DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» HIPOKRIZIA DHE PAFYTYRĖSIA E DISA “POLITIKANĖVE” SHQIPFOLĖS NUK NJEH LIMIT MORAL!!!
Postuar mė datėn: 2007-06-15 15:36:08 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Sejdi VESELI

Pėr ne shqiptarėt, realizimi i aspiratės tė drejtė dhe shekullore, pėr tė vetėvendosur pėr tė jetuar tė lirė dhe me dinjitet nė shtetin tonė tė vetėm, tė ribashkuar dhe demokratik – Shqipėrinė Natyrale, ishte dhe duhet tė mbetet objektiv parėsor!

E kishim fatin e hidhur historik, qė nė drejtim tė trojeve tona natyrale tė vėrsulen shumė hordhi tė fuqishme pushtuese dhe tė cilat nuk lanė mjet pa pėrdorur pėr ta zhbi nga faqja e dheut popullin tonė.

Ishte shpirti liridashės i popullit shqiptar, qė e bėri kėtė popull tė lashtė tė panėnshtrueshėm pėrballė asnjė force tė huaj dhe qė tė rezistojė nė vazhdimėsi, ballėlartė dhe pa i kthye kurrė shpinėn asnjė armiku, sa do i fuqishėm qė ishte.

Duhet theksuar zėshėm, se nė tė gjitha epokat e historisė, rezistenca e drejtė e popullit tonė ndaj zaptuesve tė truallit tė tij, sidomos kur ishin nė pyetje fqinjėt e tij grabitqar, nga qarqe tė njohura tė Evropės Njerkė, jo vetėm se nuk u mbėshtetė, por herė quhej terroriste e herė kaēake. Pėr “ēudi” as rezistenca heroike shqiptare, nėn drejtimin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, qė ndali pėrparimin e hordhive pushtuese osmane pėr 25 vjet rresht, e cila ishte shumė rrezik serioz edhe pėr vetė Evropėn, jo vetėm se nuk u mbėshtet por u injorua prej saj.

As kontributi shumė i madh i shqiptarėve pėr pėrzėnien Perandorisė Osmane nga Ballkani, nuk u ēmua nga Evropa Njerkė. Pėrkundrazi, shqiptarėt ndėshkohen nė pazarllėqet e organizuara dhe tė drejtuara prej saj, nė aleancė me carin rus. Me marrėveshjet e arritura nė kėto pazarllėqe (nė Shėn Stefan dhe nė Kongresin e Berlini), nė vitin 1878, e pėrgjysmuan territorin natyral tė shqiptarėve, duke ua dhėnė peshqesh dobiēėve tė tyre sllavė, tė cilat menjėherė i spastruan ato dhunshėm edhe nga shqiptari i fundit.

Ishin po ato qarqe tė Evropės Plakė tė cilat nė pazarllėqet e organizuara prej tyre, tė cilat u zhvilluan nė Londėr (1913 dhe 1915), pranuan pavarėsinė e shtetit tė cunguar shqiptar, vetėm nė pjesėn bregdetare tė Shqipėrisė Natyrale dhe legjitimuan pushtimet e pjesės tė saj kontinentale dhe tė Ēamėrisė, nga shovinistėt sllavo-grek. Nė kėto pazarllėqe, terrori sistematik dhe me pėrmasa tė gjenocidit qė po ushtrohej ndaj popullsisė shqiptare nga forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore tė kėtyre pushtuesve, u konsiderua si ēėshtje e brendshme e tyre.

Ishin po ato qarqe tė Evropės Plakė, tė cilat nė pazarllėqet e organizuara dhe tė udhėhequra prej tyre, nė Versajė (1918), pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, tė cilat legjitimuan pėrfundimisht tė gjitha pushtimet sllavo-greke, duke pranuar vendimet e Konferencės sė Londrės, shumė tė dėmshme pėr shqiptarėt.

Gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore populli shqiptar u radhit, luftoi pa hile dhe me vetėmohim, nė aleancė me shtetet e Koalicionit Antifashist, i bindur, se pas pėrfundimit tė kėsaj lufte, do tė konsumonte tė drejtėn e natyrshme pėr tė vetėvendosur pėr tė ardhmen e tij. Ai me tė drejt aspironte pėr ribashkimin e shtetit tė tij kombėtar, Shqipėrisė Natyrale, tė ndarė dhunshėm nė pazarllėqet e Evropės Njerkė. Por, pas pėrfundimit tė kėsaj lufte heroike, populli shqiptar u ndėshkua nga po ky koalicion, i ndikuar nga satrapi Tito - mbeti nėn robėrinė dhe terrorin e egėr sllavo-grek.

Terrori sistematik qė ushtrohej nė vazhdimėsi, nga pushteti serbo-ēetnik, tani tė maskuar nėn petkun e internacionalizmit proletar dhe “vėllazėrim – bashkimit” dhe lakenjtė e tij shqipfolės, ndaj ēdo gjėje shqiptare, e detyrojė popullin tonė tė vazhdojė rezistencėn nė forma tė ndryshme edhe pėr katėr dekada e gjysmė. Kjo rezistencė e popullit liridashės shqiptar u kurorėzua me luftėn e armatosur ēlirimtare, tė cilėn e zhvillojė dhe e pėrfundojė Famėmadhja Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

Nė kėtė ushtri ēlirimtare e cila u lind falė pėrpjekjeve tė shumė gjeneratave tė patriotėve shqiptar, i ngjeshėn radhėt e saj bijtė dhe bijat mė besnike tė tij, tė betuar para Flamurit Kombėtarė Shqiptar, pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Natyrale, nuk do tė kursejnė as jetėt e tyre.

Rriten e vet me shėndet tė plotė qė nga hapat e parė tė jetės sė saj, kjo ushtrie popullit e fillojė duke radhitur sukses pas suksesi, nėpėr pėrpjekjet e njė pas njėshme, tė vėshtira dhe tė pėrgjakshme luftarake, kundėr njė ushtrie bashkėkohore, siē ishte ajo e pushtuesve serbo-ēetnik. Edhe nuk mund tė ndodhte ndryshe, sepse UĒK i kishin themelet thellė nė popull; sepse ajo po zhvillonte njė luftė tė shenjėt ēlirimtare, nė emėr dhe me mandatin e tij; sepse radhėt e saj freskoheshin pėrditė me djem e vasha tė zgjedhura tė tij, tė bindur se pas ngadhėnjimit mbi forcat e armatosura tė pushtuesve, do tė krijoheshin kushtet qė mė nė fund edhe populli shqiptar do tė vetėvendos lirshėm pėr tė ardhmen e tij.

Por ndodhi e kundėrta.

Pas pėrfundimit tė kėsaj lufte tė drejtė dhe ēlirimtare tė UĒK, nė aleancė me forcėn mė tė fuqishme ushtarake tė kohės – NATO-n, mund tė thuhet me tė drejtė, se me mandat tė KS tė OKB-sė,Kosova u shndėrrua nė njė koloni tė sunduar nga njė administratė autokratike ndėrkombėtare, ngase tė gjitha kėrkesat dhe vendimet e saj ishin tė pa apelueshme. Ajo, e udhėhequr nga politika kolonialiste e unmikistanit dhe servilėve tė saj vendor, nė kėto tetė vjet tė pas luftės tė armatosur ēlirimtare edhe ashtu e varfėruar nga plaēkitjet shumėdimensionale nga pushtuesi serbomadh, u soll deri te shkopi i lypėsit!

Thėnė troē, Kosova u shndėrrua nė feud tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe tė suitės sė tij. Ajo u shndėrrua ne njė zonė eksperimentale tė qarqeve tė ndryshme ndėrkombėtare. S’do mend, se njėri prej eksperimenteve qė u kryen nė Kosovė, nga qarqe tė njohura ndėrkombėtare, kishte pėr objektiv provimin e mjeteve mė efikase pėr tė ndikuar deri nė atė shkallė nė masat popullore, sa ato tė mos merren me problemet madhore, por me ato tė mbijetesės. Siē mund tė vėrehet, kėtė eksperiment e kanė pėrfunduar me sukses tė plotė.

Fajtorėt kryesor pėr kėtė realitet tė hidhur qė po mbretėron nė Kosovė, nė rend tė parė janė liderėt nė krye tė ashtuquajturave IPVQ tė Kosovės, sidomos ata tė cilėt e kishin nėnshkruar aktin e kapitullimit nė Rambuje, i cili njihte Jugosllavisė, pėrkatėsisht Serbisė sovranitetin mbi Kosovėn. Por, nuk mund tė amnistohen as liderėt e tė ashtuquajturave parti politike, jo vetėm tė atyre tė cilat u themeluan me lejen e pushtuesve, por edhe tė atyre tė cilat dolėn nė skenėn politike kosovare, si kėrpudhat pas shiut, menjėherė pas pėrfundimit tė luftės heroike tė UĒK-sė.

E them tė ashtuquajturat parti politike, ngase, shikuar realisht, nė Kosovė nuk kemi parti tė mirėfillta politike. Ato tė cilat vetėquhen parti politike, nuk janė gjė tjetėr, pos karikatura tė tyre. Ato janė kukulla nė duart e klaneve mafioze, tė cilat u krijuan dhe u forcuan, duke shfrytėzuar fatkeqėsinė e popullit!

Gjatė tėrė ekzistencės sė tyre. shumica e kėtyre tė ashtuquajturave parti politike, nuk e bėnė as mundin e pleshtit pėr t’i mbrojtur frytet e luftės tė armatosur ēlirimtare, ngase qėllimi fundamental i themeluesve tė tyre, nuk ishte drejtimi i popullit drejt realizimit tė aspiratės sė tij shekullore, por pėrmbushja e ambicieve tė tyre tė shfrenuara pėrfituese karrieriste dhe materiale. Andaj, si pasojė e kėsaj mos pune, sot me trojet dhe interesat tona njerėzore dhe kombėtare po ribėhen pazarllėqe, sipas skenarėve tė pėrpiluara nga ndėrmjetėsit (pėrmbaruesit) ndėrkombėtar, ēdoherė nė pėrputhje tė plotė me kėrkesat serbomėdha tė Beogradit zyrtar dhe tė kreut tė Kishės Ortodokse “shėnsaviane”.

Kėto pazarllėqe fituan nė intensitet, menjėherė pas pėrfundimit tė farsės tė quajtur Bisedimet e Vjenės, kur Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė iu dorėzua “Pakoja Pandora”, nga i pėrzgjedhuri i tij Martit Ahtisari, specialisti me renome ndėrkombėtare pėr pėrmbarimin e krizave ndėrmjet popujve, ēdoherė nė pėrputhje tė plotė me interesat e fuqive tė mėdha.

Pėrmbajtjen e kėsaj “Pakoje” e kanė shtjelluar si duhet dhe nė detaje shumė analist shqiptar dhe tė huaj, andaj e shohė tė mjaftueshme vetėm tė konstatojė: se propozimi i Ahtisarit ėshtė i hartuar falė zemėrgjerėsie sė “elefantėve”tė Kosovės dhe tė vegjėlve tė tyre ( tė cilėt janė tė dresuar, sidomos nė kėto vitet e pas luftės, pėr t’u pajtuar vend e pa vend me ēdo kėrkesė qė parashtrohet nga tė huajt, bile edhe tė bėjnė “kompromise tė dhembshme”); se me kėtė propozim nuk duhet tė pajtohen shqiptarėt, ngase ua mohon tė drejtėn pėr tė vetėvendosur pėr tė ardhmen e tyre; se nė bazė tė kėtij propozimi (tė pranuar edhe nga i ashtuquajturi Parlamenti i Kosovės), jo vetėm se u legalizua copėtimi i territorit tė Kosovės, duke i legalizuar dhe legjitimuar kontrollin e Serbisė (edhe me ndihmėn e ushtarėve rusė) nė rreth 35% tė territorit tė Kosovės, se jo vetėm mohohet identiteti jonė kombėtar, trashėgimia kulturore dhe historia jonė e lavdishme kombėtare..., por edhe u pėrgatit terreni, jo pėr njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane, por pėr ndėrrimin e kolonizatorit tė deritanishėm ndėrkombėtar, tė unmikistanezve me ata eumikistanez.

Serbia nuk pajtohet me kėtė propozim, ngase ajo e kėrkon ta mbajė krejt Kosovėn, si koloni tė veten.

Ky propozim do tė qėndrojė i bllokuar nė KS tė OKB-sė, deri nė momentin kur tė pėrfundojnė pazarllėqet ndėrmjet tė fuqishmėve, SHBA-ve tė cilat deklarohen hapur pro kėtij propozimi dhe atyre qė deklarohen kundėr, Rusisė sė Putinit dhe disa segmenteve tė fuqishme tė BE.

Dihet, se kundėrshtimi i rusomadhit Putin dhe klikės sė tij, bėhet, jo pse mėrzitėn pėr interesat e serbomėdha tė Beogradit, por nga frika e rrezikimit tė synimeve tė tyre strategjike. Kėto synime strategjike drejt Ballkanit, janė ėndėrr e kahershme rusomadhe qė zonėn e Ballkanit ta mbajnė nė gjendje tė turbullt, pėr ta vėnė nėn kontroll mė vonė nga hegjemonizmi pansllavist

Moska zyrtare ėshtė e brengosur me drejt, se nėse detyrohet Serbia tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ajo do tė shpėrblehet nga Perėndimi, duke ia hapur dyert pėr nė BE dhe NATO. Kjo do tė qonte nė dėshtimin e synimeve strategjike ruse nė Ballkan. Andaj, edhe bėhen dhe do tė bėhen pėrpjekje nė shėrbim tė realizimit kėsaj ėndrre hegjemoniste e ekspansioniste rusomadhe, tė mbahen sa mė gjatė nėn saēin e ndikimeve, sidomos shovinistet serbomėdhenj.

Serbia do ta kuptojė, sot apo nesėr, se kjo “mbėshtetje” ruse ndaj kėrkesave tė saj, nuk ka qenė e motivuar nga aleanca e natyrshme sllave, por nga interesat hegjemoniste rusomėdha, por atėherė do tė jetė shumė vonė pėr te!

Ndėrsa prapavija e kundėrshtimit nė formė mė tė rafinuar tė propozimit tė Ahtisarit, nga disa segmente tė fuqishme tė BE, diktohet nga synimet e tyre strategjike politike, ekonomike e ushtarake nė Ballkan.

Kėto pazarllėqe, me siguri do tė pėrfundojnė njė ditė dhe nga KS i OKB do tė aprovohet njė farė rezolute. Kur tė fillojė jetėsimi i kėsaj rezolute, nėn mbikėqyrjen e rreptė tė EUMIK, vetėm atėherė do tė kuptohet plotėsisht gabimi i atyre qė po e kritikojnė Lėvizjen Vetėvendosje dhe qė po u gėzohen persekutimeve qė po u bėhen liderit tė saj Albin Kurtit dhe bashkėveprimtarėve tė tij; vetėm atėherė do tė kuptojnė gabimet e veta edhe ata, qė sot po i shajnė Bacė Adem Demaēin dhe tė gjithė ata qė tėrheqin vėrejtjen, pėr dėmet qė u shkaktohen interesave kombėtare shqiptare nga “Pako Pandora” e Ahtisarit; vetėm atėherė do tė kuptohet plotėsisht, se hipokrizia dhe pafytyrėsia e disa “politikanėve” shqipfolės nuk njeh limit njerėzor, moral dhe kombėtar, por atėherė pėr kėta sojsėz do tė jetė shumė vonė!!!

Kam bindjen, se ėshtė momenti i fundit qė tė ndėrmarrim veprimet e domosdoshme, tė menjėhershme dhe konkrete pėr bashkimin e potencialit tonė mendor, material dhe veprues, nė kuadėr tė njė subjekti tė vetėm gjithėkombėtar, i cili do tė na prijė drejt dhe sigurt deri nė realizimin e amanetit tė Dėshmorėve tė Kombit. Zaten ky ėshtė obligim yni dhe i cili mund tė kryhet i plotė, vetėm duke vepruar konkretisht dhe me vendosmėri, deri nė pėrmbushjen e plotė tė aspiratave tė ligjshme tė popullit tonė, pėr tė vetėvendosur pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e tij, pėr tė jetuar i lirė dhe me dinjitet nė shtetin e tij tė ribashkuar - Shqipėrinė Natyrale!

Tjetėr rrugė nuk kemi!

Prishtinė, 15 qershor 2007


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] HIPOKRIZIA POLITIKE E BE-sė! (2008-11-13 15:24:36 nga admin1)
[ Opinione ] HIPOKRIZIA DHE KONVERTI (2008-06-30 16:10:05 nga admin1)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] 6 PIKAT E BANIT, JANĖ EDHE NĖ 6 YJET E FLAMURIT TONĖ?! (2008-11-20 09:33:10 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHOQATA ATDHETARE PĖR INTERGRIM DHE BASHKIM KOMBĖTAR (SHAIBK) (2008-11-17 17:17:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e EULEX-it dhe shqetėsimet e Prishtinės (2008-11-17 16:41:05 nga admin1)
[ Opinione ] QĖNDRIME DHE VEPRIME TĖ DREJTA TĖ KRYEMINISTRIT THAĒI (2008-11-16 13:06:16 nga admin1)
[ Opinione ] DHELPĖRĖS ME DHELPĖRI, UJKUT ME TRIMĖRI (2008-11-15 14:52:15 nga admin1)
[ Opinione ] SI PO DUKET, EDHE KĖTĖ HERĖ DO TA H AJMĖ?! (2008-11-15 14:10:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kuēi: Tė hiqet nga agjenda dhe nga fjalori politik plani 6-pikėsh (2008-11-15 08:54:43 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster