shtetet fqinje ngriti nė Shqipėrinė e Mesme “Pleqėsinė”, pushtet qė bėri ē’ishte e mundur qė tė pengonte veprimtarinė e qeverisė kombėtare tė Ismail Qemalit nė Vlorė. Mė 1914, si ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme tė qeverisė sė Princ Vidit, pengoi me tė gjitha mėnyrat qendresėn e popullore pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga sulmet greke. Njė vit mė pas, mė 1915 nėnshkroi njė marrėveshje me qeverinė serbe qė dėmtonte pavarėsinė politike dhe tokėsore shqiptare. Dhe ja tani, duke pretenduar se ishte kryeministėr i shtetit shqiptar, ndodhej nė Paris pėr tė vazhduar rrugėn e njė tradhtari.

Madje paraqiste edhe njė memorandum ku shpjegonte arsyet se pėrse e meritonte kėtė ofiq tė lartė. Kam pasur rast ta lexoj kėtė memorandum, njė kopje e tė cilit ndodhet nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė, shkruar mė frėngjisht, gjuhė tė cilėn ai e flistė ēalė-ēalė e natyrisht qė nuk dinte kurrsesi ta shkruante. Sipas tij, me tė filluar Lufta e Madhe, (kėshtu quhej atėherė Lufta e Parė Botėrore), duke qenė aleat i Serbisė, ai u bashkua me Antantėn kundėr Austro-Hungarisė dhe Gjermanisė. Kur Turqia u fut nė luftė pėr krah Gjermanisė dhe Austro-Hungarisė, u dėnua prej saj me vdekje nė mungesė. Mė tutje, gjatė Luftės sė Madhe u shtrėngua tė largohej nga Shqipėria sė bashku me qeverinė dhe u vendos sė pari, nė Korfuz e pastaj nė Selanik, i shoqėruar nga 600 ushtarė besnikė qė u rreshtuan me urdhėr tė ministrit tė Luftės tė Francės krahas forcave franceze nė Frontin e Lindjes. Atje, pėr merita tė veēanta, kryekomandanti i forcave franceze, gjenerali Sarraj e dekoroi me yllin e Legjonit tė Nderit. Lufta tani ka mbaruar. Forcat e Antantės janė fituese ndaj forcave tė Bllokut Qendror. Shqipėria radhitet me shtetet fituese e si pasojė, edhe ai, si aleat e Antantės, ka tė drejtė tė jetė kryetar i qeverisė shqiptare...

Vendimi pėr vrasjen e Esat pashės, ende enigmė

Po kush e mori vendimin pėr tė vrarė Esat pashėn e kush e caktoi Avniun pėr tė kryer kėtė akt tė lartė mėmėdhetar? Kanė kaluar 85 vjet nga dita e atentatit dhe ende nuk ėshtė zbuluar ndonjė dokument qė tė hedhe dritė mbi kėtė vendim. Vite mė parė qarkullonte fjala se Avniut iu caktua kjo detyrė pas njė shorti… Po kush ishin kandidatėt e tjerė tė mundshėm pėr tė kryer kėtė atentat? Ku u mblodhėn ata? Kush i mblodhi? Dhe nė qoftė se ėshtė zhvilluar njė mbledhje e tillė, a ka pasur dijeni pėr tė qeveria e Tiranės, me fjalė tė tjera, kryeministri Sulejman Delvina, ministri i Jashtėm, Mehmet Konica, qė aso kohe kryesonte delegacionin tonė nė Konferencėn e Paqes nė Versajė? Tė gjitha kėto hamendėsime janė tė mundshme. Qeveria e Tiranės, edhe sikur tė mos kishte propozuar qė tė kryhej ky atentat, duhej ta kishte miratuar nė heshtje qė ai tė bėhej, kur rrezikohej fati i Shqipėrisė. Por rėndėsi ka vetėm fakti se me miratimin ose jo tė qeverisė sė Tiranės, atdhetarėt shqiptarė kishin vendosur qė Esat pasha tė vritej me ēdo kusht. Dhe pėr kėtė qėllim caktohej ose vetėcaktohej Avni Rustemi.

< Esat Pasha

Prita e Avni Rustemit ndaj Esat pashės nė Paris

Avni Rustemi, duke pasur me vete njė shumė prej rreth 10 mijė frangash, u pėrgatit tė nisej pėr nė Paris. Natyrisht, askush, duke pėrfshirė kėtu edhe shokėt mė tė ngushtė, nuk dinin gjė pėr kėtė udhėtim. Hollėsitė e tij i mėsojmė nga deponimet qė Avni Rustemi jep gjėtė procesit hetimor nė burgun “Sante” nė Paris pas atentatit. Sipas kėtyre dėshmive, ai mė 5 maj tė vitit 1920 lė Vlorėn dhe shkon nė Durrės, ku zgjat vizėn e pasaportės edhe pėr njė vit. Qė nga kjo datė e deri mė 21 maj, siē pranon ai, ndodhet nė Tiranė pėr ēėshtje tė tij vetjake, ku me siguri ose ka marrė pjesė nė njė mbledhje pėr ēėshtjen e atentatit, ose ka biseduar me pjesėtarėt e kėsaj mbledhjeje pėr hollėsi tė mėtejshme tė tij (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Avni Rustemi, Dosja 2, faqe 85).

Nga Tirana Avniu niset pėr nė Romė. Atje prefektura e policisė i jep vizėn pėr tė shkuar nė Francė nga qyteti i Modanės. Pasi kalon nga pika kufitare e kėtij qyteti, mė 30 maj, siē tregon viza, mė 31 maj Avniu arrin nė Paris. “Nga studimi i materialeve hetimore e gjyqėsore qė kemi pasur mundėsi tė konsultojmė,- shkruan juristi dhe historiani i njohur Jusuf Alibali nė studimin e tij, ”Avni Rustemi para organeve hetimore” (faqe 211, buletini i shkencave historike nr. 2, 1964),- del njė sinkronizim i pėrpiktė dhe, sipas mendimit tonė, aspak i rastit, midis veprimeve tė Avniut nga 31 maji deri tek atantati i tij i bujshėm mė 13 qershor”.

Duke ndjekur Esat pashėn

Le tė pėrpiqemi tė ndėrtojmė sipas dėshmive tė tij nė hetuesinė franceze si mundi ai gjatė dy javėve t’ia arrijė kėtij qėllimi me njė saktėsi tė mahnitshme. Me tė arritur nė Paris, ai shkon nė hotelin madhėshtor “Princ Albert” nė rrugėn “Sen Jasen”, ku nuk e pranojnė, me sa duket duke u nisur nga veshja e tij tepėr e varfėr, siē dėshmon nė hetuesi edhe pronari i kėtij hoteli. Kėsisoj, detyrohet tė shkojė nė njė hotel tjetėr, po nė atė rrugė, me emrin “De Tuilėri”. Nė kėtė hotel qėndron pėr disa ditė, duke paguar 35 franga nė ditė me gjithė ushqimin. “Dė Tuilėri” nuk ndodhet veēse disa minuta larg hotelit “Kontinental”, ku ėshtė vendosur prej kohėsh Esat pasha. Tani e ka mė tė lehtė qė ta ndjekė atė hap pas hapi. Natyrisht tani i duhet njė veshje e pėlqyeshme. Kėsisoj, me ndihmėn e Aibarit, portierit tė hotelit, porosit njė kostum nė njė rrobaqepėsi, pėr tė cilin paguan 375 franga. “Gjatė qėndrimit tė tij nė hotel “Dė Tuilėri”, sipas raportit tė policisė tė datės 28 qershor 1920, (AQSH, dosja Avni Rustemi), Rustemi nuk ka pasur asnjė vizitė dhe asnjė korrespondencė. Ai hante vėtėm nė njė tryezė tė veēuar nė restorantin e hotelit, nuk ka zhvilluar bisedime me asnjė nga udhėtarėt e tjerė qė hanin nė tė njėjtėn sallė. Rustemi dilte pėr ditė vetėm dhe dy ose tri herė i shoqėruar nga zoti Aibar, me taksi, pėr tė vizituar Parisin. Aibari ka deponuar nė polici se Avniu, ndėrkohė e kishte pyetur pėr adresėn e ndonjė shkolle ku tė stėrvitej nė qitjen me armė”. (Po aty).

Avniu qėndron nė hotelin “Dė Tuilėri” vetėm disa ditė pėr t’u vendosur nė njė hotel tjetėr, “Foburg Monmatrė” 32, ku merr me qira njė dhomė, duke parapaguar njėherėsh 210 franga pėr muajin e parė. Jo pa qėllim, ai kėrkon tė japė pėrshtypjen se i duhet njė dhomė e lirė pėr xhepin e tij prej studenti, kurse parapagimi do t’i shėrbejė si mjet i fortė pėr tė mohuar akuzėn e krimit tė kryer me paramendim. Dhe ėshtė mjet i logjikshėm, sepse ēdo lloj hetuesi do tė mund tė kuptonte se njė njeri qė kishte ardhur pėr tė ikur sa mė shpejt qė tė ishte e mundur, nuk kishte pse tė parapaguante pėr njė muaj, kur mund ta bėnte kėtė ēdo ditė.

Nxiton pėr tė zbatuar planin

Mė 2 qershor, sipas dėshmive tė Avniut, (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje nr. 2, faqe 46), ai merr takim me delegacionin e qeverisė shqiptare qė kishte zėnė vend nė hotelin “Kempbell’ nė rrugėn “Frindland”.

”U paraqita pėr tė njoftuar ardhjen time nė Paris, - thotė Avniu, - por pa kėrkuar gjė tė veēantė”. Nė hotel dėgjon se tė nesėrmen do tė hapej njė ekspozitė shqiptare. Atėherė gjykon se atje mund tė takojė edhe njerėz qė mund tė dinė mė shumė pėr Esat pashėn. Nuk gabon. Por nuk ėshtė e lehtė tė ndodhesh pranė Esatit. Deri tani Avniu di vetėm qė Esati vazhdon tė jetojė nė hotelin “Kontinental” dhe se mė pas do tė vendoset nė vilėn “Said” qė sapo e ka blerė dhe qė po pajiset mė sė miri. Si pėr njė pasha!...

Avniu e kupton se gjithēka duhet tė kryhet para se Esati tė lėrė “Kontinentalin” pėr nė kėtė vilė. Dhe ja, nė ekspozitėn shqiptare Avniu arrin tė takohet me Gjergj Gogėn, qė kryen funksionet e sekretarit tė pashait. Njohja me tė bėhet gjoja rastėsisht. Dhe po kėshtu… rastėsisht, pas disa ditėsh Avniu e takon nė rrugė, ku i kėrkon ta ndihmojė tė gjejė adresėn e ndonjė shkolle nė tė cilėn ai tė kishte mundėsi “tė familjarizohet me praktikėn e gjuhės frėnge”. Por Gjergji, meqė nuk ėshtė nė gjendje ta ndihmojė, i rekomandon tė shkojė tė takojė Zef Ashikun nga Shkodra.

Gjatė procesit hetimor, Gjegj Goga, i thirrur pėr tė deponuar pėr Avniun, thotė se ai “mė ėshtė dukur njė njeri i sjellshėm dhe qėndrimi i tij ishte tepėr korrekt”. Avni Rustemi e kuptonte se nuk kishte ēfarė tė priste mė gjatė. Nė gati dy javė nga dita kur kishte arritur nė Paris, kishte mėsuar shumė tė reja. Njihte sekretarin e Esatit, kishte njohur lėvizjet e tij, kohėn kur hante, kur dilte, i kishte kėrkuar njė takim tjetėr Gjergj Gogės, gjithnjė me dėshirėn qė ai ta ndihmonte qė tė gjente njė shkollė ku tė mėsonte me mirė frėngjishten dhe tė merrte leksione pedagogjie. Pra, mund ta takonte edhe njė herė kur ai tė ishte duke dalė nga hoteli pranė Esat pashės. Dhe kėshtu do tė gjente rastin mė tė mirė qė ta qėllonte.


Hoteli "Continental" nė rrugėn "Kastilone" nė Paris

ATENTATI

E diel, 13 qershor 1920 …
Zakonisht Avni Rustemi shkonte pėr tė ngrėnė drekė nė restorantin e hotelit “Dė Tuileri”, rreth orės 1300. Por jo sot. Ai shkon mė herėt se zakonisht nė restorant dhe kėrkon qė drekėn t’ia shėrbejnė sa mė parė. I shpjegon kamerierit, me tė cilin besohet tė jetė miqėsuar gjatė atyre ditėve, se ka njė takim tė ngutshėm, ndaj nuk duhet tė vonohet. (Tė gjitha kėto ngjarje e tė tjera, ai i shpjegon pastaj nė procesin hetimor). Nga restoranti largohet nė orėn 1230. Qė tė arrijė nė hotelin “Kontinental” ku banon Esat pasha, nuk duhen veēse disa minuta. Nė hetuesi shpjegon se vajti te “Kontinetali” qė tė takonte Gjergj Gogėn, i cili nė atė orė zakonisht dilte qė tė bėnte shėtitje pėrgjate rrugės “Kastilione”. Ja si shprehet vetė Avniu nė hetuesi: ”Kalova nja dy herė para portės sė hotelit nė rrugėn “Kastilione”, kur pashė se po dilte Esat pasha… Esat pasha po ecte ngadalė dhe tėrė krenari. Me ta parė atė, e tėrė historia e Shqipėrisė m’u ngjall nė shpirtin tim. Njė turbullirė e madhe mė pushtoi. Atėherė rrėmbeva nga xhepi i djathtė revolen me gjashtė fishekė qė mbaja me vete dhe qėllova shumė, pa ditur sa herė, mbi Esat pashėn qė ishte dy metra larg meje. Esat pasha ra menjėherė dhe unė hodha armėn time nė tokė. Unė pohoj se veprimi im ka qenė krejt spontan dhe nuk e kam paramenduar”. (AQSH, Dosja Avni Rustemi, faqe 73).

Qė nga ky ēast Avniu nuk lėviz nga vendi i kėsaj ngjarjeje tronditėse. Qytetarėt qė kalojnė aty pari mbeten pėr disa ēaste tė tmerruar. Por kur shohin Avniun, tashmė pa armė, marrin zemėr e disa prej tyre nisin dhe e godasin si tė mundin, duke bėrtitur: ”Kriminel, vrasės!”. Vetėm ndėrhyrja e njė polici arrin ta shpėtojė nga plagė tė tjera tė rėnda, sidomos nė fytyrė, siē dėshmojnė edhe fotot. ”Nuk jam vrasės, jam student shqiptar dhe vrava njė tradhtar tė atdheut tim, - arrin tė shqiptojė Avniu, kur policė tė tjerė e kapin dhe e nisin drejt e nė burgun “Sante”, nga mė tė tmerrshmit e Parisit…

Nė tė gjitha gazetat ndėrkombėtare

Ngjarja bėn bujė tė jashtėzakonshme, jo vetėm nė Francė, por nė tė gjithė botėn. Tė nesėrmen pėr tė shkruajnė tė tėrė gazetat franceze, midis tė cilave “Figaro”, ”Le petit parisien”, ”Ekselsior”, Tė Tan”, ”Paris Midi” etj. Madje edhe shtypi botėror nuk mbetet pas, duke filluar nga gazetat angleze, italiane, gjermane, madje edhe ato amerikane, braziliane e argjentinase. Lajmi ishte: Ėshtė vrarė kryeministri i shtetit shqiptar, sipas versionit tė qarqeve zyrtare franceze. Ja pse gazeta “Ekselsior” e datės 14 qershor, njė ditė pas atentatit tė Avniut, qė nė titullin e faqes sė parė, siē shihet nė foto, shkruan: ”Esat pasha, kryetari i shtetit tė Shqipėrisė, u vra dje, kėtu nė Paris”, duke botuar nė tė majtė njė foto tė fundit tė Esat pashės, me dekoratėn e kalorėsit tė Legjionit tė Nderit, njė nga dekoratat mė tė larta tė Francės, foton e makinės qė e priste Esat pashėn pranė hotelit, mbi tė tė skicuar siluetėn e Avniut dhe tė Esatit, tė hamendėsuar nė ēastin e atentatit dhe foton e Avniut marrė nga pasaporta e tij dhe njė foto tjetėr me fytyrė tė gjymtuar nga goditjet e kalimtarėve pas atentatit.

E vėrteta ėshtė se Parisi dhė Franca zyrtare u trondit nga ky atentat. Njė student shqiptar, mu nė zemėr tė kryeqytetit tė vendit mė demokratik tė Evropės sė deriatėhershme, me gjakftohtėsi qėllon pėr vdekje me dy tė shtėna njė figurė tė madhe politike shqiptare, njė gjeneral legjendar qė ka luftuar gjatė Luftės sė Madhe pėrkrah forcave franceze, njė mik tė vyer tė Francės qė pretendonte nė Konferencėn e Paqes nė Versajė tė kthehej sa mė parė kryeministėr nė atdheun e vet.

Duke kėrkuar arsyen ...

Pas atentatit, kryeministri i Jugosllavisė, Pashiē, qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe kryetari i delegacionit tė vendit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Versajė, shprehu keqardhjen e tij tė thellė pėr vrasjen e Esat pashės me kėto fjalė: ”Kjo zhdukje ėshtė pėr tė ardhur keq. Sė pari, sepse ishte mik i Serbisė dhe gjithashtu mik i francezėve.” (“Lė Tan’”, 16 qershor 1920). I pyetur nga gazetari qė e intervistonte se cilat mund tė ishin shkaqet qė e shtynė studentin shqiptar, Rustemi, tė vriste Esat pashėn, Pashiēi vazhdon: ”Ai ėshtė njė shqiptar fanatik nga krahinat jugore tė Shqipėrisė. Njė proverb shqiptar thotė se hakmarrja ėshtė e shenjtė. “Shqiptarėt e kėtyre krahinave tė Jugut qė janė tė armatosur, e konsiderojnė si detyrė vrasjen e Esatit. Krahina tė tjera nuk i ishin nėnshtruar autoritetit tė tij. Ato nxirrnin si shkaqe dallimet fetare, megjithė pėrpjekjet e tij pėr tė sheshuar kėto dallime. Vrasėsi, nga sa dėgjova, ėshtė me origjinė nga Libohova dhe, ndonėse nuk di gjė tė saktė, kam bindjen se ėshtė katolik, si shumica e banorėve tė asaj krahine”.

Ėshtė e tepėrt tė komentohet injoranca e kryeministrit jugollav kur thotė se banorėt e Libohovės qenkeshin katolikė dhe se Avniu e paska vrarė mikun e serbėve dhe francezėve pėr motive fetare. ”Kjo vrasje, - vazhdon mė tej Pashiēi, - do tė sjellė si pėrfundim qė nė Shqipėri tė ketė mjaft turbullira, gjė qė nuk do t’u pėlqejė fqinjėve tė tjerė tė Ballkanit e si rrjedhim, edhe neve” (Po aty).

Por faktet dėshmuan se pas vrasjes sė Esat pashės, jo vetėm nuk pati turbullira, por shteti shqiptar nisi tė konsolidohej, duke pėrjashtuar Lėvizjen e Qershorit tė viti 1924 pas vrasjes sė Avni Rustemit.

Po tė rikthehemi te jehona e atentatit nė qarqet diplomatike franceze dhe nė shtyp. Shefi i kabinetit tė Kėshillit Ministror tė Francės, Vinjon, nė emėr tė kryeministrit Mileran, shprehu keqardhejn e tij tė madhe pėr kėtė akt tė shėmtuar. Kėshtu u shpreh edhe personaliteti i shquar i Ministrisė sė Jashtme tė Francės, Graje, edhe nė emėr tė ministrit tė Jashtėm. Kryeministri grek, Venizellos, qė ishte nisur ato ditė nga Athina pėr nė Londėr, duke u ndalur nė Paris, bėri njė vizitė nė vilėn “Said”, ku priteshin vizitat e rastit, sė bashku me ambasadorin e Greqisė nė Francė, Romanos, dhe shprehu edhe ai keqardhjen pėr kėtė vrasje kriminale.

Hetimet e para tė shtypit pėr ngjarjen

Duke mos njohur realitetin shqiptar tė asaj kohe, nė pėrgjithėsi shumė gazeta, jo vetėm franceze, tė vendeve tė tjera tė Evropės, por edhe gazeta amerikane, madje edhe “Nju Jork Tajmsi”, e konsideronin Esat pashėn kryetar tė shtetit shqiptar dhe Anvi Rustemin vrasės kriminel. Por pati edhe gazetarė qė zbuluan menjėherė tė dhėna pėr Esat pashėn. I tillė qe gazetari i “Lė pėti Parizienit”, Gaston Rishar, i cili njė ditė pas atentatit shkruante nė kėtė gazetė: ”Esat pasha ishte njė kalorės mesjetar, njė personazh i njė epoke pė po zhduket. Nė njė vilė tė Selanikut, nė rrugėn mbretėresha “Olga”, ku jetonte gjatė luftės, ruhej nga roje tė shumta e qen tė mėdhenj dhe ėndėrronte qė tė bėhej, falė Francės dhe Serbisė, mbret i Shqipėrisė. I rrethuar nga tri femra qė ishin gėzimi dhe drita e haremit tė tij… Ishte njė njeri qė nga qytetėrimi njihte karabinėn automatike, rumin dhe kumarin, lojė me tė cilėn u zhvaste shuma tepėr tė mėdha ushtarakėve francezė, aq sa gjenerali Sarraj nisi t’i ndalonte ata tė vizitonin kumarhanen e pashait shqiptar”.

Nė njė gazetė tjetėr franceze, “Lė Cri dė Pari”, vihej nė dukje se Esat pasha vėrtet i kishte sjellė shumė shėrbime Francės dhe aleates sė saj, Serbisė, sidomos gjatė tėrheqjes sė dhimbshme tė trupave serbe nėpėrmjet tokave shqiptare deri nė Korfuz, tė cilat pa kėtė ndihmė do tė kishin pėsuar katastrofė tė plotė, por kjo ndihmė ishte kthyer nė tregti tė ndyrė. Dhe kjo, sepse pas luftės, Esati kishte kėrkuar qė kreditė e dhėna me kėtė rast tė pagueshin me kursin e ri tė dinarit, qė ishte ngritur shumė, njė allishverish pėr tė cilin serbėt kishin mbyllur njė sy, pėr ta pasur atė veglėn e tyre tė bindur.

Duke pėrmendur ushtarėt e Esatit, gazeta tė tjera franceze theksonin se ata ishin kusarė qė u shkaktonin shumė telashe komandantėve francezė, sepse kudo qė shkelnin, bėnin kusarira. Nė fillim, duke e ditur se cili ishte Esat pasha, gjenerali Sarraj, qė ishte kryekomandanti i forcave franceze nė Frontin e Lindjes me qendėr nė Selanik, kur Esati erdhi me 600 mercenarėt e tij, mendoi ta kapte pėr zverku e ta dėbonte se nuk kishte nevojė pėr tė, por u detyrua ta priste me nderimet e njė gjenerali armate, kur u urdhėrua nga Ministria e Luftės nė Paris.

Nuk mungonin dhe gazeta te tjera evropiane nga tė cilat po citojmė gazetėn italiane “Mesaxhero”, qė pas atentatit tė 13 qershorit shprehej kėshtu pėr Esat pashėn dhe aleatėt e tij serbė: ”Atdhetarėt e vėrtetė shqiptarė, ata qė nuk kanė harruar tė kaluarėn plot dhembje, pėr shkak tė serbėve, pjesa mė e shėndoshė e shqiptarėve, ka kėrkuar tė luftojė intrigat e Esat pashės, tė kėtij njeriu tė dhunshėm, ambicioz dhe tė shtirur. Prova mė e qartė ėshtė atentati i djeshėm. Esat pasha ra viktimė e padrejtėsive tė rėnda qė i kishte shkaktuar Shqipėrisė”.

Ndaj kėtij akti nuk mund tė qėndronte kurrsesi indiferente dhe qeveria e Tiranės, qė nėpėrmjet delegacionit tė saj nė Konferencėn e Paqes nė Paris dha pėr shtyp kėtė deklaratė: ”Zyra e shtypit shqiptar ėshtė e autorizuar tė deklarojė se Esat pasha nuk kishte asnjė funksion zyrtar, pėr mė tepėr kurrė nuk ka qenė kryetar i shtetit shqiptar ose kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes, siē e kanė quajtur shumė gazeta franceze. Tė drejtat e popullit shqiptar i mbron delegacioni i qeverisė sė ligjshme, i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjės, qė ndodhet prej kohėsh nė Paris” (“Humanite”, 20 qershor 1920).

Nė gjyq, dėshmitarėt e Esat Pashės

Deri tani, tė gjithė dinamikėn e veprimeve tė matura tė Avni Rustemit pėr tė gjetur ēastin e duhur e pastaj pėr tė vrarė Esat pashėn e kemi njohur nga dėshmitė e atij vetė nė procesin hetimor. Por tani le t’i njohim edhe nga kėndvėshtrimi i njerėzve qė e rrethonin Esat Pashėn deri nė ēastin e atentatit tė 13 qeshorit tė vitit 1920.

Pėr hetuesit, e rėndėsishme ishte tė dihej se ē’bėnte Esat pasha ato ditė e pėr mė tepėr ato ēaste para atentatit. Tė parėt qė u morėn pėr kėtė qėllim nė pyetje ishin Xhemil bej Vlora, nipi i Esat pashės, qė kishte ardhur nė Paris disa ditė mė parė nga Bordigera e Italisė ku jetonte, pėr tė takuar dajėn e tij, dhe Elizė Dyfuri, e mbiquajtur pėrkėdhelisht Lizetė, njė vajzė 22-vjeēare qė ishte e dashura e Esatit, i cili priste ato ditė t’i vinte nga Zvicra e shoqja, Azize Hanėmi qė ndodhej atje pėr njė operacion nė sy. Esat pashėn, siē pohon Lizeta nė hetuesi, e kishte njohur nė Danvil gjatė njė balloje ku Esati i kishte propozuar tė bėhej dashnorja e tij kundrejt njė page mujore prej 100 mijė frangash, shumė qė duhet thėnė se ishte pėrrallore pėr atė kohė.

Nga dėshmitė e tyre del se Esat pasha gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij nė Paris, ruhej nga armiqtė e shumtė qė mund t’i kėrcėnonin jetėn. Kėtė ia kishte thėnė vetė Esatit edhe Gani Toptani, njė kushėri i tij qė kishte takuar mė parė nė Paris. Teksa ora po shkonte 1300, Esat pasha kishte ftuar Xhemil bej Vlorėn dhe Lizetėn tė drekonin nė restorantitn e njohur “Kėrmilli i artė”. Dhe ashtu bėnė. Por nė ēastin kur ata po dilnin nga hotel “Kontinental”, siē deponon Xhemil bej Vlora nė hetuesi, Esati u kujtua pėr njė porosi qė do t’u jepte rojeve tė tij, tė cilėt nuk i ndaheshin asnjė ēast, ndėrsa ai dhe Lizeta u futėn nė makinė nė pritje tė Esatit.

“Pasi dėgjuam dy tė shtėna, - thotė Lizeta nė hetuesi, - ne shikuam nga xhami i pasmė i dritares sė makinės dhe pamė njė njeri qė hidhte pėrtokė njė revolver, njeri tė cilin unė nuk e njoh. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje 2, faqe 29). Edhe Xhemil Vlora i pėrmbahet kėtyre deponimeve dhe shton se nė ato ēaste i tha Lizetės tė dilnin menjėherė nga makina, sepse mund tė rrezikoheshin. (Po aty). Nė fakt ashtu bėnė. Me tė lėnė makinėn, u futėn nga njė derė nė oborrin e pasmė tė hotelit. Pas pak morėn vesh se Esat pasha ishte vrarė nga njė student shqiptar.

Gjatė procesit hetimor u mor nė pyetje edhe Aibari, roja i hotelit “Monmartrė”, qė e kishte shoqėruar Avniun gjatė ditėve tė para tė qėndrimit tė tij nė Paris. Aibari pohon se e ka pėrcjellė Avniun nė magazinat e armėve nė Grand Bulvar, nė vitrinat e tė cilave Avniu ka parė lloje tė ndryshme armėsh, por pa blerė gjė. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje. nr. 2, faqe 15). Kjo e vė nė dyshim hetuesin Dei, i cili, mė pas, i kėrkon shpjegime Avniut lidhur me kėtė problem. Dhe Avniu i pėrgjigjet qetėsisht se ai kishte ndėrmend tė blinte njė revolver mė tė vogėl, pasi i veti ishte tepėr i madh dhe se do tė shkonte nė Bois de Boulogne, njė ndėr parqet mė tė bukura tė Parisit, pėr t’u stėrvitur pėr qitje (Po aty).

Por tė kthehemi tė dėshmitarėt e tjerė. Janė tė gjithė ata qė Avniu ka takuar nė Paris. Pas Aibarit, Mithat Frashėri, anėtari i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes, me tė cilin Avniu ka pasur takim nė hotelin “Kempbell”, thjesht pėr tė njoftuar se ka ardhur tė ndjekė kurse speciale pėr gjuhėn frėnge dhe pėr pedagogji. Gjergj Goga, siē e kemi parė, sekretari personal i Esat pashės, tė cilit gjithashtu Avniu i ka kėrkuar ndihmė pėr kėtė qėllim. Dhe ata pohojnė tė njėjtėn gjė.

Avniu kėrkon tė bindė hetuesin Dei se ai nuk kishte ardhur pėr tė vrarė Esat pashėn, i cili rastėsisht i doli pėrpara para hotelit “Kontinental”, kur priste tė takonte Gjergj Gogėn. Ėshtė e qartė se Dei nuk bindet kaq shpejt, por argumentet deri tani janė nė favor tė Avniut, i cili, pas njė plani, sigurisht tė pėrgatitur me imtėsi qė nė Shqipėri, do t’i pėrmbahet deri nė fund tė procesit hetimor, sipas tė cilit, vrasja e Esat pashės ėshtė krejt e rastit, e shkatuar nga tronditja shpirtėrore qė solli ballafaqimi me kėtė tradhtar tė kombit shqiptar.

Gjatė procesit hetimor Avniu i tregon hetuesit pėr jetėn e tij. Ka lindur nė Libohovė, ka studiuar nė gjimnazin e Janinės, pastaj ka shkuar nė Kostandinopojė, ka studiuar nė njė kolegj turk. Mė pas ka studiuar nė njė kolegj pedagogjik nė Gjenevė. Nė fillim tė vitit 1914 ėshtė kthyer nė vendlindje, ku ėshtė bashkuar me forcat vullnetare shqiptare qė luftonin kundėr trupave pushtuese greke. Nė kohėn e shpėrthimit tė Luftės sė Madhe Botėrore kthehet ne Libohovė, i sėmurė e njė vit mė pas shkon sėrishmi nė Janinė, pėrsėri pėr studime. Pastaj Avniu shpjegon se, pasi merr nė Vlorė njė diplomė italiane si mėsues, jep mėsime nė Tepelenė e pastaj nė Vlorė, por detyrohet tė largohet se italianėt nuk dėshirojnė qė ai tė japė mėsim ashtu siē do ai. Mė pas shkon me studime nė Shėn Mitėr Koronė, njė fshat italo-arbėresh, ku ndodhet njė gjimnaz me tradita, e pastaj ndjek nė Universitetin e Romės Fakultetin e Pedagogjisė. Por meqė dėgjon se arsimi francez ėshtė shumė mė i pėrparuar, vendos tė shkojė nė Paris. (AQSH, fondi Avni Rustemi, dosja 2).

Ėshtė e kuptueshme, siē vėren edhe studiuesi Jusuf Alibali nė artikullin e tij studimor, “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze,, (“Studime historike”, nr. 1964), se kjo nuk ėshtė e tėrė jeta e Avniut. Ai, me qėllim shmang tėrė veprimtarinė e tij politike e atdhetare, pėr tė treguar se ėshtė thjesht njė i ri tė cilit i pėlqen tė studiojė pėr t’u bėrė mėsues. Dhe kėtė bėn pėr t’iu shmangur akuzės qė i rėndonte si shpata e Demakleut mbi kokė, sipas sė cilės, ai kėrcėnohej pėr vrasje me paramendim, dhe tė pėrforcojė pozitat e tezės sė mbrojtjes, e cila e ka mbėshtetur tėrė dispozitivin e saj tė luftės gjyqėsore nė figurėn e krimit tė kryer nė kushtet e tronditjes sė thellė shirtėrore”. (Po aty).

Mė pas Avniu i tregon gjyqtarit hetues Dei se nė Romė ai ishte anėtar i njė shoqate qė “merrej vetėm me letėrsi”, dhe qė “vetėm njė herė u mor me politikė”, dhe pikėrisht kur protestoi “kundėr ambicjeve greke, italiane e serbe nė Shqipėri. ”Ka qėlluar, - shton ai, - qė nė bisedat tona private tė flasim pėr Esat pashėn. Tė gjithė ne pa pėrjashtim, e konsideronim si njė armik tė vendit tonė, por kurrė nuk ishte bėrė fjalė pėr ta vrarė. As unė dhe asnjė nga shokėt e mi nuk kishim parashikuar ndonjė mundėsi tė tillė. Ne tė gjithė e dinim se Esat pasha jetonte nė Paris, por emri i tij as qė ėshtė pėrmendur gjatė bisedave para nisjes sime”. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosja nr. 2).

Pra, arsyeja kryesore e ardhjes sė Avniut nė Paris, sipas dėshmive tė tij, ėshtė vazhdimi i studimeve pedagogjike dhe pėrkryerja e frėngjishtes. Hetuesi Dei pandeh se tashmė e ka zėnė ngushtė, kur i kujton se ai ka ardhur nė Paris kur shkollat tashmė pėrfundojnė dhe nuk fillojnė nė qershor. Dhe ngul kėmbė qė ai tė rrėfejė arsyet e vėrteta qė natyrish ai i lidh me vrasjen e Esat pashės. ”A nuk ėshtė edhe ky njė fakt, - vazhdon hetuesi Dei, - se studimet janė vetėm njė pretekst pėr udhėtimin tuaj nė Paris?”.

Por Avniu pėrsėri tregohet shumė i matur: ”Kur erdha, nuk u regjistrova nė asnjė fakultet, sepse dėshiroja tė shihja Parisin e tė shėtis pėr disa ditė. Nga ana tjetėr kisha ndėrmend tė ndjek disa kurse publike, ku nuk ėshtė nevoja pėr regjistrim paraparak. Nė Paris njeriu ka mundėsi tė pėrfitojė pėr kohėn qė kalon nė ēfarėdo stinė e vitit qė tė jetė”.

Para kėtyre arsyetimeve gjyqtari hetues Dei, nuk di ē’tė thotė. Sidoqoftė, ai ėshtė shumė kėmbėngulės, ndaj vazhdon sulmin me argumente tė tjera pėr ta mposhtur Avniun. Ka nė dorė njė fakt kompromentues. Shumėn e tė hollave qė iu gjet Avniut pas arrestimit. Nuk janė pak, duke marrė parasysh se edhe ka shpenzuar gjatė dy javėve tė qėndrimit para atentatit, edhe pse ka blerė njė kostum. Ka shpenzuar pėr tė ngrėnė nė hotel e pėr shėtitjet nėpėr Paris, por prapėseprapė atij i kanė tepruar goxha para. Ndaj hetuesi pėrpiqet qė shumėn e parave ta pėrdorė si element fajėsie.

Por edhe kėsaj Avniu i del pėrpara me zgjuarsi. Ai para se tė niset pėr nė Paris, ka kėrkuar nga qeveria e Tiranės qė, duke u nisur nga vėshtirėsitė e transportit dhe vonesat e postės, bursa t’i jepej pėr gjashtė muaj njėherėsh dhe, kur sėrishmi hetuesi Dei nuk bindet, Avniu shton njė fakt qė ishte shumė vėshtirė pėr t’u verifikuar: se njė pjesė tjetėr tė tė hollave ia kishte dhėnė Fejzoja, i vėllai, i cili qe kthyer nga Amerika nė mars tė vitit 1920. Avniu ka vajtur nė Napoli dhe atje ka takuar tė vėllanė, i ka kėrkuar ta ndihmojė dhe ėshtė e kuptueshme qė i vėllai ia ka dhėnė atė shumė.

Avni Rrustemi

Surpriza e drejtėsisė franceze. Avni Rustemi i pafajshėm.

Mė 9 shtator tė vitit 1920, pas tre muaj hetimesh, prokurori i pėrgjithshėm i Republikės, Beguin, pasi shqyrtoi dosjen e Avni Rustemit, tė pėrgatitur nga gjyqtari hetues Dei, hartoi aktakuzėn. Nė kėtė aktakuzė, midis tė tjerash, theksohej se: “Me tė ardhur nė Paris, i pandehuri Rustemi studion me imtėsi hyrje-daljet e Esat pashė Toptanit dhe mė 13 qershor tė vitit 1920, nė mesditė, ai ndodhet pranė hotelit “Kontinental” nė rrugėn “Kastilione”. Ai thotė se priste zotin Gjergj Goga, i cili do ta ndihmonte tė gjente ndonjė shkollė private… Por nė fakt, ai kėrkonte gjeneralin, sepse po tė ishte se ai do tė donte tė takohej me zotin Gjergj Goga, nuk kishte kuptim qė tė ishte i armatosur me njė revolver”.(AQSH, fondi A. Rustemi, dosja 2).

Pra, edhe nė aktakuzė shtjellohet versioni i vrasjes me paramendim. Ky version, siē e shpjegon edhe juristi Jusuf Alibali nė studimin e tij “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze”, (Studime historike, nr. 2, 1964) mbėshtetet nė rrethana tė tilla tė ēėshtjes qė, sipas akuzės, janė elemente fajėsie tė rėnda, megjithėse tė tėrthorta: kthimi nga Roma nė Shqipėri nė fillim tė majit dhe largimi nga Shqipėria mė 21 maj pėr nė Itali (dhjetė ditė mė vonė u gjend nė Paris), shuma e madhe e tė hollave qė iu gjet nė momentin e kryerjes sė krimit, kujdesi pėr tė gjetur njė banesė nė Paris nė afėrsi tė hotelit “Kontinental”, ku qėndron Esat pasha, qėllimi i studimeve qė nuk justifikon zgjedhjen e kohės (viti akademik ėshtė nė mbarim), prandaj studimet mund tė jenė vetėm njė preteks), arma dhe interesimi i tij pėr njė magazinė armėsh e njė fushė pėr qitje”.

Aktakuza mbyllet me kėto fjalė: ”Nga ky grumbullim rrethanash rezulton qartė prova se Rustemi e ka paramenduar krimin e tij pėr tė kryer kėtė akt. I pandehuri ėshtė shtyrė nga njė parti politike nė Shqipėri qė ėshtė kundėr qeverisė sė Esat pashės apo nga njė urrejtje e thellė personale? Tė dhėnat dhe faktet nuk na lejojnė t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje. Prandaj i lartpėrmenduri akuzohet pėr vrasje me dashje tė Esat pashės nė Paris mė 13 qershor 1920, vrasje kjo e bėrė me paramendim. Krimi parashikohet prej neneve 295, 296 e 302 tė Kodit Penal. Sanksioni i parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal francez ėshtė dėnimi me vdekje pėr krimin e vrasjes me dashje”.

Ėshtė e qartė qė Avniu e parashikonte qė sado qė do tė argumentonte gjatė procesit gjyqėsor se nuk kishte ardhur nė Paris tė vriste me qėllim Esat pashėn, tezė sė cilės iu pėrmbajt deri nė fund tė procesit hetimor e gjyqėsor, prapė se prapė ekspertėt e drejtėsisė franceze, duke e shqyrtuar kėtė proces deri nė detajet mė tė imėta, do tė pėrfundonin se ai kishte kryer njė vrasje me paramendim. Avniu, i kėshilluar doemos edhe nga shokėt qė morėn kėtė vendim, kishte hartuar planin qė, pasi ta vriste Esat pashėn, tė mos bėnte as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė ikur, qė do tė shkaktonte dyshime pėr vrasje me paramendim, por tė qėndronte, tė merrte parasysh se do tė rrihej, madje edhe barbarisht, siē u rrah, tė deklaronte se e vrau kėtė tradhtar, kur e pa befas pėrballė e kur lexoi nė ballin e tij mizoritė qė i kishte sjellė pėr vite atdheut e kėshtu shtiu mbi tė.

Kėshtu pra, prokurori i pėrgjithshėm, Begin, nė aktakuzėn e tij kėrkonte dėnimin me vdekje tė Avni Rustemit. Dhe Avniu nė njė qeli tė burgut “Sante”, priste ditėn e gjykimit qė mund tė sillte edhe vdekjen e tij.



Nė Shqipėri, me reputacionin e heroit.

Deri tani jemi marrė me rrethanat qė sollėn atentatin dhe personat qė e pėrjetuan atė, qė ishin dėshmitarė gjatė atyre dy javėve tė qėndrimit tė Avniut nė Paris deri nė ēastin e atentatit. Por ē’ndodhte nė Shqipėri gjatė kėsaj periudhe? Lajmi i vrasjes sė Esat pashės nė Paris u pėrhap me shpejtėsi rrufeje jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė tė tėrė vendet ku kishte mėrgimtarė shqiptarė. Nė gazetėn “Mbrojtja Kombėtare”, qė botohej nė Vlorė, akti i Avniut krahasohej me aktin e Vilhelm Telit. Populli i thuri vargje tė tilla si: ”O Avni Rustem Marina, /Shkove burra, shkove trima /Nė Paris ia bėre prima /Qėllove si vetėtima /Si vetėtima qėllove /Esat pashėn ē’e rrėzove /Shqipqrinė ē’e shpėtove!”.

Pėr tė mbrojtur Avni Rustemin, mėrgimtarėt shqiptarė nė Amerikė mblodhėn 5 000 dollarė qė tė pėrballonin shpenzimet gjyqėsore. Mbrojtjen e Avniut gjatė procesit gjyqėsor e mori pėrsipėr avokati i njohur Dė Monzi, i cili nė takimet me tė gjatė qėndrimit nė burgun “Sante“, njohu nga afėr se cili ishte Avniu dhe ē’e kishte shtyrė qė mė dy tė shtėna revolveri t’i jepte fund jetės sė Esat pashė Toptanit.

Nga ana tjetėr, lajmi se Avniu, pas procesit hetimor do tė paraqitej nė Gjykatoren e Senės me aktakuzėn qė e kėrcėnonte mė vdekje, ngjalli njė indinjatė tė thellė nė trojet shqiptare, por edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, sidomos nė Kosovė, tė drejtat e popullsisė sė tė cilės Avniu i kishte mbrojtur me ngulm nė debatet e Parlamentit shqiptar. Ja pėrse nė kėtė periudhė drejt Parisit vėrshuan me qindra telegrame proteste, nė tė cilat kėrkohej qė Avni Rustemi tė lihej i lirė pas aktit tė tij qė konsiderohej akt atdhetar.

“Djali ynė nė Paris u ndodh para njė shushunje tė madhe qė s’ėshtė ngopur kurrė me gjakun e popullit, - shkruanin prindėrit e Avniut nė telegramin e tyre drejtuar Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Francės. - Ja pėrse e goditi pėr vdekje Esat pashėn. Kėtė ju duhet ta kuptoni fare qartė, ndaj ne si prindėr e mbajmė kokėn lart. Ai nuk ka kryer asnjė krim, pėrkundrazi, ka kryer njė vepėr atdhetare. Ne presim krahėhapur djalin tonė, ndėrsa Shqipėria pret patriotin e guximshėm”. (“Dokumente e materiale historike”, Tiranė 1959).

Kurse nė telegramin e ardhur nga populli i Vlorės, ku Avniu kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij, thuhej: ”Populli i Vlorės nė njė miting madhėshtor tė mbajtur sot, vendosi t’i bėjė thirrje ndėrgjegjes sė lartė tė Gjykatės sė Parisit. Ai pret qė tė merret parasysh dėshira e flaktė e popullit shqiptar qė tė lėrė tė lirė studentin tonė, Avni Rustemi, i cili bėri njė vepėr patriotike, duke qėlluar Esat Toptanin e duke ēliruar atdheun tonė nga njė e keqe shkatėrrimtare”. (Po aty). Nė mbrojtje tė Avni Rustemit u ngritėn edhe personalitete tė mėdha franceze tė kohės, si Rene Pino, Zhysten Godar, aktori i madh shqiptar, Aleksandėr Moisiu e tė tjerė. Pas tėrė atyre telegrameve, letrave qė vėrshuan nga Shqipėria dhe diaspora shqiptare sidomos nė Amerikė, nė mbrojtje tė Avni Rustemit, ėshtė e kuptueshme se procesi gjyqėsor qė nisi mė 30 nėntor tė vitit 1920 nuk do tė zhvillohej pa tension dramatik. Do tė ndalemi nė momentet kulmore tė kėtij procesi.

Momentet kulmore tė procesit gjyqėsor
“Ju ndėrkaq viheni nė lidhje me sekretarin e Esat pashės, zotin Gjergj Goga dhe akuza pretendon se prania juaj nė Paris nuk ka pasur qėllim tjetėr veēse tė gjejė njė ēast tė favorshėm pėr tė vrarė atė qė ju e konsideroni si autorin e tė kėqijave tė atdheut tuaj”, - thotė kryetari i trupit gjykues, Drio.

“Nė asnjė mėnyrė, - pėrgjigjet Avniu. Ishte qė unė tė kėrkoja njė njeri qė tė mė pėrkrahte. Pėrveē kėsaj, unė e kam takuar zotin Goga krejt rastėsisht”.

”Vėrtet rastėsisht, - pyet jo pa dyshim kryetari

Dhe Avniu ia kthen jo pa ironi: ”Sigurisht qė po. Rasti ėshtė mbreti i botės”.

”Pra, padyshim rasti ishte ai qė ju shpuri gjithashtu te njė armėtar pėr tė blerė njė revolver me tė cilin tė godisnit viktimėn?”
Avniu pėrsėri gjakftohtė pėrgjigjet: ”Kisha nevojė pėr njė armė qė tė mbrohem”.

“Por ajo ishte kaq e madhe. Nuk u bezdiste?”

“Nė Paris ka nga ata qė e mbajnė mė tė madhe , - pėrgjigjet sėrish Avniu dhe vazhdon: Unė kam ardhur nė Paris qė tė kryej studimet, tė perfeksionoj frėngjishten dhe tė vizitoj Parisin”.

”Muaji i majit nuk ėshtė larg kohės sė pushimeve. Kjo nuk ėshtė kohė e zgjedhur mirė pėr tė filluar studimet. Pėrveē kėsaj, ju e flisni mirė frėngjishten”.

”Oh, kam pasur kohė ta mėsoj nė burgun ‘Sante’, - pėrgjigjet Avniu (marrė nga “Gazet dė Tribuno”, 12 dhjetor 1920, Paris).

“Unė nuk kam kėrkuar tė takohem me Esatin, - vazhdon ai. - I ndodh njeriut tė dojė tė sodisė njė lule pranvere, por i ndodh edhe tė ikė tutje nga njė send i neveritshėm. Vetėm rasti deshi qė sapo tė ndodhesha ballė pėr ballė me Esatin, atė tradhtar, zemra ime prej patrioti tė ēohej peshė. Unė shtjeva mbi tė. Ky ishte njė gjest instiktiv, duhen kuptuar ndjenjat e njė zemre shqiptari… Unė deklaroj se krahu im ėshtė ngritur nga njė ndjenjė e lartė”. (po aty).

Po dhe mbrojtja e avokatit Dė Monzi ishte e shkėlqyer. Kur kryetari i trupit gjykues, Drio, dhe prokurori Blosh Larok vazhdojnė tė ngulin kėmbė nė tezėn e vrasjes me paramendim, si njė veprim plot mllef e pasion tė Avni Rustemit, avokati Dė Monzi ngrihet e thotė:

- Krim pasional? Sigurisht. Se nuk ka pasion mė tė madh se dashuria ndaj atdheut!

Pėr fat tė keq, veē disa kronikave tė botuara nė shtypin e atyre ditėve tė procesit gjyqėsor qė zgjati tri ditė, mungojnė hollėsi tė tjera mė tė plota tė kėtij procesi qė pati bėrė bujė nė Paris. Veē tė tjerash, nė Arkivin Qendror Shtetėror edhe sot e kėsaj dite mungon dosja e plotė e kėtij procesi. Sipas ligjeve franceze, kjo dosje do tė tėrhiqet vetėm pas 100 vjetėsh.

Vendimi i befasishėm pėr pafajėsi.

Gjenerali Sarraj, duke mbrojtur personalitetin e Esatit, ka deklaruar nė gjyq: “Duhet tė lesh mėnjanė legjendėn, sepse Esati ka pasur njė legjendė. Unė nuk mundem veēse ta lėvdoj si njėrin nga bashkėpunėtorėt e mi. Unė i dhashė atij vetėm njė gjė qė ishte nėn pushtetin tim “Kryqin e Legjionit tė Nderit”.

Gjenerali Guro nuk u paraqit si dėshmitar, por i dėrgoi trupit gjykues njė letėr, ku edhe ai ngrinte lart Esat pashėn, si aleat i denjė i ushtrisė franceze.

Pati dhe ushtarakė qė dėshmuan nė kėtė proces gjyqėsor kundėr Esat pashės si Anselmi Lamoku. ”Kam dėgjuar, - tha ky i fundit nė sallėn e gjyqit, - se Esati nuk gėzonte popullaritet nė vendin e tij, mbase i kishte dhėnė shumė toka Jugosllavisė”.

Juria, pasi dėgjoi dėshmitarėt e tė dyja palėve, u tėrhoq dhe pas jo mė shumė se gjysmė ore dha vendimin e pafajėsisė pėr Avni Rustemin. Ishte njė vendim shumė i drejtė, i frymėzuar jo vetėm nga ndjenja e lartė e drejtėsisė, por edhe kryesisht nga faktorė tė konjukturės politike tė kohės, - shpjegoi juristi Jusuf Alibali, (“Avni Rustemi para... Studime historike nr. 2, 1964).

Ende nuk ėshtė hapur dosja e procesit gjyqėsor.

Tė gjitha ato qė kanė mbetur pa u zbuluar rreth atentatit tė Avni Rustemit.

Kur po kthehej nga Parisi pėr nė Shqipėri, Avni Rustemi u ndal nė Romė dhe ėshtė e natyrshme qė u takua me bashkėstudentė shqiptarė tė universitetit tė atjeshėm ku vazhdonte studimet. Por me asnjėrin syresh nuk mėsohet tė ketė folur rreth atentatit. Nė fakt, ne as edhe sot nuk dimė hollėsi tė tjera tė domosdoshme qė i dinte vetėm Avniu. Hollėsi pėr gjashtė muajt e qėndrimit nė burgun “Sante”, gjatė periudhės sė hetuesisė, si u kurua nga plagėt e rėnda qė mori nga goditjet e furishme tė qytetarėve qė e rrahėn menjėherė pas atentatit, duke e pandehur kriminel; ē’qėndrim mbanin policėt qė e mbikėqyrnin gjatė burgimit; tė dhėna pėr bisedat qė bėnte me avokatin e tij mbrojtės, Dė Monzi; a kishte shqiptarė qė e vizituan nė qeli dhe qė qenė tė pranishėm nė procesin gjyqėsor; u kthye vetėm pėr nė Shqipėri apo me shokė shqiptarė… Nuk dimė tė paktėn emrin e njėrit nga anėtarėt e jurisė qė brenda gjysmė ore, tė ndikuar nga fjala e Avni Rustemit dhe e avokatit mbrojtės, Dė Monzi, kuptuan se Avniu kishte vrarė njė tradhtar tė ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe i dhanė pafajėsinė. Nuk dimė nėse vendimi i jurisė ishte i njėzėshėm, apo kishte nga ata qė mbėshtetėn aktakuzėn pėr dėnimin e tij me vdekje. Nuk dimė se ē’mund tė kenė thėnė mė pas gjyqtarėt francezė qė pėrgatitėn dėnimin e Avniut me vdekje, nuk dimė si reaguan nė kėto rrethana disa nga njerėzit e rrethit tė Esatit. Nuk kemi, sė fundi, siē e kemi theksuar, as dosjen e procesit gjyqėsor qė do tė qartėsontė shumė nga kėto enigma.

Kush ishte Avni Rrustemi (1895 - 10 qershor 1924)

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhėheqės i shoqėrisė demokratike "Bashkimi", pjesėtar i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare nė prag tė Revolucionit tė Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi nė Libohovė, Gjirokastėr nė njė familje atdhetare. Mėsimet fillore i mori nė vendlindje, vazhdoi nė normalen e Elbasanit dhe mė vonė nė Shėn Mitėr Korone (Itali), kurse studimet e larta pėr pedagogji i filloi nė Universitetin e Romės. Ndėrkohė Avni Rustemi punoi si mėsues nė Libohovė (1910), nė Tragjas tė Vlorės (1913), nė Tepelenė (1916-1917) e nė Vlorė (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar nė njė mjedis atdhetarėsh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armė nė dorė pėr lirinė, pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Mė 1908 braktisi bankat e shkollės pėr t'u bashkuar me ēetėn e Ēerēiz Topullit , mė 1910 bėri njė pėrpjekje pėr tė vrarė nė Shkodėr komandantin e ekspeditės ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashėn. Mė 1914 u radhit nė forcat shqiptare pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė Jugut nga pushtimi i forcave greke. Mė 1918 , me nismėn e tij u formua nė Vlorė shoqėria atdhetare e rinisė vlonjate me emrin "Djalėria e Vlorės". Nė krye tė saj organizoi demonstratėn antiimperialiste tė 28 Nėntorit 1918 kundėr pushtuesve italianė. Nė pranverė tė vitit 1919 nė Shėn Mitėr krijoi "Lidhjen e Rinisė Shqiptare" pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare, kurse mė 13 qershor 1920 vrau me atentat nė Paris Esat Pashė Toptanin, tradhtar, vegėl e fuqive tė huaja.

Akti heroik i Avni Rustemit nė Paris, nuk ishte njė atentat i thjeshtė, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rustemit qė shtrinė pėrdhe Pashėn e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i njė revolucioni tė ri i popullit shqiptarė qė po ngrihej kundėr feudalizmit . Me t'u kthyer nė Shqipėri, nė dhjetor 1920 ai filloi punėn pėr bashkimin e shoqėrive demokratike ekzistuese nė njė organizatė tė vetme. Kongresi i mbajtur mė 25 prill 1921 nė Vlorė krijoi njė shoqėri qė mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismėn e tij u krijuan dhe organizata profesionale tė mėsuesve. Pas mbylljes sė federatės "Atdheu", nė gusht 1922 pėrsėri me nismėn e Avni Rustemit mė 13 tetor 1922 u krijua nė Tiranė shoqėria demokratike "Bashkimi".

Avni Rustemi nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike, por edhe njė ndėr ideologėt mė tė shquar demokratė. Idetė e tij, tė formuluara nė njė sėrė fjalimesh e artikujsh publicistikė u bėnė armė e fuqishme nė duart e rinisė demokratike e tė masave tė shtypura punonjėse. "Kur qeveria, nuk plotėson nevojat mė me rėndėsi qė ka kombi, - thoshte ai, atėherė kjo nevojė duhet tė realizohet me interesimin e pjesės sė organizuar tė popullit e ta bėjmė ne qeverinė qė ta ndjejė kėtė nevojė". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte nė zhvillimin e ekonomisė sė pavarur kombėtare. "Pa pavarėsi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund tė ketė pavarėsi politike". Idetė e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturės sė Kosovės. Ai kritikoi me guxim shpėrdorimet e aparatit burokratik tė kohės, fodullėkun e injorancėn e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonė dhe tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e veta nė Jugosllavi.

Nė kushtet e ashpėrsimit tė kontradiktave klasore e politike tė vendit, reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit mė 22 prill 1924. Me kėtė akt reaksioni synonte tė godiste lėvizjen demokratike-borgjeze nė ngritje. Vrasja e udhėheqėsit tė shquar tė Lėvizjes demokratike shėrbeu si shkėndijė e revolucionit qė triumfoi mė 10 qershor 1924.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Vrasja ne Athine, shqiptaret u ekzekutuan me kallashnikov, nje i identifikuar (2008-05-15 02:32:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vrasja nė Haraēinė, kryetari i komunės akuza pėr kurs tė ri veprimi (2008-01-23 02:35:53 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Vrasja prinderve, ne kerkim 33-vjecari (2008-01-09 08:19:51 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE VELLA-VRASJA ESHTE NE TAVOLINA TE ARMIQVE TONE,PER ZHBERJEN PERFUNDIMTARE TE POPULLIT SHQIPTAR! (2007-11-21 15:41:27 nga admin1)
[ Opinione ] PERSERI SALIHU! (2008-10-13 10:09:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Inati "Sui Generis" me Podgoricėn e Shkupin (2008-10-13 02:21:30 nga admin4)
[ Kultura ] PROJEKTE TE REJA KINEMATOGRAFIKE (2008-10-13 02:12:30 nga admin4)
[ Opinione ] FRONTI I PADUKSHĖM (2008-10-13 02:00:29 nga admin4)
[ Kultura ] ATDHETARIZMI DHE ILUMINIZMI TIPARE QENĖSORE TĖ JETĖS DHE VEPRIMTARISĖ SĖ ATĖ SHTJEFĖN GJEĒOVIT (2008-10-13 01:57:10 nga admin4)
[ Intervista ] MENDIMI POZITIV ĖSHTĖ ARDHMĖRIA E NJERĖZIMIT (2008-10-12 17:15:33 nga admin1)
[ Opinione ] KOLOSIT EPOKAL SHQIPTAR, ENVER HOXHA – DINJITETSHĖM IU FESTUA 100-VJETORI I LINDJES, NĖ PRISHTINĖ (2008-10-12 12:11:12 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster