DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NDĖRTIMI I FABRIKĖS NĖ TOKĖN E BUKĖS
Postuar mė datėn: 2008-12-24 07:02:37 nga admin4 :: Kategoria: Kultura


Shkruan: Beqir Elshani

Nė historikun e komunės sė Therandės duhet tė shkruhet se ndėrtimi i fabrikės sė gomės nė vitin 1963, therandasėve iu bė njė padrejtėsi e madhe, pėr tė cilėn populli thotė se fabrika ėshtė ndėrtuar nė fabrikėn pa ēati qė prodhonte bukėn e gojės. Fabrika e gomės ėshtė ndėrtuar, jo vetėm nė mes tė qytetit, por edhe nė tokėn mė tė mirė tė vendit. Trualli, ku tani ndodhet Industria Kimike e Gomės “Ballkani”, ka lagėshtinė mė tė madhe, sepse gjendet rrėzė bjeshkėve dhe buzė lumit. Duhet tė kemi parasysh se bjeshkėt e larta tė Sharrit i kanė rrėnjėt nė Therandė, ashtu siē i kanė rrėnjėt nė Prizren, nė Ferizaj, nė Tetovė dhe nė Kaēanik. Jo vetėm kaq, sepse ky truall gjendet nė mes tri bjeshkėve tė mėdha, qė e mbrojnė prej erėrave tė ftohta, qė shtrihet nė pellgun e Drinit. Nė kuptimin e plotė tė fjalės, lugina e lumit, ishte jeta e therandasėve, ashtu siē ėshtė lugina e Nilit pėr egjiptasit.
Pas ndėrtimit tė fabrikės kimike tė gomės u shkatėrrua mjedisi natyror me vlerat dhe bukuritė e saj tė rralla; u dhunua fushėgropa mė e pasur me ujė nė tėrė komunėn, u zhdukėn zogjtė nė fushė dhe peshqit nė lumė. Pėr shkak tė lėndėve kimike tė gomės u ndot lumi qė dikur kishte peshq dhe lėvizte dy mullinj: njė nė lindje tė qytetit dhe njė nė perėndim tė qytetit prej nga derdhej lumi. Pastaj me kalimin e kohės, njė lagje me dhjetėra shtėpi tė gashėve dhe tė elshanėve, qė ishin kopshtarė tė dalluar, i shkatėrroi. Po ashtu nė atė truall ka qenė edhe bodrumi i vjetėr i verės me njė sipėrfaqe bukur tė madhe. Siē shihet nuk ėshtė fjala pėr disa shtėpi dhe disa ari vend, por vendbanim me dhjetėra hektarė tokė pjellore dhe qė zinte njė tė dhjetėn e sipėrfaqes sė qytetit. Pėr shkak se qyteti gjendet nė fushėgropė, rrethuar nga tė gjitha anėt me bjeshkė, tymi i fabrikės qėndron pezull mbi horizontin e qytetit, prandaj e ka vėshtirė tė ngrihet dhe tė zhduket. Kėshtu qė nė shtėpitė e lagjes fqinje ėshtė e pamundur tė thahen rrobat nė qiellin e hapur, pėr shkak se i godet pluhuri i gomės sė fabrikės. Prandaj sipas fjalės sė urtė: kush vete nė mulli doemos do tė pėrmiellet, do tė thotė se kush banon pranė fabrikės sė gomės, doemos do tė gomizohet dhe rrobat e tyre do tė kundėrmojnė me erėn kimike tė gomės. Kėtė mė sė miri e dinė amvisat, tė cilat gjatė pastrimit tė orendive nėpėr dhoma e kanė vėshtirė tė zhdukin njollat e pluhurit kimik tė gomės.
Ka raste kur qytetarėt nė vende tė ndryshme tė botės kundėrshtojnė ndėrtimin e stacionit tė transformatorit pranė lagjes sė tyre, i cili ėshtė i rrezikshėm pėr jetėn e tyre. Kundėrshtimi i qytetarėve ėshtė i arsyeshėm, sepse ata shqetėsohen pėr gjendjen e tyre shėndetėsore. Atje ku gjendet fusha magnetike, gjendet edhe elektriciteti, prandaj sa mė i fortė tė jetė transformatori, aq mė e fuqishme do tė jetė fusha elektromagnetike e saj, e cila shpėrndan rrezatim. Pikėrisht lagja e Shirokės dhe Bajraktarėve ėshtė e rrethuar me stacione tė tilla transformatorėsh, qė vazhdimisht shpėrndajnė rreze elektromagnetike. Ky rrezatim nuk vėrehet menjėherė, por me kalimin e kohės do tė lė pasoja nė zhvillimin biologjik tė bagėtisė dhe shėndetit tė banorėve, tė cilėt pa fajin e tyre jetojnė pranė fabrikave.
Pėrveē kėtyre qė pėrmenda, buēima e makinave tė fabrikės, sidomos krismat e njėpasnjėshme tė vullkanizimit tė gomės nė njė nga repartet e shumta tė fabrikės, dėgjohet nė mbarė qytetin. Kjo buēimė ka ndikuar qė banorėt nė oborret e tyre tė flasin me zė tė lartė. Me kėtė zhurmė jashtėzakonisht tė fuqishėm zor se mund tė flenė fėmijėt nė djepa: qoftė ditėn, qoftė natėn, prej nga edhe nis dėmtimi i shqisės sė dėgjimit. Mos vallė edhe banorėt e pjesės perėndimore tė qytetit duhet mbajtur shtupa nė veshė pėr shkak tė krismave nga repartet e fabrikės?! Jo vetėm kaq, sepse buēima e madhe dhe pluhuri i zi i fabrikės arrijnė deri te shkolla fillore dhe shtėpia e kulturės, tė cilat i ndanė vetėm njė rrugė qendrore. Gjatė shpjegimit arsimtarėt dhe nxėnėsit detyrohen tė flasin me zė tė lartė, pėrndryshe zėri nuk dėgjohet nga zhurma e fabrikės dhe qarkullimi i automjeteve nė rrugė. Pėrveē kėsaj zhurma e fabrikės dhe automjeteve, krahas dukjes nė rrugėn kryesore, nxėnėsve ua largon pėrqendrimin e vėmendjes gjatė procesit mėsimor. Tani pėr shkak tė sipėrfaqes shumė tė madh tė industrisė “Ballkani” duhet qė kėto objekte arsimore dhe kulturore tė shpėrngulen prej vendit tė tyre autokton. Sasinė e akumuluar tė pluhurit tė gomės mė sė miri e dėshmojnė ēatitė dhe dritaret nė lagjet fqinje. Konkretisht, nėse banorėt e anės lindore tė Therandės njėherė nė javė i pastrojnė dritaret, banorėt e anės perėndimore duhet pastruar pėr ēdo ditė. Sipas ornitologėve anglezė thuhet se pėr shkak tė dinamizmit tė lartė tė makinave zogjtė do tė harrojnė cicėrimėn, qė ėshtė mjet i tyre kumtimi, ngjashėm siē kumtohen njerėzit me anėn e gjuhės. Prandaj ashtu siē reflektohet tymi pėrballė shpatit Nisar, reflektohet buēitja e makinave, ku si pasojė e zhurmės akustike edhe zogjtė e Therandės sė shpejti do tė harrojnė cicėrimėn e bukur. Vlen tė theksohet se lagja rrėzė shpatit Nisar ka mbetur e shkėputur nga trungu i qytetit, mu porsi Berlini i ndarė me mur. Psikoza e ndarjes sė lagjeve me qytetin ka lėnė gjurmė tė rėndė nė kujtesėn e banorėve tė komunės sė Therandės.
Fabrika u ndėrtua pa ndonjė shqyrtim analitik tė planimetrisė sė qytetit; u ndėrtua nė mėnyrė tė papėrmbajtur, sikur nė atė vend tė kishte qenė ndonjė burim nafte, apo sikur papritur tė ishte zbuluar metali i ēmuar - ari, edhe pse banorėt kanė tė drejtė tė kundėrshtojnė. Tani Theranda ka marrė pamjen e Fierit me rafinerinė e naftės. Prandaj sipas fjalorit tė mjedisit jetėsor, ndėrtimi i fabrikės ėshtė dhunė ndaj natyrės sė bukur dhe mjedisit tė pastėr, i cili e shkatėrroi identitetin e qytetit. Nė vazhdim, ndėrtimi i fabrikės mė tė madhe nė Therandė, (pa pėrmendur fabrikėn e pijeve freskuese dhe bodrumin e verės qė gjenden nė tė dy anėt e qytetit), ndikoi qė rruga kryesore nė qytet tė ngarkohet me automjete tė shumta. E para, sepse dėmton mjedisin natyror, dhe e dyta, sepse rrezikon jetėn e nxėnėsve tė shkollės fillore dhe tė gjimnazit. Kjo e fundit ka krijuar frikėn kryesisht te nxėnėsit e klasės sė parė, tė cilėt me ankth nė zemėr e kalojnė rrugėn nė drejtim tė shkollės, dukuri qė lė pasoja psikike. Therandasit me dhimbje tė thellė i kanė pėrjetuar tragjeditė e shkeljes sė fėmijėve nga makinat nė rrugėn kryesore.
Para se tė ndėrtohej kjo fabrikė, vendi ishte pjellor dhe vazhdimisht i gjelbėr: me barė, me pemė; seliteshin tė gjitha llojet e perimeve; si dhe drithėrat prej gruri, luledielli dhe misri qė rritej porsi selvi krahas fasules sė pėrdredhur. Ishte vend i lagėsht qė me dy pashė shpim tė pusit dilte uji pėr pije tė bollshme dhe ujitjen e fushės gjatė verės sė nxehtė. Thėnė shkurt, fushė qė jepte tri-katėr tė korra brenda njė viti. Derisa mbarė qyteti dikur furnizohej me ujė tė Korishės, lagja e bajraktarėve kishin burimet e tyre qė rridhnin nga shpati Nisar.
Sot, gjiganti i kombinatit “Ballkani” me tokėn e saj mė tė begatshme nė tėrė Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet nė mes tė Therandės dhe Reshtanit. Fabrika pėr therandasit, ishte mė sė e domosdoshme, si pėr zhvillimin e ekonomisė, ashtu edhe pėr ngritjen e standardit, megjithatė duhej qė sipas planit urbanistik tė ndėrtohej nė anėn veriperėndimore tė qytetit. Lidhur me ndėrtimin e objekteve industriale, projektuesit duhej tė merrnin shembull prej Prizrenit, nė tė cilėn fabrikat ishin ndėrtuar shumė kohė mė parė jashtė qytetit. Pėrkundėr rritės sė Prizrenit, fabrikat ende gjenden larg qytetit, krahasuar me fabrikėn e gomės dhe bodrumin e verės qė sot gjenden mu nė qendėr tė qytetit. Tekembramja, fabrika mund ndėrtohej kudo tjetėr, dhe kurrsesi brenda nė mushkėritė e qytetit.



DAMARĖT E QYTETIT

Nė mes tė qytetit tė Therandės ėshtė ndėrtuar Bodrumi Verės, nė vend se tė ndėrtohej nė plantacionin e vreshtave tė Shirokės, atje ku tani ndodhet njė fabrikė e metaleve dhe pijeve joalkoolike. Prandaj derisa nė anėn lindore tė qytetit kundėrmon era e verės sė bodrumit, nė anėn jugperėndimore kundėrmon era kimike e gomės sė fabrikės “Ballkani”. Pėrveē kėsaj, sa mė afėr plantacionit tė vreshtave tė Shirokės tė ishte ndėrtuar Bodrumi i Verės, aq mė pak automjete transportuese do tė qarkullonin nė rrugėn qendrore tė qytetit. Si pėrfundim i kėsaj rrjedh se qyteti nuk do tė ngarkohej me automjete, qė njėkohėsisht do tė ndikonte nė ruajtjen e pastėrtisė sė qytetit dhe nė mbrojtjen e mjedisit jetėsor; do tė pėrfitonte kohė dhe do tė kursente karburant.
Menjėherė pas inaugurimit tė Industrisė Kimike tė Gomės “Ballkani” nė vitin 1963, nė mes tė qytetit, nė udhėkryqin e vetėm dhe kryesor, u ngrit njė ndėrtesė shumėkatėshe banimi. Padyshim se ishte njė ndėrtim i egėr, me anėn e sė cilės mbyllėn pėrgjithmonė damarin e rrugės nė drejtim tė Rahovecit. Prandaj edhe kjo ndėrtesė mund tė ndėrtohej kudo anekėnd qytetit dhe jo pikėrisht nė udhėkryqin e vjetėr dhe tradicional tė Therandės. Mbyllja e rrugės nė drejtim tė Rahovecit e dėmtoi dukshėm qytetin si nė aspektin ekonomik dhe arkitektonik, ashtu edhe nė aspektin psikologjik. Jo vetėm si rrugė qė lidhte fshatrat nė drejtim tė Rahovecit dhe Krushės buzė Drinit, por edhe si pjesė e rėndėsishme e qendrės zejtare. Duhet pasur parasysh se fshatrat qė shtrihen nė pellgun e Drinit prej Reshtanit der nė Piranė ishin kultivues dhe furnizues kryesorė nė komunėn e Therandės. Dikur nė rrugėn e gjerė ”Ramiz Sadiku”, qė pėr nga madhėsia ishte e dyta pas rrugės kryesore nė drejtim tė Prizrenit, qarkullonin njerėzit, karrocat dhe makinat. Po tė mos ngrihej kjo ndėrtesė e dhunshme, rruga do tė kishte pamjen e ngjashme dhe piktoreske, siē ėshtė “Qafa e Pazarit” nė Prizren. Nė rrugėn e vjetėr ”Ramiz Sadiku”, tė shtruar me kalldrėm, kalonin qytetarėt qė merrnin ujė tė pijshėm nė ēezmė dhe ndodhej nė kėndin e udhėkryqit. Dikur duke zbritur rrugės tatėpjetė shiheshin pemėt dhe ēatitė e shtėpive matanė rrugės dhe lumit, qė soseshin nė drejtim tė shpatit tė malit.
Pėrveē kėsaj, derisa shitoret nė rrugėn kryesore pėrmbyteshin gjatė shirave tė rrėmbyeshme, shitoret qė gjendeshin nė rrugėn e epėrme ”Ramiz Sadiku” nuk rrezikoheshin fare nga vėrshimi. Prandaj edhe sot, qė nga shtėpia e kulturės deri te qendra zejtare nuk ka asnjė rrugė dhe urė kaluese qė lidhet me pjesėn veriperėndimore tė qytetit. Nė mėnyrė qė nxėnėsit tė mos detyrohen tė kalojnė nėpėr rrugica me dredha dhe tė ngushta, duhet qė sipas planit urbanistik tė rihapet rruga e vjetėr tradicionale Ramiz Sadiku prej qendrės sė qytetit nė drejtim tė gjimnazit “Skėnder Luarasi”. Rrėnimi i ndėrtesės sė dhunshme nė udhėkryqin qendror, qytetit do t’ia shtonte gjallėrinė. Pasojat e mbylljes sė rrugės qendrore janė mė tė mėdha se shkatėrrimi i ndėrtesės, qė dikur u ngrit pėr inat tė popullit shqiptar. Kjo rrugė mund tė bėhet njė shėtitore e bukur pėr rininė therandase, nė tė cilėn ėshtė e pėrshtatshme tė ndėrtohet Biblioteka Komunale pėr shkak se nuk rrezikohet nga vėrshimi i lumit gjatė shirave tė furishme dhe nuk ka lagėshti. Gjithashtu kėmbėsoret e dyanshme tė urės qendrore janė tė ngushta pėr banorėt e qytetit, prandaj pėr shkak tė zhvillimit urbanistik tė qytetit duhet zgjeruar.
Shumė fshatra nė drejtim tė Rahovecit dhe Krushės mbetėn tė izoluara, fshatrat ku mė sė shumti prodhohej rrushi dhe zarzavatet, qė njėherit bėnin tregti nė tė gjitha qytetet e Kosovės. Prandaj pėr ditėn e tregut nė Therandė, fshatarėt, detyroheshin tė kalonin nėpėr rrugė tė kėqija dhe nėpėr lumė. Dihet qė tregtia mė e madhe e fshatarėve tė rrethinės sė Therandės ėshtė bėrė krahas si nė Prizren, ashtu edhe nė Rahovec. Fshatarėt silleshin si tė kalamendur pėr tė gjetur shtegun nė drejtim tė qendrės tregtare; detyroheshin tė pyetnin therandasit se si mund tė hyjnė me karrocėn e tyre nė qytet. U gjymtua qendra e vjetėr zejtare, dhe njė kohė tė gjatė komunikacioni nė mes tė Therandės dhe Rahovecit u ndėrpre, ashtu siē ishin ndėrprerė marrėdhėniet e Jugosllavisė shoviniste me Shqiperinė amė. Gjithashtu me ndėrtimin serik tė banesave dhe vendoreve afariste, prej Ndėrmarrjes Hoteliere “Kristali” deri te bodrumi i verės, u mbyll rruga, e cila ishte e pėrshtatshme pėr qarkullimin e njerėzve. Padyshim qė edhe kjo rrugė tradicionale u mbyll nga ana e burokracisė sė atėhershme nė pushtet, me qėllim tė izolimit tė lagjes sė madhe Berishė. Ka shenja se ndėrtesat serike mbi pjesėn lindore tė qytetit janė ndėrtuar si fasadė pėr tė fshehur pamjen e shėmtuar tė shtėpive pėrdhese tė therandasve tė varfėr. Shkurt, pėr t’u krekosur me panoramėn e rrejshme tė qytetit. Kjo nuk mund tė quhet ndryshe, pos hipokrizi e burokracisė shqiptare nė pushtet, qė do tė thotė se udhėheqėsit e pagdhendur kishin zbritur prej fshatrave, dhe qytetit autokton ia zėnin frymėn. Prandaj sot nuk ka asnjė alternativė tjetėr, pėrveē shkatėrrimit tė ndėrtesės pėr rihapjen e rrugės “Emin Duraku” nė mėnyrė qė qytetarėt tė mos detyrohen tė kalojnė nėpėr deriēka provokuese, tė cilat ndodhen nė mes ndėrtesave. Rihapja e rrugės nė drejtim tė Peēanit do t’ia kthente frymėmarrjen mbarė qytetit. Nėse burokracia nuk donte tė shtronte dhe tė ndriēonte rrugėn ”Emin Duraku”, ajo sė paku nuk duhej tė gjymtonte kėtė pjesė jetike tė qytetit.
Stihisė sė ndėrtimit tė egėr i ėshtė shtuar edhe ndėrtimi i fundit i ndėrtesės afariste pranė hotelit “Kristali”, qė si njė shkėmb pa trajtė ka zėnė vendin mė tė bukur nė qendėr tė qytetit. Dukuri e shėmtuar, po aq edhe e rrezikshme, sidomos pėr fėmijėt, ėshtė se objekti nė fjalė ka shkallė tė jashtme pasive, qė kurrė nuk kanė vepruar pėr konsumatorėt. Me materialin e shkallėve me shtylla e me tarracė prej betonarmeje, mund tė ndėrtoheshin dy ura nė qytet. Pėrveē kėsaj, objekti afarist duhej tė ishte i pėrshtatshėm nė tė dy anėt e rrugės, nė mėnyrė qė edhe pjesa veriore tė jetė e pashme dhe vepruese. Prandaj sabotuesit rreth planit urbanistik me objekte parazitare qė e dėmtonin qendrėn e qytetit duhet tė dėnohen nga ana e popullit. Ka tė tillė qė kritikėn ndaj planit urbanistik do ta marrin pėr ironi, megjithėse duhet marrė me seriozitet, sepse ndėrtimi i njė qyteti tė bukur, njėkohėsisht do tė thotė ndėrtim i jetės sė re. Qyteti i bukur krijon shijen estetike tek fėmijėt dhe rinia e vendit. Prandaj nė tė ardhmen lipset qė qyteti tė ndėrtohet sipas urbanizmit bashkėkohor shqiptar, nė mėnyrė qė rrugėt pėr automjete, pėr kėmbėsorė dhe pėr ēiklistė tė bėhen mė tė pėrshtatshėm. Rrugėt e komunikacionit duhet tė ndėrtohen nė atė mėnyrė qė tek banorėt, kryesisht fėmijėt, tė mos krijohet ndjenja e frikės gjatė lėvizjes nė qytet.
Kėtu vlen tė pėrmendet edhe rezistenca e qytetarėve tė Therandės, tė cilėt nė vitin 1929 kundėrshtuan ndėrtimin me dhunė tė kishės ortodokse serbe nė qendėr tė qytetit, ku tani ndodhet njė shtėpi afariste. Pleqtė e Therandės tregojnė se menjėherė pas vendosjes sė disa familjeve ardhacake serbe, mbretėria serbe kėrkoi tė ngrihet njė kishė ortodokse pėrballė xhamisė. Qėllimi i kolonistėve serbė ishte qė me anėn e kishės sė tyre ortodokse tė provokonte dhe tė fyente moralin e qytetarėve shqiptar. Ndonėse quhej kishė ortodokse, megjithatė veprimi i tyre ishte kolonizimi i Kosovės me serbė krahas ndjekjes sė shqiptarėve pėr Turqi. Prandaj duke iu falėnderuar rezistencės popullore tė banorėve therandas, kisha ortodokse serbe u ndėrtua nė lindje tė qytetit. Me kalimin e kohės, reaksioni serb, sipas gėnjeshtrės sė tyre tradicionale, u mor edhe me teprimin e kishės sė tyre kolonizuese sllavortodokse, kinse ėshtė ndėrtuar pesė shekuj mė parė.
Gjatė ndėrtimit tė objekteve tregtare dhe industriale vazhdimisht janė bėrė sabotime, nė mėnyrė qė sa mė shumė tė shkatėrrohen bukuritė natyrore tė Kosovės. Dihet qė pushtuesi i huaj ėshtė barbar qė shfrytėzon dhe jo tė zbukurojė vendin. Janė bėrė sabotime nė mėnyrė qė sa mė shumė tė shkatėrrohet toka pjellore e bukės. Zinxhiri i dhunimit tė mjedisit natyror nis qysh nė vitet e gjashtėdhjeta me ndėrrimin e shtratit tė lumit Toplluh. Atėherė u gėrrye njė sipėrfaqe bukur e madhe e tokės skaj lumit, kryesisht arat e fisit Elshan. Megjithatė edhe pse shtrati i lumit u ndėrrua, prapėseprapė lumi kaloi nė shtratin e tij tė vjetėr. Prandaj pėr udhėheqėsinė teknokratike tė komunės nuk ishin me rėndėsi shpenzimet e mjeteve qė derdheshin kot, meqė qėllimi i tyre ishte qė sa mė shumė tė shkatėrrohet mjedisi shqiptar, si dhe tė njolloset tradita e ndėrtimit tė qytetit krahas torturimit psikik tė popullit.
Bashkėngjitje e kėtij torturimi psikologjik tė banorėve ishte edhe ndėrrimi bukur i shpeshtė i vendit tė pazarit tė mallrave si dhe pazari i bagėtisė. Kryesisht mundoheshin fshatarėt, tė cilėt ishin tė pa lajmėruar mbi bartjen e tregut nė vende tė ndryshme tė qytetit, prandaj detyroheshin qė me plaēkat e tyre nė krah tė gjenin vendin e ricaktuar tė tregut. Tregu mė i papėrshtatshėm ka qenė dikur nė qendėr tė qytetit, ku edhe pengohej komunikacioni rrugor Prizren - Prishtinė dhe Prizren - Shkup, derisa mė nė fund u vendos pranė objektit tė pylltarisė, rrėzė shpatit Nisar.
Nėse ndonjė qytet i Kosovės ka nevojė pėr kallauz pėr gjetjen e objekteve tė duhura, Theranda nuk ka nevojė, sepse tė gjitha institucionet prej udhėkryqit tė Reēanit deri tek Shiroka ndodhen nė shėtitoren e qytetit. Nė kėtė rrugė kryesore (veri-jug) qė lidhė dy qendra tė mėdha tė Kosovės Prizrenin me Prishtinėn dhe Ferizajin nė drejtim tė Shkupit gjenden: Stacioni i policisė, Stacioni veterinar, Stacioni i autobusėve, pompa e benzinės, Kuvendi Komunal dhe Gjykata Komunale, Posta, Ndėrmarrja Hoteliere "Kristali", Shtėpia e mallrave, xhamia, ambulanca, shkolla fillore, Qendra e Shkollave tė Mesme, Shtėpia e Kulturės me Bibliotekėn Popullore dhe nė fund gjiganti i Industrisė sė Gomės "Ballkani", pa pėrmendur serrat e "Damperit", fabrikėn e metaleve "Seko" dhe fabrikėn e pijeve joalkoolike "Shweppss" qė gjenden nė rrafshnaltėn e Shirokės. Pėrveē kėtyre qė u pėrmendėn, ndėrtimtarėt kanė qenė aq fanatikė saqė tė gjitha banesat shoqėrore dhe shitoret i kanė ndėrtuar nė tė njėjtėn rrugė. Ēudi sesi arkitektėt nuk kishin marrė shembull prej strukturės sė ndėrtimit tė banesave shoqėrore nė qytetet e Sllovenisė, tė cilat i ndėrtonin kryesisht muratorėt e zotė shqiptarė.

marrė nga libri "Theranda ime"
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Filloi ndėrtimi i Fakultetit tė Edukimit nė Prishtinė (2008-12-11 13:48:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fillon ndėrtimin e Nėnstacionit 400/110 kV Peja, i cili do tė mundėsojė pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe industrial tė pjesės perėndimore dhe qendrore tė Kosovės (2008-11-07 07:45:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ndėrtimi i Sheshit “Artim Jashari” (2008-10-31 05:48:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt pengojnė ndėrtimin e ujėsjellėsit nė veri tė Mitrovicės (2008-07-27 01:40:20 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Filloi ndėrtimi i Parkut teknologjik nė Shtime “Teknopolis”, ku do mtė punėsohen 700 persona (2008-04-12 16:22:05 nga admin4)
[ Opinione ] Maqedonia gati pėr ndėrtimin e njė kishe ortodokse nė qendėr tė Shkupit (2008-02-02 05:04:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia megjithatė do tė rifillojė ndėrtimin e bazės ushtarake Cepotin (2007-09-10 12:52:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bush nėnshkroi ligjin pėr ndėrtimin e murit rrethues nė kufirin SHBA-Meksikė. (2006-10-26 20:23:31 nga Arben Dervina)
[ Opinione ] FUNKSIONIMI I SHTETIT JURIDIK E MUNDĖSON HAPJEN E „DOSJEVE“ (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster