DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Parlamenti i Kosovės miraton festat zyrtare, pėrfshirė 28 Nėntorin, 12 Qershorin
Postuar mė datėn: 2008-05-23 15:32:09 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Parlamenti i Kosovės miratoi tė premten me 46 vota pro, 32 kundėr dhe me 9 tė pėrmbajtur, projektligjin e diskutueshėm mbi festat zyrtare tė Republikės. Pas disa shtyrjeve tė mbledhjes parlamenti miratoi nė njė mbledhje tė shkurtėr dhe pa asnjė diskutim projektligjin e ndryshuar qė sipas kryetarit tė komisionit “Ad Hoc”, tė parlamentit Fehmi Mujota pėrfshinė festat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė.

“28 Nėntori dita e shqiptareve, 12 Qershori dita e paqes, 6 Marsi dita e Pėrkujtimit dhe e Respektit pėr Veteranet, 23 Prilli dita e turqve, 8 Prilli dita e romeve, 15 Shkurti dita e ashkalinjėve, 28 Shtatori dita e boshnjakeve 6 Maji dita e goranėve, dhe ditėt tjera memoriale pėrcaktohen nga Qeveria e Republikės se Kosovės nė konsultim me Presidentin e Republikės sė Kosovės, nga tė cilat dy ditė nė konsultim me komunitetin serb tė Kosovės", tha zoti Mujota.

Votimi i sė premtes synon t'u japė fund debateve tė ashpra qė pėrcollėn projektligjin e paraqitur nga qeveria e vendit pėr festat zyrtare, qė parashihte njėmbėdhjetė festa, nga tė cilat gjashtė me karakter fetar dhe 5 laike, por nuk kishte pėrfshirė 12 qershorin qė nė Kosovė shėnohet si ditė e ēlirimit qė pėrkon me hyrjen e forcave tė NATO-s nė vitin 1999, dhe as 28 nėntorin dita e pavarėsisė sė Shqipėrisė qė nė Kosovė shėnohet si festė e flamurit kombėtare shqiptarė. Reagimet ishin tė rrepta edhe pėr mungesėn e ditės sė tė rėnėve. Tė tria kėto data tė premten u pėrfshinė nė ligj por me emra tė tjerė. Tani Kosova ka 21 festa tė pėrcaktuara me ligj qė dalin nga plani i zotit Marti Ahtisaari.

Por, projekt-ligji ka lėnė pas vetes pakėnaqėsi tė njė pjese e deputetėve. Ramė Buja nga Partia Demokratike e Kosovės thotė se kjo ishte njė zgjidhje mė e mirė sesa ajo fillestare.

“Janė futur nė ligj dhe nuk janė mė me deklarata dhe vendime te caktuara. Andaj ne e votuam kėtė ligj, kaloi dhe besoj qė pastaj ato qė kanė mbetur pa u futur nė ligj gjithsesi me rekomandime tė qeverisė do tė bėhen. Unė besoj se ėshtė arritur diēka, jo krejt ēka ėshtė dėshiruar por shumica po", tha zoti Buja.

Por Ahmet Isufi nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės shpreh mospajtimin e thellė me ligjin e miratuar sot.

“Sot ėshtė bėrė njė shkelje e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės sa i pėrket datave tė caktuara sepse ėshtė ndėrruar emėrtimi i ditėve tona tė shėnuara qė i kemi gjatė historisė, prandaj konsideroj se ėshtė bėrė njė shkelje, ėshtė bėrė njė vendim i cili nuk i shkon nė favor popullit shqiptarė sepse I ka datat e veta tė caktuara", theksoi zoti Isufi.

Pakėnaqėsinė e vet e ka shprehur dhe Lulzim Zeneli nga Lidhja Demokratike e Dardanisė.

"Kėtu kemi tė bėjmė me njė politikė qė ka pėr bazė kursin ditor tė propagandės ditore dhe sot kur jemi nė kėtė fazė kur nevojitet njė politikė shumė e ndėrgjegjshme dhe njė politikė e pėrgjegjshme, kjo mė sė shumti I mungon Kosovės", tha zoti Zeneli

Ishte hera e parė nė kėta muaj qė Parlamenti ka debatuar pėr njė ligj qė del nga plani I zotit Ahtisaari ndėrsa tė gjithė tė tjerėt janė miratuar pa diskutim.

Deri mė 15 qershor, kur hyn nė fuqi kushtetuta e Kosovės autoritetet synojnė tė miratojnė nė Parlament tė gjitha ligjet qė dalin nga plani i zotit Ahttisari i cili parasheh edhe vendosjen e njė misioni tė Bashkimit Evropian pėr tė mbikėqyrur zbatimin e pavarėsisė sė Kosovės. Por vendosja e kėtij misioni ėshtė kundėrshtuar nga Beogradi dhe Moska zyrtare qė nuk e kanė pranuar asnjėherė planin e zotit Ahtisaari.

Besim Abazi
Zėri i Amerikės, Prishtinė
23-05-2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti i Maqedonisė njohu pavarėsinė e Kosovės (2008-10-09 15:12:40 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt nė veri krijojnė parlamentin e tyre (2008-06-28 15:33:46 nga admin1)
[ Opinione ] NĖ PARLAMENTIN QĖ KA 120 DEPUTETĖ, ME 46 VOTA U FUQIZUA LIGJI PA FESTATĖ KOMBĖTARE! (2008-05-31 13:33:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lideri radikal i serbeve ne Kosove: Do themelojme parlamentin serb ne Kosove (2008-05-07 03:53:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti shqiptar reagon ndaj akuzave te Carla Del Pontes (2008-04-24 02:52:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Leskaj: S'do te bojkotojme parlamentin, Berisha e Mediu te lene imunitetin (2008-03-21 11:27:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KOSOVA SHPALL PAVARESINE. PARLAMENTI MIRATON SIMBOLET E SHTETIT (2008-02-17 11:56:54 nga admin2)
[ Opinione ] SI DO TĖ DUKET FJALIMI I AHTISARIT PARA PARLAMENTIT? (2008-02-16 04:02:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Parlamenti do tė kryejė tė gjitha obligimet pėr shpalljen e pavarėsisė (2008-02-11 10:36:31 nga admin4)
[ Opinione ] PARLAMENTI NĖ INKUBATOR (2008-02-09 15:25:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti i Parlamentit Evropian: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme (2008-01-14 14:39:09 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster