| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Mediat botėrore, Shqipėria tronditet: Hiroshima jonė |
| Postuar mė datėn: 2008-03-17 04:55:51 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mediat boterore me ne ze i kane kushtuar vemendje te madhe ngjarjes te rende ne Shqiperi. Duke e cilesuar ngjarjen nje tragjedi, mediat kane hapur edicionet kryesore te lajmeve me pamje rrenqethese nga Gerdeci i shkaterruar dhe nxjerrjen e viktimave nga rrenojat
|
|
Shqipėria tronditet: Hiroshima jonė. Titulli i djeshėm i Gazeta Shqiptare ėshtė pėrdorur dje nga gazeta prestigjioze italiane Corriere della sera. Pėrmes kėtij titulli e ka nisur raportimin e kėsaj ngjarjeje tė rėndė Corriere, ndėrsa saktėsonte nė nėntituj se qindra njerėz vullnetarė po japin gjak, dhe tė paktėn 9 persona tė vdekur dhe 10 tė zhdukur janė shpallur pas shpėrthimit qė ndodhi nė njė depo armėsh. E pėrditshmja italiane e ka cilėsuar ngjarjen, njė tragjedi qė ndodhi tė shtunėn nė mesditė nė dyert e Tiranės, ku njė mega-shpėrthim i ndodhur nė njė depozitė armėsh ka provokuar tė vdekur dhe tė plagosur.
Nė tė gjithė cepat e globit, lajmi i rėndė dhe fotot e tragjedisė kanė bėrė brenda dy ditėsh xhiron e botės. Ngjarja e rėndė e ndodhur nė Gėrdec, ka hapur edicionet kryesore tė lajmeve nė mbarė botėn. BBC i vuri theksin faktit se shpėrthimi ėshtė ndjerė deri nė Maqedoni, ndėrkohė qė nuk dihet ende shkaku i shpėrthimit. Sipas Euro News, Shqipėria po pėrpiqet tė zhdukė municionin e vjetruar dhe tė modernizojė forcat e armatosura, nė pėrpjekje pėr tu anėtarėsuar nė NATO. Mė tej Euro News shpjegon ngjarjen, ndėrsa thekson se mė shumė se 100 njerėz po punonin nė vend dhe disa prej tyre ende mungojnė. Shpėrthimi filloi ndėrsa punėtorėt po pėrgatiteshin pėr tė shkatėrruar njė masė municioni tė vjetėr. Dėshmitarėt thonė se njė shpėrthim i vogėl kaloi nė njė reaksion zinxhir, qė ēoi nė shpėrthime tė tjera tė fuqishme. CNN shkruante dje se nga shpėrthimi janė shkatėrruar shtėpitė pėrreth, ndėrkohė qė citonte kryeministrin Berisha, i cili deklaronte se i trembej rritjes sė numrit tė viktimave.
Nė La Republica shkruhej se tė paktėn 4.000 njerėz janė evakuuar dhe autoritetet nuk lejojnė as familjarėt tė afrohen dhe tė hyjnė nė lokalitetin ku ndodhi shpėrthimi. Kjo pėr shkak tė rrezikut ende tė pranishėm nga municionet e pashpėrthyera, tė cilat janė pėrhapur nė njė reze rreth 4 kilometra. Brenda depozitės sė armatimit nė momentin qė shpėrtheu depoja, ndodheshin tė paktėn 3000 ton municion. Aty punonin gra dhe tė rinj tė moshės 18-19 vjeē, pa asnjė eksperiencė nė kėtė punė....
Ndėrsa agjencia e lajmeve The Associated Press, pas titullit Depo municioni shpėrthen nė Shqipėri, shkruan se: Shpėrthimi ndodhi tė shtunėn dhe vijoi deri tė dielėn nė mėngjes. Skuadrat e shpėtimit gjetėn tre trupa pranė depove dhe trupi i njė gruaje u gjet pranė njė shtėpie tė dielėn. Ushtarėt amerikanė po ndihmojnė nė mbėshtetje tė grupeve tė shpėtimit; pritet qė kėtyre operacioneve tu bashkėngjiten dhe trupat daneze dhe norvegjeze.
Nė informacionet e pėrcjella nga mediat e huaja rreth kėsaj ngjarjeje tė rėndė, ka pasur dhe pavėrtetėsi dhe kundėrshti faktesh. Sidoqoftė, informimi mbi kėtė ndodhi tė rėndė ka shėrbyer pėr tė tėrhequr vėmendjen e gjithė botės, pėr shumė prej tė cilėve pėrcjell habi ekzistenca e kėtyre armatimeve e municioneve tė vjetra gjysmėshekullore, tė cilat kanė shkaktuar tragjedinė e Gėrdecit.
GazetaShqiptare
17.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|