DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nė Keqekollė tė Gallapit zbulohet vendbanimi dardan i epokės sė bronzit dhe kėshtjella Kekola
Postuar mė datėn: 2008-06-08 14:01:28 nga admin4 :: Kategoria: Kultura


Kėto ditė ekspedita e Institutit tė Monumenteve dhe Muzeu Rajonal tė Prishtinės, e kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj, ku po marrin pjesė Dukagjin Dibra - skulptor, Mr. Arben Arifi, arkeolog dhe studentėt Bardhyl Mehmetaj dhe Ardian Veliu, nė malėsinė e Gallapit, nė fshatin Keqekollė rreth 22 km nė verilindje tė Prishtinės, ka zbuluar pėr herė tė parė njė vendbanimi parahistorik dardan, tė epokės sė bronzit dhe njė kėshtjellė tė antikitetit.
Projekti i gjurmimeve arkeologjike ėshtė mbėshtetur financiarisht nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit.
Vendbanimi parahistorik ngrihej mbi njė kodėr tė butė, kundruall kodrave tė tjera, nė anėn e majtė tė bregut tė pėrroit lagjes sė Kaqotėve, nė vendin e quajtur “ Rrezja”, rreth 300 m nė jug tė varrezės dardane tė gjurmuar gjatė viteve 2000 – 2005, po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinės.
Pėrfaqėsohet nga fragmente tė dyshemeve dhe suvasė sė kasolleve, nga fragmente tė enėve tė qeramikės tė pėrdorimit tė pėrditshėm, njė mulliri guri pėr bluarjen e drithėrave, njė sėpatė ekskluzive guri etj.

Vendbanimi dardan i takon epokės sė bronzit tė vonė (1300 – 1100 p. Kr.). Ai paraqet fenomen tė rrallė kulturor dhe shkencor pėr njohjen e kulturės dardane, ngase pėr herė tė parė nė Kosovė ndeshen shtresime tė qarta tė epokės sė bronzit tė vonė.
Kėshtjella e antikitetit ngrihej mbi njė kodėr me pozitė tė jashtėzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo nė tė gjitha anėt ėshtė fortifikuar me mure tė ngritura me gurė mesatar dhe tė vegjėl, tė lidhur mė llaē. Muret rrethuese tė trasha rreth 2m ruhen mire nė tė gjitha anėt. Ato ndjekin linjėn mė tė lartė tė izohipsės sė kodrės duke i dhėnė kėshtjellės trajtėn e drejtkėndėshit tė ērregullt.
Kėshtjella nė anėn veriore ėshtė pėrforcuar me dy kulla drejtkėndore, tė ngritura nė dy faza. Nė fazėn e parė kulla lidhet nė mėnyrė organike me muret rrethuese.
Kurse brenda kullės sė fazės sė parė, nė njė fazė tjetėr ndėrmjetėsimi, brenda kullės sė parė ngritėt edhe njė kullė tjetėr, fenomen ky i pa parė deri me tani nė kėshtjellat e Dardanisė.
Lartėsia e mureve te kullės ruhet deri ne lartėsinė prej 4.60 m.

Gjetjet arkeologjike dėshmojnė se kėshtjella ėshtė ngritur nė shek. IV pas Krishtit, ndėrsa ėshtė rindėrtuar gjatė shek. VI, sikurse edhe shekujve IX –XI, pa pėrjashtuar mundėsinė e pėrfaqėsimit tė fazave dardane te epokės parahistorike.
Kėshtjella mund tė identifikohet me kėshtjellėn Kekola, tė cilėn e pėrmend Prokopi i Cezaresė, historiani i oborrit mbretėror tė mbretit mė origjinė dardane Justinianit, nė veprėn “ Mbi ndėrtimet”, nė shek. VI pas Krishtit.

Haxhi MEHMETAJ, drejtor i Institutit tė Monumenteve dhe Muzeut Rajonal tė Prishtinės.

RTK
08.06.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ura mbi detin Fehmarn gati nė vitin 2018 (2008-08-26 08:58:47 nga admin4)
[ Opinione ] BISEDIMET E UNMIK-ut ME SERB INĖ (2008-08-26 02:52:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja nė Mitrovicė dhe statusi i Trepēės (2008-08-25 12:11:21 nga admin1)
[ Histori ] Barbarizmat serbe ndaj shqiptarėve nė vjeshtėn e vitit 1913 (2008-08-25 09:18:59 nga admin1)
[ Opinione ] POSEDIMI I DY NĖNĖSHTETĖSIVE (2008-08-25 09:00:16 nga admin1)
[ Kultura ] Poezi: UNĖ JAM NĖ SKENĖ (2008-08-25 04:42:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kumtesė pėr opinion e Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve nė Malin e Zi (2008-08-24 03:07:52 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster