| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHQIPTARĖT NĖ HARTAT E LASHTA TĖ BOTĖS |
| Postuar mė datėn: 2008-12-16 07:07:38 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
EKSPOZITĖ EKSKLUZIVE
Tė hėnėn, mė 15 dhjetor, nėn organizimin e OJQ-sė pėr Hulumtime dhe Ndriēime Historike Anatema, nė atelienė e Pallatit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, ėshtė bėrė hapja e ekspozitės ekskluzive hartografike, Trojet shqiptare nė harta qė nga lashtėsia deri mė sot, e pėrgatitur nga autori Faton Mehmetaj.
Nė kėtė ekspozitė tė parė tė kėtij lloji nė Kosovė, janė paraqitur mbi 500 harta tė Evropės dhe tė botės, ku pėrfshihen trojet shqiptare gjatė mijėvjeēarėve, me komentime nė gjuhėn shqipe dhe angleze.
Nė hapjen e kėsaj ekspozite merrnin pjesė personalitete tė shquara tė shkencės, kulturės, politikės dhe tė jetės shoqėrore, ndėr tė tjerė edhe prof. dr. Selim Daci, prof. dr. Zymer Neziri, prof. dr. Muhamet Mala, prof. dr. Jusuf Osmani, drejtor i Arkivit tė Kosovės, prof. dr. Emin Kabashi, prof. dr. Rexhep Doēi, zėvendėsambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Eltion Verleni, deputetė tė Kuvendit tė Kosovės etj. |
|
Hapjen solemne e bėri prof. dr. Selim Daci, i cili ndėr tė tjera theksoi se projekti hartografik i autorit Faton Mehmetaj, Trojet Shqiptare nė harta qė nga lashtėsia deri mė sot (me komentime nė gjuhėn shqipe dhe angleze), pėr ne dhe pėr historinė tonė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Dokumentet e pėrfshira nė kuadėr tė kėtij projekti, qofshin harta apo dėshmi tė tjera historike tė sensibilizuara nė kėtė formė, flasin ēartė pėr historinė tonė, kulturėn, autenticitetin tonė gjatė mijėvjeēarėve. Faktet e paraqitura nė kėtė projekt pėrbėjnė njė tėrėsi faktesh dhe janė argument shumė i fuqishėm qė dėshmojnė historinė tonė nėpėr mijėvjeēarė, bazuar nė dokumente tė vjetra tė dorės sė parė. Pėrmes kėtyre hartave tė grumbulluara kohė pas kohe por edhe tė koleksionuara e tė pėrzgjedhura me kujdes tė madh, autori ka arritur ta siguron dhe trajton njė pjesė tė kulturės materiale dhe shpirtėrore qė i ka munguar historisė, etnografisė dhe hartografisė nė pėrgjithėsi. Ky ėshtė njė projekt i rėndėsisė sė veēantė dhe mjaft i qėlluar i cili meriton mbėshtetje institucionale pėr tu jetėsuar.
Nė fjalėn e tij, prof. dr. Muhamet Mala, duke ēmuar lartė punėn shkencore tė Faton Mehmetajt, theksoi se e veēanta e kėtij projekti ėshtė se hartat janė mbledhur dhe koleksionuar me kujdes tė veēantė dhe si tė tilla pėrbėjnė njė tėrėsi tė pandashme historike qė i ndėrlidhin kohėrat. Hartat e pėrzgjedhura nė kėtė projekt (mbi 500 sish) janė mjaft tė qėlluara. Secili ekzemplar flet mjaft dhe ėshtė etapė mė vete qė flet e sqaron bindshėm rritėn dhe zhvillimin e popullit tonė nėpėr shekuj, i cili ishte prezent gjatė gjithė historisė sė shkruar qe 3500 vjet e kėndej. Ato tregojnė qartė trungun e shqiptarėve, prezencėn fizike tė tyre dhe shtrirjen territoriale, por disa prej tyre paraqesin bindshėm edhe copėtimin dhe tkurrjen graduale tė kėtij territori dhe gllabėrimin nga shtetet fqinje. Projekti hartografik Trojet Shqiptare nė Harta qė nga Lashtėsia deri mė sot ėshtė dėshmi e fuqishme pėr historikun e shtrirjes dhe jetesėn e popujve nė kėtė rajon, e sidomos tė popullit mė tė lashtė tė Ballkanit popullit shqiptar. Pėrmbledhja e kėtyre hartave nė njė atlas tė veēantė do ta pėrjetėsonte kėtė projekt, ka porositur Mala.
Ndėrkaq, deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Hydajet Hyseni, nė fjalėn pėrshėndetėse pėrgėzoi autorin pėr punėn tejet tė veēantė e tė ēmueshme, duke e vlerėsuar lartė pėrgatitjen e kėsaj ekspozite.
Nė letrėn pėrshėndetėse tė kryetarit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, tė cilėn e lexoi pėrfaqėsuesi i AAK-sė, Ernest Luma, drejtuar autorit Mehmetaj dhe OJQ-sė Anatema, ndėr tė tjera thuhej: Duke e vlerėsuar tė rėndėsishme punėn tuaj nė evidentimin e hapėsirės sonė etnike nėpėr kohė tė ndryshme dhe prezencėn e iliro-shqiptarėve nė hartografinė botėrore, uroj qė ky moment tė jetė vetėm njė hap i parė nė kėtė drejtim pėr ti motivuar shkencėtarėt, njerėzit dhe institucionet kompetente qė tė bėjnė mė shumė nė ndriēimin e kėsaj tė vėrtete historike pėr ne. Nė periudhėn e ndjeshme tė shtetndėrtimit nė Kosovė dhe tė tranzicionit tė gjithėmbarshėm tė kombit tonė, nė kuadėr tė integrimit nė familjen e madhe tė vlerave europerėndimore, zbardhja e tillė e fakteve dhe ndriēimi i tė kaluarės sonė, ėshtė i rėndėsisė sė veēantė, andaj edhe njė herė ju pėrgėzoj dhe jua pėrcjellė gatishmėrinė time pėr ta mbėshtetur ēdo projekt tė kėtij lloji nė tė ardhmen.
Autori Faton Mehmetaj me kėtė rast, pasi ka falėnderuar tė pranishmit pėr pjesėmarrje ka thėnė se nė kėtė projekt ka punuar mbi tri vite dhe se hapja e kėsaj ekspozite ėshtė kurorėzim i njė pune tė gjatė e tė mundimshme. Falėnderoj tė gjithė ata qė mė ndihmuan nė ēfarėdo mėnyre pėr realizimin e kėtij projekti, falėnderoj veēanėrisht ata qė mė ndihmuan materialisht pėr kėtė projekt: vėllezėrit e mi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Sherifin e Halitin, biznesmenin shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi, dhe pėr pėrkrahjen modeste, biznesmenin Hysen Gecaj, Florim Shalėn nga Juniku, Qazim Berishėn nga Zvicra, Lulzim Kurtajn, etj. Falėnderoj tė gjithė ata qė mė kanė ndihmuar tė pasuroj fondin e kėtyre hartave, Kėshillin Organizativ tė Ekspozitės dhe udhėheqjes e Pallatit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, qė kanė mundėsuar ekspozimin e hartave. Ky projekt mendoj se paraqet njė baraspeshė nė hapėsirė midis sė kaluarės dhe tė sotmes nė dobi tė sė ardhmes dhe ėshtė njė simbiozė e ngjarjeve nė kohė dhe nė hapėsirė. Shpresoj se ia kam arritur qėllimit, ka thėnė ai.
Pėrgatitja dhe pėrmbajtja e ekspozitės ėshtė vlerėsuar lartė nga tė pranishmit.
Ekspozita do tė jetė e hapur pėr publikun edhe sot (e martė,16 dhjetor 2008), deri nė 18:00.
Me respekt,
Kėshilli Organizativ
SQARIM:
Fjalėt jetėsuar dhe implementuar janė sinonime, ndaj redaksia dervina.com zgjodhi tė parėn. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|