DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Romani i Ben Blushit dhe vlerėsimet e "analistėve" qė nuk e kanė lexuar
Postuar mė datėn: 2008-05-13 13:43:13 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Ka disa ditė qė ka dalė nė qarkullim romani i Ben Blushit me titull "Tė jetosh nė ishull", prej 30 kapitujsh dhe 407 faqesh. Ėshtė njė nga romanet e rrallė qė ka shkaktuar debat nga lexuesit, nė shtyp dhe nė media, fill pas daljes nė qarkullim. Ėshtė njė rast akoma mė i rrallė qė njė vepėr letrare ka nxitur debat edhe nga analistėt qė ende nuk e kanė lexuar. Kėtė e kanė pohuar vetė shumė nga pjesėmarrėsit e debatit tė cilėt e kanė nisur vlerėsimin e tyre duke pohuar: Romanin ende nuk e kam lexuar, megjithatė do tė jap disa vlerėsime.


Shkruan: Kristo Frasheri

Arsyeja? Arsyeja e debatit duhet kėrkuar te tema qė romani trajton dhe te reklamimi qė i ėshtė bėrė qė nė kopertinė si njė "roman befasues i Ben Blushit, i cili vjen nė letėrsi nga politika". Veē kėsaj, thuhet aty, duhet kėrkuar edhe tema qė trajton, temė e cila ėshtė marrė "nga njė periudhė jo fort e njohur e historisė sė Shqipėrisė. Fabula, vazhdon prezantimi i romanit, shtrihet nė gati katėr shekuj duke sjellė nė letėrsinė shqipe, personazhe tė njohur, ngjarje e data qė tė ēudisin pėr erudicionin e autorit, njohjen deri nė imtėsi tė epokės ku zhvillohen ngjarjet dhe tė zakoneve, traditave, organizimit tė jetės sė pėrditshme e, nė mėnyrė tė veēantė, tė riteve e normave fetare qė rrjedhin nga Librat e Shenjtė".

Kur ne, historianėt, i lexojmė kėto vlerėsime, nė adresė tė njė romani, i cili, sipas botuesit, trajton historinė katėrshekullore tė Shqipėrisė, kur dėgjon se autori i ka njohur deri "nė imtėsi" doket, zakonet, traditat, organizimin e jetės sė pėrditshme dhe kur na thuhet se e ka parė nė njė dritė tė re figurėn e Skėnderbeut, familjen Komneni, Ali Pashė Tepelenėn, historinė e Voskopojės e tė tjera, e tė tjera - nuk na mbetet gjė tjetėr veēse ta lėmė, siē thoshte Fan Noli, penėn nė qilar, mbasi s'paska mė nevojė historia e Shqipėrisė pėr ndriēim tė mėtejshėm.

Po le t'i lėmė shakatė! Romani "Tė jetosh nė ishull" nėse trajton katėr shekuj histori nuk ėshtė mė roman, mbasi tregimi letrar duhet tė trajtojė njė temė tė pėrcaktuar nė kohė dhe nė hapėsirė. Sigurisht, ai nuk ėshtė as njė vepėr historike, mbasi ka qė nga fillimi e deri nė fund trill apo imagjinatė me veshje letrare. Pavarėsisht nga kjo "Tė jetosh nė ishull" me autor Ben Blushin, ėshtė njė vepėr tėrheqėse, me njė stil tregimtar tė kėndshėm, e cila lexohet me kėnaqėsi dhe me kureshtje. Megjithatė, ajo mbetet njė vepėr letrare, me nė bosht ngjarje historike.

Letėrsia botėrore njeh dy lloj veprash letrare me tematikė historike: vepra letrare qė vėrtiten rreth njė personaliteti tė njohur historik dhe e dyta vepra letrare qė trajtojnė njė trill me taban historik. Tė dy kėto gjini kanė dhėnė mjeshtra tė talentuar pa ngatėrruar njėra tjetrėn. Shekspiri (W. Shakespeare) na ka dhėnė njė Jul Ēezar, ashtu siē e njeh historia. Pėr tė respektuar portretin historik tė Ēezarit biografėt thonė se Shekspiri studioi njė mori burimesh historike, jo vetėm pėr tė na dhėnė Ēezar historik, por edhe personazhet kryesore tė dramės, njė Mark Anton historik, njė Brut historik e njė Kas historik. Shumica e fjalėve qė Shekspiri u ka atribuar personazheve dihet se janė krijesa letrare, por krijesa tė tilla qė nuk e shtrembėrojnė as ambientin historik, as portretin historik tė protagonistėve tė dramės. Po ashtu shkrimtari i madh gjerman Stefan Cvaig nė biografitė e tij kushtuar Maria Stuartės apo Maria Antuanetės ka respektuar personalitetet femėrore dhe portretet politike tė kėtyre dy grave tė famshme. Ai ka respektuar gjithashtu ambientin historik dhe rrjedhėn e ngjarjeve tė kohės sė tyre. Ai na ka dhėnė gjithashtu edhe botėn e tyre shpirtėrore, mendimet qė bluanin nė kokat e tyre, jetėn e tyre intime dhe aspiratat e tyre politike, tė cilat nuk ndeshen ose mezi ndeshen nė burimet dokumentare, por qė janė tė besueshme pėr karakterin e tyre. Pikėrisht pėr kėto arsye veprat e tyre dhe vepra tė tjera tė ngjashme me to, pavarėsisht se nuk janė pikė pėr pikė tė dokumentuara me burime historike, ato janė vepra letrare tė vyera.

Pėrkundrazi, nė veprat letrare me taban historik autori trajton personalitete dhe ngjarje johistorike, por qė i pėrshtaten ambientit historik, zakoneve, mentaliteteve deri te veshjeve tė kohės. Ndėr veprat e tij letrare shkrimtari i madh rus Leon Tolstoi ka njė tregim historik mbi bashkėsitė e hershme tė krishtera, tė cilin ai e ka ndėrtuar duke respektuar njohuritė qė ka historia mbi kėtė periudhė. Po ashtu shkrimtari skocez Walter Scott nė tregimin e tij "Ivanhoe" e ka pėrshkruar jetėn mesjetare tė atdheut tė vet gjatė luftave midis tre kombėsive - bretonėve, saksonėve dhe normandėve, qė ndodhėn nė shek. XII, me aq vėrtetėsi dhe portretin e mbretit Rikard-Zemėrluani me aq qartėsi, saqė me shtjellimin e vet letrar, vepra e tij ndihmon lexuesit ta pėrfytyrojnė mė mire sesa nga trajtimet historike realitetin e Anglisė feudale tė shek. XII. Madje kėrkesa pėr tė pasqyruar tabanin historik tė gjinive letrare historike shkon deri te respektimi i veshjeve tė protagonistėve. Kur para njė shekulli njė regjisor austriak e paraqiti nė skenė Jul Ēezarin e Shekspirit tė veshur me frak, shfaqja dėshtoi plotėsisht. Shkak i dėshtimit nuk qe interpretimi i aktorėve, por rrebeshi i kritikave ndaj veshjeve tė protagonistėve.

Ne prisnim qė "analistėt" nė vlerėsimet qė ata dhanė nė faqet e shtypit, apo nė tryezat televizive tė pėrqendroheshin nė vlerat letrare tė veprės sė Ben Blushit. Pėrkundrazi, pothuajse tė gjithė u hallakatėn nė faktorėt qė pėrcaktuan pėrhapjen e islamizmit ndėr shqiptarėt. Kjo pėr arsye se, me dashje ose pa dashje, autori ka krijuar te lexuesi pėrshtypjen se gjatė sundimit osman, Shqipėria ka jetuar si njė ishull, pėr shkak tė pėrhapjes sė fesė islame ndėr shqiptarėt. Ata harrojnė se kemi tė bėjmė me njė vepėr letrare dhe se autori i njė vepre letrare ka liri tė plotė ta vendosė ngjarjen ku tė dojė dhe personazhet si tė dėshirojė. Tregimtari frėng Jules Verne (Zhyl Vern) ka pėrshkruar udhėtime imagjinare si pėr shembull nė tregimet "Nga toka nė hėnė", ose "Njėzetmijė lega nėn det", ose "Rreth botės nė 80 ditė" e tė tjera, pa lėvizur nga Franca, pra pa vajtur nė Hėnė, pa u zhytur nė fund tė oqeanit dhe pa udhėtuar rreth botės. Megjithatė askush nuk e ka kritikuar Zhyl Vernin dhe askush nuk e ka penguar atė qė ai tė bėhet njė shkrimtar i famshėm nė shkallė planetare. Pėrse? Pikėrisht sepse kemi tė bėjmė me njė vepėr letrare dhe jo me njė trajtesė historike apo shkencore.



Ē'ėshtė mė e keqja nė debatet qė u zhvilluan rreth romanit tė B. Blushit vihen re dy defekte serioze, tė cilat ėshtė e domosdoshme tė vihen nė dukje, sepse po bėhen rrugė. E para, shumica e diskutantėve tė pajisur me kartvizitėn e analistit, pohuan se nuk e kishin lexuar fare romanin "Tė jetosh nė ishull". Deri disa kohė mė parė ky guxim pėr tė diskutuar mbi njė vepėr pa e lexuar vihej re vetėm nė ditėn ceremoniale tė promovimit tė saj. Aty thuhej "veprėn nuk e kam lexuar, por do tė them dy fjalė pėr tė". Tė paktėn nė tė tilla takime, fjalėt i merrte era dhe nuk linin gjurmė, veēse nė buzėqeshjen ironike tė tė pranishmėve brenda nė sallė. Por tė dalėsh nė shtyp, domethėnė tė lėsh gjurmė se ke kurajė tė flasėsh pėr njė vepėr pa e lexuar, gjė qė do tė thotė se ke (nuk di si ta quaj) tė paktėn papjekuri. Kjo nuk i shkon pėr shtat sidomos njė historiani, si p.sh. Beqir Meta, i cili e fillon debatin e vet si qėmoti nė mbledhjet e rretheve letrare "realisht nuk e kam lexuar kėtė roman. Nuk kam pasur mundėsi, por mund tė gjykoj nė pėrgjithėsi".

E dyta, ka tė bėjė me disa "analistė", tė cilėt kujtojnė se janė historianė, pavarėsisht se ndoshta nuk e dinė se ku banon historia. Kjo ėshtė njė sėmundje shumė e pėrhapur tek ne. Pėr shumėkėnd historia ėshtė njė dituri jetime, ėshtė njė shkencė qė mund ta pėrvetėsosh nė vatrėn familjare dhe ta pasurosh nė tryezat e kafeneve. Sipas kėtij mentaliteti, vendi s'ka nevojė as pėr Fakultet tė Historisė, as pėr Institut tė Historisė, as pėr studime shkencore historike. "Jemi nė demokraci - thonė - dhe kemi pikėpamjen tonė pėr ngjarje historike". Nė debatin qė u organizua nga gazeta "Tirana observer" mė datė 30 prill 2008, drejtori i stacionit televiziv "Ora", Alfred Peza, ish-kryeredaktor i disa gazetave tė kryeqytetit, tha se "feja myslimane u pėrhap nė Shqipėri nga Perandoria Osmane, ashtu siē u pėrhap dhe feja e krishterė nga Perandoria Romake". Duket se ai nuk e di se fenė e krishterė nuk e pėrhapi Perandoria Romake, se feja e krishterė u pėrhap si njė lėvizje kontestatore kundėr Perandorisė Romake, se Perandoria Romake e luftoi egėrsisht fenė e krishterė pėr tre shekuj me radhė, se feja e krishterė triumfoi pasi militantėt e saj tė parė, duke filluar nga vetė Krishti, u kryqėzuan, u persekutuan, u burgosėn dhe se feja e krishterė fitoi tė drejtėn e qytetarisė vetėm nė vitin 313 tė erės sonė. A. Peza thotė se "Ahmet Zogut i duhet njohur merita e madhe e ndarjes sė shtetit nga feja". Por ky pohim nuk pasqyron tė vėrtetėn. Kur Zogu erdhi nė pushtet e gjeti shtetin shqiptar tė ndarė nga feja. Pėr tė parėn herė shtetin shqiptar e ndau nga feja Kuvendi Kombėtar i Vlorės mė 28 Nėntor 1912. Ndarjen e shtetit shqiptar nga feja e ripohoi Kuvendi Kombėtar i Lushnjės mė 29 janar 1920. Pėr tė tretėn herė shtetin shqiptar e ndau nga feja qeveria demokratike e Fan Nolit mė 17 qershor 1924. Ahmet Zogu nuk bėri gjė tjetėr veēse eci nė trasenė e shtruar nga parardhėsit e tij. Tjetėr dėshmi qė tregon njohuri tė cekėta tė analistit A. Peza pėr historinė dhe gjeografinė e Shqipėrisė, ėshtė pohimi i tij se Ali Pashė Tepelena "krijoi njė nga shtetet mė tė fuqishme tė asaj periudhe, pothuajse nė kėrthizėn e Perandorisė Osmane". Dihet se Pashallėku i Janinės i Ali Pashė Tepelenės nuk ndodhej nė "kėrthizė", por nė periferinė ekstreme tė Perandorisė Osmane, kurse nė kėrthizėn e saj ishte Anadolli. Mė tej A. Peza kritikon Ramiz Alinė, i cili pas vdekjes sė Enver Hoxhės ka thėnė: "Shqipėria nuk ėshtė as Lindje, as Perėndim". Pėr tė rrėzuar kėtė pikėpamje ai sjell si shembull thirrjet e lėvizjes studentore tė dhjetorit 1990 "E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!" Ē'do tė thotė kjo? Pa dyshim kjo do tė thotė se studentėt kėrkonin me tė drejtė qė Shqipėrinė ta bėnin Evropė, meqenėse ajo, sipas tyre, nuk ishte ende Evropė, pra as Lindje, as Perėndim.

Natyrisht pati edhe debate nga analistė qė e kanė lexuar romanin e B. Blushit. Megjithatė, ndonjėri prej tyre nuk qėllon nė shenjė. Pavarėsisht nga kjo, pėrderisa e ka lexuar, ai gėzon tė drejtėn tė japė gjykime dhe vlerėsime. Tė flasėsh si flet p.sh. Edlira Gjoni kur thotė se "romakėt sollėn katolicizmin", ose kur pohon se B. Blushi "i thur lavde ortodoksisė me tė njėjtat nota qė shpėrfill islamizmin", do tė thotė tė shesėsh broēkulla, kurse tė thuash qė "Blushi e ka lidhur fatkeqėsisht thelbin e romanit me ortodoksinė greke…dhe e zhvesh shqiptarizmin nga ēdo shenjė e injektuar e islamizmit", do tė thotė tė tregosh ligėsi. Megjithatė nuk mund tė kalohet pa thėnė se ka raste kur analisti e ka lexuar veprėn dhe jep gjykime letrare, tė cilat duhet tė merren nė konsideratė. P.sh. Arta Marku thotė me tė drejtė se "Tė jetosh nė ishull" nuk ėshtė histori. Po ta marrėsh si histori, nėnvizon ajo, vepra e B. Blushit do tė rrėzohet si njė kėshtjellė nė rėrė. Por edhe si vepėr letrare ajo mendon se romani pėrfaqėson njė "hapėsirė tė vakėt letrare dhe kulturore shqiptare". Kjo, pėrfundon ajo, dhe jo historia qė ajo pėrmban "ėshtė vlera e vėrtetė e romanit".

Unė jam historian dhe nuk kam pėr qėllim as ta mbroj, as ta kritikoj brendinė e romanit tė B. Blushit, mbasi ai ėshtė njė vepėr letrare. Pyes veten se kur do tė vijė ajo ditė kur analistėt tanė tė kulturuar, tė pajisur me diploma, tė binden se dhe historiografia ėshtė njė shkencė si gjithė tė tjerat, se kjo dije nuk ėshtė njė kostum qė mund ta blesh nė Pazar qoftė edhe me mijėra euro, por njė shkencė qė mund ta pėrvetėsosh fillimisht si manual nė fakultet, kurse si shkencė tė vėrtetė mund ta zotėrosh vetėm pasi tė lodhesh pėr vite tė tėra duke lexuar nė shtėpi, duke studiuar nė biblioteka, duke hulumtuar nė arkiva dhe duke debatuar me kolegė. Ky deficit vihet re dhe nė tėrė ata analistė qė siē thoshte Fan Noli, kanė si njohuri historike hirrė dhe jo gjalpė.

Sidoqoftė nė kėtė roman ėshtė respektuar vetėm njėra nga dy kėrkesat e fabulės: hapėsira, pra vendi ku ajo zhvillohet, e cila lokalizohet nė Shqipėrinė e Jugut. Por kėrkesa tjetėr, koha, ėshtė konfuze, madje e stėrgjatur, si rrjedhim jo historike. Romani pėrderisa nis me njė personazh imagjinar tė njė kohe, edhe pse jo fort mirė tė pėrcaktuar, me debatin midis imamit dhe Ibrahimit dhe mbasi imami e pranon konvertimin e fshatarit tė krishterė nė fenė islame, puna e donte qė gjithė ngjarja tė shtjellohet nė kohėn dhe nė hapėsirėn e personazhit qendror tė romanit pėr tė na bindur pėrse ky fenomen mori pėrmasa tė mėdha dhe nė ē'kohė ndodhi ky konvertim masiv i shqiptarėve. Romanit nuk i mungojnė pasaktėsitė historike. P.sh. tė drejtėn pėr tė pranuar kthimin e njė jo myslimani nė fenė islame nuk e kishte imami, i cili ishte vetėm predikator i fesė, por kadiu i Zyrės sė Sheries. Por meqenėse ėshtė vepėr letrare, nuk dua tė ndalem me pasaktėsitė faktologjike qė ka romani. Megjithatė, nuk ėshtė keq qė edhe nė njė vepėr letrare saktėsitė faktologjike tė kėsaj natyre tė respektohen. Analisti Pirro Misha pėr shembull u pėrpoq tė na bindė me njė mendim qė ka dhėnė Mehdi Frashėri. Nuk dua tė hedh poshtė njohuritė qė kishte Mehdi Frashėri pėr fenė islame dhe pėr historinė osmane, por pėrderisa ai nuk na ka dhėnė njė trajtesė shkencore mbi historinė fetare tė islamit nė Shqipėri, qoftė edhe si atė qė na ka dhėnė pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, pikėpamjet e tij gjithsesi nuk pėrbėjnė argumente. Ndoshta autori i romanit dhe ca mė tepėr analistėt e tij shkasin nė tė tilla pasaktėsi, meqenėse deri sot historia fetare e Shqipėrisė nuk ėshtė zbardhur nė ndonjė punim shkencor. Veēse duhet pasur parasysh se tjetėr ėshtė ta trajtosh historinė fetare tė Shqipėrisė nė bazė tė kritereve shkencore, dhe tjetėr ėshtė tė kesh opinione mbi historinė e feve.

Ca mė tepėr, pėr pėrhapjen e fesė islame nė Shqipėri ende nuk ka njė traktat shkencor shterues tė mbėshtetur mbi burime dokumentare historike. Ato qė janė shkruar deri sot pėr fillimet e islamizmit nė Shqipėri duhet tė konsiderohen vetėm si orvatjet e para pėr tė ndriēuar kohėn dhe shkaqet e kėtij fenomeni. Nuk mungojnė shkrime me pikėpamje mbi kohėn kur filloi islamizimi i shqiptarėve dhe me arsyet e apostazisė sė tyre nga krishterimi nė islamizėm. Por autorėt e kėtyre shkrimeve janė kufizuar vetėm me shfaqjen e pikėpamjeve, tė gjykimeve apo tė vlerėsimeve pa u mbėshtetur nė burime dokumentare dhe pa u shoqėruar me argumente objektive, pėr kėtė arsye ato mbeten pikėpamje dhe nuk hyjnė nė fushėn e historiografisė shkencore. Nė kėtė drejtim kontribut kanė dhėnė Faik Konica 1938, Kristo Frashėri 1959, Tajar Zavalani 1966, Selami Pulaha 1974 dhe Ferit Duka 2002. Ndėrkohė nuk mungojnė punime, si p.sh. ato tė Nexhat Ibrahimit (Kontaktet e para tė islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane, 1997; Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, 1998; Islami dhe muslimanėt nė tokat shqiptare dhe nė Ballkanin mesjetar, 2003) dhe ai i Ali Bashės (Islami nė Shqipėri gjatė shekujve, 2000), tė cilėt janė tė ngarkuara me paragjykime islamike aq tė theksuara, sa nė to pohohet pa patur asnjė mbėshtetje dokumentare se shumica e shqiptarėve apo e iliro-shqiptarėve, siē shprehen nė to, para se tė pėrqafonin krishterimin kanė pėrqafuar qė nė shek. IX fenė islame. Natyrisht me tė tilla teza kėto punime kanė dėmtuar vetveten dhe as qė mund tė renditen nė kategorinė e punimeve shkencore. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr punime tė trajtuara nga paragjykime fetare tė krishtera.

Pėrfundimisht, para historianėve mbetet si detyrė themelore trajtimi i Historisė Fetare tė Shqipėrisė, i mbėshtetur mbi burime historike dokumentare, i trajtuar me metodikė studimore shkencore dhe i pėrpunuar pa paragjykime fetare, tė cilatdo besimi apo riti. Shpresoj se autori i kėtij shkrimi do tė ēojė sė shpejti nė shtyp Historinė Fetare tė Shqipėrisė, me pėrpjekje pėr tė hartuar, me sa ka pasur mundėsi, me kėto kritere.

gazeta shqiptare
13.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NUK E KEMI NĖ GJENE VANDALIZMIN E PIROMANINĖ (2008-02-28 04:12:38 nga admin4)
[ Kultura ] NĖ QĖMTIM TĖ ROMANIT "TUNIZIA 22" (2007-09-19 11:25:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prezantim i romanit ATENTATET nė Düsseldorf (Gjermani) (2007-04-11 23:27:30 nga admin1)
[ Diaspora ] Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani tė ftuar nė natėn e tretė tė festivalit (2007-03-04 20:39:38 nga admin2)
[ Kultura ] Francezet kunder shkrimtarit italian Alberto Moravios,botojne romanin antiitalian "Gjenerali"!? (2006-12-15 00:17:14 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Ndėrkombėtaret , hajnat dhe tenderomania (2006-11-16 10:00:28 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Tenderomania (2006-11-15 05:12:48 nga Flori Bruqi)
[ Histori ] HASAN PRISHTINA (2008-08-07 14:09:44 nga admin1)
[ Opinione ] Zannieri jashtė Kosovės! (2008-08-07 13:53:02 nga admin1)
[ Opinione ] E KENI PĖRGJEGJĖSINĖ, JEPNI DORĖHEQJE ZOTI JAGXHILLAR! (2008-08-07 13:46:25 nga admin1)
[ Opinione ] “Ne dhe Ata” apo vėnia e vijave tė kuqe (2008-08-07 13:43:53 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster