DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rikthimi i toponimisė serbe nė Kosovė, sipas planit tė Ahtisarit
Postuar mė datėn: 2008-05-01 14:28:51 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

“Dhurata” e markės “Made in Ahtisari”

·Rikthimi i toponimisė serbe, si duket nuk i brengos fare autoritetet tona qendrore as ato lokale. Tė mėsuar me lėshimet dhe kalkulimet e tyre 9-vjeēare, ata tashmė janė imunizuar me vaksinėn e multietnitetit dhe nuk u bėn fare pėrshtypje ky krim, jo vetėm gjuhėsor kundėr emrave tė fshatrave dhe qyteteve tė Republikės sė Kosovės, por edhe krim, pėrbuzje e pėrdhunim kundėr historisė dhe trashėgimisė kulturore shqiptare.

Shkruan: Ahmet QERIQI *

Pakoja e Ahtisarit, parasheh qė tė rikthehen nė pėrdorim tė gjitha toponimet serbe tė kohės sė sundimit tė kryekriminelit, Milosheviq, ndoshta edhe nė pėrkujtim pėr aspiratat e tij hegjemoniste, jo vetėm nostalgjike, ndoshta edhe pėr tė na bėrė tė ditur se, sipas tyre, ne qenkemi qiraxhinj nė tokat tona, sepse kėtu emrat i paska vendosur Serbia me zjarr e hekur, qysh nė vitin 1912 kur edhe invadoi mbi tokat shqiptare, e ndihmuar dhe e pėrkrahur jo vetėm nga Rusia Cariste, sodomiste, por edhe nga shumė shtete tė saj aleate nė Evropė.

Kjo ēėshtje rikthen nė kujtesė edhe njė segment tė indolencės sonė kombėtare, mungesėn e qėndrimit unik kombėtar, meqė shumė nga toponimet e ndėrruara, nė kohėn kur u dėbua nga Kosova regjimi kriminal i Beogradit, nė vitin 1999 vazhdojnė tė shqiptohen dhe tė shkruhen nė gjuhėn sllave dhe mjerisht kėtė e bėjnė mediet qė financohen nga UNMIK-u dhe politikanė tė Kosovės, tė cilėt nuk e kanė pranuar projektin e emėrtimit shqip tė disa vendbanimeve tė vendit.

Tani kur parashihet tė rikthehen nė tabelat brenda Kosovės emrat me prejardhje sllave si: Serbica pėr Skėnderaj, Podujevo pėr Besianė, Suha Reka pėr Therandė, Uroshevac pėr Ferizaj e kėshtu me radhė, nė kohėn kur ne, nėpėr kalimet kufitare kemi vėnė tabelat qė shėnojnė Republikėn e Kosovės, natyrisht nė dy e tri gjuhė, ku gjuha serbe ėshtė gjuhė zyrtare, ndėrsa nė toponimi parashihet tė jetė edhe gjuhė mbisunduese.

- Pėrse Ahtisari, ky “mik” kaq i dashur i shqiptarėve, ka insistuar nė planin e tij, tė pranuar kolektivisht nga kreu politik dhe institucional i Kosovės, tė rikthehet nė pėrdorim tėrė toponimia e dhunshme sllave e vendosur gjatė kohės sė ish Jugosllavisė?

- Pėrse plani i Ahtisarit parasheh mbrojtje tė veēantė vetėm pėr kishat e manastiret serbe, dhe jo pėr ato katolike, islame, hebreje ?

- Pėrse plani “i preferuar” i Ahitisarit parasheh dyshtetėsinė pėr serbėt por jo pėr shqiptarėt?

- Pėrse plani i Ahitsarit pėrjashton ēdo simbol kombėtar tė shqiptarėve, madje duke mos pėrmendur as edhe emrin shqiptar?

Janė 90 pyetje tė tilla qė burojnė nga ky plan, i cili ėshtė sajuar 90 pėr qind pėr ta kėnaqur pakicėn kombėtare serbe, e cila pavarėsisht nga kjo pėrkrahje shumė e fortė, e ka injoruar dhe e injoron planin si tė tillė, por jo edhe pėrmbajtjen nė pikat tė cilat iu konvenojnė.

Rikthimi i toponimisė serbe, si duket nuk i brengos fare autoritetet tona qendrore as ato lokale. Tė mėsuar me lėshimet dhe kalkulimet e tyre 9-vjeēare, ata tashmė janė imunizuar me vaksinėn e multietnitetit dhe nuk u bėn fare pėrshtypje ky krim, jo vetėm gjuhėsor kundėr emrave tė fshatrave dhe qyteteve tė Republikės sė Kosovės, por edhe krim, pėrbuzje e pėrdhunim kundėr historisė dhe trashėgimisė kulturore shqiptare. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, disa vjet mė parė, nė kohėn kur Kuvendin e dridhte Nexhat Daci trim dhe i “pagabueshėm”, u detyruan tė heqin muralet me pėrmbajtje nga historia jonė kombėtare, dhe askush mė nuk i ngriti pėr shqyrtim kėtė problem. Muralet fillimisht u mbuluan “turpin” me pėlhurė, e pastaj u larguan nga ambientet e kėtij Kuvendi, por deputetėt serbė, megjithatė nuk qenė kthyer nė Kuvend.

Rivendosja e tabelave me mbishkrime sllave do tė kundėrshtohet fuqishėm nga shqiptarėt liridashės, ashtu sikurse ishte kundėrshtuar, fshirė e zhdukur fshehtas edhe nė kohėn e regjimit tė Milosheviqit.

Do tė gjenden mjaft shqiptarė, tė cilėt vullnetarisht, pa i shtyrė askush, do t’i largojnė apo do t’i fshijnė emėrtimet e tilla. Organet komunale do tė ngrehin aktpadi, SHPK-ja do tė jetė e detyruar tė arrestojė “prishėsit e rendit dhe qetėsisė publike”, gjykatat, me prioritet, do tė zgjidhin lėndėt e tilla dhe kėshtu do tė vazhdojė jeta nė Kosovė, duke u munduar me ēdo kusht tė na bindim se ky vend dikur paska qenė dhe do tė mbetka i Serbisė, por pa na treguar se kur shkeli pėr herė tė parė opinga serbe nė kėto troje, dhe pėrse u dashka qė duhma e ndragur e kėsaj opinge dhe e kėtij temjani tė mbisundojė mbi 2 milionė shqiptarė, tė cilėve me rastin e pranimit tė kėtij pėrdhunimi, nuk iu mbetet tjetėr veēse tė pranojnė edhe ndėrrimin e identitetet shqiptar, nė identitet “kosovar” me pėrmbajtje sllave, shėnsaviste. Edhe kjo ide ka shumė pėrkrahės nė mesin e pionierėve tė dikurshėm tė Titos e tė Rankoviqit. Ide e rikthyer e nostalgjisė shqiptaro-serbe.

Ja pėrse, plani i Ahtisarit insiston nė rikthimin e emrave sllavė tė toponimeve tė Kosovės dhe nė kantonizimin e pjesės kompakte etnike tė vendit tonė. “Dhurata” e markės “Made in Ahtisari” mbase ėshtė kurdisur pėr tė shpėrthyer njė ditė.

*Autori ėshtė drejtor i Radios Kosova e lirė.

pashtriku
Prishtinė, 01.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Rikthimi imperialist i Rusisė (2008-07-05 15:46:39 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Koshtunica krahas marrėveshjes me BE dėshiron edhe rikthimin e Kosovės brenda Serbisė! (2008-04-15 13:37:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] RIKTHIMI I FANTAZMES SE TITOS NE SHFAQJET TEATRALE (2007-04-09 11:15:43 nga admin1)
[ Opinione ] Rikthimi i “bashkim vėllazėrimit” nė trajtė tė multietnicitetit (2007-04-07 07:19:09 nga admin1)
[ Opinione ] Shantazhi i Serbisė ndaj diplomacisė kosovare (2008-07-24 16:14:33 nga admin1)
[ Opinione ] Heshtja e dhimbshme (2008-07-24 16:10:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mesazh senzibilizues nga "ZGJOHU" (2008-07-24 16:03:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] “BRAVO KOSOVO POLICE“ (2008-07-24 15:57:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] A ka Qeveria plan pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale? (2008-07-24 15:17:26 nga admin1)
[ Kultura ] NISARI I THERANDĖS, JO HISARI (2008-07-24 00:09:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nano me grup tė ri parlamentar (2008-07-23 23:25:23 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster