DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Letra e Hapur mbi tenderin pėr operator tė dytė mobil nė Kosovė
Postuar mė datėn: 2006-11-04 06:43:36 nga A. Nushi :: Kategoria: Tech-Info
Letra e hapur qė vijon iu ėshtė dėrguar mediave dhe zyrtarėve tė qeverisė nga Z. Ismet Hamiti, ekspert nė industrinė e telekomunikimit dhe pėrfaēėsues i Kosovės pėr ēėshtje tė industrisė nė botė, mbi tenderin e publikuar para ca ditėve pėr operatorin e dytė mobil nė Kosovė.
Lajmi mbi tenderin nė fjalė gjindet nė fund tė kėtij artikulli.

Letra nė tėrėsi:

Letėr pa zarf

Kryetarit tė Kosovės
Kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės
Kryeministrit tė Kosovės,
Kryetarėve tė tė gjitha partive politike, atyre opozitare dhe ne “pushtet”,

Pėrfaqėsuesit special tė Sekretarit Gjeneral tė OKB-sė, dhe

Tė gjithė njerėzve tė mirė qė e duan pėrparimin e vendit e qė kanė ndikim nė vendimmarrje,

Tė nderuar,

Sipas njoftimit tė zėdhėnėses sė vet, Qeveria qenka para vendimit pėr “operatorin e dytė mobil”. E quaj tė nevojshme qė si qytetar dhe si profesionist “i orėve tė para” nė kėtė vend, qė kam pasė nderin tė kėshillojė njė numėr tė madh qeverish anė e mbanė globit pėr ēėshtjet strategjike tė zhvillimit tė telekomunikacionit, tė ripėrsėris pikėpamjet e mia rreth kėsaj ēėshtje. Them tė ripėrsėris sepse kėto qė po ua shkruaj nė kėtė letėr tė hapur, shumicės prej jush ua kam thėnė personalisht ose ua kam pėrcjellė nė forma tė ndryshme kurdo qė mė ėshtė dhėnė rasti. Kėsaj here vendosa t’ua them edhe publikisht pėr tė mbetur e shėnuar se kėto pikėpamje u janė bėrė me dije me kohė, kurė ende ka qenė e mundur tė shmangen gabimet strategjike qė mund t’i kushtojnė shumė shtrenjtė kėtij vendi. Nėse pėrkundėr kėsaj njė gjė e tillė ndodhė dhe nėse gabime tė tilla megjithatė bėhen, le tė mbetet e shėnuar se ato gabime janė bėrė me dashje dhe pėrgjegjėsit le tė dihen me emėr e me mbiemėr.

Parakushtet pėr fillimin e licencimit

Ėshtė krijuar bindja se licencimi “i operatorit tė dytė” ėshtė ēėshtje e ngutshme dhe se “pėr shkak tė vonesės sė kėtij procesi” buxheti dhe konsumatorėt e Kosovės po humbkan shumė. Kjo ėshtė bindje e rreme sepse Buxheti i Kosovės humbė shuma kolosale dhe konsumatorėt kosovar paguajnė ēmime tė larta pėr shėrbime mobile, nė rend tė parė dhe mbi tė gjitha, pėr shkak se pėrmbi gjysma e fitimit nga kėto shėrbime i shkon padrejtėsisht Monako Telekomit e edhe ajo qė mbetet nuk hyn nė buxhetin e Kosovės dhe pėr shkak tė mėnyrės skajshmėrisht joefikase dhe abuzive tė menaxhimit tė PTK-sė nga ana e AKM-sė. Publiku kosovar le ta dijė dhe le ta mbajė mirė nė mend ketė.

Por edhe sikur tė ishte e vėrtetė, nė momentin e tanishėm nuk ekziston asnjė parakusht pėr licencim tė asnjė operatori tjetėr. Tregu i telekomunikacionit ėshtė nė gjendje kaotike, resurse numerike nuk ka, sepse nuk ėshtė zgjedhur ende ēėshtja e kodit ndėrkombėtar, nuk ka resurse frekuencore sepse spektri frekuencor shfrytėzohet nė mėnyrė tė egėr nga operatorė ilegal, ligji pėr telekomunikacion vetėm emrin e ka tė tillė sepse ėshtė njė tekst krejtėsisht i pakuptimtė; rregullat mė elementare pėr funksionimin e tregut tė liberalizuar nuk ekzistojnė, rregullatori ka nevojė pėr trajnim masiv pėr tė qenė nė gjendje ti kryej detyrat mė elementare tė rregullimit tė tregut tė liberalizuar tė telekomunikacionit. Me njė fjalė gjendja ėshtė pus.

Tė nisėsh procesin e licencimit nė kėto kushte ėshtė abuzim qė dėmton rėndė interesin publik. Ju duhet tė pengoni njė abuzim tė tillė duke vėnė kushtet minimale pėr fillimin e procesit tė licencimi, e qė janė:

1. Sigurimi i resurseve numerike dhe frekuencore qė janė dy elementet kryesore te licencės. Pa numeracion e pa frekuenca nuk ka kuptim as tė flitet pėr licencim;
2. Ndėrprerja e punės tė gjithė operatorėve ilegal, ndryshe nuk ka kuptim tė flitet pėr “licencėn e dytė” por kush e din tė satėn;
3. Hartimi i planit kombėtar tė frekuencave dhe tė numeracionit. Frekuencat dhe numeracioni janė resurse tė shterrshme dhe duhet shfrytėzuar me shumė kujdes qė tė mos bėhet i pamundur zhvillimi i telekomunikacionit tani dhe nė tė ardhmen.;
4. Hartimi i rregulloreve tė domosdoshme pėr funksionimin e tregut tė liberalizuar dhe aftėsimi profesional i rregullatorit pėr zbatimin e tyre sepse pa rregulla e rregullator kompetent s’ka treg tė liberalizuar por treg kaotik.

Pronėsia e huaj

Hapja e tregut tė telekomunikacionit pėr pronėsi tė huaj ėshtė ēėshtje strategjike kombėtare. Si e tillė kjo nuk mund tė jetė ēėshtje e njė qeverie e aq mė pak e njė ministrie apo njė rregullatori. Ēėshtjet e kėsaj rėndėsie vendosen me pajtueshmėri (konsensus) politike nė nivel tė vendit, duke i peshuar mirė tė gjitha aspektet e saj. Ėshtė interes jetik i vendit tė gjeni pajtueshmėri sė paku nė kėto dy parime:

5. Pronėsia e huaj shtetėrore: njė shtet tjetėr nuk mund tė ketė pronė mbi asnjė lloj operatori pėr shėrbime telekomunikuese nė Kosovė. Kėtij parimi i pėrmbahen tė gjitha shtetet e kėtij globi.
6. Pronėsia e huaj private: njė pronar i huaj privat nuk mund tė ketė kontrollin mbi operatorėt e telekomunikacionit nė Kosovė;

Investimet vendore

Investuesi vendor ėshtė dhe do tė mbetet bartėsi kryesor i zhvillimit nė Kosovė, ashtu siē ėshtė rasti nė ēdo vend tė botės. Pėr shumė arsye, ėshtė interes jetik i vendit qė investuesit vendor tė mos pėrjashtohet nga sektori i telekomunikacionit.

Hiq “bizneset legjitime” qė ka krijuar hasmi pėr qėllimet dhe nevojat e veta, nė Kosovė ka dije edhe kapital tė mjaftueshėm pėr investimet qė i kėrkon tregu ynė i vogėl i telekomunikacionit. Dėshmia mė e mirė pėr kėte ėshtė VALA 900 qė u ngrit nė tėrėsi nga ekspertėt vendorė, edhe atė nė kushtet e vėshtira menjėherė pas pasluftės, kurė nuk kishte qeveri e autoritet vendorė tė njohur dhe kurė duhej pėrballuar pengesat e shumta tė interesave nga mė tė paskrupulltat, qė ia kishin vėnė syrin shėrbimeve mobile.

Ju nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė lejoni qė investuesit vendor dhe dija vendore tė pėrjashtohen apo tė kthehen nė tezga tė tė huajve. Kushti qė ofertuesi te ketė, bie fjala, se paku disa milion abonentė eliminon investuesit vendorė ose i detyron ata tė bėhen “tezgė” e operatorėve tė huaj. Asnjė vend i botės nuk i sjell investuesit vendorė nė pozitė inferiore me tė huajt, me njė kusht tė tillė i cili edhe ashtu nuk ėshtė thelbėsor pėr cilėsinė e operatorit. Pėr tė mos ndodhur kjo, ju duhet tė t’u pėrmbaheni kėtyre dy parimeve:

7. Pėrvoja dhe madhėsia e ofertuesit nuk duhet te jenė kusht i licencimit. Sikur tė kishte ekzistuar ky kusht, VALA 900 sot nuk do tė ekzistonte.
8. Kriteret kryesore pėr vlerėsimin e njė ofertuesi duhet tė jenė: kapaciteti profesional; plani i biznesit dhe plani i mbulimit tė territorit.

Pėr secilin nga parimet e pėrmendura mė lart mund tė shkruhen faqe tė tėra arsyetimi, por thelbi mbetet i njėjtė.

Tė tetė parimet e mėsipėrme duhet tė bėhen tė detyrueshme pėr Ministrinė, Autoritetin Rregullator dhe bartėsit e procesit tė licencimit dhe tė zbatohen me pėrpikėri dhe nė mėnyrė transparente. Mospėrfillja e tyre do tė dėmtonte interesat e vendit nė mėnyrė tė papėrmirėsueshme.

Me respekt,

Ismet Hamiti

(Shkruar nė kujtimin tė vėllait tim Bislimit, i cili ishte frymėzues dhe mbėshtetės i fuqishėm i pėrpjekjeve tė mia pėr tė mirėn e kėtij vendi).

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Manifestimet letrare me fizionomi tė njėjtė (2008-11-07 15:36:29 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shteti nuk qenka vetėm njė nocion letrar apo nocion vetėm qė shkruhet (2008-11-01 01:33:52 nga admin4)
[ Kultura ] AZEM SHKRELI U NGJIT NĖ MAJĖ TĖ LETRAVE SHQIPE DHE VETĖS I KRIJOI PAVDEKSINĖ (2008-08-09 15:35:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Letra e Gruevskit ndezi mediiat greke (2008-07-17 04:52:12 nga admin2)
[ Kultura ] TUBIMI NĖ POLLUZHĖ DHE ORA LETRARE (2008-06-01 02:59:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] TUBIM NĖ DRENICĖ DHE ORĖ LETRARE - SHABAN POLLUZHA (2008-05-28 06:04:45 nga admin4)
[ Kultura ] Letrat e Albanologes - Edith Durham Letrat e luftės… (2008-05-21 04:23:43 nga admin4)
[ Kultura ] VUSHTRRI: KONKURS LETRAR (2008-04-29 12:27:02 nga admin4)
[ Histori ] Letra Historike (2008-03-12 16:27:41 nga admin1)
[ Opinione ] LETRA LAMTUMIRĖSE E XHAVIT HALITIT DREJTUAR SHQIPĖRISĖ (2008-03-02 08:02:39 nga admin1)
[ Kultura ] Sfida e interpretimit letrar (2008-02-14 16:19:15 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster