| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrmes njė komenti tė tė ashtuquajturės Ministri serbe pėr Kosovėn, ndaj raportit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, pėr Kosovėn, Serbia iu bėnė thirrje KB qė nė tėrėsi ta respektojnė sovranitetin dhe tėrėsinė tokėsore tė saj dhe ta hedhin poshtė shpalljen, siē thonė ata, jolegale e tė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, Po ashtu, pėrmes kėtij far komenti, Serbia kėrkon ripėrtėritjen urgjente tė mandatit burimor tė UNMIK-ut nė Kosovė.
Thirrja drejtuar KB dhe shefit tė UNMIK-ut, ėshtė bėrė nė komentin e tė ashtuquajturės Ministri serbe pėr Kosovėn, ndaj raportit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, mbi punėn e Misionit tė Administratės sė KB nė Kosovė gjatė tre muajve tė fundit, pėrgatitur pėr seancėn e KS tė OKB-sė, kushtuar Kosovės, mė 21prill, nė tė cilėn do tė flasė edhe presidenti i Serbisė, Boris Tadiq.
Nė koment theksohet se "gjatė tre muajve tė fundit, pėr tė cilin ka tė bėjė raporti i Ban Ki Munit, ngjarja kryesore ėshtė akti i recesionit nė territorin e Republikės sė Serbisė, tė shtetit sovran dhe anėtare tė KB, qė e kanė bėrė Institucionet e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes, tė cilat e kanė shpallur pavarėsinė e Kosovės".
Nė kėtė koment nėnvizohet se akti i secesionit ėshtė nė kundėrshtim me Kartėn e KB dhe Aktin Final tė Helsinkit (OSBE), me Kushtetutėn e Serbisė dhe dokumentet ndėrkombėtare Rezolutėn 1244 tė KS tė KB (1999) dhe
Marrėveshjen ushtarako teknike (1999)- nė bazė tė tė cilave Kosova administrohet pėrkohėsisht nga UNMIK-u dhe KFOR-i.
Duke rikujtuar se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė rrezik pėr stabilitetin e Serbisė e tė rajonit, nė koment vihet nė dukje se mbėshtetja e disa anėtarėve tė KB shqiptarėve etnik tė Kosovės dhe njohja e pavarėsisė sė tyre tė shpallur njėanshėm, ėshtė
precedent.
"Kėto anėtare tė KB me njohjen e vet, e kanė pranuar tė drejtėn pėr secesion tė pjesės sė territorit tė njė anėtari tė KB, pa pėlqimin e tij..., e kanė pranuar tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe shkėputje tė pjesėtarėve tė njė pakice kombėtare, dhe i kanė dhėnė legjitimitet spastrimit etnik", theksohet nė koment.
"Ajo qė brengos seriozisht ėshtė se ka munguar reagimi i KB (UNMIK) me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė njėanshme tė Kosovės. Serbia ka pritur se pėrfaqėsuesit e KB nė Kosovė, se do ta anulojnė kėtė akt jolegal. Kėto pritje kanė qenė tė mbėshtetura nė praktikėn e mėparshme tė UNMIK-ut nė harmoni me mandatin", theksohet nė koment.
Nė kundėrshtim me kėtė, KB morėn qėndrim neutral nė raport me statusin e Kosovės, duke vu nė dukje se nė raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė KB "vetėm pėrmendet shpallja e njėanshme e pavarėsisė dhe vetėm konfirmohet realiteti i ri nė terren", dhe, nuk ceken kėrkesat e Serbisė e as argumentet se "realiteti i ri ėshtė produkt i shkeljes sė Rezolutės 1244", thuhet nė koment.
Sipas kėtij far raporti, vihet re se me trysni tė pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut, po bėhen pėrgatitjet pėr zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe e "ashtuquajtura pavarėsia e mbikėqyrur", ndėrkohė qė ai Plan as qė ėshtė shqyrtuar nė KS tė KB.
"Pėrpjekja e imponimit tė zgjidhjes, si akt i kryer, e sjell seriozisht nė pikėpyetje autoritetin e KS tė KB dhe e rrėnon sovranitetin e Republikės sė Serbisė", thuhet mes tjerash nė komentin e tė ashtuquajturės Ministri serbe pėr Kosovėn, duke shtuar se "Serbia kėrkon ripėrtėritjen urgjente tė mandatit burimor tė UNMIK-ut, nė harmoni me Rezolutėn 1244, Kartėn e KB dhe tė parimeve tė paanshmėrisė." /f. musliu/
RTK
18.04.2008 |
|