| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Asnje perfundim per statusin ne OKB. D'Alema: s'eshte e mundur zgjidhja e negociuar |
| Postuar mė datėn: 2007-12-19 14:58:40 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ambasadori amerikan ne OKB, Zalmay Kahlilzad deklaroi se situata ne Kosove eshte e paendrueshme dhe se mbajtja e status-kuose sjell probleme per rajonin dhe gjithe Europen.
Ora 20: 01 Asnje perfundim per statusin e Kosoves ne mbledhjen e keshillit te Sigurimit te OKB-se. Ne perfundim te takimit, kryesuesi i takimit shefi i diplomacise italiane Massimo DAlema ka deklaruar se nuk eshte e mundur nje zgjidhje e negociuar pasi qendrimet e paleve jane te papajtueshme. Ambasadori rus ne OKB, Vitali Curkin, eshte shprehur se rezoluta 1244 e cila stabilizon pranine e forcave te UNMIK ut ne Kosove duhet vezhguar me kujdes. Curkin eshte shprehur kunder pranise se forcave te BE-se ne Kosove pa miratimin e Keshillit te Sigurimit.
Ora 19:31 Delegatet e Kosoves dhe ata te Serbise nuk do te arrijne kurre nje marreveshje per staatusin. Keshtu deklartoi presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu gjate fjalimit te tij ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Sejdiu u beri thirrje anetareve te Keshillit te marrin ne shqyrtim opsionin e pavaresise se Kosoves ne kontekstin e shperberjes se Ish-Jugosllavise dhe jo si rast i shkeüputjes etnike. Ambasadori amerikan ne OKB, Zalmay Kahlilzad deklaroi se situata ne Kosove eshte e paendrueshme dhe se mbajtja e status-kuose sjell probleme per rajonin dhe gjithe Europen. Ai tha se nese Rusia nuk mbeshtet planin Ahtisaari, SHBA dhe BE jane te gatshme te vazhdojne rrugen lidhur me kete ceshtje
Ora 17:32 Ka filluar ne Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė seanca me dyer te mbyllura pėr Kosovėn, ku pritet tė marrė pjesė edhe sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj organizate, Ban Ki-Moon. Takimi qė filloi rreth orės 16:30, sipas orės evropian do tė zgjasė rreth 3 orė. Kjo mbledhje e Kėshillit tė Sigurimit, siē kanė bėrė tė ditur agjencitė botėrore, do tė jetė e mbyllur pėr opinion.
Kėshillit tė Sigurimit do ti drejtohet edhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili ka udhėtuar nė New York i shoqėruar Hashim Thaēi, ndėrsa nga pala serbe do tė flasė kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, i cili shoqerohet nga dy ministrat e qeverisė serbe, Jeremic dhe Samarxhic.
Njė ditė para mbajtjes sė seancės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Sejdiu dhe Thaēi kanė zhvilluar takime tė ndryshme me ambasadorė tė shteteve anėtare tė OKB-sė, ndėrsa ka pasur edhe deklarata tė herė pas hershme tė ambasadorėve nė mediat e ndryshme botėrore.
Zėvendėsja e ambasadorit britanik nė OKB, Karen Pierce, ka thėnė se pėr shtetet perėndimore tė udhėhequra nga SHBA-ja e Britania e Madhe nuk duhet vendim i Kėshillit tė Sigurimit pėr vendosjen e misionit tė BE-sė nė Kosovė. Evropianėt mund ta marrin administrimin e Kosovės nėpėrmjet ndryshimit tė pėrbėrjes sė UNMIK-ut.
Edhe ministri i Jashtėm i Holandės, Maxime Verhagen, ėshtė pajtuar me qėndrimin se BE-ja mund tė dėrgojė misionin e policisė dhe tė sigurisė nė Kosovė pa njė rezolutė tė OKB-sė. Ai ka shtuar se Holanda do ta bllokojė pėrparimin e Serbisė drejt BE-sė deri kur Beogradi ti dorėzojė gjykates sė Hagės, Ratko Mlladicin, tė akuzuar pėr krime lufte nė Bosnjė.
Ndėrkaq zyrtari i lartė i Bashkimit Evropian, Javier Solana ka deklaruar se nė seancėn e sotme tė KS tė OKB-sė, dėshiron te degjoje nje bisedė konstruktive pėr Kosovėn. Ai tha se nuk pret krizė nėse Kosova shpall pavarėsinė dhe shtoi se ėshtė "i sigurt se BE-ja do tė veprojė e bashkuar".
Ndėrkaq rusėt si zakonisht kanė kundėrshtuar synimin e BE-sė pėr ta dėrguar misionin nė Kosovė, pa rezolutė tė re tė OKB-sė, dhe kanė deklaruar se nė mbledhjen e sotme nė KS, do tė kėrkojnė vazhdimin e bisedimeve nė mes tė Prishtinės e Beogradit.
Sidoqoftė, sot pritet qė ambasadorėt tė deklarohen rreth raportit, respektivisht procesit 120 ditėsh tė bisedimeve nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit. Analistėt nuk presin ndonjė vendim, pėr shkak tė ngurrimit rus, por supozojnė se sekretari Ban Ki-Moon, do tė mund vendose si tė veprohet mė tej.
(INA/Balkanweb)
19.12.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|