DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Agolli: "Pavarėsia e Kosovės, njė parahap pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare"
Postuar mė datėn: 2008-02-26 15:14:27 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Vlerėsimet e shkrimtarit tė njohur pėr paktin pozitė-opozitė, qeverinė e Berishės, turin e Ramės dhe tėrheqjen e Nanos

Agolli: Gabimet e politikės sonė

"Pavarėsia e Kosovės, njė parahap pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare"

Bisedat me tė i bėn gjithnjė aty, ulur nė kolltukun bri tavolinės sė rrumbullakėt e tė drunjtė, nga ku teksa ai flet ti mund tė shohėsh atė sallon tė mbushur me piktura. Portreti i tij nuk ka ndryshuar shumė nė vite. Njė kostum elegant dhe cigarja gjithnjė nė duar. Nė kėto ditė disi tė ftohta shkurti, njė nga bisedat qė ėshtė konsumuar aq shumė nė kėtė tavolinė ėshtė Kosova. Ndėrsa biseda nis me librin e tij botuar gati njė vit mė parė, "Zhurmat e erėrave tė dikurshme", ku ka njė mori tregimesh tė shkruara gjatė viteve ‘60-tė, fytyra e shkrimtarit nuk e fsheh atė tis gėzimi teksa kujton atė ēfarė ndodhi vetėm katėr ditė mė parė me Kosovėn. Nė kėtė apartament qė dikur ka qenė disi mė i thjeshtė ka pritur dhe pėrcjellė dhjetėra intelektualė nga ana tjetėr e kufirit. Nė kėtė tryezė ka kthyer ndonjė gotė dhe kanė folur pėr ėndrrat qė kanė mbartur me vite tė parėt e tyre me Azem Shkelin dhe Ali Podrimėn, dy nga poetėt mė tė njohur tė Kosovės. "Kanė fjetur njė javė nė shtėpinė tonė", thotė Sadija, gruaja e shkrimtarit, qė ashtu si ai, nuk e fsheh dot lumturinė e lajmit pėr Kosovėn e pavarur.

Pėr Kosovėn nė familjen Agolli mund tė dėgjosh dhjetėra histori. Ky ēift bashkėshortėsh flet me dashuri pėr ēdo lajm qė vjen nga ana tjetėr e kufirit. "Kam pasur frikė se mos vdes pa e parė Kosovėn e lirė", thotė Agolli.

Shkrimtari i madh Dritero Agolli

Nė njė intervistė mė poshtė, njė nga personazhet mė tė njohur tė letėrsisė shqipe bėn njė vėshtrim mbi situatėn politike nė vend dhe pėr Kosovėn...

Si e vlerėsoni klimėn e fundit politike nė vend nė prag tė Samitit tė Bukureshtit, ku Shqipėria pret tė marrė ftesėn pėr nė NATO? Ku pėr hir tė kėsaj ftese edhe forcat politike nė vend kanė gjetur njė frymė konsensusi?

Mendoj se ky afrim mes forcave politike nė vend vjen si rrjedhojė edhe i politikės ndėrkombėtare. Shumė vėrejtje ka pasur nga ndėrkombėtarėt pėr acarimet e shpeshta tė klimės politike nė Shqipėri. Por jo vetėm ndėrkombėtarėt, por edhe vetė populli, qoftė edhe nga ajo ēfarė pėrcjellin mediat, ėshtė tepėr i acaruar kur shikon qė politika qė e drejton ėshtė shndėrruar nė njė bajonetė. Prandaj, duke parė kėtė mėnyrė sesi funksiononte politika dhe presionet ndėrkombėtare, palėt janė zbutur disi dhe kemi njė politikė mė logjike, ndryshe nga ēka qenė, mė emotive.
Politika e partive tona ka qenė gjithnjė e udhėhequr nga njė frymė emotive. Por zbutja e toneve vjen dhe nga fakti se integrimi nė NATO ėshtė njė ēėshtje e madhe kombėtare dhe i pėrket gjithė vendit e jo njė partie a dy. Futja e vendit nė Bashkimin Evropian, apo nė NATO, nuk mund tė jetė pronė e njė partie apo e njė tjetėr force politike, por njė interes i madh pėr tė gjithė vendit, ēka do ta bėnte mė tė lehtė integrimin shoqėror e politik tė Shqipėrisė. Por ky afrim mes dy forcave tė mėdha politike ka sjellė nė njė farė mėnyre dhe njė dėshpėrim nė partitė e vogla. Kėto tė fundit mendojnė se mes tyre mund tė ketė ndonjė kompromis dhe i ngacmojnė duke menduar se ky ėshtė njė rezultat kundėr tyre. Kjo gjė shihet edhe tani, ku ėshtė duke u diskutuar ligji pėr reformėn zgjedhore, apo sa duhet tė jetė pragu zgjedhor pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kėto diskutime kanė nxjerrė nė pah mendime tė ndryshme nga kėto parti, ku ato mė tė voglat janė nė njė gjendje tė trembur se mos rritet shumė pragu dhe doemos kjo e ashpėrson pak dhe klimėn politike nė vend. Por mendoj se ėshtė diēka shumė pozitive zbutja e klimės politike, pasi krijon njė urė komunikimi qė e bėn mė tė lehtė gjendjen. Megjithatė duhet ta pranojmė se ne jemi njerėz qė rrėmbehemi shumė. Mjafton tė shohėsh seancat nė Parlamentin tonė, ku ata qė janė aty dhe qė duhet tė luajnė njė rol tė madh nė zhvillimin e shoqėrisė flasin sikur tė jenė fėmijė. Kjo ėshtė njė klimė jashtė zbutjes.

Le tė flasim pak pėr Kuvendin, ku ashtu siē ju u shprehėt, ėshtė kthyer nė njė arenė batutash. Sipas jush, cili duhet tė jetė roli i kėtij institucioni?

Kuvendi nė tė gjitha vendet duhet tė jetė njė shkollė pėr ata qė e dėgjojnė. Ata qė pėrfaqėsojnė popullin aty duhet tė japin shembullin e mė tė mirėve, qė tė tjerėt kur t‘i dėgjojnė t‘u heqin kapelėn, apo tė pėrcjellin ndershmėri e kulturė.
Edhe nxehjet mes palėve qė provokojnė batuta duhet tė jenė mė tė bukura ose mė tė gjetura. Kritikat duhet tė jenė tė gjetura, tė mbartin dhe kapacitetin e atyre qė i bėjnė ato. Mund t‘u jap dy shembuj sesi mund tė kalohen me zgjuarsi situata qė provokojnė acarime gati-gati banale, siē ndodh nė Kuvendin tonė.
Njė nga kryeministrat e Anglisė, nuk mė kujtohet emri (por kjo ngjarje ėshtė diku nga vitet ‘30-tė), rridhte nga njė familje e varfėr. I ati i tij kishte qenė karrocier dhe me gomar e kishte pasur karrocėn. Dhe nė Parlament, pėr ta kritikuar u ngrit njėri dhe i tha : "Ku e ke atė karrocėn"? Dhe Kryeministri me elegancė iu pėrgjigj: "Nuk e di ku ėshtė ajo karroca ime, por gomerėt kėtu janė".
Ja me kaq mund tė jetė njė pėrgjigje e thjeshtė pėr tė eliminuar shprehjet e tepėrta qė nuk duhet tė jenė nė fjalorin e njerėzve qė duhet tė pėrcjellin kulturė.
Nė njė mbledhje ndėrkombėtare, njė ministėr i Jashtėm i Luksemburgut sulmoi njė shtet tė madh tė asaj periudhe. Dhe u ngrit pėrfaqėsuesi i kėtij shteti tė madh pasi e dėgjoi dhe tha: "More ēfarė t‘i bėj kėtij Luksemburgut, se ky do tė na dėrrmojė fare, se me Amerikėn e gjejmė njė gjuhė, por ky ėshtė fare i tmerrshėm". Kaq qe pėrgjigjja e tij. Domethėnė duhet tė ketė mėnyra sesi tė shprehet edhe humori, por edhe vėnia pėrpara pėr ta bėrė tjetrin qesharak, por jo me replika tepėr banale...

Si e shihni pozicionin qė e majta shqiptare po mban nė kushtet e opozitės? A ėshtė duke bėrė opozitėn e duhur?

Mendoj se e majta po bėn opozitėn e duhur dhe po e bėn shumė mirė. Me iniciativat e saj tė fundit ajo po i tregon mazhorancės sesi duhet tė lidhet me popullin. E majta ėshtė duke hyrė thellė te njerėzit dhe po bisedon me ta, po qan hallet me kėta njerėz, duke njohur mė mirė problemet e tyre. Filozofia e sė majtės ėshtė tė mos qėndrojnė brenda mureve tė zyrės, por tė shkojnė nėpėr rrethe e fshatra dhe tė shohin gjendjen nė tė cilėn jetojnė njerėzit. Kėtė gjė opozita ia thotė edhe ministrave, tė mos rrinė nė zyra, por tė shohin se ēfarė ndodh nė popull. Pėr kėtė gjė e majta po bėn njė punė tė madhe. Dhe vetė argumentet qė nxjerr janė tė besueshme. Nuk thotė argumente thjesht propagandistike, por me fakte tė caktuara, tepėr reale dhe jo tė trilluara.
Me kritikat qė bėjnė ata, janė tė vėrtetė. Ndoshta ndonjėherė opozita ngre dhe zėrin mė tepėr seē duhet, por kjo ėshtė detyra e saj. Kėshtu, nga kjo anė, mendoj se opozita ėshtė duke bėrė njė pėrpjekje dhe njė luftė tė drejtė pėr ecjen e Shqipėrisė pėrpara.
Duke iu referuar dhe kreut tė opozitės, ai thotė se kjo pėrpjekje e tyre pėr tė thėnė tė vėrtetėn nuk ėshtė vetėm pėr ta, por pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht se kush do t‘i fitojė kėto zgjedhje. Ajo ēfarė ėshtė e rėndėsishme dhe qė shihet ėshtė se kjo gjendje e vėshtirė ekonomike, varfėria qė ekziston kudo, duhet tė ndryshojė. Duhet tė mendohet dhe tė gjenden rrugėt qė populli tė ecė pėrpara. Duket sikur e gjithė vėmendja jonė ėshtė pėrqendruar tek integrimi i vendit nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Nuk them se aderimi nė kėto dy organizata tė rėndėsishme nuk ėshtė i rėndėsishėm pėr njė vend si Shqipėria, por ajo ēfarė duhet tė bėjmė para se tė kėrkojmė tė jemi pjesė e tyre ėshtė tė ngremė mirėqenien tonė. Duhet tė rritet niveli i mirėqenies ekonomike, tė gjenden mėnyra pėr tė zbutur varfėrinė, e cila ėshtė kthyer nė njė problem pėr qytetarėt. Sigurisht qė ėshtė diēka e madhe qė vendi tė hyjė nė NATO, por nuk duhet tė jetė qėllim nė vetvete. Ēfarė vlere do tė kishte tė ishe pjesė e NATO-s dhe vendi tė vazhdonte tė ishte i varfėr?

Si e keni pritur afrimin e fundit mes kreut tė opozitės, Edi Rama, dhe Kryeministrit Sali Berisha?

Nuk mendoj se ėshtė njė miqėsi pėrqafimesh pėr gjėra se "ēfarė thua ti zoti Zv. kryeministėr, do t‘i bėjmė ne". Mendoj se ėshtė njė afrim pėr tė gjetur njė rrugėdalje nga kjo situatė qė po jeton vendi. Edhe nė kohė lufte shtetet kanė dėrguar misionarėt e tyre pėr tė bėrė paqe, pėr tė gjetur njė zgjedhje. Pastaj shqiptarė jemi dhe duhet tė komunikojmė. Nėse nuk do tė kishte komunikim mes opozitės dhe mazhorancės, atėherė nuk do tė kishte opozitė. Opozita nė njė farė mėnyre ėshtė redaktorja e mazhorancės. Ashtu siē mund tė jem unė redaktor i njė libri, ku duke e redaktuar unė bėj oponencė. Ky duhet tė jetė dhe roli i opozitės. Pasi deri tani kanė qenė majė pėr majė, bajonetė pėr bajonetė. Por duhet tė zbutet klima politike, nė mėnyrė qė njerėzit tė gjejnė njė rrugėdalje. Si mund tė dalim nga kjo varfėri pa komunikim? Nuk e di sa pėr qind e njerėzve vazhdojnė tė jenė tė papunė. Gjithė ato premtime qė janė dhėnė se do tė bėjmė punėsime dhe ende asgjė. E gjithė kjo krizė qė po jeton shoqėria, siē janė edhe vetėvrasjet qė po ndodhin kohėt e fundit, janė njė tregues i gjendjes sė keqe sociale, i varfėrisė, i tensioneve tė ndryshme. E gjithė kjo gjendje e zymtė vepron nė psikologjinė e njerėzve.
Mazhoranca dhe opozita janė enė komunikuese, nuk mund tė jenė kazanė tė veēuar. Ndryshe, pse janė nė Parlament bashkė. Atėherė duhet tė kishte dy parlamente, njė pėr opozitėn dhe njė pėr mazhorancėn.

