| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MOORE: DUKE VEPRUAR NJĖANSHĖM KOSOVARĖT DO RREZIKONIN TĖ HUMBIN MBĖSHTETJEN E JASHTME |
| Postuar mė datėn: 2007-06-04 01:55:15 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pas takimit tė ministrave tė jashtėm tė vendeve tė G-8, Marti Ahtisaari ka deklaruar..."Mendoj se Kosova ėshtė duke shkuar drejt pavarėsisė. Opcionet janė fare tė thjeshta njė zgjidhje e organizuar ose njė tjetėr kaotike". Ē'farė implikimesh mund tė ketė pavarėsia kaotike?
|
|
Pavarėsia kaotike do tė ishte shpallja unilaterale e pavarėsisė pa miratim ndėrkombėtar, qė do tė dobėsonte pozicionin e kosovarėve, sepse nė kėtė fazė dhe duke vepruar njėanshėm ata do tė rrezikonin tė humbasin mbėshtetjen e jashtme. Rrjedhimisht do tė kisha sugjeruar qė kosovarėt tė presin sinjalin e Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nėse Rusia paraparkisht bėnė obstruksion. Personalisht besoj se Rusia do t'u bėjė obstruksion gjėrave nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, ndėrsa udhėheqjen do ta marrin Shtetet e Bashkuara me siguri bashk me Britaninė e Madhe dhe sipas tė gjitha gjasave me disa vende tjera tė Bashkimit Evropian pėr tė njohur shtetin e ri. Por, shteti i ri para se tė shpallė pavarėsinė duhet tė pretė arritjen e disa aranzhmaneve me amerikanėt. Kosovarėt kanė kaluar rrugė tė gjatė dhe nuk duhet tė zbehin gjasat e tyre duke rėnė nė provokimet e Moskės dhe Beogradit. Ata, pra Moska dhe Beogradi, janė duke pritur qė kosovarėt tė bėjnė diē qė do tė dėmtonte imazhin e tyre nė Perendim.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Diplomatėt perendimor pohojnė se veprimet e Moskės janė pjesė e njė loje politike mė tė gjėrė me Perendimin...?
PATRICK MOORE Po, kjo mund tė jetė, por nuk jam krejt i sigurtė se pėr ēfarė bėhet fjalė. Nėse ata mendojnė se bashkėpunimin nė rastin e Kosovės mund ta kėmbejn me premtimin e vendeve perendimore qė pėr shembull Gjeorgjia tė mos pranohet nė rradhėt e NATO-s, kjo nuk ėshtė punė e qėlluar, sepse nuk mund ta marrė me mend qė Shtete e Bashkuara tė bėjnė njė ujdi tė tillė tė drejtuar kundėr qeverisė demokratike tė Gjeorgjisė mike. Rrjedhimisht kjo lojė shahu mund tė jetė e krisur nėse vėshtrohet madje edhe nga kėndi i interesave ruse. Presidenti Bush dhe sekretarja e shtetit Rajs nga fillimi kanė vėshtruar me simpati nga Putini dhe Rusia e tij, por fushata e presidentit rus e filluar nė Mynih, nė shkurt tė kėtij viti, me fjalimin e tij agresiv, ditėve tė fundit madje ėshtė ashpėrsuar. Gabim edhe mė tė madh Rusia ka bėrė nė raportet me Bashkimin Evropian. Kryesimi i BE-sė gjatė kėtyre gjashtė muajve i takonte Gjermanisė dhe ministria e jashtme e Gjermanisė ishte dhe ende ėshtė nėn kontrrollin e Partisė Socialdemokrate (SPD), qė sipas tė gjitha gjasave ėshtė partia mė pro ruse nė Evropėn perendimore. Prijėsit e kėsaj partie mezi kanė pritur rastin qė tė bėjnė njėfarė harmonizimi tė interesave tė Bashkimit Evropian me ato tė Rusisė mbi baza afatgjata. Por, veprimet agresive tė Rusisė kėtė e kanė bėrė tė pa mundur. Nė kėtė mėnyrė Rusia ka humbur rastin qė tė pėrvetėsoj BE ose sėpaku njė pjesė tė saj. Ėshtė dilemė pėrse kanė vepruar kėshtu?
NTERVISTOI: MELAZIM KOCI
2 Qershor 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|