| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » RRAFSHI ORGANIZATIV I PANDARĖ NGA AI ARTISTIK |
| Postuar mė datėn: 2008-04-02 03:12:24 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
PORTRETI I JAVĖS: MEHMET BISLIMI
Mehmet Bislimi i takon brezit tė intelektualėve, tė cilėt tėrė energjinė e jetės rinore e tė pjekurisė, ia ka kushtuar ēėshtjes kombėtare. Jeta e kėtij krijuesi dhe veprimtari mund tė ndahet nė disa kapituj, ku secili prej kapitujve ėshtė histori e veēantė. Mehmet Bislimi pėr veprimtari ilegale kundėr popullit dhe shtetit vite tė tėra pėrjetoi burgjet famėkeqe jugosllave, u detyrua tė pėrjetonte bukėn e hidhur tė mėrgimit pėr shumė vjet, pas bombardimeve tė NATO-s shijoji lirinė duke dhėnė kontributin nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės. Ai krahas krijimtarisė artistik dha maksimumin nė organizimin e luftėtarėve tė lirisė. E vetmja gjė qė asnjėherė nuk ka arritur ta bėjė e madje as qė ka tentuar ta bėjė ėshtė lufta e bėrrylave me shokė. I vetėdijshėm se lufta pėr karrierė, pėr para, pėr poste tė rėndėsishme e dėmton ēėshtjen kombėtare Mehmet Bislimi gjithnjė i ka evituar gjerat qė ēonin ujė nė mullirin e armikut. Nė raste tė tilla, pėr ta konsoliduar shpirtin, i qaset krijimtarisė artistike herė duke thurė vargje e herė pėrmes analizave tė shumta politike.
|
|
Shkruan: RESHAT SAHITAJ
Thirrja e poetit ėshtė thirrje e sinqertė
Si ēdo krijues, edhe Mehmet Bislimi tėrė mllefin kundėr padrejtėsive tė ndryshme e shpreh pėrmes artit, por tek ky autor mė sė shumti potencohen padrejtėsitė kombėtare pėrmes tė cilave ka kaluar populli ynė. Nė segmentin e vuajtjeve tė pėrgjithshme kombėtare vėren edhe vuajtjet individuale tė vetė krijuesit, sepse ėshtė dėshmitar aktiv i proceseve pėrballė tė cilave u ndodh populli shqiptar.
Mehmet Bislimi nuk qėndron pasiv as nė rrafshin organizativ e as nė atė artistik. Nė rrafshin organizativ i sfidon problemet qė shfaqeshin. E nė organizimet kombėtare e sidomos nė diasporė nuk mungonin problemet qė nė tė shumtėn e rasteve vinin nga hafijet qė nė dukje tė parė nuk lėnė as shenjen mė tė vogėl pėr dyshim. Ata bėhen mė tė urtė se i shenjti, tė dėgjueshėm, tė sjellshėm, tė ngritin nė qiell qė njė ditė tė tė zbresin shtatė pashė nėn tokė.
Pėrjetimet e jetės sė pėrditshme do ti shohim nė rrafshin artistik. Nė vargjet poetike tė M. Bislimit do tė vėrehet kėshilla e tij qė pėrpiqet tua japė ndoshta shokėve me tė cilėt ka vepruar nė ilegalitet dhe tė cilėt janė nė poste kyēe kur shkruan: Me duar tė pėrgjakura/
Ju ngritėn/ Nė majat mė tė larta/Kujdes nga rėnia/ Mė lartė nuk ka/Panė tmerrin ata Nga mundi i ngritjes/Me duar tė kėputura nė bėrryl/Bėrrylin atyre mos ua tregoni/ Kujdes.
Ata qė e njohin veprimtarinė e Mehmet Bislimit nuk kanė nevojė pėr ta gjetur kodin sekret tė kėtyre vargjeve, dhe ti japin njė interpretim komplet. Autori nuk ėshtė kundėr atyre qė ishin ose qė janė nė poste tė larta, por atyre u tregon, ua rikujton nese ndonjėri prej tyre ka harruar se nė ato vende u gjenden falė luftėtarėve tė lirisė. Kushdo qė ndodhet nė ato poste duhet ta ketė tė qartė sė ėshtė vetėm nė saje tė luftės sepse gjaku i tyre i solli nė majat mė tė larta. Ata nuk kanė ku tė shkojnė mė lartė dhe nuk mund tė rrezikojnė asgjė tjetėr pėrveē rėnies sė vetė. Nėse ata nuk kujdesen pėr gjakun e derdhur, pėr njerėzit e sakrificės, rėnia e tyre do tė jetė e tmerrshme dhe e pa harrueshme.
Poeti u bėnė thirrje atyre qė tė kenė kujdes e tė lėnė njėherė e pėrgjithmonė luftėn e bėrrylave e sidomos ndaj atyre me tė cilėt dikur ishin bashkė. Thirrja e poetit ėshtė thirrje e sinqertė siē e ka edhe vetė natyrėn.
Mehmet Bislimi ėshtė i vetėdijshėm se vargu poetik nuk ėshtė asgjė mė shumė se sa shprehje kreative dhe rrėfim individual. Nocionet si pėrjetėsia, ideali, absolutja apo e pamundura qė i gjejmė nė vargjet poetike tė poetit M.Bislimi, qė i trajton nė mėnyrė tė veēantė mbase edhe vetė jeta a poetit i ka veēantitė e saj. Kur kthehen nga larg/ Pesha e mallit i rėndon/Nizamėt tė syrgjynosurit/ Mėrgimtarėt dhe tė burgosurit/Aromėn e dheut ndjejnė/Ata/Dhe vetėm ata e ndjejnė.
Poeti ėshtė i bindur se ēdo i mėrguar nė vete e bartė mallin pėr atdheun dhe vetėm ata nga largėsitė e tyre qė janė e ndiejnė aromėn e vendlindjes.
Poeti qė ndien aromėn e atdheut
Tė mėrguarit kurrė nuk do i hiqet nga mendja momentet mė tė bukura qė kishte kaluar nė vendlindje, i mėrguari me mallėngjim do i rikujton ēastet mė tė lumtura tė jetės se tij nė atdhe, tė cilat do ti paraqitėn nė formėn e njė arome qė poeti i quan aroma e atdheut. Dihet se atdheu ėshtė diēka abstrakte qė nuk preket as nuk shijohet, por nė poezinė e M. Bislimit atdheu ėshtė konkret. Atdheu i poetit tonė prekėt, duket, ka formėn e tij, ka bukurinė e madje edhe aromėn. Aroma e atdheut tė poetit tonė kalon qindra e mijėra kilometra pėr tė shkuar qė mėrgimtari ta shijojė. Kjo ėshtė mėnyra e tė shprehurit poetik, sepse gjuha e artikuluar e Mehemt Bislimit regjistrohen njė tė vėrtetė mė shumė se sa mund tė rrėfehet nė biseda.
Pėr poezinė e Mehmet Bislimit me tė drejt Bedri Islami shkruan: . Ritmi i brendshėm i poezive, mė shumė se harmonizimi i jashtėm janė nė thelbin e poezisė qė u jepet lexuesve. Ka shumė vargje qė tė mbesin nė mend, ashtu si ka edhe poezi tė tėra, tė cilat shfaqen herė pas here si vazhdė e vuajtjes poetike dhe e mendimit poetik, si shpėrpjesėtim i sė bukurės nė formėn e tė shprehurit, si gjetje e figurės poetike, jo nė klasiken, por nė njė formė tė brendshme poetike. Normalisht, poezia e re e Mehmet Bislimit rrjedh e qetė. Ajo ėshtė nė shtratin e vet nė kėtė formė qė ka zgjedhur, dhe kėsaj i ėshtė pėrshtatur edhe gjetja tjetėr poetike e formės sė shkurtėr tė paraqitjes sė poezisė.
Pėr poezinė e Mehmet Bislimit letrari Isamil Syla shkruan: Zbrazja lirike e autorit ėshtė njė manifest ironik pėr kohėn nėpėr tė cilėn shoqėria pluskon midis vlerave dhe pseudo vlerave, ndėrthurja e tė cilave krijon pėrshtypje mikste....
Mehmet Bislimi ėshtė njė individ qė nėse nuk ka ēka tė bėjė nuk e lė vetėn tė qetė dhe i nxjerrė punė vetės aty ku tjerėt nuk e presin. Kur tjerėt mendojnė se ēdo gjė ka pėrfunduar, Mehmeti ia fillon. Me shkrimet e tij publicistike kritikon vetitė negative tė tė gjithė atyre pėr tė cilėt mendon se e kanė keq. Nuk mendon pėr konsekuenca edhe pse e din se jemi nė fazėn e tranzicionit ku tė kritikosh ėshtė punė e sizifit. Po ndoshta pikėrisht nga tė tillėt qė mendojnė si Mehmet Bislimi ndikojnė nė pėrmirėsimin e jetės dhe gjendjes sė njė shoqėrie. Ata qė mendojnė tė kundėrtėn nuk mund tė lėvizin as gurin e as fjalėn. Mehemt Bislimi e vė nė lėvizje atė qė mundet dhe aq sa mundėt. Po tė ndalėt, ka bindjen se i pushon edhe jeta. Kur vepron ndien qetėsi shpirtėrore dhe lumturi. Kur e din se me veprimtarinė e tij i kontribuon ēeshtjes perjeton kėnaqėsinė dhe njėherit sikur lirohet nga njė barrė e rėndė. E di se barrėn askush nuk ia ka ngarkuar, e di se ajo ėshtė njė barrė qė ėshtė pėrcjellė gjeneratė pas gjenerate e deri nė ditėt tona dhe se secili shqiptar ka lindur me tė njėjtėn barrė- ēlrimin e atdheut. Dikush kėtė peshė vetės ia ka ngarkuar mė pak e dikush aspak, por ka shumė tjerė si Mehemt Bislimi, qė vetėm tash nė Kosovėn e pavarur janė ēliruar nga kjo peshė qė na ka rėnduar supet shekuj me radhė.
Kontakt reshat80@hotmail.com
Kosova sot |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|