Mė pak se njė vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare. Cila mendoni se duhet tė jetė strategjia e opozitės nė kėto zgjedhje? Mendoni se opozita duhet tė jetė bashkė nė kėto zgjedhje?

Nė qoftė se bėhet me proporcional, bashkė do tė hyjė pasi tė bėhen zgjedhjet. Me proporcional nuk do tė ketė se unė tė jap ty njė sasi tė proporcionalitetit. Aleancat do tė vijnė pas zgjedhjeve.
Ajo ēfarė opozita mund tė bėjė nė kėto zgjedhje ėshtė tė bėhet mė kėrkuese, mė e ashpėr. Tė ketė mė shumė argumente, fakte. Mendoj se dhe kjo fushatė qė po bėn tashmė PS nėpėr rrethe ėshtė njė test parazgjedhor qė do t‘i vlejė nė zgjedhje. Pasi po shkon aty ku janė me tė vėrtetė problemet, po shkon krahinė mė krahinė, fshat mė fshat, dhe nga kėto udhėtime po pėrfton njė njohje tė thellė tė realiteti ku ėshtė vendi. Dhe ky realitet duhet tė vihet pėrballė mazhorancės, kundėrshtarit tė saj politik nė kohė zgjedhjesh.

Si e shihni tėrheqjen nga skena politike tė ish-kryeministrit Fatos Nano dhe lėvizjet e tij pėr t‘u rikthyer sėrish?

Fatos Nano ka njė gabim, pasi po pėrdor tė njėjtat metoda qė ka pėrdorur dikur. Ka dhėnė njėherė dorėheqjen dhe pastaj ka lėvizur pėr tė qenė sėrish nė krye. Kėtė gjė e ka pėrdorur nja dy herė. Kėshtu, nė fillim tė viteve 2000, apo nė fund tė viteve ‘90-tė kur dha dorėheqjen si Kryeministėr dhe si kryetar partie.
Dhe pastaj pas njė viti erdhi sėrish nė krye. Po kėshtu edhe tani. Po pėrdor tė njėjtėn metodė veprimi nė njė luftė politike.
Mund t‘ju sjell shembuj. Napolon Bonaparti pse humbi nė Rusi? Humbi se pėrdori tė njėjtėn mėnyrė lufte qė pėrdori nė Evropė.
Kanė gabuar nė metodė burra shteti tė mėdhenj, jo burra tė vegjėl siē jemi ne. Ose Ēurēilli pėrdori po atė mėnyrė tė luftės kur erdhi paqja dhe dėshtoi. Apo De Goli... Po tė pėrdorėsh tė njėjtėn mėnyrė pėr tė fituar, meqė ke fituar njėherė me kėtė mėnyrė, atėherė dėshton. Fatosi ėshtė burrė i menēur, por kėtė ndoshta e ka harruar nga historia, qė tė njėjtėn gjė s‘mund ta bėsh dy herė. Se ti jep dorėheqjen dhe kujtohesh pastaj qė do ta marrėsh sėrish atė ēfarė ke humbur. Duhet tė presėsh njė kohė tė gjatė qė ta marrėsh e jo menjėherė. Kjo kuptohet se ėshtė njė luftė pėr pushtet.

Si do ta vlerėsonit punėn e Kryeministrit Sali Berisha?

Berisha ėshtė kėmbėngulės e punėtor i madh, kjo s‘mund tė mohohet. Ėshtė dhe kėmbėngulės nė njė drejtim. Te kėmbėngulja gabon. Se kėmbėngul dhe nė gjėra ku s‘duhet tė kėmbėngulė. Problemi ėshtė se ata pėrreth duhet t‘i ketė tė zotit. Makiaveli thotė njė mendim tė menēur. Thotė ka tre lloje udhėheqėsish. Ėshtė vetė i zoti dhe ka dhe tė tjerėt tė zotėt. Dhe kjo ėshtė e para, idealja. Ka udhėheqės qė nuk janė shumė tė zotė vetė, por kanė tė tjerėt shumė tė zotė. Dhe kjo ėshtė sėrish mirė. Por ka dhe udhėheqės qė pyka janė vetė dhe pyka kanė dhe tė tjerėt.
Tashti s‘di ku t‘i fusim kėta tanėt.

Vetėm disa ditė mė parė shqiptarėt jetuan njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e tyre, pavarėsinė e Kosovės. Si do ta vlerėsonit kėtė ditė?

Ėshtė njė ngjarje shumė e madhe, pasi pėr kėtė moment kanė luftuar shumė breza tė Shqipėrisė. Vetėm nė 100-vjeēarin qė shkoi numėrohen gjithė ato sakrifica, gjithė ato mundime e tortura, gjithė ato heroizma. Janė shkruar aq shumė libra e shkrime pėr ēėshtjen e Kosovės, sa mund tė mbulohej gjithė Evropa me ato ē‘janė shkruar. Gjithė territori i Evropės mund tė mbushej me fjalė nėse do t‘i mblidhnim. Dhe ia arritėm kėsaj dite nė sajė tė luftės sė vetė popullit shqiptar tė Kosovės, tė pėrpjekjeve diplomatike tė gjata, por edhe tė vetė luftės me armė qė u bė, lufta e madhe e UĒK-sė. Dhe mė nė fund arriti qė Kosova tė fitojė pavarėsinė dhe tė bėhet njė shtet tjetėr. Tashmė kemi njė Shqipėri me dy shtete.
Nė kėtė moment tė madh pėr shqiptarėt, nė kėtė moment kur mund ta shohim Kosovėn si njė shtet tė pavarur, moment qė e kemi dashur tė gjithė, nuk mund tė rrimė pa kujtuar ata mijėra njerėz, luftėtarė, njerėz tė letėrsisė, qė vdiqėn pa e parė kėtė ditė. Janė shumė njerėz qė mund tė kujtohen si nga ky krah, ashtu edhe nga ai krah. Para dy-tre vitesh vdiq Azem Shkreli, i cili ishte njė luftėtar i ndjeshėm i kėsaj lufte pėr pėrparimin e Kosovės dhe zgjedhjen e ēėshtjes shqiptare. Por kanė vdekur dhe tė tjerė nga krahu jonė. Dhe unė kam pasur frikė se mos vdes pa e parė Kosovėn e lirė. Pėr ata qė jetojnė dhe e prekėn kėtė ėndėrr kjo ėshtė njė lumturi e madhe, e papėrshkrueshme. Pasi ne mundėm tė shohim pragun e zgjedhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare kombėtare, pasi s‘ėshtė zgjedhur akoma pėrfundimisht, por do tė zgjidhet. Me pavarėsinė e Kosovės, Evropa bėri njė autokritikė ndaj vetes, kėrkoi ndjesė pėr gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit e saj, pasi ata e ēuan Kosovėn drejt Serbisė.
Ky moment ėshtė njė gėzim pėr tė gjithė ne. Kanė luftuar pėr kėtė ditė jo vetėm luftėtarėt e UĒK-sė, qė nga Adem Jashari dhe dhjetėra njerėz tė familjes sė tij qė u vranė pėr kėtė ideal, por dhe kėta qė janė ende gjallė, qė mund tė binin dėshmorė, siē ėshtė dhe Kryeministri i tanishėm, Hashim Thaēi, Fatmir Limaj, ish-kryeministrat Ramush Harajdinaj dhe Agim Ēeku etj.
Por nuk mund tė harrohet dhe pėrpjekja paqėsore qė ka bėrė Ibrahim Rugova, njė nga themeluesit e Kuvendit tė Kosovės, apo njė nga luftėtarėt e mėdhenj tė ēėshtjes shqiptare, siē ėshtė Rexhep Qosja, i cili ėshtė ende gjallė. Ėshtė njė nga njerėzit qė ka shkruar me mijėra faqe pėr Kosovėn, ėshtė ndeshur me historianė, politikanė, filozofė serbė. Por ndonjėherė ne i harrojmė kėto kontribute e nxehemi. Mė vjen keq qė disa nga ne nga kjo anė, por edhe nga ana tjetėr e kufirit, kanė mprehur stilografin duke e sulmuar dhe duke thėnė dhe tė pavėrteta. Ai ėshtė njė luftėtar i madh i kėsaj ēėshtjeje dhe kjo nuk mund tė mohohet. Por ka dhe autorė tė tjerė nga ana jonė, si Kristo Frashėri, qė ka shkruar dhjetėra pėr ēėshtjen shqiptare.
Pavarėsia e Kosovės tregon atė qė e kanė thėnė tė gjithė, njė padrejtėsi historike qė ėshtė bėrė mė 1913, e cila po zgjidhet ngadalė me kontributin e madh edhe tė Shqipėrisė. Po tė mos ishte dhe Shqipėria, Kosova do tė mbetej njė krahinė e vogėl e Serbisė. Vetė ekzistenca jonė kėtej e ngriti dhe atė krah. Ashtu, nėse i referohemi historisė, nėse nuk do tė ishin luftėtarėt e Kosovės, nuk do tė ngrihej flamuri ynė mė 1912-ėn.
Nuk mund tė harrohet dhe ndihma e madhe qė ka dhėnė pėr finalizimin e kėtij procesi edhe Amerika, bashkė me aleatėt e saj tė Evropės dhe vendeve tė tjera tė botės. Edhe presidentėt e hershėm tė SHBA-sė e kanė ndihmuar Shqipėrinė, edhe tė sotmi e kanė ndjekur atė traditė, si Klinton apo Bush.
Dikur gjyshėrit tanė kėndonin atė kėngėn, "Mbahu nėnė mos ki frikė, se ke djemtė nė Amerikė". Dhe im atė ka qenė nė Amerikė dhe ka punuar atje rreth 20 vjet. Dua tė them se gjithė shqiptarėt kanė qenė tė lidhur me Amerikėn kėtej dhe andej kufirit. Edhe nė luftėn nacional-ēlirimtare ne kemi qenė nė koalicionin antifashist anglo-amerikan.

Si e shihni tė ardhmen e kėtyre dy shteteve nė rajon?

Me pavarėsinė e Kosovės klima e rajonit do tė zbutet, pasi nuk do tė ketė mė luftėra. Nuk do tė jetė mė ajo lėvizje e vazhdueshme e Serbisė, e cila gjithnjė do tė ngacmonte, gjithnjė do tė ngriheshin tė shtypurit ndaj saj. Kjo nuk do tė ekzistojė mė. Do tė ketė njė zbutje tė kėsaj klime qė ka munguar dhe kjo ėshtė diēka pozitive. Shqipėria, por edhe Kosova, do tė jetojnė njė mirėqenie tė madhe. Kjo pasi tė dyja kėto vende shqiptare kanė resurse tė mėdha tokėsore dhe nėntokėsore. Dhe tė gjitha kėto do tė shfrytėzohen mė lirshėm nga tė dyja anėt e kufirit, nė mėnyrė qė tė rritet mirėqenia e qytetarėve tė tyre. I shoh tashmė kėto dy shtete shqiptare si dy trupa me njė zemėr dhe ky ėshtė njė parahap i parafundit i zgjedhjes sė ēėshtjes shqiptare, i asaj ēėshtjeje pėr tė cilėn kanė ėndėrruar breza tė tėrė. Unė mendoj se nė tė ardhme do tė jetė njė shtet e jo dy shtete.
Cila do tė ishte kėshilla juaj pėr njerėzit qė drejtojnė politikėn e shtetit mė tė ri nė rajon?
Unė mendoj qė drejtuesit e Kosovės duhet t‘i studiojnė mirė drejtuesit e Shqipėrisė. Psikologjinė, mėnyrėn se si drejtojnė, taktikat qė kanė pėrdorur, tė mirat dhe tė kėqijat qė ka pasur ky vend. Veēanėrisht duhet tė mėsojnė nga tė kėqijat, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėrisin tė njėjtat gabime qė janė bėrė nė politikėn tonė kėto vite.
Agolli: Asnjė diktaturė nuk shpik dot armė pėr ta vrarė letėrsinė

Ē‘mendon pėr letėrsinė e shkruar gjatė komunizmit dhe ēfarė ndodhi me letėrsinė e tij pas viteve ’90?

Pėrtej njė libri gjithnjė fle njė histori. Ashtu si pėrtej ēdo fjale tė thėnė dhe padashur ne zgjojmė brenda vetes mendime qė prej kohėsh i kemi lėnė diku. Mund tė jetė njė histori qė kemi dėshirė ta kujtojmė mbrėmjeve me veten, por mund tė jetė dhe e kundėrta, qė tė pėrlotemi teksa e kujtojmė atė. Po pėrse duhet t‘i nxirrte nga sirtarėt e kujtimeve "Zhurmat..." e sė shkuarės njė shkrimtar si Dritėro Agolli dhe tė tregonte njė pjesė tė letėrsisė sė tij tė shkruar gati gjysmėshekulli mė parė. Mos ndoshta "zhurmat..." nuk i pėrkisnin vetėm tė djeshmes, por ato kishin qenė pranė tij gjithnjė. "Kur mendoj pėr tė djeshmen them me vete: e djeshmja nuk nxiton, por ngacmon tė sotmen", shkruan Agolli nė parathėnien e ribotimit tė njė prej librave mė tė njohur tė krijimtarisė sė tij "Zhurmat e erėrave tė dikurshme", teksa kėrkon tė shpjegojė se pėrse vendosi t‘i sillte sėrish tė plota nė shtyp kėto tregime. Ashtu si njė kritik i letėrsisė beson ėshtė mė mirė tė mos kėrkosh arsyet pėrse vendosim tė bėjmė diēka, pasi nė njė mėnyrė a njė tjetėr ajo ka qenė e destinuar pėr tė ndodhur. Ashtu si "Zhurmat..." njė vepėr e botuar fillimisht nė vitin 1964 dhe e kritikuar e mė pas ndaluar nga Komiteti Qendror i Partisė sė Punės, pavarėsisht kohės sė gjatė qė iu desh tė qėndronte e mėnjanuar, tashmė ėshtė nė ēdo librari.
Duart e tij dridhen lehtė teksa merr nė duar librin "Zhurmat e erėrave tė dikurshme". I them se tregimi qė mban kėtė titull mė ka pėlqyer kur e kam lexuar kohė mė parė.
Por ndėrsa kėtė paradite shkurti ai mund tė tregojė ēdo histori qė mbart ky libėr, gati 50 vjet mė parė, ēiftit Agolli, atėherė tė sapomartuar, do t‘u duhej tė kapėrcenin me heshtje gjithė atė "zhurmė" qė solli "Zhurma".
Shkrimtari e ka ende nė mendje atė mesditė, kur Sadija, gruaja qė ka ndenjur gjithnjė pranė tij, atėherė vetėm 23 vjeēe, hapi derėn e shtėpisė, duke hedhur librat mbi tavolinė e duke i thėnė: "Mė thanė nė drejtorinė e shkollės qė tė tė kritikoj ty pėr atė librin...".
Ja ē‘shkruan shkrimtari nė parathėnien e librit pėr kėtė moment: "Iu pėrgjigja: ‘Ti mė vrafsh, ti mė prefsh, vetėm jo Partia!‘ Sadija m‘u pėrgjigj se kjo nuk ishte punė shakaje dhe mė kėrkoi tė mė shpjegonte gabimet ideologjike qė pėrmbante ‘Zhurma e erėrave tė dikurshme‘. Po kjo ėshtė njė histori e gjatė, qė nė kėto shėnime do tė dukej pakėz e tepėrt. Megjithatė duhet pėrmendur se Sadija ime, mėsuesja e letėrsisė, pasi mori nga unė gabimet e librit, tė nesėrmen shkoi nė shkollė dhe para mėsuesve dhe nxėnėsve analizoi ‘Zhurmėn...‘. E gjora Sadije, ēdo gjė nė atė sallė mund tė fshihte, vetėm skuqjen e fytyrės jo! Dhe ē‘tė them akoma? Asnjė diktaturė nuk shpik dot armė pėr tė vrarė letėrsinė e vėrtetė. Armėt e shpikura vetėm mund t‘ia ndalojnė pakėz udhėtimin, por ajo ecėn, mjafton qė shkrimtari tė mos trembet as nga kritikėt e sferave tė larta zyrtare, as nga kritikėt letrarė dritėshkurtėr apo dritėgjatė. Ai shkrimtar qė ka frikė nga kritika dyshon pėr vlerėn e veprės sė tij".
"Zhurmat e erėrave tė dikurshme" pėrmban njė radhė tregimesh tė shkruara nė fillim tė viteve ‘60 tė shekullit XX. Libri u botua fillimisht nė vitin 1964 dhe mė pas do tė vihej nė qendėr tė kritikave. Sipas shkrimtarit, kritikat u rritėn pas Plenumit tė 15-tė tė KQ tė PPSH-sė tė vitit 1965, ku vėrejtjet morėn njė formė zyrtare. "Nė atė plenum, bashkė me librin tim u kritikuan edhe dramat e Qamil Buxhelit, Fatos Arapit dhe u thumbua Ismail Kadare dhe ndonjė tjetėr qė nuk mė kujtohet. Kjo kritikė mund tė kishte rrjedhoja tė pakėndshme, sikur mos tė kishte folur Enver Hoxha nė konkluzionet e atij plenumi nė mbrojtje tė ndonjė autori tė kėtyre veprave. Kėshtu pėr mua ai tha se Dritėro Agolli ėshtė bir i partisė dhe ka vepra tė bukura. Unė atėherė kisha botuar poemėn ‘Devoll Devoll‘.
Koha bėnte tė sajėn. Librin tim me tregime i ishte caktuar fati.
Pas atij plenumi iu dha orientim shkollave tė mesme qė tė kritikonin veprat qė pėrmendeshin nga Partia", kujton ai.
Sigurisht qė ne do tė donim tė dinim historinė e ēdo libri qė ruhet me kujdes nė bibliotekėn e madhe tė familjes Agolli. Por kėtė herė zgjodhėm "Zhurmat..." si pikėnisje tė njė bisede qė do ta lexonim mė poshtė, ku shkrimtari tregon jo vetėm historinė e kėtij libri, por edhe mėnyrėn sesi ka shkruar gjatė sistemit komunist, apo si e pėrjetoi rėnien e sistemeve nė letėrsinė e tij pas viteve ‘90?

Mund tė na tregoni historinė e librit me tregime "Zhurmat e erėrave tė dikurshme", njė libėr i kritikuar gjatė kohės kur ėshtė botuar pėr herė tė parė mė 1964-ėn, tė cilin e keni ribotuar tė plotė gati njė vit mė parė? Ēfarė ėshtė ky libėr pėr ju?

Tregimet e kėtij libri janė shkruar nė rininė time, pas kthimit nga Universiteti i Petėrburgut. Pjesa mė e madhe e tyre janė botuar nėpėr gazetat dhe revistat e asaj kohe. Nė vitin 1964 unė mendova t‘i pėrmblidhja kėto rrėfime nė njė libėr me titullin "Zhurma e erėrave tė dikurshme". Kėto tregime kishin njė linjė krejt ndryshe nga tregimet qė botoheshin nė atė kohė. Kishte njė jetė brenda tyre. Njė jetė plot kontradikta dhe gati-gati tragjike pėr personazhet qė ishin brenda tyre. Personazhet nuk kishin shumė dritė. Shpeshherė ato ngjasonin sikur kishin dalė nga errėsira. Dhe jeta nė kėto tregime nuk ishte shumė entuziaste, e meqė mbartnin njė mėnyrė tjetėr tė shkruari dhe tė lėndės artistike ato bėnė njė pėrshtypje tė madhe te lexuesi, por nuk u pritėn mirė si nga shtypi zyrtar, ashtu edhe nga personalitete tė tjera politike tė vendit.
Kur doli libri (varianti i parė) ai u kritikua dhe ndaj tij u mbajt njė qėndrim negativ. Ashtu siē e shkruaj dhe nė parathėnien e kėtij ribotimi unė u thirra nė Komitetin Qendror tė Punės, nė sektorin e propagandės politike (ishte njė sektor me njė drejtori) dhe aty mė thanė se "ky libėr nuk duhej tė dilte". Aq mė tepėr qė autor isha unė, njė gazetar i "Zėrit tė Popullit". Sipas tyre unė duhet tė isha shembull nė pasqyrimin e realitetit dhe tė mos bėja gabime ideologjike. Vėrejtja kryesore ishte se nxihej realiteti i jetės sė atėhershme socialiste dhe se deheroizohej Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare: personazhet e partizanėve pasqyroheshin tė zymtė dhe me shumė kontradikta mes tyre, pushkatoheshin kur bėnin gabime dhe shkelnin rregullat e luftės. Disa u ngritėn dhe thanė qė libri duhej kthyer nė karton. Mė kujtohet qėndrimi i Fadil Paēramit, i cili ishte drejtor nė atė kohė. Ai tha qė "ėshtė mė mirė ta shpėtojmė kėtė libėr, vetėm tė heqim ndonjė tregim prej tij". Qėndrimi i tij ishte pozitiv nė atė mbledhje. Ai kėrkoi qė libri tė shpėtohej dhe tė dilte nė qarkullim, kuptohet me disa ndėrhyrje, njė prej tė cilave ishte dhe ndėrrimi i kopertinės. Kopertina ishte bėrė nga Safo Marko, ku dominohej njė sfond i zi dhe me njė figurė me ngjyrėn e njė thėngjilli tė ndezur. Nė atė kohė Safo Marko ishte grafistja mė e mirė e librave qė botoheshin. Unė e kam pasur kopjen e parė tė kėtij libri, por nuk mė kujtohet se kujt ia kam dhėnė dhe s‘kam mundur ta marr mė.
Atėherė u vendos qė tė ndėrrohej kopertina e librit dhe tė hiqeshin disa tregime nga fundi i librit si "Njeriu me veladon", "Egėrsia" dhe ndonjė tjetėr, duke i zėvendėsuar kėto me skica e reportazhe, ku personazhet tė ishin mė optimistė.
Dhe kėshtu u bė. Ndėrkohė, ndėr mendimet qė u thanė aty ishte edhe fakti qė libri tė dilte dhe tė pasohej me njė kritikė tė fortė. Ndėrkohė u bė njė kritikė e tillė dhe u botua nė dy faqe tė gazetės "Drita". Kritikėn e bėri njė shoku im, i cili e lavdėronte nga ana artistike, por e kritikonte rėndė nga ana e pėrmbajtjes.

Kur e keni shkruar tregimin "Zhurmat e erėrave tė dikurshėm", titullin e tė cilit mban edhe kjo pėrmbledhje me tregime?

Tregimi ėshtė botuar kur unė kam qenė rreth 29 vjeē, ndėrsa pėr tė shkruar e kam shkruar kur kam qenė 27 vjeē. Kėto tregime janė shkruar shumė kohė mė pėrpara. Njė pjesė tė tyre e kam shkruar dhe gjatė kohės kur isha student nė Rusi. Por nė shtypin letrar, social dhe politik i kam botuar mė vonė. Disa janė botuar nė revistėn "Ylli", njė revistė e ilustruar, ku kryeredaktor ishte Qamil Buxheli, njė burrė i fisėm, me ide pėrparimtare, shkrimtar me njė humor tė rrallė modern dhe njeri me shije tė holla artistike. Atij i pėlqente tė botonte kėto lloj tregimesh, pasi ishte mė liberal dhe nuk ishte dogmatik nė vlerėsimin e letėrsisė. Mė kujtohet se ne brezi i tė rinjve qė po hynim nė atė kohė nė letėrsi mė shumė botonim nė kėtė revistė. Edhe Ismail Kadareja e tė tjerė botonim te kjo revistė, ashtu si edhe te "Zėri i rinisė", qė ishin mė liberale nė atė kohė.
Tani qė po e mendoj, kėtė tregim ndoshta mund ta kem shkruar mė herėt se nė moshėn 27-vjeēare.

Ēfarė menduat kur latė Petėrburgun dhe udhėtuat drejt Shqipėrisė komuniste pėr tė vazhduar ėndrrėn tuaj pėr t‘u bėrė shkrimtar? Cili ishte pakti qė bėtė me veten pėr tė mbrojtur "tė shkruarin"?

Nė atė periudhė, kur unė bashkė me disa tė tjerė u ktheva nga studimet nė Petėrburg, nė ish-Bashkimin Sovjetik tė atėhershėm ishte bėrė Kongresi i 20-tė i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, ku, ndėr tė tjera, ishte kritikuar dhe kulti i Stalinit.
Nė atė kohė ishte Hrushovi nė pushtet dhe kishte filluar tė shkrinte pak akulli nė njė farė mėnyre. Ishte liberalizuar disi jeta dhe disa shkrimtarė tė atjeshėm kishin filluar tė shkruanin mė lirshėm se nė kohėn e Stalinit.
Nė atė kohė, njė nga shkrimtarėt e njohur si Ilia Erenburgu, shkroi njė roman tė shkurtėr me titullin "Shkrirja". Titulli ishte metaforik, ku mund tė hamendėsoje ose mendoje njė shkrirje tė akullit tė dogmatizmit, qė deri nė atė kohė kishte mbėrthyer jo vetėm shoqėrinė dhe politikėn, por edhe letėrsinė dhe shkrimtarėt.
Ky roman bėri jehonė nė tė gjithė botėn, duke u pėrkthyer nė shumė gjuhė pėr vetė filozofinė qė pėrcillte. Madje, nė atė kohė ky libėr la dhe njė shprehje, "koha e shkrirjes".
Ne studentėt qė ktheheshim mendonim se nė Shqipėri do tė ndodhte e njėjta gjė si nė Rusi, pasi nė atė periudhė ne kishim miqėsi me Bashkimin Sovjetik dhe mendonim se dy vendet do tė jetonin tė njėjtat politika.
Kėshtu qė kthimi ynė nė Shqipėri u shoqėrua me njė farė optimizmi. Kjo gjė mund tė ndihet edhe nė poezinė e viteve ‘60 dhe nė fund tė viteve ‘50, tė cilėn e shkruam me kėtė frymė liberalizmi. Prandaj ka ngelur dhe shprehja "poetėt e viteve ‘60", pasi ishin tre katėr poetė nga ne qė filluam tė shkruanim ndryshe nga ajo ēfarė ishte shkruar. Deri nė atė periudhė vjershat ishin odike, lavdėruese pėr sistemin, tė gjitha pėrfundonin gati me "Rroftė kjo...", kurse ne e shkrimė kėtė moto dhe i shkruam vargjet me njė filozofi tjetėr mė jetėsore, duke e bėrė mė figurative poezinė, mė konceptuale. Nuk ishte mė njė poezi tregimtare, ashtu siē shkruhej atėherė, ku poezia kishte dhe personazhe. Edhe nė tregime filloi njė frymė e re, ku ngjasonte dhe me reportazhin, ndryshe nga tradita jonė. Kishte ikur ajo tradita e Migjenit, e Mitrush Kutelit apo e tregimtarėve tė tjerė, qė kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė letėrsinė tonė. Nuk shkruheshin mė tregime pa agjitacion, pasi pjesa mė e madhe e tyre ishte me agjitacion. Gjithnjė personazhi kryesor duhet tė ishte njė komunist, ose njė patriot i madh.
Kėshtu qė ne padashur sollėm njė mėnyrė tjetėr tė shkruari nė letėrsi. Edhe jeta u duk sikur u liberalizua nė vitet ‘60. Filloi tė ndjehej ajo qė po jetohej nė Rusi. Dukej se nuk kishte ndonjė ndėrhyrje tė madhe nė letėrsi ato vite. Mirėpo e gjitha kjo varej edhe nga talenti i shkrimtarėve, nga forcat e reja qė hynin nė letėrsi, tė cilėt treguan njė lloj guximi artistik. Mendoj se ēdo lloj sistemi, nga mė i pėrparuari botėror, nuk mund ta mposhtė dot letėrsinė.
Sado i ngurtė, dogmatik apo totalitar tė jetė njė sistem, gjithnjė do tė dalin vepra qė tė mos pajtohen me kėtė realitet. Kjo ka ndodhur historikisht, edhe nė Mesjetė, nė anėt mė tė errėta tė asaj kohe. Doli Dantja, Servantesi e tė tjerė qė e konfirmojnė kėtė filozofi. Nuk mund ta mposhtėsh dot mendimin e pėrparuar tė letėrsisė. Mund tė ketė kufizime, edhe nė veprat mė tė shquara tė letėrsisė mund tė ketė kufizime, ku mendimi nuk ėshtė thėnė i plotė, por, megjithatė, sido qė tė kenė qenė kufizimet shkrimtari ka gjetur mėnyrėn pėr ta pasqyruar realitetin.
Unė i quaj dogmatike mendimet, se meqė ishte ai sistem ashtu duhej tė ishte edhe letėrsia. Dhe hedhin poshtė gjithė atė krijimtari qė ėshtė bėrė nė atė periudhė. Ėshtė njė gabim qė i ngjan po atij gabimi qė bėhej nė sistemin komunist, vetėm se ėshtė njė gabim demokratik.

Nė konceptin tuaj sot, si do ta vlerėsoje komunizmin dhe ē‘mendon pėr letėrsinė e shkruar gjatė asaj periudhe?

Unė mendoj se ajo letėrsi qė lexohet dhe qė ėshtė e mirė do tė qėndrojė e nuk ka ē‘t‘i bėjė as kritika, as anėt zyrtare si politika, pėr tė thėnė se meqė ėshtė shkruar nė atė kohė ajo nuk vlen. Ky ėshtė njė mendim krejt metafizik, mendim jo dialektik, dogmatik, pasi nuk mund tė justifikosh faktin se meqė ėshtė shkruar nė njė sistem totalitar ajo ėshtė njė letėrsi e dobėt. Mendoj se jeta e asaj kohe, qė pėrcillet nė librat e shkruar nė atė periudhė, ekziston edhe sot nė njė formė apo njė tjetėr nga vetė fatet njerėzore qė gjenden nė kėto libra. Nė thelb, jeta e njeriut vijon tė jetė ajo me tė pėrditshmet e tij, ka edhe sot heronj tė lumtur, qė ndahen apo dashurojnė.
Pastaj nuk mund tė thuash se meqė ka pasur njė ideologji komuniste, nė tregime, nė mėnyrė dogmatike ėshtė pasqyruar kjo ideologji. Ajo pėrcjell misionin e vėrtetė tė letėrsisė, pavarėsisht sistemeve, pasqyrimin e marrėdhėnieve njerėzore.
Ashtu si tani, nė veprat e shkrimtarėve tė rinj pasqyrohen marrėdhėniet e tyre njerėzore dhe jo marrėdhėniet shkencore, filozofike. Nė libra ėshtė jeta e njerėzve bashkėrisht me tė tjerėt, mėnyra sesi ata jetojnė dhe kjo ėshtė e rėndėsishme pėr njė lexues. Nėse kėto marrėdhėnie janė tė drejta e nuk janė tė politizuara, atėherė nuk ka rėndėsi se nė ēfarė kohe janė shkruar. Nėse nė ato libra mund tė gjejmė dashurinė e dy tė rinjve, ajo e njėjtė lexohet edhe sot, pasi dashuria dhe ndjenja pėr tė ėshtė e njėjtė nė ēdo kohė.
Edhe Homeri, qė pasqyron tremijė vjet pėrpara marrėdhėniet e Akilit me Hektorin apo me tė tjerėt, apo Helena me Paridin janė njėsoj si sot. Grindja pėr njė grua ėshtė akoma.
Ēfarė ka ndryshuar me letėrsinė tuaj pas viteve ‘90?

Nė kėto vite, si nė prozė ashtu edhe nė poezi, kam shkruar. Doemos tani mendimi ėshtė mė i lirė dhe kjo ėshtė diēka pozitive, sidomos pėr ata qė janė tė rinj dhe mund tė bėjnė ē‘tė duan me materian e letėrsisė.
Por sigurisht qė kjo varet nga talenti i secilit, pasi tashmė nuk ka mė censurė, nuk kontrollon mė njeri ato ēfarė shkruan. Kontrolli mbi fjalėt ėshtė i dėmshėm pėr letėrsinė. Dhe unė e kam jetuar kėtė kontroll. Ka qenė kontrolli i redaksive, i jetės politike, i cili tė rrinte mbi kokė. Nė atė kohė, kur unė shkruaja, kontrolli ishte i madh, edhe nė redaksi kur ēoje njė shkrim pėr ta botuar ai do tė kontrollohej nga redaktori apo kryeredaktori, tė cilit do tė jepnin sugjerime se ēfarė shkonte e ēfarė nuk shkonte aty. Kurse tani kohėt kanė ndryshuar. Liria ėshtė pėr kėdo qė kėrkon tė shkruajė pėrfytyrimet e tij. Dhe vetė unė mund tė flas ē‘tė dua dhe t‘i botoj nė njė gazetė. Nė atė periudhė nuk lejohej kjo gjė dhe as qė mund tė guxoje tė kritikohej sistemi.
Po ju tregoj njė histori qė mė ka ndodhur kur shkoja me shėrbim nė qytetin e Shkodrės. Kisha njė mik piktor, Jakup Keraj, me tė cilin kisha mbaruar studimet nė Leningrad dhe bashkė u kthyem nė Shqipėri. Nė qytetin e Shkodrės do tė bėhej njė ekspozitė dhe Jakupi donte tė prezantonte aty portretin e njė vajze, njė portret vėrtet i bukur dhe i realizuar mirė. Mirėpo gjatė kohės kur u hap ekspozita ajo vajzė ishte fejuar me njė drejtues tė asaj kohe nė atė qytet. Kėshtu, kontrolli qė do tė shihte punėt para ekspozitės ia hoqi Kerajt portretin e kėsaj vajze, pasi nuk mund tė prezantohej portreti i gruas tashmė tė njė drejtuesi tė qytetit. Kjo ėshtė njė histori qė mban brenda filozofinė e kohės e censurės dhe trishtimit qė sillte tek artistėt.
Me kėtė histori reale unė kam ndėrtuar njė tregim tė quajtur "Portreti i njė vajze", qė ndodhet te libri "Zhurma e erėrave tė dikurshme". Sigurisht qė emrin e personazheve e ndėrrova. P.sh., Jakupin e bėra Jakov, por thelbi ishte ngjarja reale. Kurse nė kėto kohė nuk ekziston mė kontrolli i dikurshėm. Unė e kam ndjerė lirinė e tė shkruarit nė gjithė krijimtarinė time pas viteve ‘90. Gjithēka ēfarė kam shkruar pas kėtyre viteve kanė qenė mė tė lira, mė tė ēliruara, marrėdhėniet njerėzore kanė qenė mė tė vėrteta, jo tė varura nga politika, por mė shumė nga filozofia qė duhet tė pėrcjellė letėrsia e vėrtetė. Duhet ta pranojmė se nė atė kohė dashje pa dashje ēdo shkrimtar kishte diēka tė politizuar nė veprat e tij. Nė ēdo tregim gjėrat duhet tė thuheshin me nėntekste. Kurse tani gjithēka ēfarė shkruaj ėshtė e lirė.

Sa autobiografi ka nė letėrsinė tuaj?

Dashur pa dashur jeta e shkrimtarit hyn nė veprėn e tij. Hyn me gjithēka ēfarė ka pėrjetuar qė nga kohėt e fėmijėrisė, rininė deri nė pleqėrinė e vonė. Shumė elemente tė jetės sė njė shkrimtari mund t‘i gjesh nė veprėn e tij. Veēanėrisht kjo gjė ndodh mė shumė te poetėt. Poetėt e kanė disi mė tė theksuar ndikimin nga jeta e tyre personale. Kjo, pasi Uni nė poezi ėshtė mė i theksuar se nė prozė. Por edhe proza nuk mund tė shmangė elemente tė jetės. Kur i flet nė letėrsi njė tė vogli a tė riu, apo kur shkruan pėr njė personazh tė luftės, ti nuk ke si tė shmangėsh njerėzit nė jetė qė ke takuar, qė u ngjajnė kėtyre personazheve. Kur flet pėr gjyshėrit, nuk ke si tė mos sjellėsh nė kujtesė portretin e gjyshėrve tė tu. Ose kur tregon pėr njė lagje, njė qytet, njė fshat, para teje shfaqen ato lagje, qytete dhe fshatra qė ty tė kanė bėrė pėrshtypje, apo qė i ke dashur.
Ose kur pėrshkruan natyrėn, njė mal, njė fushė ėshtė e pamundur tė mos i kesh shkelur mė parė kėto vende. Nėse nė letėrsi nuk hyn dhe jeta jote, atėherė ti nuk di ē‘tė shkruash. Edhe kur shkruan pėr lulet ti duhet t‘i kesh ndjerė ato. Mund tė thuash qė manushaqja ēel nė qershor, por kjo ėshtė njė gabim, pasi manushaqja ēel nė prill a nė maj. Janė ato gjėrat e vogla qė duken tė parėndėsishme, por qė nė letėr kanė njė rėndėsi tė veēantė.
Mark Tuen nė njė tregim flet pėr kėta shkrimtarė qė nuk e njohin shumė jetėn dhe thotė: "Kur vilet patatja nuk shkulet se vritet, por ēshkulet".
Doemos shkrimtari ėshtė pasqyrues i jetės. Letėrsia ėshtė njė lloj realiteti i dytė, ai artistik. Hegeli thotė: "Nėse do tė imitojmė jetėn nuk do ia dalim dot". Imituesi i natyrės ėshtė si krimbi qė shkon pas elefantit. Pasi natyra ėshtė kaq e madhe, sa po ta imitosh del si njė krimb qė ecėn pas elefantit. Prandaj ka lindur dhe letėrsia, e cila ėshtė njė rindėrtim i realitetit.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Flet Dritero Agolli: Euforia e Berishes na ēoi ne cmenduri si Gerdeci (2008-04-14 06:41:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ēeku tha se "Kosova ėshtė nė ethe", por beson se "pavarėsia ėshtė destinacioni i fundit" (2007-01-29 06:18:57 nga admin1)
[ Opinione ] Kosovarizimi dhe multi-etniciteti (2008-10-11 07:29:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] FTESĖ (2008-10-11 06:17:16 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster